Turizem

E pabesueshme cfarë ndodh me Sheratonin pas 14 vitesh

Rrjeti i njohur i hotelerisë që prej 14 vitesh ishte prezent edhe në Shqipëri, do të largohet nga vendi tonë në muajin janar. Është fjala për ‘Sheraton’. Lajmin e njofton Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA).

Përmes një deklarate për media, kjo shoqatë e konsideron këtë zhvillim shumë negativ. Duket se mungesa e sigurisë dhe trajtimi jo i mirë që qeveria u bën bizneseve të huaja në vend, ka bërë që edhe ky rrjet i famshëm i hoteleve në botë të ikë.

Largimi i një prej të paktave marka ndërkombëtare që ndodheshin në Shqipëri, është një lajm i keq për vetë biznesin shqiptar dhe po fakton edhe njëherë faktin se me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, jo vetëm që nuk ka biznes të huaj që vjen në vend, por edhe ata që janë, kanë ikur.

Njoftimi i shoqatës për largimin e Sheraton:

Sheratoni (që një vit me parë u ble nga grupi më i madh hotelerik në botë Marriott) është një emër shumë serioz dhe me peshë në grupet e zinxhirëve hotelerik.

Për 14 vite me radhë Sheraton Tirana i besoi emrin e vet, një destinacioni problematik dhe me imazh shumë të cenuar siç ishte Shqipëria, duke riskuar në kosto të imazhit dhe biznesit të vet, imazhin e një vendi ku s’kishte shkelur asnjë zinxhir hotelerik më parë.

Për më tepër në 2003 kur Sheratoni vendosi të vinte në Tiranë, shumë pak kryeqytete në rajon kishin hotele brand të këtij niveli. Madje edhe sot e kësaj dite Sheraton nuk ka çdo vend fqinj.

E pabesueshme cfarë ndodh me Sheratonin pas 14 vitesh Read More »

Qyteti i Beratit, vazhdon të jetë destinacioni i preferuar i turistëve

Qyteti i Beratit, vazhdon të jetë destinacioni i preferuar i turistëve, ku gjatë periudhës janar-nëntor është vizituar nga 40 605 vendas dhe të huaj.

Edhe në stinën e vjeshtës dhe fillimin e stinës së dimrit, qyteti 2400 vjeçar i Beratit i njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, ka zgjuar interesin e turistëve të shumtë që e kanë vizituar.

“Megjithëse jemi në fillim të sezonit turistik të dimrit, në muajin Nëntor, Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik vazhdojnë të jenë destinacion i vizitorëve vendas dhe të huaj, veçanërisht në fundjavë e ditët e festave nga vizitorë familjarë”, konfirmon Qendra Kombëtare e Muzeumeve në Berat.

Sipas QKM-së, këtë muaj muzetë kishin 1782 vizitorë nga 1033 vizitorë, që kanë pasur në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

“Ndërsa në periudhën Janar – Nëntor 2017 numri i vizitorëve arriti në 40 605, një shifër impresionuese pasi në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishin vetëm 28 433 vizitorë, duke realizuar 6 928 280 lekë të ardhura nga shitja e biletave, 1 692 960 lekë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, bën të ditur QKM-ja Berat.

Qendra urbane e Beratit, reflekton influenca të traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 e.s. Kjo traditë është adaptuar për t’iu përshtatur mënyrës së jetesës së qytetit, me shtëpitë e vendosura në shpate me planimetri kryesisht horizontale dhe që përdorin gjerësisht dritën natyrore.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Qyteti i Beratit, vazhdon të jetë destinacioni i preferuar i turistëve Read More »

Natyra magjike shqiptare e Thethit befason Izrealitet…

Mediat izraelite reportazh për Parkun Kombëtar të Thethit.Një grup gazetarësh izraelitë kanë realizuar së fundmi një reportazh në fshatin turistik të Thethit. Duke e cilësuar një vend magjik, në reportazh përshkruhet mënyra e jetesës në Theth, kultura e trashëguar, gojëdhënat, eposi, por mbi të gjitha kulinaria vendase.

Gazetarët kanë bujtur në kullat e malësorëve, kanë ndjekur nga afër amviset vendase teksa përgatisnin ushqimet tradicionale të kësaj zone.Gazetarët janë befasuar nga disa virtyte të veçanta të zonës që janë ruajtur ende në këtë zonë të largët të Shqipërisë. Vetë zona e Thethit gjendet në qendër të vendbanimeve të hershme të Labeatëve.

Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike. Thethi për herë të parë shfaqet i dokumentuar në Defterin e regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës, në vitin 1485, me emrin Fusha dhe në atë kohë kishte vetëm 7 shtëpi të mëdha.Me kalimin e viteve që nga viti 1968 e në vazhdim, u hapen disa qendra të tjera turistike dhe do të ndërtohen godina, hotele e shumë objekte të tjera, që do të prisnin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Europa Lindore për 35 vjet rresht.

Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri në 600 vetë dhe në dimër mbi 400 vetë, mesatarisht 1 pushues për 1 banor. Në vitin 1976, Thethi shpallet «Park Kombëtar». Sot është një nga pikat turistike më të frekuentuara nga vendasit dhe turistët e huaj. Aty ndodhen hotele dhe bujtina që presin dhe strehojnë vizitorët dhe pushuesit.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku Kombëtar i Thethit është pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi. 

Natyra magjike shqiptare e Thethit befason Izrealitet… Read More »

Vaskat magjike që ndodhen 20 km larg Tiranës.

[sgmb id=”1″]

Mund të themi me plotë gojën që nuk e njohim as vendin tonë e as bukuritë natyrore të tij. Ja për shembull, a e keni ditur se jo më shumë se 20 kilometra larg Tiranës ndodhen disa kanione të mrekullueshme që shtrihen përgjatë lumit Erzen?

Uji i lumit ka krijuar mrekulli të vërtetë në pjesët shkëmbore dhe në disa prej tyre, thellësia është aq e madhe, saqë edhe mund të notoni në to.

Po të shikoni me kujdes fotot e shkrepura nga Valter Zhara do të kuptoni se çfarë mrekullish që ndodhen kaq pranë nesh jemi duke humbur nga dita në ditë. Vizitoni Shqipërinë, njihuni më shumë me bukuritë që na rrethojnë dhe do të kuptoni se nuk do të keni asnjë nevojë për të shkuar jashtë shtetit.

Vaskat magjike që ndodhen 20 km larg Tiranës. Read More »