Votime Sondazhe

Pak çaste pas nisjes së votimit, tërhiqet nga gara kandidati për kreun e PD-së

Kandidati për degën e PD-së në Kukës, Irel Elezi është tërhequr nga gara vetëm pak çaste pas nisjes së votimit.

Elezi pretendon se lista e anëtarësisë e vënë në dispozicion nga Komisioni i Rithemelimit ka mangësi të anëtarëve të hershëm të kësaj force politike dhe emra të rinj duke e cilësuar manipulim të procesit.

Nuk ndalet BE, përgatit goditjen e rëndë për Rusinë, zbardhet vendimi më i fundit
“Ai do përfundojë në…”, ekspertët ligjorë parashikojnë fundin që pret Vladimir Putin
Rusia merr goditjen e rëndë nga Ukraina, ‘tërbohet’ Putin, humbet një tjetër drejtues të rëndësishëm (EMRI+FOTO)

Faktin e tërheqjes nga gara e bën të ditur edhe kryetari i komisionit të votimit Halit Muçmata ndërsa thekson se ecuria e procesit të votimit është normale dhe me interes nga anëtarët.

Në këtë proces janë thirrur 2,000 anëtarë të PD-së në Kukës për të zgjedhur kryetarin e Degës, proces në të clin garonin Admir Sinamati e Irel Elezi, ky i fundit i tërhequr tashmë.

Pak çaste pas nisjes së votimit, tërhiqet nga gara kandidati për kreun e PD-së Read More »

Ja kush janë katër kandidatët për kryetar të PD-së në Vlorë

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike vijon procesin për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PD-së. Ditën e dielë, zgjedhjet mbahen në qytetin e Vlorës, ku do të garojnë katër kandidatë.
Ata janë: Atird Nuri Hoxha, Edmond Caush Banushaj, Fatjon Besim Fejzaj dhe Lorenc Sazan Danaj.

“Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë anëtarët e PD Vlorë nga Dhjetor 1990, Ditën e Diel datë 17.04.2022, nga ora 08:00 deri më 18:00, pranë “Pallatit të Kulturës Labëria” (salla e Galerisë, kati i parë), në zgjedhjet për Kryetar PD Vlorë. Anëtarët duhet të paraqiten me Kartën e Anëtarësisë dhe Dokumentin e Identifikimit në ditën e votimit”, bëhet me dije në njoftimin për anëtarët e PD-së në Vlorë.

Ja kush janë katër kandidatët për kryetar të PD-së në Vlorë Read More »

Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar permes nje statusi, lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore te 6 marsit.

Postimi i Plote:

Zgjedhjet e djeshme i dhanë Partisë Socialiste as më shumë e as më pak se sa prisnim. 5 nga 6 bashkitë në garë – me një fushatë pa i nde zur motorët e qendrës dhe me një hendek votash nga rivalët edhe më të madh se sa tregonin projeksionet tona. Urime fituesve dhe faleminderit të gjithë atyre që u angazhuan për këtë rezultat, po mbi të gjitha faleminderit zgjedhësve, të cilët dje ushtruan pushtetin e tyre vendimmarrës në interes të komunitetit.

Thënë kjo, nuk rri dot pa shtuar sot se ajo që po ndodh në më pak se dy orë vijë ajrore nga Shqipëria, e bën të pamundur shijen legjitime të kësaj fitoreje. Sa hap e mbyll sytë bota ku jetonim ka rindryshuar përsëri. Por ndryshe nga ndryshimi i përkohshëm që na ka imponuar pandemia, ky rindryshim duket se nuk do të jetë aq i përkohshëm. Lu fta po vr et e po shk atërron në Ukrainë, por po i fut kthetrat e ndikimit të saj kudo, në tregjet e mëdha e të vogla, ku jeta e përditshme po shtrenjtohet orë e minutë nën bombat e pasigurisë që lufta mbjell kudo.

Sa hap e mbyll sytë filmat me Lu ftën e Tretë Botërore, ar mët at omike, shkr etimin e vendbanimeve, ia kanë lënë vendin realitetit të jetës sonë, ku duket sikur s’ka më asnjë çmenduri të pamundur dhe sikur as vetë fundi i botës, nuk mund të përjashtohet si një nga skenarët e mundshëm. Ndërkohë ne kemi fituar Dibrën, Durrësin, Lushnjën, Vorën e Rrogozhinën, me rezultate përtej parashikimeve më optimiste! Por sot lartësia e sfidës është ku e ku më shumë marramendëse, se sa mirëqeverisja e këtyre bashkive dhe se sa të gjitha sfidat qeverisëse deri fare pak ditë më parë.

Ia dolëm me tërmetin dhe me pandeminë, e gabimisht menduam se më e keqja kaloi. Kjo që sapo na ka dalë përpara është më e keqja fare. Duhet me se s’bën t’ia dalim edhe kësaj. Të bashkuar, jo të ndarë.
💔🇺🇦

Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, reagon Rama Read More »

Basha: ‘Zgjedhjet u vo dhën me banda, jam i vendosur të fitoj. Nuk ka shqiptar të mos më kuptojë’

Kryedemokrati Lulzim Bash aka reaguar për herë të parë pas rezultatit negativ në zgjedhje. Basha tha se pret të përfundojë numërimi, por theksoi se shqiptarët kanë hu mbur besimin te vota, prandaj edhe nuk morën pjesë në zgjedhje dje.

“Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që gjashtë marsi nuk është një normalitet, por një anormalitet i një anormaliteti. Me një numër rekord të ulët votuesish, shqiptarët treguan se e bra ktisën zgjedhjet sepse nuk kishin asnjë siguri. Iu mohuan komisionerët”, tha Basha duke shtuar se Aleanca e “non gratave” kërcënoi dje komisionerët.

“Një pjesë e fajita për mospjesëmarrje në zgjedhje i takon opozotës. Duhet të shkëputemi plotësisht nga e shkluara dhe t’i dëgjojmë dhe përfaqësojmë njerëzit”, vijoi Basha.

“Nuk është koiha për t’i kurpërgjegjësive, por as edhe sikur jetojmë në një planet tjetër. Jemi në njëvend ku janë asgj ësuar zgjedhjet. Kanë ndodhur ngjarje që ju i dini më së mirë. Ne do t’i përgjigjemi kësaj përmes një reforme më të thellë. Përshpejtimi i hapave që kemi nisur. Duhet të nxisim mendimin e lirë në parti. Ky nuk është një proces i lehtë. Përballë tani nuk kemi vetëm Ramën, por edhe faktorë të tjerë që kanë zgjedhur të investohen për qëllimet e tyre personale”, vijoi Basha.

Basha: ‘Zgjedhjet u vo dhën me banda, jam i vendosur të fitoj. Nuk ka shqiptar të mos më kuptojë’ Read More »

A do japë dorëheqjen? Përgjigja e Lulzim Bashës do ju lërë pa fjalë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur para mediave pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Pyetje: A keni menduar të jepni dorëheqjen?

Basha: 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata është detyruar, ba ndat janë përfshirë po kështu. Një rast janë mohuar komisionerët si rasti i Vorës. Shqiptarët e kanë kuptuar se asgjë nuk ka ndryshuar pas 25 prillit dhe pjesë e kësaj është lu fta e den igrimi. Një nga gabimet që bëjmë shpesh është kap ërcimi i konkluzioneve. Faktet janë të forta. Jam i gatshëm të jap sic kam dhënë gjithcka. PD nuk është pronë personale.

Pyetje: Pse insistoni të rrini pas 6 hu mbjeve radhazi. Keni dalë forcë e tretë?

Basha: Propagandës dua ti thëm që nuk kam hu mbur asnjë garë, jam përballur me mas akra zgjedhore. Kushdo që më kërkon të br aktis në këtë be tejë detyrën time në dy planet kryesore të bet ejave që t’i ofrojmë shqiptarëve rikthimin e votës së lirë dhe përshpejtimin e reformimit të PD për tu bërë partia e qytetarisë do të zhgënjehet.

A do japë dorëheqjen? Përgjigja e Lulzim Bashës do ju lërë pa fjalë Read More »

Go ditet me gru shta komisioneri i PD-së, ndërpritet votimi

Është shënuar inci denti i parë në zgjedhjet e pjesshme vendore në qarkun e Durrësit.

Inc identi ka ndodhur mes përfaqësuesve të foltores dhe komisionerit të PD-së Fatri Mezini, të cilët janë përpl asur fizikisht me grushta.

Vetë Mezini ka thënë për mediat se është pro vokuar nga “personat e jashtëm të PD-së”.

Inc identi ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit bregdetar, ndërkohë që për momentin në këtë qendër është ndërprerë pro cesi i votimit.

Go ditet me gru shta komisioneri i PD-së, ndërpritet votimi Read More »

Basha apo Berisha? Ja kush ka mbështetje më të madhe, Publikohet sondazhi

Sondazhet e zbardhura në lidhje me situatën politike dhe zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, shuajnë dilemat se kush do jetë shumicë votash brenda PD-së.

I ftuar në Fax News, specialisti i sondazheve Eduart Zaloshnja i është referuar sondazheve që ai kishte bërë më herët, ku dilte se ish kryeministri Sali Berisha gëzonte një mbështetje të madhe të elektoratit të djathtë dhe në këto kushte Basha e kishte të pamundur të ishte lider i opozitës.

Ndërsa shtoi se nëse Basha në zgjedhjet e 6 marsit do të siguronte 5-6% të votave atëherë pjesa e PD që ai përfaqëson do të jetë vetëm një “partiçkë” dhe jo një parti e mirëfilltë politike.

Zaloshnja: Vetë fakti që Berisha nuk u largua pas vitit 2013, ai ka një mbështetje të madhe të elektoratit të djathtë të paktën sipas sondazheve që kam bërë unë së fundmi, e bën të pamundur për Bashën që të jetë lider i opozitës. Ai mund të jetë lider i asaj partie që ka mbetur, ose më pak se gjysmës së PD. Nuk ka të bëjë vetëm të kesh postet zyrtare me vete, cështja është të kesh me vete elektoratin.

Nëse Basha në këto zgjedhje del me 5-6% siç doli Pollo para 20 vitesh, kjo pastaj nuk është më parti, por partiçkë. Por edhe nëse i ndajnë votat gjys për gjys kandidatët e Bashës apo Berishës është një sinjal që asnjëri prej tyre nuk do jetë në gjendje të marrë në dorë flamurin e opozitës.

Basha apo Berisha? Ja kush ka mbështetje më të madhe, Publikohet sondazhi Read More »

PD në Vlorë pro shkarkimit të Lulëzim Bashës, ja sa anëtarë, morrën pjesë në votime

PD Vlorë, Nga 1365 anëtarë, morrën pjesë në votime 913! Nga këta, 903 votuan pro shkarkimit të Lulëzim Bashës, 8 kundër dhe 2 vota ishin të pavlefshme.

Me rezultatet e Referendumit të sotëm, PD Vlorë tregoi se është në ballë të lëvizjes për rithemelimin e kësaj partie!
Si kryetare e lidhjes demokratike të gruas Vlorë, ju shpreh mirënjohjen më të thellë, dhe falenderimin tim ndaj çdo anëtareje të Ldg Vlorë, dhe çdo anëtari të PD Vlorë, me shprehjen e vullnetit të lirë me votë të lirë, për rithemelimin e Shtëpisë së Lirisë PD, për Vlorën, dhe për Shqipërinë me PD!

Falenderoj çdo demokrat, që ka kuptuar se Vlora dhe Shqipëria ka nevojë për një opozitë reale dhe jo fasadë të njeriut që ka marrë peng gjithë Shqipërinë.
Nga sot e në vazhdim, PD është e anëtarësisë dhe e vendimeve të saj. Ne do të jemi bashkë, më të fortë e plot shpresë për të bërë Shqipërinë.

Ju faleminderit me mirënjohje dhe përulje! Zoti e bekoftë Vlorën, Shqipërinë, demokratet e lirë, PD, dhe kombin shqiptar!

PD në Vlorë pro shkarkimit të Lulëzim Bashës, ja sa anëtarë, morrën pjesë në votime Read More »