Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot formatin e fletës së votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.
Kjo që shikoni në foto do të jetë fleta në të cilën votuesit do të zgjedhin partinë dhe kandidatin përkatës të partisë që ata mbështesin.
Pra, në pjesën e sipërme është emri i partisë, dhe në kolonën poshtë renditja e kandidatëve për deputetë.
Sipas Kodit Zgjedhor, vota quhet e vlefshme vetëm nëse është për të njëjtën parti dhe kandidat të partisë përkatëse.
Një shembull konkret: Nëse një qytetar do të votojë Partinë Demokratike apo Partinë Socialiste, duhet që edhe kandidati të jetë nga e njëjta parti. /noa.al/
Një muaj para zgjedhjeve nis zyrtarisht fushata elektorale në Shqipëri.
Partia Demokratike do të hapë fushatën nesër në sheshin “Nënë Tereza”.
PD-ja do të hapë fushatën 1 orë më herët se PS-ja (17:00). Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të prezantojë kandidatët dhe platformën e tij përpara se të pretendojë një mandat qeverisës për të rikhyer pas tetë vitesh opozitën në pushtet.
Partia Socialiste ka zgjedhur sheshin ‘Skënderbej”. Fushata e PS-së do të hapet në ora 18:00. Partia që qëndron në pushtet prej tetë vitesh, kërkon një mandat të tretë historik. Pritet që Edi Rama të shpalosë ambicjet e tij, para se të pretendojë mandatin e tretë historik.
Duhet theksuar se nesër mblidhet Komitetit Teknik i Ekspertëve për masat e reja anti-Covid. Një ndër temat më të diskutueshme mbetet mënyra sesi do të menaxhohet fushata.
Nuk dihet se cili është plani i dy partive kryesore, dhe sa do të respektohen masat anti-Covid nga forcat politike.
Partitë besohet se janë njohur paraprakisht me masat e reja që ka marrë Komiteti i Ekspertëve, për të mos shkelur rregullat anti-Cocid që në ditën e parë të fushatës.
/NOA.al
Kryeministri Edi Rama tha sot se “lista e opozitës me 17 emra është fakti i një çoroditje dhe çorganizimi dhe tallje brenda për brenda”.
Në takimin që zhvilloi sot në Vlorë, me kandidatët për deputet të PS-së, për qarkun Vlorë, Rama vuri në dukej se në listën e kandidatëve për deputetë, PD-ja nuk ka asnjë banor nga Vlora.
“Asnjë banor Vlore në skuadër”- u shpreh Rama.
“E kam thënë dhe e përsëris si mundet t’i ofrohet Vlorës, Leskua si komandant një njeri që është i njësuar plotësisht me alkoolin me degradimin me shpërfytyrimin e personit publik. Një njeri i cili, si kryetar i KLSH-së zhvillonte mundje të lira nëpër lokale lartë e poshtë nëpër Shqipëri. Një njeri që nuk ka lidhje me Vlorën dhe me të ardhmen e Vlorës, por vetëm me një nga fosilet e kësaj ekspozite fosilesh që ka prezantuar PD dhe akoma më keq, si mund t’i thuhet Vlorës votoni ju, për njerëz që nuk banojnë fare në Vlorë”, tha Rama.
“Kush është deputeti që do të rrijë këtu në Vlorë dhe do të dëgjojë hallet e njerëzve. Kush do të jetë deputeti që do të rrijë këtu në Vlorë dhe do të përfaqësojë, pikërisht atë urë, që ne e kemi forcuar edhe më shumë mes Tiranës dhe komuniteteve në Vlorë dhe të gjithë Shqipërinë. Asnjë banor Vlore në skuadër, ndërkohë që disa prej tyre janë futur atje tek 17 –ta për t’ju thënë se jeni edhe ju. Këto janë të rëndësishme për të bërë një dallim edhe më të madh. Por jam i bindur që edhe sikur lista e tyre të ishte pak më serioze, në Vlorë nuk duhet votuar majtas djathtas. Në Vlorë duhet votuar drejtë që do të thotë të votosh për Vlorën. Ne jemi mekanizëm nuk jemi qëllim. Vlora është qëllim. PS është mekanizëm për të realizuar qëllimin dhe vota jepet për qëllimin duke vënë në funksion të qëllimit mekanizmin e duhur. Si mund të merret ajo makinë pa rrota, që kanë sjellë këtu me ngjyrë blu për të vazhduar këtë rrugëtim në një moment kaq deciziv për vendin në përballje me pandeminë, me tërmetin dhe pasojat e tij dhe në kërkim të progresit të vazhdueshëm kur s’ka kohë për pushime asnjë sekond, dhe jo më për të ngecur në llucë e për të lënë kohën të na marri përsëri përpara. Në vend që ne si shoqëri të ecim me kohën”- deklaroi kryeministri./atsh
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla prezantoi mbrëmjen e të hënës 8 mars emrat e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një dalje për mediet pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Balla tha se “kemi arritur të konkludojmë me një votim konsensual në mbledhjen e kryesisë listat e PS”.
Partia Socialiste i ka hapur rrugë kandidimit, nën siglën e kësaj partie, të disa prej deputetëve aktualë të opozitës parlamentare.
Deri me tani, prej ‘blerjeve’ të fundit të PS-së në garën e 25 prillit janë konfirmuar tre kandidatë, të cilët vijnë dy nga LSI dhe një nga PDIU.
Ndërkohë mësohet se negociatat aktualisht vijojnë edhe me 2 deputetë te tjerë nga grupi parlamentar demokrat.
Lajmin e bëri të ditur TCH, teksa i referohet burimeve nga PS-ja.
Deputetja e Dibrës nga radhët e PDIU-s Reme Lala do të jetë në listën e PS në Tiranë.
Ajo disa ditë më parë ka marrë pjesë në mbledhjen e kandidatëve për deputet të qarkut Tiranë në selinë rozë. Edhe Edmond Rrushi, që hyri në parlament nga listat e LSI ka qenë pjesë në këtë mbledhje duke konfirmuar kështu një vend në listën e PS Tiranë.
Ylli Shehu është një tjetër deputet i LSI, i cili do t’i bashkohet PS por konfirmimin e tij duhet ta bëjnë drejtuesit e PS-së.
Ediola Brahaj, deputete nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte ndër të parat që po bën fushatë elektorale aktive në krah të Bledi Çuçit, drejtues politik i PS-së në Gjirokastër.
Sa i përket “merkatos” para zgjedhjeve, siç është raportuar nga TCH, PS është në negociata edhe me dy deputetë nga Grupi Parlamentar Demokrat të cilët janë Alban Zeneli dhe Halit Valteri. Edhe këta të fundit në zgjedhjet e vitit 2017 ishin kandidatë në listat e Partisë Demokratike.
Deputetë të shumtë të asaj që konsiderohej deri më sot si opozita e re, të cilët uk iu bindën urdhërit të PD-së dhe LSI, duke u futur në Kuvend, duket se po shohin si mundësinë më të mirë për të vazhduar karrierën politike, bashkimin me PS-në.
/NOA.al
KQZ ka numëruar mbi 700 mijë vota deri më tani në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.17% të votave.
Ndërkohë, e dyta është PDK me 17.32% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.18% të votave.
Aktualisht AAK ka 7.40% të votave, Nisma aktualisht ka 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun dhe për të qenë pjesë e Kuvendit.
Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47%. Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
VV për herë të parë garës zgjedhore si subjekt politik i ka hyrë në vitin 2010 ku pati marrë 12,69 për qind të votave preliminare. Në zgjedhjet e vitit të kaluar ky subjekt ka marrë 26,27 për qind të votave. Ndërsa votat e diasporës akoma nuk kanë filluar të numërohen nga KQZ-ja.
Ajo që vlen për t’u theksuar në Kosovë është fakti se numërimi i votave po shkon drejt përfundimit në një kohë shumë të shpejtë, ndërkohë që të gjitha palët e kanë pranuar rezultatin dhe vullnetin e shprehur nga ana e qytetarëve.
Të gjithë drejtuesit e partive janë shprehur se njohin rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që Vjosa Osmani dhe Albin Kurti shpallën mbrëmë pas mesnate fitoren e tyre. Kurti tha se ai nuk do të jetë hakmarrës ndaj askujt, ndërsa shtoi se dialogu me Serbinë nuk do të jetë prioriteti më i madh i qeverisjes së tij.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Biqec të Kaçanikut në Kosovë, ku janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare.
Një 81 vjeçar ka hu mbur jetën teksa ishte duke marrë fletën e votimit. Ai ka rënë papritur në tokë, ndërsa i biri me disa persona të tjerë e kanë marrë dhe e kanë dërguar në urgjencë. Fatke qësisht i moshuari nuk ia ka dalë të jetojë, ndërsa bëhet e ditur se ai kishte udhëtuar nga Shkupi për të votuar.
“Personi ka rënë në tokë dhe më pas i biri me tre persona e kanë futur në veturë për ta dërguar në emergjencë. Gjatë rrugës 81 vjeçari ka ndë rruar jetë”, tha komisioneri i qendrës së votimit.