Turizem

Karaburuni gadishulli qe ofron surpriza ne cdo stine

Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e bregdetit vlonjat, ku turizmi mund të gjejë terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar. 25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore, Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo stinë për këdo që e viziton atë. Agjenci turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla organizohen kryesisht gjatë stinës së verës, ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë vitit.

Peizazhi natyror, i gërshetuar me atë historik, e bënë atë një reliev ku vizitori mund të befasohet pafundësisht. Bregdeti tepër i thyer, lëndinat e vogla që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit, gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej elementëve, që pothuajse nuk i gjen askund tjetër në bregdetin shqiptar. Gadishulli formon një hark të madh e të butë, që i përgjason gishtit të madh të dorës, të shtrirë. Ai ndan gjirin detar të Vlorës nga Kanali i Otrantos dhe ka një gjatësi prej rreth 15 km, me një gjerësi që shkon deri në 4.5 km. Në skajin veriperëndimor të Karaburunit (në turqisht gjuha e zezë), ndodhet Kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë. Në pjesën më të lartë të këtij masivi, ndodhen tre maja, ajo e Kores 826 metra mbi nivelin e detit, si dhe e Dafinës dhe Ilqes, respektivisht 732 dhe 687 metra. Pjesa perëndimore është shkëmbore dhe e copëzuar vertikalisht, me shpella, të çara, gjire e plazhe të vegjël. Këtu gjenden plazhi i vogël i Dafinës, bregu i Bitrit, shpella e Panaisë. Përkundër kësaj, në pjesën lindore të gadishullit që shikon nga gjiri i Vlorës, bregdeti është më i formuar dhe më pak i thyer. Masivi i Karaburunit, në tërësi është i varfër në bimësi, por i pasur në kullota. Në pjesën më të ulët dhe më të ngushtë të tij, ndodhet pllaja e Ravenës, një qendër blegtorale e njohur në jug të vendit, që shfrytëzohet nga banorët e fshatit Dukat për mbarështimin e të imtave. Nga pikëpamja gjeologjike, masivi i Karaburunit është i përbërë nga gëlqerorë të periudhës së paleogjenit, të cilët janë shfrytëzuar që në lashtësi për prodhimin e mermerit. Cilësia e këtij produkti dallon nga ai i zonave të tjera të Shqipërisë. Mungesa e bimësisë dhe e ujërave sipërfaqësore e kanë bërë gadishullin të pabanueshëm.

Në skajin veriperëndimor të gadishullit, në kepin e Gjuhëzës, ndodhet shpella e Haxhi Alisë, një emër i njohur në historinë e piraterisë detare. Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Kjo, sepse, në pjesën perëndimore të gadishullit, gjendet dhe shpella e Gramës, brenda të cilës janë zbuluar mbishkrime të shumta, që përkojnë me periudha të ndryshme të historisë. Gjiri i vogël i Gramës, që ndodhet në pjesën perëndimore të Karaburunit, është një nga surprizat më të veçanta të gadishullit, në pikëpamjen historike. Sipas historianëve, ky vend ka shërbyer që në lashtësi si vendpushimi për anijet. Në muret e shumta të gjirit, konstatohen fare lehtë shumë shkrime të gdhendura nga marinarët, ku shprehet mirënjohja ndaj Poseidonit. Shkrimet e para i përkasin shekullit IV para Krishtit. Në shkrimet latine, që përkojnë me shekullin I pas Krishtit, gjenden emrat e Mark Antonit e të Pompeut, si dhe vizatime të ndryshme, mes të cilave anije, kryqe, spiranca, mburoja etj. Në këtë gji, ndodhet dhe shpella që mban të njëjtin emër, në muret shkëmbore të së cilës dallohen vizatime e shkrime, ku shprehen falenderime për bujarinë e mikpritjen. Me këta elementë dhe mjaft të tjerë, gadishulli i Karaburunit përbën një nga zonat më atraktive, në funksion të zhvillimit të turizmit. Në këtë drejtim, kanë nisur përpjekjet e para. Në stinën e verës, shoqëri të ndryshme turistike, ofrojnë udhëtime ditore, deri në Kepin e Gjuhëzës, ku është një plazh i virgjër. Pushuesit, kalojnë nw rërën e pastër orë mjaft të kendshme.

Rezultate imazhesh për foto karaburuniRezultate imazhesh për foto karaburuniRezultate imazhesh për foto karaburuniRezultate imazhesh për foto karaburuniRezultate imazhesh për foto karaburuniRezultate imazhesh për foto karaburuni

Karaburuni gadishulli qe ofron surpriza ne cdo stine Read More »

Orikumi antik dhe Orikumi modern

Një nga qendrat më të mëdha në këtë zonë ka qenë dhe është Orikumi, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën me detin. Orikumi ka qenë qytet antik i disa periudhave, që nga ato greke, romake dhe deri në mesjetën e hershme. Sot ai është kthyer në një qytet modern, që merr më shumë rëndësi dhe gjallëri në nerv me vërshimine turistëve të shumtë vendës dhe të huaj. Orikumi ka akoma mundësi dhe resurse të tjera turistike të pashfrytëzuara. Ende një pjesë e tij, më e bukuara, mbahet nga repartet ushtarake në një vijë të gajtë bregdetare. Por Orikumin nuk duhet ta marrësh të shkëputur nga e gjithë zona për rreth që fillon nga Lugina e Llogarasë deri në Pasha-Liman (tek Gjiri i Bristanit) duke u kufizuar me Gadishullin e Karaburunit, me luginën e Llogarasë dhe Dukatit fushë duke përfunduar me lagunën e Orikumit. E vendosur midis Parkut Kombëtar Llogara dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Karaburun kjo zonë shërben si një urë lidhëse midis dy ekosistemeve natyrore, dhe është pjesë e pandarë natyrale e tyre.

Orikumi antik dhe Orikumi modern Read More »

Vlora qyteti i dy ngjyrave:Atje ku shkrihet kaltersia e detit me gjelberimin e perhershem

Vlora është një nga qytetet më të bukur të Shqipërisë dhe ka me se të krenohet. E quajtur si “Qyteti i flamurit’’, “qyteti me dy dete” apo “porti jugor i Adriatikut’’ ajo konsiderohet si perla e turizmit shqiptar, me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit. Vlora zë një vend të merituar në historinë e Shqipërisë duke gëzuar edhe statusin e qytetit hero.

Qyteti ku u martua Skëndërbeu, ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë, arenë e luftërave për liri dhe qëndresës shqiptare, Vlora ka edhe një status tjetër si atelje natyrore e piktorëve, vatër e artistëve dhe urë lidhëse e Shqipërisë me botën.  Të vizitosh Vlorën, do të thotë t’i japësh vetes privilegjin e të shijuarit ndjesinë më të këndshme e më mbresëlënëse  të shijes së mirë, humorit gjithnjë në nivele të larta dhe natyrës së mrekullueshme. Duke zgjedhur Vlorën për pushimet tuaja, natyrisht që do të bëni një zgjedhje inteligjente por duhet të keni parasysh se Vlora është një qytet magjik që ta bën të vështirë kthimin. E ashpër në dukje, me shkrepa e natyrë të sertë mes detit të trazuar, ajo ka njëkohësisht një zemër të butë, njerëz të dlirë si dielli, ushqim të shëndetshëm e karakteristik e mbi të gjitha një lloj sugjestioni të pashpjegueshëm që të bën për vete me përmbajtjen plot shije. Natyra e rrëmbyer e lebërve, është njëkohësisht e nxehtë por edhe mikpritëse, plot dinamizëm e dëshirë për jetën, karakteristika këto me efekte ngjitëse që do t’ju rrëmbejnë edhe juve për të shijuar gjallërisht ditët plot jetë të verës vlonjate. Por mos harroni se Vlora nuk është e bukur vetëm në verë. Përveç atraksioneve të shumta kulturore dhe historike, ju mund të vizitoni në çdo stinë të vitit detin e saj të mrekullueshëm, panoramat e të cilit krijojnë momente të papërsëritshme kënaqësie dhe relaksi.

 

Vlora ndodhet në J-P të Shqipërisë përgjatë bregdetit të ulët të Adriatikut dhe atij shkëmbor të Jonit. Me një sipërfaqe prej 1609 km2 dhe një popullsi prej 200 000 banorësh, rrethi i Vlorës kufizohet në veri me Fierin, në lindje me Mallakastrën dhe Tepelenën, ndërsa në jug me Sarandën dhe Gjirokastrën. Në perëndim ujërat e ngrohta të Adriatikut dhe Jonit lagin një vijë të larmishme  bregdetare, ku mund të ndeshësh laguna, gjire, ishuj, gadishuj dhe plazhe të shumtë. Vlora është rrethi ku alternohen midis tyre të gjitha format e relievit, si ai i ulët fushor, kodrinor dhe malor. Relievi përbëhet nga fusha e Myzeqesë së Vlorës , luginat e Dukatit dhe Shushicës, disa masive kodrinore, malësia e Kurveleshit dhe vargmalet Shashicë-Lungarë-Cikë (2045 m), si dhe Gribë-Çipin-Pleshevicë. Hidrografia përfaqsohet nga rrjedha eposhtme e lumit Vjosa, lumi i Vlorës apo i Shushicës, përroi i Dukatit, etj. Pjesë të tjera të hidrografisë së pasur janë edhe dy liqenet detare të Nartës dhe Orikumit, si dhe një sërë përrenjsh malorë.

Klima është tipike mesdhetare me verë të nxehtë dhe të thatë dhe dimër të butë dhe të lagësht, ku gërshetohen ndikimi zbutës i detit në perëndim dhe ai i relievit malor në lindje.Temperaturat mesatare arrijnë në 16o, ku ajo e korrikut dhe janarit kapin shifrat 24 dhe 6 gradë celcius. Klima regjistron 2000 orë rrezatim diellor në vit, ndërsa reshjet bien përgjithësisht në formë shiu dhe pjesërisht në formë dëbore në malet e larta. Sasia maksimale e tyre arrin në shpatet e maleve të larta shifrën 2405 mm.

Qyteti i Vlorës është qendra administrative e Qarkut. Ai shtrihet buzë gjirit detar me të njëjtin emër duke nisur nga pusi i Mezinit në veri dhe deri në Ujin e Ftohtë në jug. Githsej me një sipërfaqe prej 30 km 2 qyteti ka një gjatësi veri-jug prej 19 km dhe gjerësi lindje-perëndim prej 16 km.

Rezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për foto qyteti i vloresRezultate imazhesh për lungomare vlore

Vlora qyteti i dy ngjyrave:Atje ku shkrihet kaltersia e detit me gjelberimin e perhershem Read More »

Tragjasi i vjeter flet !

Për të shkuar në fshatin Tragjas i Vjetër, duhet të kthehesh në të majtë të rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë, rreth 500 metra pa mbërritur në qytezën e Orikumit, 20 km në jug të Vlorës. Duhet të përshkosh fshatin Tragjas i Ri dhe të ecësh nëpër një rrugë, vërtet të paasfaltuar, por gjithsesi të pranueshme dhe të kalueshme nga automjetet. Tragjasi i Vjetër, ndodhet në kreshtën e disa kodrinave, që shfaqen papritmas, pas kthesave të shumta, në një lartësi prej më shumë se 300 metra mbi nivelin e detit. Në hyrje të këtij fshati, që në fakt, tashmë është vetëm një mori ngrehinash gjysëm të shkatërruara, krijon një perceptim për atë që ka qenë krijuar këtu prej shekujsh. Këto ngrehina duket sikur flasin për çdo vizitor, që mund të mbërrijë këtu, i ngacmuar nga historia dhe nga ajo çka mbetur nga jeta e dikurshme. Kanë kaluar rreth 70 vjet qëkurse ky ngulim është braktisur prej banorëve të tij të dikurshëm, por këtu jeta vazhdon të jetë e gjallë. Ajo pulson. Perceptohet në gjithë këtë mjedis, ndonëse ngrehinat janë gjysmë të rrënuara, të mbetura në këtë gjendje pas atij momenti kur fshati u shkatërrua dhe u dogj nga pushtuesit gjermanë, në atë vit të largët të 1944-ës.

Banorët u larguan prej këtu, për t’u zhvendosur poshtë, në luginë, shumë më pranë bregut të detit, ku është sot fshati. Por, pas lanë kujtimet e prindërve, të gjyshërve, lanë një histori shumë të pasur të ndërtuar nga këta njerëz, por edhe një traditë të shquar në ndërtim. Pavarësisht gjendjes, gjysmëbanesat e Tragjasit të Vjetër flasin për çdo vizitor. Këtu nuk gjen njerëz, por, tragjasiotët nuk e kanë braktisur atë. Kthehen shpesh për të parë të shkuarën e tyre. Madje, kjo këmbëngulje ishte edhe një nga faktorët që përshpejtoi projektin e rikonstruksionit të sheshit të fshatit, atje ku sot ndodhet një krua. Tashmë, Tragjasi i Vjetër flet. Ai ka nisur të vizitohet nga njerëzit, por edhe nga të huajt, që zbulojnë aty vlera tërheqëse të historisë dhe të traditës në ndërtim. Pak vjet më parë, një profesor francez, që vizitoi rastësisht këtë vend, u befasua nga ajo që pa. “Është një vend përmes të cilit ju mund të tërhiqni mjaft turistë, nëse do të investoni”, u shpreh ai. Kohë më parë u ndërhy për riparimin e pjesshëm të rrugës, ndërkohë që u përshtat disi edhe sheshi i fshatit.Më tej, është e nevojshme të rikonstruktohen edhe disa nga banesat më të mirëmbajtura. “Sheshi i këtij fshati, i shpallur monument kulture, është një nga elementët kryesorë referues të të gjithë mjedisit arkitekturor, që përfaqësohet nga ndërtesa të vjetra që pasqyrojnë traditën e hershme të kësaj zone”, thonë specialistët. Banesat e braktisura prej dekadash nga pragfundi i Luftës së Dytë Botërore dhe, në tërësi, fshati Tragjas i Vjetër, përfaqësojnë një traditë të pasur e të veçantë në ndërtim, që mund të shndërrohen në resurse të rëndësishme, në funksion të zhvillimit të turizmit. Kjo favorizohet edhe nga pozicioni gjeografik i fshatit, në zonën bregdetare të Orikumit. Gjatë muajve të verës, ky fshat vizitohet nga pushues nga rrethe të ndryshme të vendit, si dhe nga të huaj, turistë nga Maqedonia , Mali i Zi, Franca e Italia. Specialistët janë optimistë se, gjatë periudhës së verës, Tragjasi i Vjetër mund të shndërrohet në një referencë për vlerat kulturore në funksion të zhvillimit të turizmit. Sipas historianëve, ky vendbanim është ndërtuar në fund të shekullit XIV dhe fillim të shekullit XV, nga Gjergj Arianiti, babai i Donika Kastriotit.

Tragjasi i Vjetër, ka një histori të pasur, që nis prej lashtësisë. Mendohet që, zanafilla e kësaj qendre të banuar, të jetë diku në shekullin VI para Krishtit. Gjatë udhëtimeve të tij, piktori i famshëm Eduard Lir, ka ardhur në Tragjasin e Vjetër, ku ka qëndruar një natë. Sipas historianëve, ai ishte mrekulluar nga natyra dhe pozicioni gjeografik i fshatit. Mendohet që, ai të ketë qëndruar diku, pranë shkollës së dikurshme dhe, prej andej, ka krijuar një nga tablotë e tij më të njohura. Nga Tragjasi i Vjetër, tashmë kanë mbetur vetëm gërmadhat e banesave te ngritura shekuj më parë. 280 ngrehina karakteristike prej guri, në pjesën më të madhe dykatëshe, janë shpërndarë në disa çuka kodrash, që dikur formonin 5 lagjet e këtij fshati. Dallohen qartë duart e mjeshtërve të punimit në gur, të cilët nuk janë kursyer në gdhendjen e elementëve artistikë.

Rezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeterRezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeterRezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeterRezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeterRezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeterImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeterRezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeter

Tragjasi i vjeter flet ! Read More »

Pisha Flamur Llogora me vlera shkencore,biologjike,estetike dhe turistike

Pisha Flamur, Llogora gjendet në parkun Kombëtar të Llogorasë, pak më në veri të qafës me të njëjtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të forta të juglindjes. Pisha i përket llojit Pinus nigra. Druri ka lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë. Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat -Llogora deri para se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik).

Image result for foto pisha flamur llogoraImage result for foto pisha flamur llogoraImage result for foto pisha flamur llogora

Pisha Flamur Llogora me vlera shkencore,biologjike,estetike dhe turistike Read More »

Mes bukurive dhe çudive natyrore të Llogaras:“A e shihni ku kam qenë unë”?

Të shkosh në plazhet e gjirit të Vlorës nga Uji i ftohtë e deri në Orikum dhe të mos lësh një pjesë nga koha jote për në Llogara, mos thuaj isha në Vlorë. Një vakt në Llogara, mëngjes apo drekë, është një kënaqësi mbresëlënëse. Ushqimet blegtorale bio këtu janë fantastike, ose, ndoshta  kështu të duket mes freskisë së pishave, që nga mishi i pjekur në hell,  nga djathi, gjiza, salca e lëkurës e deri te harapashi, gatim tradicional i zonës me të përbrendshmet e qengjit, miell  misri dhe gjalpë. Kënaqësia tjetër më e madhe, është rruga që mbi Dukat e deri në qafë sipër, ku duket Riviera, fshatrat e Himarës, Korfuzi dhe brigjet e Jonit.  E shijon këtë mrekulli me makinë, snatyrisht duke ecur ngadalë, por edhe duke zbritur here pas here nga makina për të marrë një dorë çaj apo rigon mali, apo për të soditur pishat, që për shkak të erës, i ngjajnë një flamuri të shpalosur, dhe bash për këtë ato quhen pisha flamur. Në qoftë se je i ngeshëm dhe kurioz mund të hysh thellë në pyll dhe të relaksohesh me pamjet e mrekullueshme dhe bimësinë që gjen atje. Ndërsa po vajte te km 31 i rrugës Sarandë-Vlorë, ne dalje të Parkut, në të djathtë të rrugës kryesore, ndodhet Pisha Flamur, që është shpallur Monument Natyre dhe që është lehtesisht e dallueshme. Ajo ndodhet në lartësinë 910m mbi nivelin e detit, ka një moshë mbi 100 vjeçare dhe  mbart vlera unikale, si vepër artistike e ererave të Jugut. Është e gjatë 17 m, ka perimetër 3.30 m, diametri maksimal 75m. Pisha flamur vazhdimisht ka terhequr vemendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe është botuar në guida të ndryshme turistike dhe botime shkencore. Natyrisht këtu nuk mund të rrish pa bërë një foto, me të cilën mund t’u mburresh miqve në Facebook, duke u thënë: “A e shihni ku kam qenë unë”?!..

Rezultate imazhesh për foto llogoraRezultate imazhesh për foto llogoraRezultate imazhesh për foto llogoraRezultate imazhesh për foto llogoraRezultate imazhesh për foto llogoraRezultate imazhesh për foto llogora

Mes bukurive dhe çudive natyrore të Llogaras:“A e shihni ku kam qenë unë”? Read More »

Dukati dhe pasurite natyrore te fshatit me tradita

Ne Dukat ndodhet edhe Kulla e Dervish Aliut Ne afersi te fshatit Dukat ndodhet nje kompleks ndertimor me vlera historike. I ndertuar ne fillim te shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kunder reformave te Tanzimatit ne Shqiperi gjate viteve 1847-1848. Banesa eshte ndertuar ne token e tij nga mjeshtrat vendas.

Ajo perfaqeson banese te tipit Kulle me tipare mbrojtese nga me te arrirat ne te gjithe Shqiperine e Jugut. Si pjese me te rendesishme te ketij ndertimi permendim kullen e vrojtimit, kullen mbrojtese, divani me kollona guri e harqe, shtepine e bukes, oden e miqve e banesa te tjera ndihmese.

Ne banesen e ngritur mbi nje truall kulmor jane hapur frengji (vende ku gjuanin luftetaret) nga ku kontrollohet i gjithe territori perreth. Kjo e shnderron kete ndertim ne nje keshtjellez te fortifikuar. Kompleksi eshte shpallur monument kulture ne vitin 1979. Si te shkojme tek Kullat e Dervish Aliut? Per te vizituar kete monument kulture ndiqet rruga qe te con ne qender te Dukatit te Vjeter. Pasi arrihet ne qender te fshatit merr rrugen qe te con ne lagjen “Mazo”. Rruga qe te con deri ne qender te fshatit pershkruhet nga makina, me tej rreth 1 km ecet ne kembe.

Pasuri Natyrore

Dukati eshte i pasur me lende drusore,si pisha,bredhi,valanidhi etj,pasuri minerale si ai i dolomitit,i cili shfrytzohej deri ne vitet 1990,trasportohej deri ne Uzinen Metalurgjike ne Elbasan,eshte i pasur gjith ashtu edhe me burime uje,edhe pse jo ne sassi te medha,si ne Moçal,Gurra,Honi,Ambulli etj.Dukati ka qene i njohur per blegtorin,dhit,delet zoteronin zonen por edhe lopet,derrat,kuajt.Malet e Dukatit jan shume te pasura me bimesi te larmishme mjeksore,sherebeli,murrizia,shtogu,çaj,xhiroku,rigoni,mentja,mellaga,hithsi,lule verdha,borziloku,trendelina,…..

 

Dukati dhe pasurite natyrore te fshatit me tradita Read More »