Turizem

Ja plazhi në Shqipëri ku çadra kushton vetëm 300 lekë

Kjo është rruga që të çon drejt Plazhit të Semanit ne Fier.

I gjendur rreth 18 km në perëndim të Fierit me një gjatësi 7 km, kjo hapësirë bregdetare me rërë të imet e pasur me jod, e ujë të pastër preferohet shumë nga pushuesit, për të kaluar një fundjavë familjare.

“Këtu çadrat janë nga 300 lekë nuk i gjen në asnjë vend tjetër”

“Semani i bën zili çdo vendi tjetër”

“Vijmë nga Fieri, na pëlqen të kalojmë disa orë këtu, është mire për fëmijët se plazhi është i cekët, dhe është lirë”– shprehen pushuesit.

Sakaq gatimet tradicionale të zonës, çmimet e përballueshme dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore e bëjnë këtë plazh të joshet edhe më shumë nga pushuesit vendas./ Top Channel

Ja plazhi në Shqipëri ku çadra kushton vetëm 300 lekë Read More »

Zgjerohet ‘harta’ e pushuesve në Jug, turistet nga Gjermania: Do të rikthehemi sërish

Dikur në vendin tonë pushonin më shumë turistë nga Kosova dhe shtetet e rajonit ndërsa vitet e fundit bregdeti i jugut po frekuentohet gjithnjë e më shumë edhe nga vizitorët e vendeve europiane.

Për Panorama TV, turistët në Ksamil kanë treguar se çmimet dhe shërbimet janë të përballueshme, dhe kanë shprehur dëshirën për t’u rikthyer sërish

Dy mikesha nga Gjermania të cilat vizitojnë Shqipërinë për herë të pare tha se Ksamilin e kishin parë vetëm në rrjetet sociale, dhe se pasi mbërritën kuptuan se pamjet janë origjinale ashtu siç dhe në foto.
“Pashë Ksamilin nga mediat sociale. Kështu që unë edhe shoqja ime vendosëm të vijmë këtu. Në realitet është shumë më bukur sesa në fotografi. Tani nuk është piku i sezonit dhe nuk ka shumë njerëz, kështu që e kemi plazhin të gjithin për vete”, tregoi një prej tyre.

Sakaq turistja tjetër tregoi se do të rikthehet sërish ta vizitojë bregdetin pasi e ka shijuar shumë.

“Jam duke e shijuar. Është bukur këtu. Shërbimi është i mirë dhe çmimet janë të përballueshme. Nuk kam qenë më parë dhe kam lexuar për Shqipërinë dhe Ksamilin në rrejtet sociale. Do të kthehem sërish ta vizitoj”.

Veç detit me ujë të kristaltë, vajzave ju kanë pëlqyer dhe ushqimi.

“Kemi provuar restorante të shumta, ka shumë lloj ushqimesh. Kemi gjetur gatime italiane, por edhe sushi. Punonjësit e restoranteve janë miqësore”

Ksamili ndodhet, 17 km larg Sarandës dhe është një nga fshatrat më të bukur bregdetarë të jugut të vendit. Është plazh ranor, me ujë të kristaltë dhe me katër ishuj të vegjël. Vitet e fundit, Ksamilin e kanë promovuar dhe sugjeruar për turistët edhe media prestigjioze ndërkombëtare.

Zgjerohet ‘harta’ e pushuesve në Jug, turistet nga Gjermania: Do të rikthehemi sërish Read More »

Vrojtuesit e plazheve në Vlorë/ Vendosen çadrat, por jo rojet

Moti i mirë në Vlorë dhe pushuesit nga vende të ndryshme të botës, ka bërë që në bregdetin e jugut vendosja e çadrave të fillojë para nisjes se sezonit veror.

Ofertat turistike dhe bukuritë natyrorë të Shqipërisë, pritet të shtojnë numrin e vizorëve në vendin tonë. Nga ana tjetër plazhet tona ende nuk janë të pajisur me vrojtues plazhi, sepse të rinjtë nuk e preferojnë të kenë një profesion që shpëton jetë në det.

Por detyrimi ligjor që çdo stacion plazhi duhet të këtë një vrojtues, bëri që të vetmit vrojtues të jenë vetë pronarët e plazhit.

Elson Muskaj, është pronar i një stacioni plazhi, pavarësisht kësaj këtë verë ai do të bëjë punë e vrojtuesit. Ai thotë se prej muajsh kërkon që të punësoj në të ri në këtë pozicion, por sipas Elsonit askush nuk do ta bëj një punë të tillë edhe pse pagesa është e mirë.

Përballë këtyre vështirësi, në fillim të qershorit e gjithë vija bregdetare duhet të këtë në stacione rojet e plazhit me qëllimin e vetëm që tu japi ndihmën e shpejtë pushuesve.

Vrojtuesit e plazheve në Vlorë/ Vendosen çadrat, por jo rojet Read More »

‘Nami’ me turistë në Shqipëri, ja çfarë thonë shifrat

Ritmet e rritjes së turizmit këtë vit po shfaqen muaj pas muaji më të mira sesa viti 2022 që është viti më i mirë historik i sektorit.

Kjo pritshmëri pozitive duket se po ushqehet nga një sërë të dhënash ku përpos rritjes që rezulton nga lëvizjet e shtetasve e njëjta tendencë po shfaqet edhe në strukturat akomoduese.
Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për këto struktura për muajin e tretë të vitit ku duket se ecuria ka qenë me rritje në disa aspekte përfshirë edhe në normën neto të shfrytëzimit të kapaciteteve që në shkurt ishte lehtë më e ulët se viti paraardhës.

“Në muajin Mars 2023, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë: Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 29,8 %, në krahasim me Mars 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 15,9 %; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 46,6 %.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 36,1 %, në krahasim me Mars 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 25,8 %; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 44,9 %” vlerëson INSTAT.

Vizitorë

Sipas INSTAT gjatë muajit Mars 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 29,8 %, krahasuar me Mars 2022. “Numri i vizitorëve jo- rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 77,8 %. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 66,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 72,8 %

Në muajin Mars 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (53,8 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (68,2 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,1 %)” thuhet në publikim.

Netë qëndrimet në hotele

Të huajt kanë preferuar qëndrimin në hotele por duket se rritjen më të madhe në raport me vitin parardhës e ka pjesa e kampingjeve, çadrave apo rulotëve me 2.2 herë më shumë në mars 2023 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Gjatë muajit Mars 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 36,1 %, në krahasim me muajin Mars 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 61,3 %. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 91,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë me 2,2 herë.

Në muajin Mars 2023, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër” (64,7 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (66,8 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (97,0 %).

Norma neto e shfrytëzimit

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 9,6 %, kundrejt 8,7 % që ishte në muajin Mars 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 10,8 %, kundrejt 7,7 % që ishte në muajin Mars 2022” vlerëson INSTAT.

‘Nami’ me turistë në Shqipëri, ja çfarë thonë shifrat Read More »

Këto janë 3 qytetet më të lira në Europë për pushime të paharrueshme

Platforma e udhëtimit, Mabrian, ka renditur në studimin e saj më të fundit qytetet më të lira evropiane për pushime.

Sipas Mabrian, tre destinacionet më të mira evropiane me vlerë për para janë Zagrebi (Kroaci), Athina (Greqi) dhe Ljubljana (Slloveni). Një renditje e tillë është bërë bazuar në lidhjen ajrore, çmimet mesatare të hoteleve dhe nivelet e kënaqësisë së vizitorëve.

Të dhënat e siguruara nga Mabrian tregojnë se destinacioni që ofroi vlerën më të mirë për paratë gjatë qershorit 2022 ishte Zagrebi. Edhe pse kryeqyteti i Kroacisë është ndër të fundit për sa i përket lidhjes ajrore, ai ka një nivel të lartë kënaqësie në shumicën e fushave të tjera të analizuara.

Përveç kësaj, Zagrebi ofroi një çmim shumë konkurrues akomodimi në krahasim me destinacionet e tjera.

Lista e plotë përfshin 11 qytete:

Zagreb (Kroaci)

Athinë, Greqi)

Lubjanë (Slloveni)

Romë (Itali)

Vjenë (Austri)

Lisbonë (Portugali)

Madrid (Spanjë)

Milano (Itali)

Dubrovnik (Kroaci)

Berlin (Gjermani)

Amsterdam (Holandë)

Paris, Francë)

Barcelona (Spanjë)
Londër (Mbretëria e Bashkuar)

Londër (Mbretëria e Bashkuar)

Këto janë 3 qytetet më të lira në Europë për pushime të paharrueshme Read More »

Çmimet e kripura zbrazin jugun, pushuesit ‘leksion’ pronarëve të bizneseve në jug

Ndërsa Shqipëria është në pikun e sezonit veror, kjo e shtunë e ka gjetur Vlorën dhe Sarandën të zbrazur nga pushuesit. Plazhet e qytetit thuajse janë të boshatisura.

Nga ana tjetër shërbimet hoteliere në Vlorë raportohet se po funksionojnë me 50% të kapacitetit të tyre.

Operatorët turistikë pranojnë se çmimet e larta kanë ulur numrin e pushuesve vendas. Në Sarandë numrin më të lartë të turistëve e mbajnë shqiptarët e Kosovës, duke u ndjekur nga Polakët e Gjermanët.

E njëjta situatë është paraqitur edhe në Jalë, ku vihet re një ulje drastike e turistëve si asnjëherë me parë.

Një tjetër arsye për uljen e numrit të pushuesve janë prurjet e pakta që vijnë nga Europa lindore kryesisht nga Ukraina e Rusia. Lufta ka ndikuar si në rritjen e çmimeve ashtu edhe në uljen e numrit të pushuesve.

Çmimet e kripura zbrazin jugun, pushuesit ‘leksion’ pronarëve të bizneseve në jug Read More »

Vlora boshatiset në mes të sezonit turistik, dhomat deri në 250 euro nata

Mesi i korrikut e gjen Vlorën gati të zbrazët nga turistët. Plazhet e qytetit thuajse jane bosh ndërsa hotelet nuk i kalojnë 50% te kapaciteteve.

Për pushuesit shqiptarë në zona të ndryshme çmimet ndryshojnë, por sërish mbeten të shtrenjta.

“Çmimet më duken më ndryshe se nga Tirana, por çadrat i rrisin çmimet përditë. Më vjen keq se edhe pastërtia nuk është në nivelin e duhur, kanë mundësi më shumë të bëjnë, varet dhe nga vetë banorët, por duhet punë më e madhe edhe nga bashkia”, thotë një pushuese.

Për turistët e huaj, çmimet janë të ulëta në krahasim me vendet e tyre, por sërish të larta për Shqipërinë.

“Jam nga Gjermania, hera e tretë që vij në Vlorë. Në krahasim me Gjermaninë, çmimet janë më të ulëta, por nga vjet këtë vit janë më të shtrenjta.

Jam nga Kosova, dje kam ardhur, kam qenë edhe herë të tjera. Çmimet? Me shtrenjtë, shumë më shtrenjtë”, shprehen ata.

Vetë menaxherët e holeteve konfirmojnë se sezoni është i vakët. Çmimet për një natë shkojnë deri në 350 euro.

“Çmimet vjet kanë variuar nga 120 euro-250 euro, ndërsa këtë vit fillojnë nga 150-350. Nuk mendoj që është arsyeja kryesore rritja e çmimeve, mendoj qe turistët e huaj këtë vit janë shumë herë me të pakët per të mos thënë inekzistent, mungon turizmi elitar.”

Kemi një ndryshim të çmimeve rreth 20- 30% , konkretisht nëse çmimi i një dhome çift shkonte deri në 60 euro sivjet shkon deri në 80 euro. Një dhomë triple shkonte 90 euro sivjet shkon 110 euro. Përsa i përket prenotimeve, vjet në datën 8 korrik nisi fluksi i madh, sivjet jemi duke pritur ende”, sipas tyre.

Për kreun e sektorit hotelier për jugun, Adnand Aliaj prenotimet janë në 50% të pritshmërive. Pr oblematikë mbeten çmimet e larta.

“Duhen parëpak edhe politikat e brendshme për të ruajtur një standard dhe me vendet që kemi afër sepse konkurenca është shumë e fortë duke parë Malin e Zi, Greqinë, mundësia e hapjes për këto shtete tani është e mundshme dhe ndoshta ndikon te çmimet. Presim fundin e korrikut dhe gushtin”, theksoi Aliaj.

Çmimi i shezlongëve nis nga 500 lekë në zonën e Lungomare për të vijuar me 1 mijë deri 2 mijë lekë, duke u zhvendosur gjatë vijës bregdetare.

Rritja e çmimeve duket se po tkurr kohëzgjatjen e sezonit. Pritshmëritë për muajin korrik janë nën mesatare./Shqiperiaime

Vlora boshatiset në mes të sezonit turistik, dhomat deri në 250 euro nata Read More »

Njihuni me plazhet më të lira në Shqipëri

Që këto pushime verore do të ishin “të kripura”… dihej. Kjo si pasojë e shtrenjtimit të ushqimeve, pijeve apo karburantit.
Rrjedhimisht, këtë vit sipas një pyetësori të kryer nga Barometri i Ballkanit për vitin 2022, rreth 60 për qind e shqiptarëve kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon.

Por zgjedhjet për të kaluar pushime disi më të lira nuk mungojnë. Plazhet në veri të vendit, Shëngjin e Velipojë mund të jenë dy opsione. Çmime të përballueshme ofron edhe Durrësi e një pjesë e Vlorës. E njëjta nuk mund të thuhet për Sarandën, Palasën apo Dhërmiun ku një çift duhet të paguajë nga 10 deri në 14 mijë lekë vetëm për t’u akomoduar një natë.

Me gjithë shtrenjtimet, Shqipëria vijon të ofrojë çmime më të ulëta se vendet europiane e madje Rajonit. Sipas platformës Airbnb, një çift mund të akomodohet në plazhet e vendit për mesatarisht 65 euro, shifër kjo më e ulët se ajo që një turist do duhej të paguante në Turqi, Malin e Zi, Greqi. Itali apo Maltë.

Përtej k rizës së çmimeve ky sezon veror pritet të tejkalojë edhe atë të vitit 2019. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vetëm në tre muajt e parë vitit turistët e huaj shpenzuan në vend më shumë se 400 milionë euro, shifër kjo gati 2-fish më e lartë se mesatarja e viteve 2008-2021.

Njihuni me plazhet më të lira në Shqipëri Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com