Loading...

Ja c’fare nuk dini per Lagunen e Orikumit, Peshkimin, rritjen artificiale te peshkut dhe problemet e peshkatareve ne Orikum !

 Peshkimi dhe rritja artificiale e peshkut

– Peshkimi ne Orikum dhe shqetesimet e peshkatareve:

Sipërfaqja e lagunës së Orikumit normalisht është 105 Ha, dhe mund të shkojë 115 Ha kur niveli i ujit në lagunë është i lartë e ndikuar nga kushtet klimaterike. Mesatarisht thellësia e  lagunës shkon nga2.8 në  ne 3.0 metër.

Që prej vitit 2003, laguna administrohet nga një shoqëri private e quajtur “Kthesa”, e cila është e liçensuar për shfrytëzimin e saj dhe është përgjegjëse për mirëmbajtjen  e lagunës. Ndërmarrja operon me 2-3 varka të vogla të quajtura “sandale” me përmasat 3.8 – 4.0 ml të gjata.

Numri i peshkatarëve që punojnë në lagunë nën menaxhimin e “Kthesës” është 9 (nëntë) në total. Kjo ndërmarrje ka krijuar rregulla me qëllim mbrojtjen e Lagunës. Bazuar në këto rregulla, përgjatë  periudhës Shkurt – Maj, peshkimi në lagunë është i ndaluar.   Dajlani  dhe kanale të tjera komunikuese të lagunës me detin janë të hapura me qëllim qarkullimin e ujit dhe rifreskimin e ujit të Lagunës së Orikumit. Periudha e peshkimit në lagunë është Shtator – Janar.  Rrjetat  e peshkimit  janë të tipit 32 mm dhe 40 mm (madhësia e nyjeve) dhe ata nuk përdorin rrjetat standarte prej 24 mm, me qëllim që të mos peshkojnë peshq të vegjël. Si rrjedhojë peshkimi nga amatorët apo persona të tjerë, me përjashtim të peshkatarëve të “Kthesës” është i ndaluar. Kjo për shkak të përdorimit të dinamitit nga disa persona, vite më parë. Katër lloje peshqish mund të kapen në lagunë: kocja, qejfulli, ngjala dhe levreku. Molusqet e lagunës janë shumë të rëndësishëm në terma ekonomike dhe ekologjike. Rudipates decussatus dhe Venerupis  aurea janë dy lloje kryesore në këtë zonë.

Prodhimi mesatar vjetor i peshkut në Lagunën Orikum është 100 Kv dhe rreth 15-20 Kv molusqe të cilësisë së lartë dhe shumë të preferuara në treg. Prodhimi vjetor i peshkut është luhatur midis viteve 2003 – 2011. Periudha më e mirë produktive ka qenë në vitet 2003 – 2004, më vonë përgjatë viteve 2005 – 2008, u evidentua një pakësim i prodhimit të peshkut dhe si  rrjedhojë dhe pakësimi i të ardhurave të anëtarëve të shoqërisë. Shoqëria “Kthesa  i rriti investimet për mirëmbajtjen e lagunës në 2008 në shifren rreth 50,000 dollarë, ndërsa në përgjithësi shpenzimet vjetore janë mesatarisht nga 25,000 deri në 35,000 dollare.

Në vitin 2008, shoqëria investoi në bërjen operacionale të kanalit të dytë komunikues ose siç e quanin peshkatarët “kanali i  dytë mbështetës”.  Ata kuptuan se pakësimi i peshkut vinte si rrjedhojë e ujit të lagunës. Precipitimi, avullimi dhe hyrja e ujit të fresket kishte ndikuar në natyrën e lagunës. Një kanal komunikimi nuk ishte i mjaftueshëm për sa kohë laguna kishte ndryshuar parametrat e saj fizike dhe kimike. Si rrjedhojë nevojitej një rifreskim apo qarkullim intensiv i ujit.

Ndërmjet viteve 2008 – 2011, ka patur përmirësime modeste në prodhimtarinë e peshkut dhe për rrjedhojë edhe në të ardhurat e peshkatarëve. Por përgjate 2012, situata në lagunë duket joproduktive.  Bazuar në eksperiencën e peshkatarëve, ata nuk kishin parë një vit kaq jo të mbarë sa ky. Prodhimi i peshkut është i pakët ndërsa prodhimi i karakalecave i konsiderueshem rreth 300 kg. Peshkatarët e lidhin pakësimin e peshkut me motin e thatë në periudhën Janar – Shtator 2012.  Ata dhanë opinione për përmirësimin e situatës si më poshtë:

  • – Laguna ka nevojë për ujë të freskët për shkak të rritjes së nivelit të kripes. Uji i freskët mund të vijë nga uji i pastër i zonës së Karaburunit. Dikur, laguna ushqehej me ujë  përmes infiltrimeve intensive me origjinë nga malet. Ky fenomen është pakësuar. Një tjetër mënyrë është dhe ajo e shkëmbimit të ujit me detin. Përpara 1990, laguna kishte tre kanale komunikimi: kanalin kryesor hyrës të quajtur “Dajlan” dhe dy hyrje të tjera mbështetëse.
  • – Peshkatarët  mendojne se është shumë e nevojshme të përmirësohet hyrja e Dajlanit kryesor , duke ndërtuar një mur mbrojtës prej 60 gradë me bregun dhe midis ekstremit të hyrjes dhe vijës bregdetare të ketë një distancë prej 40m. Gjatësia e murit do të jetë 35-40 metra dhe thellësia rreth 5-6 m. Kjo strukturë sipas peshkatarëve do të bëjë të mundur mbrojtjen e Dajlanit, sepse përgjatë stuhive dhe baticave të mëdha, shkëmbimi i ujit do të jetë i qetë dhe strukturat e Dajlanit do të jenë të mbrojtura, duke reduktuar kështu shpenzimet që duhen për mirëmbajtjen e lagunës.

Nga ana tjetër,  ka një mungesë të rregullsisë të bërjes së analizave fiziko- kimike dhe bakterolologjike të ujit të lagunës. Sipas peshkatarëve,  ujit i bëhen analiza dy herë në vit. Sidoqoftë ata nuk kanë evidenca rreth parametrave të ujit dhe kanë njohuri të kufizuara për treguesit e vlerave. Një nga anëtaret e shoqërisë, që kishte njohuri modeste, u ankua për mënyrën e marrjes së ujit për ta analizuar. Ai shpjegoi se uji nuk merret në thellesitë e ndryshme të lagunës dhe në të gjithë sipërfaqen e saj. Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij,  mund të krijohet një lloj harte me të gjithë treguesit  në thellesitë dhe zonat e ndryshme të lagunës, duke krahasuar kështu ndryshimet kohë pas kohe. Gjithashtu pajisjet nuk janë të duhurat për të bërë analizën e përmbajtjes së gazit në ujë, dhe nëse analizohet vlerat nuk janë reale.

Aktualisht, sipas peshkatarëve, uji në lagunë është i rëndë dhe aspak i freskët (me këtë ata bazoheshin në faktin që uji nuk është i kthjellët,  jo aq transparent sa normalja dhe nuk ka kripësine e duhur). Në një pjesë të lagunës, ka një erë të çuditshme dhe duket qartësisht mungesa e bimësise në lagunë, duke filluar që nga thellësitë.

Kjo gjendje është favorizuar edhe nga mungesa e shiut që prej Qershorit dhe si rrjedhojë nuk ka oksigjen të mjaftueshëm dhe kohët e fundit vërehen edhe peshq të vdekur në lagunë. Kështu që ata po mendojnë se është e domosdoshme që të përmirësojnë ekosistemin duke “rifreskuar ujin e lagunës” nëpërmjet  qarkullimit të ujit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com