Turizem

Shqipëria e 1914-ës… Fotot e rralla të një vendi që s’është më

Një Shqipëri që nuk ekziston më. Pamje të qyteteve shqiptare në vitet 1914-1918 të cilat do t’u befasojnë.

Imazhe nga Shkodra, Tirana, Vlora, Durrësi, Kruja, etj. të sjella me ngjyra rrëfejnë një një realitet aq tq larëgt gati të pabesueshëm.

“I jemi mirënjohës mikut të vjetër të Shqipërisë, z. Johen Blanken nga Hamburgu për dhënien në dispozicion të këtij koleksioni,” shkruan studiuesi Robert Elsie lidhur me albumin e fotografive të konceptuara si kartolina në ato vite.

Shqipëria e 1914-ës… Fotot e rralla të një vendi që s’është më Read More »

The Guardian: Shqipëria, në 20 vendet më të mira të udhëtimeve të aventurës

Shqipëria vazhdon të përmendet si njëra nga destinacionet më të mira të turizmit për vitin 2018, nga shumë gazeta në shtete të ndryshme.
Këtë herë, ka qenë prestigjozia britanike “The Guardian” që ka renditur Shqipërinë në 20 vendet ku ku mund të zhvillohet turizmi i udhëtimeve të aventurës.
“Ylli i Shqipërisë është në rritje, me më shumë udhëtarë që çdo vit dëshirojnë të eksplorojnë thesaret e saj, siç janë Alpet në veri dhe plazhet e bukura të bardha të jugut”, shkruan The Guardian.
“agjencia e udhëtimeve ‘Frontiers Wild’ sugjeron dy aventura të reja për grupet turistike, nga një në çdo skaj të vendit. Në paketën tetëditore në jug të vendit, ecjet përgjatë bregdetit dhe shtigjeve malore e çon grupin drejt Rivierës Shqiptare, qyteteve otomane dhe parkut kombëtar të Butrintit”, -shkruan më tej britanikja.

The Guardian: Shqipëria, në 20 vendet më të mira të udhëtimeve të aventurës Read More »

Ja qyteti Shqiptar ne mesin e qyteteve me te bukura te Evropes

Qyteti 2400 vjeçar i Beratit, i njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë është renditur në vendin e dytë mes 30 vendeve më të bukura në Evropë.

E përditshmja britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull referuar Shoqatës Japoneze të Agjencive të Udhëtimit, (JATA) për qytetet më të bukura në Europë.

Në listën e publikuar mes 30 qyteteve, renditet edhe Berati në vendin e dytë.

“Mangalemi, në qytetin e Beratit shtrihet në brigjet e lumit Osum dhe është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ka qenë një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, që gjë e dëshmon kështjella e tij”, thuhet në shkrimin e publikuar nga “The Telegraph”.

Qendra urbane e Beratit, reflekton influenca të traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 e.s. Kjo traditë është adaptuar për t’iu përshtatur mënyrës së jetesës së qytetit, me shtëpitë e vendosura në shpate me planimetri kryesisht horizontale dhe që përdorin gjerësisht dritën natyrore.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë

Këto janë 30 qytetet më të bukura në Evropë, sipas Shoqatës Japoneze të Agjentëve të Udhëtimit (JATA)./ATSH

Më poshtë është lista e qyteteve sipas renditjes.

1. Kilkenny, Irlandë

2. Berat, Shqipëri

3. Civita di Bagnoregio, Itali

4. Procida, Itali

5. Conwy, Wells

6. Lech, Austri

7. Hindeloopen, Holandë

8. Lefkara, Qipro

9. Rovinj, Kroaci

10. Soglio, Zvicër

11. Visby, Suedi

12. Setenil de las Bodegas, Spanjë

13. Piran, Slloveni

14. Vlkolinec, Sllovaki

15. Marianske-Lazne, Republika Çeke

16. Quedlinburg, Gjermani

17. Bernkastel-Kues, Gjermani

18. Golyazi, Turqi

19. Reine, Norvegji

20. Sopron, Hungari

21. Koprivshtitsa, Bullgari

22. Porvoo, Finlandë

23. Saint-Cirq-Lapopie, Francë

24. Riqueëihr, Francë

25. Sint-Martens-Latem, Belgjikë

26. Zalipie, Poloni

27. Monsanto, Portugali

28. Ohër, Maqedoni

29. Kotor, Mali i Zi

30. Gura Humorului, Rumani

Ja qyteti Shqiptar ne mesin e qyteteve me te bukura te Evropes Read More »

Dukati:Fshati me histori dhe legjenda

Një nga zonat më të bukura në  rivierën e vendit tonë është padyshim edhe Dukati, i cili mban brenda vetes një shumësi rrethinash të vogla. Po si qëndron historia e këtij fshati që mban brenda vetes histori e legjenda të shumta.

Ka shumë historian e studiues që Dukatin e përshkruajnë si vendin ku kalonin vendin “Dukët” për shkak të bukurive natyrore. Po t’i referohemi fakteve që sjell profesor Eqerem Çabej të gjitha vendbanimet që kanë në emrin e tyre prapashtesën “at” kanë rrënjë qartazi, Ilire.

Ndoshta për këtë arsye, hapësira e madhe që përfshin fshati Dukat përmbledh edhe disa qytete antike, si për të treguar historinë fort të mistershme dhe mjaft të vjetër të këtij vendi.

Nëse përfshijmë banorët e Dukatit të vjetër atij të ri dhe Okrikumit, numri i banorëve mund të shkojë më shumë se 7 mijë banorë, ndërkohë që 3 a 4 mijë të tjerë janë shpërndarë në qytetet më të mëdha të vendit.

Ago Nezha, kryetari i shoqatës “Labëria” thotë se Dukati është një fshat, nëse mund ta konsiderojmë si të tillë, me përmasa të gjera gjeografike dhe është një fshat për ta pasur zili jo vetëm për gjerësinë gjeografike, po edhe për resurset që ka ai brenda vetes.

Dukati ka 260 kilometra katrorë sipërfaqe, që është 1/5 e rrethit të Vlorës dhe 1/100 e gjithë Shqipërisë.

Fshati fillon tek Kepi i gjuhës dhe në vijë lienare dhe bregdetare është 91 km që përshkon malet Akrokeraune, që sot banorët i quajnë “Malet e vetëtimës”, shkon në Llogara, zbret në Palasë dhe harkon në malet e tjera në Çikë, në Tërbaç, në Vranisht, zbret në Tragjas më e më pas në Rradhimë.

Pra është një amfiteatër natyror që përveç madhësisë ka edhe një diversitet natyror të admirushëm.

Gjurmët më të hershme në këtë krahinë, i gjejmë padyshim në qytetin e lashtë të Orikut. Ai përmendet në fundin e shekullit të VI si një koloni e krijuar edhe më parë nga Eubeasit.

Megjithatë siç në rastin e Dyrrahut apo Apollonisë edhe Oriku u vendos në një qendër të banuar më parë. Vendbanimi shtrihej në gjirin e Dukatit ku u krijua edhe laguna nën të cilën ndodhen edhe rrënojat e pjesës tjetër të qytetit.

Banori i Dukatit Sofo Kuteli thotë se Dukati është një trevë me shumë vendbanime të hershme. “Unë mund të numëroj 8-9 vendbanime, që po të bësh disa gërmime gjen vlera të mëdha. Brisani, Ravena, Kanali, Maruka, Gjyrati, Erihoi e disa të tjerë”.

Kanë qenë shumë kronikan që kanë kaluar në këto anë dhe Dukatin e kanë përshkruar me nota shumë romantike duke filluar që nga Evlia Çelebia, i cili në kujtimet e tija shkruan që “Kalova nëpër Dukat dhe Dukati kishte brenda vetes së tij 100 fshatra”.

Çelebia i përshkruan dukatasit si njerëz shumë të veçantë, me një trimëri të rrallë e që nuk e njihnin tërheqjen.

Legjendat anë të shumta në këto anë dhe një prej tyre është që në Malin e Vetëtimës ka lindur Zeusi dhe këtë e mbështesin edhe shumë studiues, e një prej tyre është edhe ai anglez, Hamond.

“Këto quhen ‘Malet e vetëtimës’, vetëtima ka zot Zeusin dhe kjo është shtëpia e Zeusit”, kështu shprehet një nga banorët.

Më vitin 48 pas Krishtit, në Palasë zbarkoi Jul Çezari për t’iu ngjitur Llogarasë e për të shkuar në atë vend që edhe sot quhet qafa e Qezarit. Pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun.

Më 29 maj 1920 në Dukat u mbajt Kuvendi i Barçallasë që vendosi për të filluar luftën kundër pushtuesve italianë.

Thuhet se Emrin “Dukat” ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit.

Sipas Mulla Isa Hasko, emri i këtij fshati duhet të ketë prejardhjen nga një monedhë e vjetër dhe me vlerë. Edhe Evilja Celebiu në librin “Shqipëria para dyqind vjetëve”, i përkthyer nga Sali Vuçiterni, hedh dritë mbi emrin e Dukatit.

Ndërsa Dukati i Ri ose siç quhet ndryshe Dukat-Fushë u ndërtua pas vitit 1945 në të zbritur të grykës së Shën Thanasit, në të majtë të lumit të Dukatit e të rrugës automobilistike Vlorë – Himarë, nën këmbët e maleve të vetëtimës ose siç quhet sot mali i Rimit.

Në Dukat ndodhet edhe Kulla e Dervish Aliut. Në afërsi të fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndërtimor me vlera historike.

I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshtare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848. Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas.

Ajo përfaqëson banesë të tipit Kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut.

Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi përmendim kullën e vrojtimit, kullën mbrojtëse, divani me kollona guri e harqe, shtëpinë e bukës, odën e miqve e banesa të tjera ndihmëse.

Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frengji (vende ku gjuanin luftëtarët) nga ku kontrollohet i gjithë territori përreth.

Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellëz të fortifikuar.

Kompleksi është shpallur monument kulture në vitin 1979. Si të shkojmë tek Kullat e Dervish Aliut? Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në qendër të Dukatit të Vjetër.

Pasi arrihet në qendër të fshatit merr rrugën që të çon në lagjen “Mazo”. Rruga që të çon deri në qendër të fshatit përshkruhet nga makina, më tej rreth 1 km ecet në këmbë.

 

Dukati:Fshati me histori dhe legjenda Read More »

Parku Arkeologjik Kombëtar I Orikumit

Parku Arkeologjik Kombëtar I Orikumit përmendet për herë të parë nga gjeografi dhe historiani grek Skylaksi, sh VI-V p.krishtit në vepren “Lundrimi”, qyteti i Orikut, port detar në Jon dhe Adriatik. Sipas legjendës, fisi pellazg i Eubeasve, pas shkatërrimit të Trojës, kthehen nga kanë ardhur në tokat ë të parëve dhe themelojnë qytetin e Orikut. Teatri Antik i Orikut ndertuar në shek III-II p.krishtit është identik me teatrin ë Trojës. Kapaciteti i Teatrit shkon nga 400-600 spektatorë. Është përdorur për mbledhje publike, për shfaqje të ndryshme dhe në epokën romake ( shek III-I p.krishtit) janë bërë dhe ndeshje me gladiatorë dhe kafshë të egra 40 metra në J.Perëndim të Teatrit, ndodhet Altari. Para se të fillonte një mbledhje ose ceremoni, shfaqje në Teatër bëhej theroria në zakonshme në Altar. Pastaj fillonte shfaqja Akropoli- Në faqen lindore të Akropolit zbresin dy palë shkallë të gdhendura në trupin shkëmbor të kodrës, me gjerësi 2.5 metra që kufizojnë ambjente godinash publike, të gdhendura thellë në gurë me dimensione të ndryshme. Pusi antik nr.1 është i gdhendur në trupin shkëmbor të Akropolit. Thellësia ë tij shkon 20-23 metra. Përdorej për ujë të pijshëm në raste kur ujësjellësi binte në dorë te armikut. Pusi antik nr.2 është më i ruajtur. Tullat e murit dhe të dyshemesë ruhen pjesërisht. Thellësia ë tij shkonte deri në 23 metra. Puset antik nr3 dhe 4 ndodhen e pjesën jugore dhe Jug-Perëndimore të Akropolit janë ruajtur me keq. Janë të mbushur me materiale inerte. Ka dhe dy ose tre te tillë të cilët poi kërkojmë. Tumat e Dukatit ndodhen 1 km në lindje të Dukatit të vjetër. Inventari i gjetur në to nga arkeologu Neritan Ceka në vitet 1970 i përket periudhës së bronxit të vonë dhe fillimit të hekurit. Shpella e Gramës ndodhet në bregun perëndmor të gadishullit të Karaburunit . Në të ruhen rreth 2000 mbishkrime të cilat datohen nga shek IV p.krishtit deri ne kohët ë reja. Grama është shfrutezuar si gurore për ndërtime publike. Shpella vetë ka ambiente të brendshme qe janë përdorur si objekte kulti.

Image result for foto parku arkeologjik orikumImage result for foto parku arkeologjik orikumImage result for foto parku arkeologjik orikum

Parku Arkeologjik Kombëtar I Orikumit Read More »

Site arkeologjike ne zonen tone jane…

Site arkeologjike ne zonen tone jane: Qyteza Arkeologjike e Orikumit, Qyteza e Sofes dhe Tumat Ilire te Hani te cilat jane eksploruar ne vitin 1970 nga arkeologu Neritan Ceka, ne keto tuma u gjeten shume materiale arkeologjike.Kisha e Marmiroit e cila daton rreth shekullit te Vll dhe ka vlera te medha historike dhe arkeologjike . Radhima ka nje pozicion gjeografik te favorshem per sa i takon asaj se çfare mund te ofroje per nje turizem kulturor dhe historik. Duke qendruar ne nje pozicion te ndermjetem ne rrugen e vetme nacionale qe lidh Vloren me Orikumin, Himaren e me tej deri ne Sarande, ajo ka favorin te ofroje pika me interes historik si Vlora, Kanina, Amantia, Mavrova, Orikumi, Himara etj. Te dhenat historike, shume gjetje arkeologjike dhe 19 monumente kulture, evidentojne se rajoni ka qene nder me te zhvilluarit dhe te civilizuarit ne Shqiperine e Jugut. Kjo vertetohet me gjetjet ne shtate qytete antike mjaft te pasura me vepra arti, arena, objekte kulti, varre monumentale, etj. Vlen te permendet qe shteti nuk i ka lene asnjehere jashte vemendjes keto vlera te medha shpirterore e materiale te popullit tone ne shekuj. Kjo shfaqet qarte nepermjet rregullores se parqeve arkeologjike dhe vendimit te miratimit te parkut arkeologjik te Orikumit, per ruajtjen dhe administrimin e tyre.

Rezultate imazhesh për qyteza arkeologjike orikumRezultate imazhesh për qyteza arkeologjike orikumRezultate imazhesh për qyteza arkeologjike orikumRezultate imazhesh për kisha e marmiroit orikumRezultate imazhesh për kisha e marmiroit orikum

Site arkeologjike ne zonen tone jane… Read More »

Kalaja e Sofes e ndertuar ne nje lartesi dominuese midis…

Kalaja e Sofes eshte ndertuar ne nje lartesi dominuese midis lumit te Tragjasit dhe atij te Dukatit.Gjatesia e mureve rrethuese eshte 110 metra dhe gjeresia e tyre 140 cm.Kjo kala mendohet se i perket periudhes se sundimit Romak. Gjetjet arkeologjike si dhe rrenojat e ndertimeve e percaktojne si nje vendbanim qysh ne periudhen e hekurit.Ne jug te Kalase, ndodhen rrenojat e nje kishe qe i takon mesjetes se hershme.Teknika e ndertimit,format dhe permasat,e datojne kalane e Sofes ne shekullin V p.e.s. Si te shkojme tek Kalaja e Sofes? Per te shkuar ne Kalane e Sofes kalohet nepermjet rruges qe te con ne fshatin Tragjas dhe me pas ndjek rrugen automobilistike qe te con ne Tragjas te vjeter. Nga Tragjasi i vjeter merr nje rruge kembesoresh e cila mbas 5 km te con ne Kalane e Sofes.

Rezultate imazhesh për foto tragjasi i vjeter

 

Kalaja e Sofes e ndertuar ne nje lartesi dominuese midis… Read More »

“Jehoje edhe ti!”, videoja promovuese për Shqipërinë që po mahnit të huajt

Në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ministri Klosi ka publikuar videon promovuese për Shqipërinë. Postimi që ka arritur mbi 1 mijë shikime në 1 orë sjell një panoramë të mrekullueshme të Shqipërisë turistike duke u mbyllur me fjalët “Shqipëria-ndiq udhën tënde”.

 

Video duket se është pëlqyer po aq sa edhe thirrja e ministrit të turizmit dhe mjedisit që shkruan: “Jehoje edhe, ti në profilin tënd” duke u kërkuar të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale që ta shpërndajnë sepse siç thotë ai: “Shqipëria meriton vëmendje. Turistët meritojnë Shqipërinë!”.

Dhe thirrja e tij duket se ka funksionuar pasi thuajse në çdo minutë ka një share (shpërndarje) ose nëse do t’i referoheshim fjalës që ka përmendur vetë Klosi, ka 1 “jehonë” për 1 minutë.
Edhe qëllimi i eventit “Od”a me 200 emra të shquar shqiptare jashtë vendit, ishte ngritja e rrjetit të blogerave për promovimin e Shqipërisë turistike.

Grimeri Mario Dedivanovic i cili u nderua me çmim në eventin “ODA”, ka postuar në rrjete sociale, një fotografi me çmimin në duar duke falënderuar të gjithë shqiptarët, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, organizatorët për çmimin. “Faleminderit ODA për këtë nder Shqipërisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe gjithë shqiptarëve në gjithë botë për mbështetjen që më japin gjithmonë. Ndjehem shumë krenar”, ka shkruar Mario.

Mario ishte një nga artistët e vlerësuar me çmimin Oda, në eventin me të njëjtin titull, që u mbështet nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Në këtë event ministri Klosi krijoi edhe Rrjetin e blogerave shqiptarë për promovimin e turizmit në Shqipëri duke vlerësuar një klikim në profilet e VIP-ave më të dobishëm se e dhjetëra panaire, takime zyrtare apo para të shpenzuara për promovim.
Mario Dedivanovic i cili njihet si grimieri personal i Kim Kardashian kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri për të qenë pjesë e eventit “ODA” që u organizua në Pallatin e Brigadave në Tiranë më datë 20 janar.

“Jehoje edhe ti!”, videoja promovuese për Shqipërinë që po mahnit të huajt Read More »