Turizem

Shiroka, fshati turistik ku fshihet magjia e historisë

Fare pak kilometra larg Shkodrës, buzë Liqenit të Shkodrës, më i madhi në Ballkan, fshati i Shirokës pret çdo lloj turisti nga e gjithë bota. Me arkitekturën e veçantë të ndërtesave, plazhet e vogla që pa asnjë vështirësi kthehen në plazhe private pasi nuk zënë më shumë se dy familje dhe një traditë gastronomike të shquar janë ato çfarë Shiroka na ofron.

Fillimisht, Shiroka ka qenë një qendër besimi. Një ndër martirët më të mëdhenj të krishtërimit shqiptar, dom Ndoc Noga e ka prejardhjen nga aty. Kisha kushtuar Shën Rrokut, shenjt që tashmë është kthyer në festën tradicionale të fshatit, e rindërtuar pas viteve ’90 gëzon histori dhe lavdi që rrallë kishë në Shqipëri e ka.

Duke qenë një vend që daton shekuj më parë, disa shtëpi, pjesa më e madhe të pabanuara, përfaqësojnë atë arkitekturën e veçantë të Shirokës, arkitekturë që nuk mund të gjendet në krahina e zona të tjera as të Shkodrës e as të Shqipërisë. Aty pranë, në një kodër mbi shkollën e fshatit, qëndron akoma në këmbë Vila e Zogut.

Një vilë me arkitekturë italiane e cila u ndërtua për mbretin e asaj kohe Ahmet Zogun, por në të cilën Zogu nuk erdhi asnjëherë. Me ardhjen e komunizmit, ajo u kthye në Kamp Pionierësh dhe pas ’90, është e paqartë çfarë ka ndodhur me të.

Plazhet e vogla, me breg guror ose shkëmbor, ku luahesh mes peshqve janë një tjetër tërheqje për tursitët që vijnë nga anë e kënd botës. Fjala bie, para pak kohësh kam parë turistë izraelitë të cilët më thanë se kishin ardhur të shtyrë nga një tjetër grup izraelitësh që kishte qenë më parë.

Sa për ato që pëlqejnë ushqimin, Shiroka zë “vendin e parë” në gjithë zonën e Shkodrës. Më i jashtëzakonshëm se gatimi është forma e të gatuarit ku klienti e sheh krapin ndërkohë që zihet dhe pastaj teksa gatuhet për t’u servirur në pjatë apo në tjegull, si një traditë që me shumë mundësi daton qysh para Krishtit.

Pra Shiroka, kjo zonë e paçmuar turistike duhet të jetë në sytë e të gjithëve si një vend që nuk duhet lënë pa u vizituar. Më besoni, Shqipëria është më e bukur nga sa ju pandehni!/Njekomb

Shiroka, fshati turistik ku fshihet magjia e historisë Read More »

Velipoja / Plazhi me rërën “mrekullibërëse”

E tillë është cilësuar nga studiuesit e huaj rëra e plazhit të Velipojës. Vendosur në veri të Shqipërisë, bregu i Velipojës laget nga uji që pagëzon pa asnjë dyshim qytetin e Shkodrës si një qytet hyjnorë në të cilin gjen çdo gjë, thuajse është Shkodrë e jo Jerusalemi vendi i zgedhur i Zotit.

Me një vijë bregdetare të gjerë, me bregdet rënor, Velipoja është një destinacion turistik i cili nuk duhet humbur për asnjë arsye. Madhështia e këtij vendi fillon qysh në hyrje ku, në lartësinë që i takon një tempulli të Zotit, Kisha pret e përcjell gjithë pushuesit duke i përshëndetur me bekime.

Brenda në zonën e plazhit, jeta e natës vlon. Thuajse çdo natë, në klube ka të ftuar special nga vendi por edhe me famë ndërkombëtare të cilët argëtojnë rininë që asnjëherë nuk i tradhëton pushimet në Velipojë.

Çmimet e përballueshme nga thuajse të gjithë, shërbimi i dashur e vëllazëror dhe një plazh i mrekullueshëm për nga bukuria e pastërtia krijojnë atë puzzle magjik të cilit i mungon vetëm një pjesë: Forca shëruese.

Bregdeti rënor i pazhit të Velipojës është i tejmbushur me jod. Jodi shërben për kurimin e disa sëmundjeve, në krye të të cilave është reumatizmi. Kështu, po të vini në Velipojë, nuk do të jetë aspak çudi të shihni njerëz të mbuluar krejt me rërë duke lënë vetëm kokën jashtë.

Përposë reumatizmit, sipas dermatologëve të gjithë ato që kanë probleme me lëkurën e cila mund të jetë më e yndyrshme nga normalja, rëra e Velipojës ka aftësi të largojë yndyrën e tepërt dhe t’i japë lërkurës një pamje të re e të freskët.

Uji i detit është një tjetër “ilaq”. Ato të cilët zgjedhin Velipojën për pushimet e tyre, gjatë pjesës tjetër të vitit janë thuajse imun karshi sëmundjeve e virozave të ndryshme. Kjo për shkak të sasisë së madhe të kriprave që trupi fiton gjatë kohës që lahet në det.

Duke qenë se Velipoja laget nga deti Adriatik, është e çuditshme gjithë ajo pastërti e ujit. Në thellësi të mëdha, pa vështirësi mund të dallosh fundin ku ka yje deti e guaska të shumta.

Vende vende, bregdeti ka gaforre të cilat me pickimin e tyre, shkaktojnë dëmtime të lehta por edhe gërvishtje që mund të kenë nevojë për trajtim të mëtejshëm. Gjithashtu, në sezonet e riprodhimit, kandilët e detit “pushtojnë” rripa deti ku kalimi është i vështirë e i rrezikshëm.

Por përtej rreziqeve, eksperienca e pushimeve në Velipojë nuk duhet humbur./njekomb

Velipoja / Plazhi me rërën “mrekullibërëse” Read More »

Fluks turistësh në Shqipëri: Të dytët në rajon për numrin e turistëve për banorë

Turizmi është një nga shtyllat nxitëse të ekonomisë së një vendi. Në 2016-n për çdo 10 shqiptarë llogariteshin 14 turistë të huaj. Rekordin në rajon e mban Mali i Zi, kur për 10 malazeze numëroheshin 27 turistë.

Gjatë 2016-s numri i turistëve në Shqipëri llogaritej 4.1 milionë, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore. Në vlerë absolute, të dytët pas Shqipërisë renditet Mali i Zi, me 1.7 milionë turistë, pasuar nga Serbia me 1.3 milionë, Bosnja 800 mijë, dhe Maqedonia 500 mijë.

Deri më tani, Europa është destinacioni më popullor në turizmin ndërkombëtar: afërisht 590 milionë njerëz shpenzojnë një natë ose më shumë në vendet europiane në 2016 (me Rusinë dhe Turqinë që përllogarisin sa një e terë. Krahasuar me rreth 200 milionë vizitorë në Amerikë, 460 milionë i ka pjesa tjetër e botës të kombinuar se bashku (Afrika, Azia dhe Australia).

Harta më poshtë tregon numrin e turistëve (të cilët vijnë nga një shtet tjetër) të cilët kanë kaluar një natë në një shtet të dhënë, bazuar mbi të dhënat e Bankës Botërore ( të mbledhura më parë nga organizata botërore e turizmit)

Franca kryeson listën, me 82.6 milionë vizitorë në 2016-n, jo vetëm në Europë, por në mbarë botën (asnjë vend tjetër nuk ka arritur që të tërheqë më shumë vizitorë se Franca, as vende shumë më të mëdha se Amerika apo Kina).

Sigurisht, dikush mund të argumentojë që vendet e mëdha mund të tërheqin më shumë turistë, por ky nuk është rasti. Harta më poshtë tregon se numri i mbërritjeve të turistëve për frymë në 2016-n  (për shembull, numri 1.4 për Shqipërinë do të thotë se për çdo 10 shqiptarë, 14 individë kanë kaluar një natë në Shqipëri.

Me vetëm 77 mijë banorë, Andora është një ndër vendet që tërheq me miliona turistë. Vendet e tjera që  mund të quajnë vetëm magnet të turizmit janë Malta, Kroacia, Austria, Mali i Zi dhe Qipro, të ndjekur nga Estonia, Greqia dhe Irlanda.

Në përgjithësi, vendet europiane dominojnë listën e vendeve më të vizituara në botë.

#             Turistët  2016 (në milionë)

1              Franca                          82.6

2              Shtetet e Bashkuara  75.6

3              Spanje                          75.3

4              Kina                                59.3

5              Italia                              52.4

6              Mbretëri e Bashkuar 35.8

7              Gjermani                      35.6

8              Meksike                        35.1

9              Tajlande                       32.5

10           Turqi                            30.3 (monitor)

Fluks turistësh në Shqipëri: Të dytët në rajon për numrin e turistëve për banorë Read More »

Sezoni turistik, tolerancë zero subjekteve që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor që në fillim të muajit qershor dhe deri tani ka kryer 1072 inspektime në të gjithë vendin për të mos toleruar asnjë biznes që nuk plotëson kushtet higjieno-sanitare.

Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një intervistë për ERTV, mbi aksionin e kontrolleve për kushtet higjieno-sanitare në të gjitha njësitë e ofrimit të shërbimeve si baret, restorantet, pishinat apo njësitë e prodhimit ushqimor.

“Aksioni i ndërmarrë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, nuk është aksion i ditëve të fundit. Ne kemi realizuar një plan së bashku me të gjitha ministritë e tjera, të cilat janë të angazhuara në planin e masave të sezonit turistik të sigurtë dhe për të garantuar shëndet të mirë për pushuesit, turistët dhe qytetarët duke ndërmarrë një seri inspektimesh në subjektet akomoduese, bare, restorante, pishina publike dhe private dhe duke inspektuar kushtet higjieno-sanitare dhe standardet e ofrimit të shërbimit”, thotë Manastirliu.

Ajo theksoi se para fillimit të sezonit turistik, janë kryer 2300 inspektime në këto subjekte.
Duke folur për sigurinë dhe kushtet higjieno-sanitare, Manastirliu theksoi se nga kontrollet dhe inspektimet e kryera nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor rezulton se sot ka më shumë siguri sesa ka pasur vite më përpara përsa i përket sigurimit të standardeve higjieno-sanitare”.

“Para se të fillonte ky sezon, janë kryer inspektime dhe i janë lënë rekomandime subjekteve të ndryshme akomoduese, bareve, restoranteve apo të tjera subjekteve që tregtojnë dhe prodhojnë produkte ushqimore, në mënyrë që të garantohej që gjatë sezonit turistik asnjë qytetar të rrezikohej për shkak të kushteve të higjieno-sanitare”, nënvizoi Manastirliu duke shtuar se ka pasur shumë reflektim dhe sot jemi në kushte më të mira seç ishim, përsa i përket standardeve që subjektet ofrojnë për pushuesit gjatë zonave bregdetare.

Ministrja bëri të ditur se “inspektimet do të vazhdojnë në kombinim edhe me inspektoriatet e ministrive të tjera si të Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Turizmit dhe Mjedisit, në mënyrë që t’i garantojmë pushuesve një sezon turistik të sigurtë e të shëndetshëm”.

E pyetur për masat ndaj atyre që shkelin ligjin, Manastriliu tha se tashmë nuk do të ketë më paralajmërim por vetëm masa si; mbyllja provizore e subjekteve, gjobë ose deri në mbyllje të biznesit.

Sipas saj, nuk do të ketë tolerancë për asnjë subjekt që nuk plotëson këto kushte.

Lidhur me procesin i dezinsektimit në zonat turistike, për të garantuar një sezon turistik të sigurtë për çdo pushues, ministrja u shpreh se “ky proces ka nisur në prill në ato zona që janë konsideruar si hot spote si në Shëngjin, Tale, Velipojë, Durrës, por edhe në zonat urbane, Divjakë. Ky proces po vijon të kryhet edhe në plazhet e Vlorës, Qeparoit, Borshit, Ksamilit, por edhe në Butrint”.

Ministrja sqaroi se “janë kryer 104 trajtime dhe do të vazhojnë të kryhen, kemi 40 trajtime në zona të cilat janë të identfikuara si hot spote. Në këtë mënyrë nuk do të kemi sëmundje infektive”.

Sa i përket ngritjes së qendrave të reja shëndetësore verore Manastirliu tha se “këto qendra janë 24 orë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve. Vetëm përgjatë kësaj periudhe nga 1 qershori deri tani 8600 qytetarë kanë marrë shërbime në qendrat shëndetësore verore. 112 mjekë dhe infermierë janë të atashuar me kohë të plotë dhe ofrojnë shërbim shëndetësor. Po ashtu edhe autoambulancat në 17 pika  të bregdetit ofrojnë kujdes shëndetësor dhe referojnë në kohë shumë të shpejtë pushuesit apo raste që janë emergjencë për jetën, në spitalet më të afërta apo në qendrat shëndetësore verore”. //atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155947582281523/?t=0

Sezoni turistik, tolerancë zero subjekteve që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare Read More »

Bregdeti i jugut perla e turizmit detar, Gjipea më befasuesja

Plazhi i Gjipesë apo siç njihet ndryshe Kanioni i Gjipesë është një ndër plazhet më të bukura të rivierës shqiptare.

Kanioni nis që nga rruga nacionale, mes fshatit Ilias dhe Jal dhe përfundon në bregdet, duke krijuar një oaz përrallor në bregun e jugut.

Disa thonë që e ka marrë emrin “Gjipe” nga përcaktimi si  “Gjiri i Perëndive”, por gojëdhënat gjithmonë kanë vend për diskutim.

Vërtet është një vend përrallor që të ofron mundësi gjatë ditës për t’u larë në ujin e kristaltë, për të ecur në kanionin e saj ku herë pas here formacione të ndryshme shkëmbore krijojnë pamje mahnitëse, por është edhe vendi ideal që gjatë natës të shohësh dallgët e detit nën yjet vezullues.

Duke qenë se është një vend i veçuar, ku nuk ka zona të ndriçuara pranë gjirit dhe falë ajrit të pastër, mund të dallosh të gjitha kostelacionet yjore që mund të shikohen nga pozicioni i vendit tonë.

Nëse kërkoni që fundjava juaj të jetë një aventurë e bukur dhe plot gjallëri me emocione të bukura, me histori e gojëdhëna, ky është destinacioni dhe vendi i duhur.

Çdo fundjavë grupe të ndryshme vizitorësh, nga Tirana apo qytete të tjera të Shqipërisë, turistë të huaj nisen drejt këtij vendi befasues kundrejt çmimeve konkuruese dhe një udhëtimi komod. Gjipea është njëri prej perlave detare të jugut./atsh

Bregdeti i jugut perla e turizmit detar, Gjipea më befasuesja Read More »

Anija e parë e udhëtimeve turistike në gjirin e Vlorës

Gjiri i Vlorës përbën një ndër atraksionet më të mëdha turistike të jugut vendit, ndërsa së fundi në dispozicion të turistëve është vënë edhe një një anije  udhëtimesh për të eksploruar destinacionet që ofron ky bregdet.

Përmes një videoje në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama postoi një video me pamje nga kjo anije, që tashmë do të përshkojë itinerarin e gjirit të Vlorës.

“Mirëmëngjes dhe me anijen e parë të udhëtimeve turistike në gjirin e Vlorës, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Kryeministri Rama./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155946419201523/?t=0

Anija e parë e udhëtimeve turistike në gjirin e Vlorës Read More »

Siguria në plazhe, numër shumë i reduktuar incidentesh

“Kemi një numër shumë të reduktuar të humbjes së jetës krahasuar me vjet në plazhe por përsëri një jetë e humbur na rrëzon gjithë atë çfarë ne themi”, deklaroi ministri i Turizmit, Blendi Klosi ndërsa bëri thirrje që të gjithë aktorët që punojnë për rritjen e sigurisë në plazhe të jenë të bashkuar.

“Duhet të jemi të gjithë së bashku atje, së bashku me pushtetin qendror, së bashku me pushtetin lokal, së bashku me vet poseduesit, operatorët turistikë, të cilët duhet të kuptojnë se kjo është një përpjekje që duhet të vijë nga poshtë-lart”, theksoi Klosi.

Ai foli edhe për sistemin shëndetësor të ndërtuar në vite. “Por”, tha ministri, “këtë vit e kemi në perfeksion numrin e qendrave të ndihmës së parë”.

“Kemi 26 pika ambulatore në të gjithë sistemin e plazheve. E kemi ndërtuar dhe për herë të parë, kemi 18 qendra ambulance të cilat përgjigjen në të gjithë zonën bregdetare në harkun kohor të 7-8 maksimuni 10 minuta”, vuri në dukje ministri Klosi. Të gjitha këto përpjekje, theksoi ai, “na bëjnë të mendojmë se sezoni do të vazhdojë të jetë i sukseshmëm me numër të rritur turistësh, por sa më shumë rritet numri i turistëve aq më shumë shtohet përgjegjësia jonë, aq më shumë shtohet përgjegjësia jonë për të pasur mundësi që të kemi një sezon të diversifikuar”. /atsh

Siguria në plazhe, numër shumë i reduktuar incidentesh Read More »

Shëtitorja e Dhërmiut, projekti që ka transformuar plazhin në bregdetin e Jugut

Shëtitorja e bregdetit të Dhërmiut, një prej investimeve të fundit të realizuara në bashkinë e Himarës, e ka transformuar plotësisht plazhin në këtë pjesë të bregdetit të Jugut, një ndër hapësirat më atraktive të turizmit në Shqipëri.

Efektiviteti i këtij projekti, të realizuar me financim të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEB) dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, po reflektohet gjatë këtyre javëve dhe veçanërisht në ditët e para të muajit korrik, kur fluksi i pushuesve vendas dhe turistëve të huaj, ka shënuar rritje të dukshme.

E tillë është atmosfera edhe gjatë këtyre ditëve. Mijëra pushues nga zona të ndryshme të vendit dhe turistë të huaj, frekuentojnë plazhet përgjatë këtij bregdeti, ndërkohë që në orët e mbrëmjes zgjedhin të shëtisin përgjatë shëtitores, ku ofrohen mundësi të shumta argëtimi e çlodhjeje.

Pushues që frekuentojnë Dhërmiun prej vitesh, shprehen se shëtitorja e ka transformuar tërësisht plazhin jo vetëm në planin estetik, por edhe në atë funksional.

“E shijoj shumë këtë pamje të re të këtij plazhi të mrekullueshëm. Shëtitorja e ka shndërruar në një mjedis mjaft modern”, shprehet Andueni, një 35-vjeçar nga Tirana, që vjen këtu çdo verë, prej së paku 10 vitesh.

Përgjatë gjithë plazhit, nga ish-kampi deri në skajin jugor tek “Pastarela”, shëtitorja e realizuar me gurë dekorativë, e ndarë në dy nivele, me gjelbërim në përshtatje me mjedisin natyror të zonës, i ka dhënë një dimension më atraktiv gjithë kësaj hapësire të mrekullueshme.

Turistë të huaj, nga vende të ndryshme, si Polonia, Rusia, Çekia, Italia, Gjermani, Franca, Ukraina, Bjellorusia, Maqedonia, shqiptarë nga Kosova, kanë zgjedhur të pushojnë dhe të shijojnë detin e mrekullueshëm të Jonit dhe gjithçka ofron natyra dhe njerëzit, në këtë pjesë të Bregdetit të Jugut të Shqipërisë.

Në orët e mbrëmjes, shëtitorja është plot dhe po ashtu edhe lokalet përgjatë saj. Ky është tregues i drejtpërdrejtë i këtij projekti, që nisi vetëm pak muaj më parë, për t’u shndërruar në një realitet të këndshëm për pushuesit, banorët e zonës dhe operatorët e shumtë turistikë.

Aktualisht, në bashkinë e Himarës, janë në process apo kanë përfunduar projekte me vlerë të përgjithshme prej rreth 8 milionë euro, të cilat janë të orientuara tërësisht tek turizmi.

Mes tyre përfshihen edhe projektet e rijetëzimit të fshatrave Dhërmi e Vuno, si edhe ndërtimit të shëtitores së plazhit të Jalës.

Impakti i investimeve të realizuara deri tani në këtë Bashki, pritet të reflektohet te numri i turistëve vendas dhe të huaj. Drejtuesit e bashkisë janë mjaft optimistë për shifra në rritje, krahasuar me sezonin paraardhës.

Kryebashkiaku Jorgo Goro, thotë për ATSH-në se, pritshmëritë janë tepër pozitive për këtë sezon.

Dhe, këtu, sipas tij, kanë ndikim të drejtpërdrejtë investimet e realizuara 3-4 vitet e fundit./atsh

Shëtitorja e Dhërmiut, projekti që ka transformuar plazhin në bregdetin e Jugut Read More »