Turizem

Banoret e Radhimes bejne nje veprim human ! (Video)

[sgmb id=”1″]Banoret e Radhimes kane bere nje veprim human ! Ata kane leshuar ne det nje breshke e cila kishte rene ne rrjetat e peshkatareve te zones. Breshka ishte ne gjendje shume te renduar per shkak se skoriet i kishin mbuluar trupin dhe gojen. Banoret e zones e pastruan breshken dhe me ndihmen e nje grupi femijesh e kane leshuar breshken ne det.

Banoret e Radhimes bejne nje veprim human ! (Video) Read More »

Skandali ne Pashaliman ! Bllokohen studentet te vizitojne Orikun ! Blindohet Postoblloku ! Ushtaraket ‘Nuk do kete akses per asnje’ !

Nje grup studentesh eshte penguar sot nga Postoblloku Pashaliman per te vizituar Parkun e Orikut. Sic informon njeri prej studenteve te pranishem, ata jane ndaluar nga ushtaraket e postobllokut me pretendimin se qe nga muaji Tetor nuk ka person qe te shoqeron per te parku Oriku dhe per te vizituar parkun duhet leje nga Ministra (nuk dihet se nga cila Ministri)

Burime te sigurta pohojne per orikuminews  se per zgjidhjen e ketij problemi ka nderhyre edhe Admistratorja e Njesise Administrative Orikum Znj. Melaize Selamaj, e cila ka bere perpjekje maksimale per te mundesuar hyrjen e vizitoreve ne Park, por kjo gje ka qene e pamundur pasi ushtaraket kane qene te prere duke sqaruar se kane marre urdher nga lart qe nuk do te kete me akses ne postobllok per asnje.

Parku i Orikum ka nje Pergjegjes qe punon atje per biletat dhe varet drejtpersedrejti nga Drejtoria e Monumenteve te Kulures. Burime nga Njesia Administrative Orikum na bejne me dije se nga Nj. A. Orikum nuk kalon asnje procedure ne lidhje me parkun Oriku. Nuk dihet perse behet ky bllokim nga ushtria por si do qe te  jete arsyeja kjo eshte nje goditje e rende per turizmin ne zone !

Skandali ne Pashaliman ! Bllokohen studentet te vizitojne Orikun ! Blindohet Postoblloku ! Ushtaraket ‘Nuk do kete akses per asnje’ ! Read More »

Shkolla e Mesme Industriale ” Pavarësia”, Vlorë viziton Parkun Arkeologjik Oriku

Shkolla e Mesme Industriale ” Pavarësia”, Vlorë, nxënës të klasave të XI e XIII, zhvilluan një eskursion mësimor në Parkun Arkeologjik të Orikut.
E ku më mirë se në një qytet që na vjen prej kohës së antikitetit, siç është Oriku, mund tu flitet nxënësve lidhur me lëndë të tilla si ” Histori antike” apo ” Histori e Mesjetës” që ata kanë në programin mësimor?
PA ” Orik” krahas shumë monumenteve dhe parqeve arkeologjike që mbulon DRKK Vlorë, përbën një destinacion të mrekullueshëm, jo vetëm turistik por edhe mësiomor e edukativ.
Oriku sidomos, mes ujrave të Limanit e Adriatikut por edhe përfund Karaborunit ofron një mjedis fantastik për tu parë nga afër e vizituar.
Nxënësit e shkollave, natyrshëm, mbeten një target grup i përshtatshëm për nxënie dhe mësim historie, të rrënjëve tona ardhur prej qytetërimesh shumë shekullore.
Një falenderim i posaçëm për nxënësit pjesëmarrës, drejtorinë e Shkollës ” Pavarësia”, drejtorin Gentian Boçi dhe stafin pedagogjik për kujdesin e treguar.

 

Shkolla e Mesme Industriale ” Pavarësia”, Vlorë viziton Parkun Arkeologjik Oriku Read More »

Nuk do ta besoni por ata kontribojne per zhvillimin e turizmit ne zonen tone ! Respekt per pune e tyre ! Ja per ke behet fjale(FOTO)

Sic e keni vene re gjate viteve , ne periudhen para fillimit te sezonit veror grupe nga komuniteti Rom udhetojne dhe vendoseen ne hyrje te Orikumit ne zonen afer Lumit te Izvorit. Zanati i tyre ka bere qe te krijohet nje bashkepunim afatgjate ndermjet tyre dhe sipermarresve ne zonen tone. Keta njerez te mire organizuar punojne ne menyre artizanale me kallama dhe kashte duke prodhuar cadrat qe perdoren per pushuesit gjate veres.

Nuk jane pak, por eshte nje numer i konsiderueshem biznesesh dhe sipermarresisht qe bashkepunojne me kete komunitet per qellime te cilat ne nje fare menyre ndikojne ne zhvillimin e turizit ne zonen tone.

Respekt per keta njerez duar arte dhe per gjithe ata sipermarres te cilet kane krijuar kete mardhenie te ndersjellte.

Aurora

 

Nuk do ta besoni por ata kontribojne per zhvillimin e turizmit ne zonen tone ! Respekt per pune e tyre ! Ja per ke behet fjale(FOTO) Read More »

Ja c’fare nuk dini per Lagunen e Orikumit, Peshkimin, rritjen artificiale te peshkut dhe problemet e peshkatareve ne Orikum !

 Peshkimi dhe rritja artificiale e peshkut

– Peshkimi ne Orikum dhe shqetesimet e peshkatareve:

Sipërfaqja e lagunës së Orikumit normalisht është 105 Ha, dhe mund të shkojë 115 Ha kur niveli i ujit në lagunë është i lartë e ndikuar nga kushtet klimaterike. Mesatarisht thellësia e  lagunës shkon nga2.8 në  ne 3.0 metër.

Që prej vitit 2003, laguna administrohet nga një shoqëri private e quajtur “Kthesa”, e cila është e liçensuar për shfrytëzimin e saj dhe është përgjegjëse për mirëmbajtjen  e lagunës. Ndërmarrja operon me 2-3 varka të vogla të quajtura “sandale” me përmasat 3.8 – 4.0 ml të gjata.

Numri i peshkatarëve që punojnë në lagunë nën menaxhimin e “Kthesës” është 9 (nëntë) në total. Kjo ndërmarrje ka krijuar rregulla me qëllim mbrojtjen e Lagunës. Bazuar në këto rregulla, përgjatë  periudhës Shkurt – Maj, peshkimi në lagunë është i ndaluar.   Dajlani  dhe kanale të tjera komunikuese të lagunës me detin janë të hapura me qëllim qarkullimin e ujit dhe rifreskimin e ujit të Lagunës së Orikumit. Periudha e peshkimit në lagunë është Shtator – Janar.  Rrjetat  e peshkimit  janë të tipit 32 mm dhe 40 mm (madhësia e nyjeve) dhe ata nuk përdorin rrjetat standarte prej 24 mm, me qëllim që të mos peshkojnë peshq të vegjël. Si rrjedhojë peshkimi nga amatorët apo persona të tjerë, me përjashtim të peshkatarëve të “Kthesës” është i ndaluar. Kjo për shkak të përdorimit të dinamitit nga disa persona, vite më parë. Katër lloje peshqish mund të kapen në lagunë: kocja, qejfulli, ngjala dhe levreku. Molusqet e lagunës janë shumë të rëndësishëm në terma ekonomike dhe ekologjike. Rudipates decussatus dhe Venerupis  aurea janë dy lloje kryesore në këtë zonë.

Prodhimi mesatar vjetor i peshkut në Lagunën Orikum është 100 Kv dhe rreth 15-20 Kv molusqe të cilësisë së lartë dhe shumë të preferuara në treg. Prodhimi vjetor i peshkut është luhatur midis viteve 2003 – 2011. Periudha më e mirë produktive ka qenë në vitet 2003 – 2004, më vonë përgjatë viteve 2005 – 2008, u evidentua një pakësim i prodhimit të peshkut dhe si  rrjedhojë dhe pakësimi i të ardhurave të anëtarëve të shoqërisë. Shoqëria “Kthesa  i rriti investimet për mirëmbajtjen e lagunës në 2008 në shifren rreth 50,000 dollarë, ndërsa në përgjithësi shpenzimet vjetore janë mesatarisht nga 25,000 deri në 35,000 dollare.

Në vitin 2008, shoqëria investoi në bërjen operacionale të kanalit të dytë komunikues ose siç e quanin peshkatarët “kanali i  dytë mbështetës”.  Ata kuptuan se pakësimi i peshkut vinte si rrjedhojë e ujit të lagunës. Precipitimi, avullimi dhe hyrja e ujit të fresket kishte ndikuar në natyrën e lagunës. Një kanal komunikimi nuk ishte i mjaftueshëm për sa kohë laguna kishte ndryshuar parametrat e saj fizike dhe kimike. Si rrjedhojë nevojitej një rifreskim apo qarkullim intensiv i ujit.

Ndërmjet viteve 2008 – 2011, ka patur përmirësime modeste në prodhimtarinë e peshkut dhe për rrjedhojë edhe në të ardhurat e peshkatarëve. Por përgjate 2012, situata në lagunë duket joproduktive.  Bazuar në eksperiencën e peshkatarëve, ata nuk kishin parë një vit kaq jo të mbarë sa ky. Prodhimi i peshkut është i pakët ndërsa prodhimi i karakalecave i konsiderueshem rreth 300 kg. Peshkatarët e lidhin pakësimin e peshkut me motin e thatë në periudhën Janar – Shtator 2012.  Ata dhanë opinione për përmirësimin e situatës si më poshtë:

  • – Laguna ka nevojë për ujë të freskët për shkak të rritjes së nivelit të kripes. Uji i freskët mund të vijë nga uji i pastër i zonës së Karaburunit. Dikur, laguna ushqehej me ujë  përmes infiltrimeve intensive me origjinë nga malet. Ky fenomen është pakësuar. Një tjetër mënyrë është dhe ajo e shkëmbimit të ujit me detin. Përpara 1990, laguna kishte tre kanale komunikimi: kanalin kryesor hyrës të quajtur “Dajlan” dhe dy hyrje të tjera mbështetëse.
  • – Peshkatarët  mendojne se është shumë e nevojshme të përmirësohet hyrja e Dajlanit kryesor , duke ndërtuar një mur mbrojtës prej 60 gradë me bregun dhe midis ekstremit të hyrjes dhe vijës bregdetare të ketë një distancë prej 40m. Gjatësia e murit do të jetë 35-40 metra dhe thellësia rreth 5-6 m. Kjo strukturë sipas peshkatarëve do të bëjë të mundur mbrojtjen e Dajlanit, sepse përgjatë stuhive dhe baticave të mëdha, shkëmbimi i ujit do të jetë i qetë dhe strukturat e Dajlanit do të jenë të mbrojtura, duke reduktuar kështu shpenzimet që duhen për mirëmbajtjen e lagunës.

Nga ana tjetër,  ka një mungesë të rregullsisë të bërjes së analizave fiziko- kimike dhe bakterolologjike të ujit të lagunës. Sipas peshkatarëve,  ujit i bëhen analiza dy herë në vit. Sidoqoftë ata nuk kanë evidenca rreth parametrave të ujit dhe kanë njohuri të kufizuara për treguesit e vlerave. Një nga anëtaret e shoqërisë, që kishte njohuri modeste, u ankua për mënyrën e marrjes së ujit për ta analizuar. Ai shpjegoi se uji nuk merret në thellesitë e ndryshme të lagunës dhe në të gjithë sipërfaqen e saj. Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij,  mund të krijohet një lloj harte me të gjithë treguesit  në thellesitë dhe zonat e ndryshme të lagunës, duke krahasuar kështu ndryshimet kohë pas kohe. Gjithashtu pajisjet nuk janë të duhurat për të bërë analizën e përmbajtjes së gazit në ujë, dhe nëse analizohet vlerat nuk janë reale.

Aktualisht, sipas peshkatarëve, uji në lagunë është i rëndë dhe aspak i freskët (me këtë ata bazoheshin në faktin që uji nuk është i kthjellët,  jo aq transparent sa normalja dhe nuk ka kripësine e duhur). Në një pjesë të lagunës, ka një erë të çuditshme dhe duket qartësisht mungesa e bimësise në lagunë, duke filluar që nga thellësitë.

Kjo gjendje është favorizuar edhe nga mungesa e shiut që prej Qershorit dhe si rrjedhojë nuk ka oksigjen të mjaftueshëm dhe kohët e fundit vërehen edhe peshq të vdekur në lagunë. Kështu që ata po mendojnë se është e domosdoshme që të përmirësojnë ekosistemin duke “rifreskuar ujin e lagunës” nëpërmjet  qarkullimit të ujit.

Ja c’fare nuk dini per Lagunen e Orikumit, Peshkimin, rritjen artificiale te peshkut dhe problemet e peshkatareve ne Orikum ! Read More »

Njoftim-Neser behet hartezimi dhe markimi i shtegut Parku Llogora-Qafa e Thelle-Burimi i dedehiles. Detajet e aktivitetit.

Administrata e Zonave te Mbrojtura Vlore, ju fton te zhvilloni shtegun PK Llogora-Qafa e Thelle-burimi i Dedehiles. Ky shteg do te zhvillohet nga stafi i AdZM Vlore diten e premte, me qellim hartezimin dhe markimin e tij. Kushdo qe eshte i interesuar te jete pjese e ketij aktiviteti, nisja behet ne oren 07.00 nga Qendra e Informacionit ne Parku Kombetar Llogara (Lat 40.214068°, Long 19.579062°).
Shtegu nga Llogora deri ne vendin me emertim popullor Qafa e Thelle ( afersisht 3,5 km) eshte shteg i dukshem dhe shume i perdorur nga turistet. Ky segment pershkohet ne brendesi te pyllit dhe ofron nje pamje te mrekullueshme me floren e saj te pasur ne drure( pyjet halore te bredhit dhe pishes) dhe shkurre. Shtegu eshte ne ngjitje nga PK llogora 820 m mbi nivelin e detit deri ne Qafen e thelle afersisht 1150-1200 m mbi nivelin e detit. Kjo pjese e shtegut arrihet afersisht ne 1-1ore e gjysem ne ecje normale. Behet nga te gjitha grupmoshat.


Nga Qafa e Thelle shtegu pershkon pjesen perendimore te Karaburunit ne nje gjatesi afersisht 5,5 km dhe eshte i gjithe ne plan ne nje lartesi mbi nivelin e detit 1200-1250 m. Ky segment shtegu ofron nje pamje te mrekullushme bregdetit Jon. Shtegu pjeserisht eshte ne terren te zhveshur dhe nje pjese e mire ne brendesi te pyllit me llojet fletore te dushqeve. Gjithashtu ne keto siperfaqe gjendet dhe 2 nga llojet kryesore te bimeve medicinale :caji i malit dhe sherebela.


Burimi i Dedeheles eshte nga te paktet burime me uje te pijshem ne gadishullin e Karaburunit. Koha ne dispozicion nga pik nisja deri ne burimin e Dedehiles llogaritet afersisht ne 4 ore. Kerkon pregatitje fizike dhe veshje te pershtateshme. Shtegu eshte nje gjurme rruge e perdorur nga banoret e zones qe ushtrojne profesionin e blektorit, bleterrietesit dhe te grumbullimit te bimeve medicinale.
Gjatesia totale e shtegut = 9 km
Koha vajtje ardhje = 4 + 4 = 8 ore( kjo kohe llogaritet per ecje normale me ndalesa)
Altitudine 800 m- 1250 m.

 

Njoftim-Neser behet hartezimi dhe markimi i shtegut Parku Llogora-Qafa e Thelle-Burimi i dedehiles. Detajet e aktivitetit. Read More »

Leter e hapur e ish-kryebashkiakut Kanan Braho per akuzat e KLSH-se per dem ekonomik !

E gjithe kjo histori eshte e turpshme ! Eshte e turpshme, se si mundet qe nje institucion kushtetues si KLSH te perdoret per te perbaltur njerzit qe nuk i pelqejne !
Me lejoni te shpjegohem !

Edhe pse nuk ishte planifikuar kontrolli ne Bashkine e Orikumit ai u krye qe nga muaji Mars deri ne Shtator 2012 (vini re 7 muaj) dhe normalisht duhet te kontrollonin periudhen Korrik 2010-Dhjetor 2011,sepse periudha e meparshme ishte kontrolluar nga KLSH.Por zoterinjte ju kthyen edhe kontrollit te meparshem qe kishin bere koleget e tyre.Per plot shtate muaj e kthyen permbyse!Dhe cfare nxorren ne drite?!

Po i marr me radhe.

Demi ekonomik i pretenduar eshte per nje rruge ne lagjen 1 Maji (ferme).
Tenderi elektronik u zhvillua per kete objekt me fond limit 2850000 leke te reja(me tvsh).Moren pjese 16 firma me oferta te ndryshme.U skualifikuan per mungese dokumentacioni 3 firma.

Ligji i prokurimeve publike parashikon skualifikimin e ofertave shume te ulta(quhen anomalisht te ulta) qe nuk jane bindese per realizimin me sukses te objektit. Megjithate firmat nuk jane skualifikuar per Oferta anomalisht te ulta por per mungese dokumentacioni.Firma qe u shpall fituese bente pjese tek oferat anomalisht te ulta por qe ishte 3.1 miljone leke te reja me larte se oferta me e ulet.Fituesi u shpall me oferten rreth 17,5 miljone,pra rreth 11miljone leke te reja mre pak se fondi limit i percaktuar prej 28,5 miljone.Pra kursimi eshte plote 11 mljone leke te reja !

Te kerkosh te penalizosh nje titullar spse ka shpallur fituese nje oferte anomalisht te ulet eshte absurde ! Eshte injorance juridike ! Dhe keshtu e konsideron kushdo qe njeh sa do pak ligjin e prokurimeve publike.Eshte e turpshme qe ata auditues jane detyruar(sidomos per ate qe i ka detyruar) te shkruajne marrezira te tilla.

Po aq banale eshte renta!Nese per arsye se nuk qenka parashikuar ne paketen fiskale mbledhja e nje takse prej 400 mije lekesh,firmat qe operojne ne ate sektor jane aty dhe le tju merret! I bie qe te gjithe ata qe nuk kane mbledhur si duhet taksat(ne kete rast 0,25 %) si kryetaret e njesive vendore,kryeministrat e te gjitha vendeve te botes duhet te penalizohen(theksoj qe kjo nuk ka qene e parashikuar ne paketen fiskale).Kjo eshte me te vertete qesharake !Edhe per makinen po ashtu eshte e qarte e gjithe situata.Nuk ja vlen fare te komentohet !

Per sa i takon urbanistikes,ne thelb akuza eshte per intensitetin e ndertimit.Me fjale te thjeshta ky eshte nje koficent qe ka te beje me dendesine e objekteve!
Theksoj qe Bashkia Orikum mbeshtetet ne Planin Rregulles te miratuar ne vitn 2004 ne KRRTRSH dhe nuk eshte shkelur asnje norme e parashikuar nga ky Plan Rregullues.

Por le te kthehemi te intesiteti.Ne Shqperi ky koficent per qytetet aktualisht varion per Vloren,Tiranen,Durresin etj nga 3 deri ne 5.Po a e dini sa eshte ky koficent per qytetin e Orikumit ?….Eshte me pak se 2 . Ndoshta mund te jete nga qytetet me koficent me te ulet ne vend ! Per hir te se vertetes vete audituesit ne fillim nuk kane pranuar te shkruajne keto absurditete…..por ne fund… urdheri,sepse vendi i punes eshte shume i rendesishem per ata !

Jam absolutisht i sigurt se drejtesia shqiptare, me gjithe problemet qe ka, nuk mund te pranoje keto akuza bajate,qe mjafton vetem nje shikim siperfaqesor per te kuptuar se behet fjale per tendeca dhe inate qe turperojne edhe nje kryeplak lagje dhe jo me nje institucion kushtetues.Ne fud te kesaj historie te turpshme,dua te them se fakt figura ime vec se lartesohet dhe jam totalisht i bindur se njerzit do ta refuzojne me neveri kete maskarade!Ne fakt gjithmone kam dashur te besoj se njerzit thelle ne koshiencen e tyre nuk mund ta pranojne…se te gjithe qenkan njesoje.

Kjo mjegull nuk mund tju interesoje njerzve te drejte e te ndershem qe e duan progresin !

Me respekt
Kanan Braho

Shenim : Ne respekt reciprok ndaj zotit Kanan Braho, lutemi gjithe anetareve te cilet duan te komentojne ne lidhje me kete ceshtje ,te flasim me baza dhe jo ne menyre provokuese. Nuk do lejohen komente abuzive nga anetare jo te identifikuar !

Leter e hapur e ish-kryebashkiakut Kanan Braho per akuzat e KLSH-se per dem ekonomik ! Read More »

Tragjasi i vjeter , fshati rrenoje qe kerkon te rindertohet

Në lartësinë e disa kodrave që dominojnë fushën e Dukatit, rreth 25 km. larg qytetit të Vlorës, shtrihet Tragjasi i Vjetër, një nga ngulimet më të hershme në këtë rreth. Sipas historianëve, ky vendbanim është ndërtuar në fund të shekullit XIV dhe fillim të shekullit XV, nga Gjergj Arianiti, babai i Donika Kastriotit. Tragjasi i Vjetër ka një histori të pasur që nis prej lashtësisë. Mendohet se zanafilla e kësaj qendre të banuar daton diku në shekullin VI para Krishtit, por është konkretizuar në fund të shekullit XV. Gjatë udhëtimeve të tij, piktori i famshëm Eduard Lir u ndal dhe në Tragjasin e Vjetër, ku ka qëndruar një natë. Sipas historianëve, ai ishte mrekulluar nga natyra dhe pozicioni gjeografik i fshatit. Mendohet që ai të ketë qëndruar diku, në veri të fshatit, pranë shkollës së dikurshme dhe prej andej ka krijuar një nga tablotë e tij më të njohura. Gjithsesi, histori të tilla me personazhe realë, mund të ndeshësh shumë për fshatin e Tragjasit të Vjetër dhe banorët e tij. Djem të tij janë të njohur në çeljen e shkollave të para shqipe në Vlorë, në fillimin e shekullit të kaluar. Përmendet këtu Ibrahim Efendiu, i cili në 26 shtator të vitit 1908 hapi shkollën e parë shqipe në këtë fshat, drejtor i së cilës ishte Tahsin Hoxha. Tragjasi i Vjetër u braktis në pragfundin e Luftës së Dytë Botërore. Fshati me histori shekullore u dogj dy herë nga pushtuesit, për shkak të angazhimit të banorëve të tij në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në muajin gusht të vitit 1943 shënohet dhe djegia e fundit e fshatit, gjë që përkon me braktisjen përfundimtare të tij nga banorët, që u zhvendosën më poshtë në luginë. Ata ndërtuan shtëpi, atje ku ndodhet sot fshati.

Ajo që ka mbetur nga historia shekullore

Nga Tragjasi i Vjetër tashmë kanë mbetur vetëm gërmadhat e banesave te ngritura shekuj më parë. Në to reflektohet një traditë mjaft e pasur në ndërtime. 280 ngrehina karakteristike prej guri, në pjesën më të madhe dykatëshe, janë shpërndarë në disa çuka kodrash, që dikur formonin 5 lagjet e këtij fshati. Dallohen qartë duart e mjeshtërve të punimit në gur, të cilët nuk janë kursyer në gdhendjen e elementëve artistikë. Mbi një majë shkëmbi, në krye të kodrës që qarkon fshatin, nga ana jugore, ngrihen gërmadhat e një ndërtese mjaft të veçantë. Historiani Halo Sinani, thotë se ajo është ndërtuar prej Zeqir Ismailit, që kishte emigruar në fillim të shekullit të kaluar në Amerikë, ku edhe ishte shkolluar. Ismaili, njihet si autor i konstruksionit të dekovilit të parë shqiptar, që lidhte Vlorën me Selenicën. Në ndërtimin e banesës janë përdorur dendur elementë të arkitekturës amerikane, që spikasnin veçanërisht në mënyrën e realizimit të çative, të ndara këto për çdo dhomë. Banorët e dikurshëm të këtij fshati tregojnë edhe për Mustafa Selim Muço Tragjasin, i arsimuar për ekonomist në Stamboll, në një grup me Mustafa Qemal Ataturkun. Ai ka shërbyer si kryefinancier në qeverinë e Ismail Qemalit dhe më pas, në atë të Fan Nolit. Në vitin 1944 u kap nga gjermanët dhe u dërgua në kampin famëkeq të Mat hauzenit, ku vdiq në moshën 76 vjeçare. Megjithëse nuk banohet prej 60 vjetësh, brenda kontureve të fshatit spikasin qartë elementët përbërës të tij, një rruginë kryesore që e përshkon në të gjithë gjatësinë, nga lindja në perëndim dhe rrugica që zbresin, apo ngjiten drejt saj, nga veriu në jug dhe anasjelltas. Në qendrën e dikurshme ndodhen dy kroje, ai i njerëzve dhe i kafshëve. Ata janë pranë njëri- tjetrit dhe uji i pastër si kristali dhe i ftohtë si akulli, gurgullon pa mbarim në to. Kroi i kafshëve dikur mbulohej nga një kupolë, që ngrihej mbi gjashtë kolonada. Ndërsa, ai i njerëzve ka një fasadë harkore. Edhe në to nuk mungojnë elementët artistikë të gdhendur me mjaft kujdes.

Në Tragjasin e Vjetër edhe varr monumental

Në hapësirën e fshatit ndesh jo rrallë edhe mjaft varre. Ato gjenden brenda kontureve te tij. Duket sikur jeta dhe vdekja, këtu qëndronin pranë njëra- tjetrës. Në një kodrinë dominuese ndodhet njëri prej tyre. Eshtë një varr monumental që i ka qëndruar mjaft mirë kohës. Kolonat mbajtëse të kupolës lidhen me njëra- tjetrën me harqe të ndërtuar me gurë. Mbi to lartësohet një kolonë guri e latuar. Në kulmin e kolonës spikat kësula, që përdorej rëndom nga besimtarët myslimanë. Është varri i Ali Mehmetit, babait të Alem Mehmetit, një personazh mjaft i njohur në jug të vendit, për kontributin e tij në kryengritjet kundër pushtuesve turq. Çeta që udhëhiqej prej Alemit ishte më e madhja në jug të Shqipërisë, në kryengritjen e viteve 1910-1911, në prag të shpalljes së Pavarësisë. Në shenjë mirënjohjeje, kur ai vdiq, në vitin 1925, bashkëfshatarët i ngritën këtë varr.

Tragjasi i vjeter , fshati rrenoje qe kerkon te rindertohet Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com