Loading...

Zgjerohet ‘harta’ e pushuesve në Jug, turistet nga Gjermania: Do të rikthehemi sërish

Dikur në vendin tonë pushonin më shumë turistë nga Kosova dhe shtetet e rajonit ndërsa vitet e fundit bregdeti i jugut po frekuentohet gjithnjë e më shumë edhe nga vizitorët e vendeve europiane.

Për Panorama TV, turistët në Ksamil kanë treguar se çmimet dhe shërbimet janë të përballueshme, dhe kanë shprehur dëshirën për t’u rikthyer sërish

Dy mikesha nga Gjermania të cilat vizitojnë Shqipërinë për herë të pare tha se Ksamilin e kishin parë vetëm në rrjetet sociale, dhe se pasi mbërritën kuptuan se pamjet janë origjinale ashtu siç dhe në foto.
“Pashë Ksamilin nga mediat sociale. Kështu që unë edhe shoqja ime vendosëm të vijmë këtu. Në realitet është shumë më bukur sesa në fotografi. Tani nuk është piku i sezonit dhe nuk ka shumë njerëz, kështu që e kemi plazhin të gjithin për vete”, tregoi një prej tyre.

Sakaq turistja tjetër tregoi se do të rikthehet sërish ta vizitojë bregdetin pasi e ka shijuar shumë.

“Jam duke e shijuar. Është bukur këtu. Shërbimi është i mirë dhe çmimet janë të përballueshme. Nuk kam qenë më parë dhe kam lexuar për Shqipërinë dhe Ksamilin në rrejtet sociale. Do të kthehem sërish ta vizitoj”.

Veç detit me ujë të kristaltë, vajzave ju kanë pëlqyer dhe ushqimi.

“Kemi provuar restorante të shumta, ka shumë lloj ushqimesh. Kemi gjetur gatime italiane, por edhe sushi. Punonjësit e restoranteve janë miqësore”

Ksamili ndodhet, 17 km larg Sarandës dhe është një nga fshatrat më të bukur bregdetarë të jugut të vendit. Është plazh ranor, me ujë të kristaltë dhe me katër ishuj të vegjël. Vitet e fundit, Ksamilin e kanë promovuar dhe sugjeruar për turistët edhe media prestigjioze ndërkombëtare.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com