Votime Sondazhe

‘Sot është ditë e bukur, por duhet të vini të votoni’, Soreca apel shqiptarëve

Ambasadori i delegacionit të BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka qenë në Durrës ku ka parë nga afër procesin e votimit në një qendër votimi.

Soreca u bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar ende, që ta përmbushin këtë të drejtë të tyre, por njëkohësisht edhe detyrim kushtetues.
Ndër të tjera, ai kërkoi nga liderët politikë që të presin me qetësi rezultatin e zgjedhjeve pas mbylljes së procesit të votimit.
“Komentet që ne kemi marrë sot që Shqipëria po shpreh vullnetin e saj duke votuar. Votimi ka ecur mirë pa probleme pavarësisht disa gjërave të ndryshme të cilat do të hetohen.

Ka ende 3 orë kohë ndaj thirrja jonë është për qytetarët që nuk kanë votuar ende. E dimë që sot është ditë e bukur por duhet të vini të votoni. Pas votimit prisni me durim rezultatin dhe për udhëheqësit politik kini durim të shihni se cili do jetë ky rezultat”, u shpreh ambasadori i BE.

‘Sot është ditë e bukur, por duhet të vini të votoni’, Soreca apel shqiptarëve Read More »

97-vjeçarja ditën e votimit ,pasi bëri zgjedhjen e saj, ka një mesazh për të gjithë

Një 97-vjeçare ka shkuar të votojë ditën e sotme në një nga qendrat e votimit në Shkodër.

E moshuara, pasi bëri zgjedhjen e saj, është ndaluar nga mediat.

Në një deklaratë ajo ka bërë me dije se ka votuar gjithmonë.
“Jam 97 vjeçe. Kam votuar gjithmonë. I uroj shqiptarët që Zoti ia plotësoftë të gjitha dëshirat”, u shpreh ajo.

97-vjeçarja ditën e votimit ,pasi bëri zgjedhjen e saj, ka një mesazh për të gjithë Read More »

Nuk mungon vota e Fatos Nanos sot, në krah të bashkëshortes. Ja çfarë deklaroi ai

Nuk ka munguar pjesëmarrja e ish- kryeministrit të vendit, Fatos Nano në zgjedhjet e 25 prillit. Nano është parë në krah të bashkëshortes së tij, Xhoana Nano. Pas votimit, ai foli për mediat.
“Unë besoj se duhet të jetë një ditë si të gjithë të tjerat, shpresoj që të mos jetë më e gjatë dhe të mos jetë më e gjatë ajo pritja se në fund një pjesë do gëzohet një do të mërzitet. Por jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë dhe uroj që ata që do mërziten të mërziten vetëm për veten. Pjesëmarrja ishte pak e ulët ndaj erdha vetë, që ta nxis”, tha Nano

Nuk mungon vota e Fatos Nanos sot, në krah të bashkëshortes. Ja çfarë deklaroi ai Read More »

K onfrontohet fizikisht me vëzhguesin e PD, qytetari largohet dhe merr fletën e votimit me vete

Një tjetër inc ident është shënuar në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi.

Mësohet se një votues ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i PD-së çka ka sjellë edhe ten sionim të situatës.

Ata janë kon frontuar fizikisht, ndërsa votuesi është larguar duke marrë me vete edhe fletën e votimit.

Ky është rasti i tretë i një inc identi të ndodhur në të gjithë vendin. Dy rastet e mëparshme janë regjistruar një një Tiranë, ku një qytetar u kap duke fotografuar votën në shkollën “Andon Zako Çajupi” dhe më pas është arre stuar nga policia.

Po ashtu një tjetër rast është regjistruar në Vlorë, ku sërish një qytetar ka tentuar të fotografojë votën, por është ndaluar nga komisionerët.

K onfrontohet fizikisht me vëzhguesin e PD, qytetari largohet dhe merr fletën e votimit me vete Read More »

Vlorë/ Bllokohet procesi i votimit, ja çfarë bëri votuesi

Qendra e votimit 44 71 në qytetin e Vlorës është bllokuar për 30 minuta, pasi një votues është kapur duke fotografuar votën.

Komisioneri i djathtë cili ka vërejtur këtë veprim ka bërë pezullimin e procesit të votimit deri sa ka mbërritur kryetari i KZAZ 84.

Ky është një rast tjetër, pas asaj në shkollën “Andon Zako Cajupi”.

Vlorë/ Bllokohet procesi i votimit, ja çfarë bëri votuesi Read More »

Zbuloni cila politikane votoi e para në Shqipëri, vetëm 1 minutë pas hapjes zyrtarisht të procesit të votimit

Vetëm 1 minutë pas hapjes zyrtarisht të procesit të votimit, ka qenë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila ka votuar e para sot në qendrën e votimit te kopshti 31 në njësinë 5.

Ndërkohë që po ashtu edhe presidenti Ilir Meta ka qenë ndër të parët që ka votuar. Menjëherë pas votimit , presidenti bëri thirrje që qytetarët të dalin të votojnë: Erdhi kjo ditë e bekuar, zoti na ka ndihmuar sot që sovrani t’i ketë kushte sa më të mira që sovrani të shprehë vullnetin përmes votës së lirë. Barazi para ligjit na i garanton vetëm barazia e votës. Çdo qytetar të votojë i lirë për atë që beson, po ashtu dhe për kandidatin.

Të zgjedhin kandidatët më mirë dhe më të ndershëm. Presidenti ka një agjendë e cila mbivendoset çdo sekondë, po punën më të rëndësishme sapo e kryeva. E sotmja është një akt patriotik, çdo gjë mbrohet me votë. Do e bindim Evropën se jemi në një popull që e meriton integrimin, Mbrojtja e Atdheut detyrë mbi detyrat. Përpara drejt kutive, votoni të ndershmit jo atyre që do iu binden si kukulla

Zbuloni cila politikane votoi e para në Shqipëri, vetëm 1 minutë pas hapjes zyrtarisht të procesit të votimit Read More »

Flet Selibashi/ A do të lejohet mbajtja e celularit në qendrat e votimit

Materialet zgjedhore kanë nisur të shpërndahen në të gjithë vendin.

I vetmi problem duket të jetë mungesa e operatorëve që do të përdorin pajisjen e identifikimit elektronik vetëm në 100 qendra nga 5199 që janë në të gjithë vendin.

Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve shfrytëzoi ditën e heshtjes zgjedhore për të tërhequr edhe njëherë vëmendjen e votueseve për mënyrën sesi ato duhet të votojnë, që vota e tyre që jete e vlefshme.

“Me kryq kandidatin, subjektin ose te dy bashkë”, thuhet në njoftim.

Ai ju kujton të gjithë votueseve se telefonat celularë nuk do të lejohen gjatë momentit që ata do të votojnë.

Votuesit të njësia 10 në kryeqytet ku do të pilotohet për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik i garanton se fshehtësia e votës është e garantuar.

“Është shumë e sigurt, madje dhe më e sigurt se vota me fletë”.

KQZ tërheq vëmendje për atë që parashikon Kodi Penal për shitblerjen e votës.

“Si ai qe e shet dhe ai qe e blen ka sanksione të rënda”, tha KQZ./NOA.al

Flet Selibashi/ A do të lejohet mbajtja e celularit në qendrat e votimit Read More »

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Ndodh inc identi i parë (foto)

Më pak se 24 orë nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjet e 25 Prillit ka ndodhur edhe inc identi i parë.

Është pezulluar shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ-në 15 në Kurbin.

Burime nga ky qyetet bëjnë me dije se shkak për këtë është bërë një dritare që ka qenë e hapur në gjatë natës në këtë qendër.

Dy shohet se mund të jenë futur persona në brendësi të KZAZ ku ndodhen dhe materialet zgjedhore.

Procesi është pez ulluar deri në sqarimin dhe verifikimin e plotë të situatës./NOA.al

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Ndodh inc identi i parë (foto) Read More »