Turizem

Çm enduri/ Arrin 50 mijë lekë shezlongu në Ksamil

Çme nden çmimet në jug të vendit, por jo vetëm.

Kjo ka bërë që mjaft qytetarë të hezitojnë për pushime. Madje edhe turistët po e shmangin Shqipërinë dhe po ikin në vendet fqinje si Greqia. Përse të mos shkojnë në Greqi. Çadra dhe shezlonge falas, ose po duash ngri çadrën vetë dhe bëj plazh sa të duash falas.

Por vetëm disa kilometra më tej, në një nga vendet më të varfra, jo në Evropë, por në Botë, në Shqipërinë tonë, çmimet janë çmendur.

Jugu mbetet më i shtrenjtë.

Çmimet e shezlongeve kanë kapur stratosferën.

Një pushues ka raportuar për mediat se për një gazebo dysh te Pema e Thatë ka paguar 5000 Lekë të reja, ndërsa një ditë më parë 3000 Lekë të reja.

Çm enduri/ Arrin 50 mijë lekë shezlongu në Ksamil Read More »

Krijesat e bukura iu dhurojnë spektakël, turistët mahniten në gjirin e Vlorës nga pamjet e rralla që shikojnë në det (foto)

Disa turistë janë mahnitur nga bukuria e krijesave në gjirin e Vlorës, teksa ishin duke u kthyer me varkë nga një vizitë në ishullin e Sazanit.

Delfinët, karakteristik për këtë stinë në detin e Vlorës, kanë dhuruar spektakël përpara tyre.

Një familje delfinesh e cila po lundronte njëkohësisht me varkën në fjalë, ka kërcyer pak metra larg tyre Pasagjerët në varkë mes tyre dhe të huaj janë surprizuar nga kërcimet e tyre
teksa dëgjohen në videot edhe fjalët që ata shprehin duke u ndjerë te mahnitur nga bukuria e krijesave të detit.

Krijesat e bukura iu dhurojnë spektakël, turistët mahniten në gjirin e Vlorës nga pamjet e rralla që shikojnë në det (foto) Read More »

Vlora dhe jugu i Shqipërisë tërheq jo vetëm pushuesit të cilët e kanë vizituar më parë Shqipërinë por dhe pushues të rinj, ja arsyet…

Çmimet konkurruese që ofron Shqipëria krahasuar me ato te rajonit për pushimet me kamper vijojnë dhe këtë vit të tërheqin turistë të ndryshëm nga vende të Europës , si Irlanda, Gjermania. Italia e Polonia. Vlora dhe jugu i Shqipërisë tërheq jo vetëm pushuesit të cilët e kanë vizituar më parë Shqipërinë por dhe pushues të rinj.

Arsyet janë çmimet e arsyeshme dhe bukuritë natyrore. Mes pushuesve me kampera gjejmë pushues të cilët prej vitesh vijnë në Shqipëri, por dhe pushues të cilët pavarësisht komenteve negative kanë guxuar ta eksplorojnë dhe shijojnë Shqipërinë me syrin e tyre.

“Unë jam Markes dhe hoqa dorë nga puna për të shijuar jugun e Evropes, dhe ndodhem me familjen time në Shqipëri dhe është një nga ndalesat që kishim planifikuar. Na pëlqen natyra dhe të eksploroj gjëra të reja”.

“Emri im është Xherald vi nga jugu i Irlandes. Pas covid dhe dy vitesh i mbyllur në shtëpi vendosa të provoj këto lloj pushimesh. Miqtë e mi më penguan të vija, pasi sipas tyre Shqipëria nuk është vend i sigurt, por unë vendosa ta shikoj këtë me syrin tim dhe ja ku jam. Prej dy javësh ndodhem këtu dhe më pëlqen shumë. Çmime të lira krahasuar me Kroacinë. Jemi bërë si një familje dhe shijojmë çdo mbrëmje ushqim, pije dhe krijomë kontakte të reja”.

Qyteti i Vlorës dhe shtrirja gjeografike e saj ofron shume mundësi për çdo lloj pushimesh në çdo sezon. Top Channel

Vlora dhe jugu i Shqipërisë tërheq jo vetëm pushuesit të cilët e kanë vizituar më parë Shqipërinë por dhe pushues të rinj, ja arsyet… Read More »

Vlora, qyteti bregdetar i dy deteve me pamje magjike

Vlora qyteti bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë, konsiderohet si një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë!

Bregdeti i Vlorës, jo vetëm se është destinacioni turistik i rëndësishëm për verën, por ky vend njihet edhe si nga plazhet e virgjëra spektakolare dhe me detin blu, ku bashkohet Adriatiku me Jonin.
Qyteti i Vlorës është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri si një nga perlat e Jugut.
Plazhe me rërë, gjire të izoluara, ujë kristalor, shkëmbinjë dhe deti që ngjan me Karaibet, Vlora ofron edhe një paketë të plotë turistike nga turizmi historik.
Në Vlorë mund të zgjedhësh të shijosh kafenetë e bukura me pamje nga deti, të ecësh në rrugën e dikurshme të kafeneve, të zejtarëve, artizanëve, qëndistares Marigo, firmëtarëve të pavarësisë. Qendra historike e Vlorës është një diamant në zemër të qytetit që zbulon historinë.
Mund të vizitoni po ashtu Manastirin e Hyjëlindëses në Zvërnec, aty ku mrekullisht takohen cicërimat e zogjve dhe psherëtima e dallgëve, duke krijuar simfoninë unike atë të tingujve mes tokës dhe detit.

Një tjetër atraksion për turistët gjendet në majë të kodrës, e gdhendur nga ujërat e detit dhe me pamje nga qyteti. Është vendi fetar i Kuzum Baba. Kuzum Baba është një tarracë natyrore e gdhendur nga deti, e vendosur në një kodër mbi qytetin e Vlorës. Ajo e merr emrin e tij nga Sejjid Ali Sulltan, i njohur si At Kuzum (Kuzum Baba), një udhëheqës shpirtëror bektashian, i cili sipas traditës lokale, është varrosur këtu. Duke qenë pika më e lartë e qytetit, diku në 30 m mbi nivelit të detit, Kuzum Baba u ofron vizitorëve mundësinë për të shijuar ajrin e pastër dhe për të admiruar peizazhe të bukura të qytetit.

Duhet theksuar se Vlora ka një klimë të ndërthurur malore dhe detare. Vera është e freskët me shumë diell, dhe dimri i ftohtë dhe i lagësht.

Vlora, qyteti bregdetar i dy deteve me pamje magjike Read More »

‘Vijnë në Vlorë dhe duan shërbim me pesë yje por duan të paguajnë si në supermarket; duan peshk deti por ta paguajnë me cmim rezervati; duan Vlorën por nuk duan vlonjatët se e kanë dialektin e rëndë…’

Dritan hila
Vijne ne Vlore dhe duan sherbim me pese yje por duan te paguajne si ne supermarket; duan peshk deti por ta paguajne me cmim rezervati; duan Vloren por nuk duan vlonjatet se e kane dialektin e rende; kerkojne sherbim me kulture por kamarierit i flasin harbutshe; shajne vendasit per pastertine dhe per plehrat ne Sazan por harrojne qe i hedhin vete; ju mbetet hatri per investimet qe ka qyteti por nuk kujtohen se qarrin nuk e kane marre vlonjatet por Fusha e Gega e te tjere dhe nuk i zbaton asnje ndertues vlonjat; ankohen per cmimet e resorteve por harrojne qe resortet i kane Samir Mane e Gon Papuli qe akoma nuk kane mesuar notin.
Ej, po me avash kur i jepni gojes a….

‘Vijnë në Vlorë dhe duan shërbim me pesë yje por duan të paguajnë si në supermarket; duan peshk deti por ta paguajnë me cmim rezervati; duan Vlorën por nuk duan vlonjatët se e kanë dialektin e rëndë…’ Read More »

Aksi i ri Orikum-Dukat do jetë gati në Korrik!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh se aksi Orikum-Dukat do të hapet në korrik, atëherë kur sezoni turistik është në pikun e tij.

Bashjë ne kreun e ARRSH-se inspektuan punimet dhe theksuan se për shkak të tipologjive të ndryshme të këtij aksi dhe urave të reja, ekipet e terrenit po punojnë në 4 fronte të ndryshme.

“Aksi rrugor Orikum-Dukat po merr tërësisht një pamje të re çka do të ofrojë më shumë siguri dhe udhëtim me standarde për të gjithë përdoruesit” , thanë mes të tjerash.

Balluku nënvizoi se në fundjavë do kryhen më pak punime për të shmangur ngarkesa për shkak të automjeteve të shumta që i drejtohen plazheve të jugut.

Aksi i ri Orikum-Dukat do jetë gati në Korrik! Read More »

‘The Gardian’: Qeparoi një ndër 40 plazhet më të mira të Evropës!

Qeparoi është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth”.

Kështu nis shkrimi i gazetës prestigjioze britanike “The Gardian” në një renditje të 40 plazheve më të bukura të Evropës.

Mes plazheve ikonë të Greqisë, Italisë, Spanjës, por edhe Kroacisë dhe Malit të Zi nuk mungon as Shqipëria.

Gazeta britanike megjithatë veçon më së shumti plazhin e Porto Palermos.

Sipas saj, në këtë zonë ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesori, i quajtur Porto Palermo, është i bukur, i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor që në krye ka një kështjellë 200-vjeçare.

Gazeta Britanike sugjeron edhe një shëtitje të shkurtër përgjatë bregdetit ndërsa veçon se hotelet kanë një çmim deri në 70 euro nata në një dhomë me pamje nga deti Jon./klan

‘The Gardian’: Qeparoi një ndër 40 plazhet më të mira të Evropës! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com