Turizem

Nga Thethi në Valbonë, Amerikanët: Çfarë duhet të dini rreth shëtitjes në shtegun më të bukur të Shqipërisë

Nëse po mendon që të bësh ecje në Shqipëri, nga Thethi në Valbonë, ky shkrim është për ju. Kështu e nis artikullin blogu i famshëm amerikan për udhëtimet Wanderlusting.

“Unë jam një alpinist amator dhe vendosa që të bëja udhëtimin tim të parë në Shqipëri. Përshtypjet ishin shumë të mira. Ky shkrim përmban këshilla posaçërisht për ecje nga Thethi në Valbonë, çfarë të marrësh me vetë për këtë udhëtim dhe çfarë të presësh nga shtegu më i njohur i Shqipërisë.”- thotë autori.

“Nuk është e mundur që gjatë gjithë vitit të shëtisësh nga Thethi në Valbonë, sepse kalimi i malit bëhet shumë i akullt gjatë dimrit dhe madje as me 4×4 nuk do të arrije të përshkroje rrugën në Theth në dimër.

Nëse doni të ecni nga Theth në Valbonë, ju do të duhet të shkoni në muajt e verës. Ne shkuam në shtator, por koha ishte si në verë. Nuk kishim nevojë për një udhëzues, pasi gjurma e rrugës ishte e lehtë për t’u ndjekur dhe çdo ngjitës i mirë mund ta bënte.

Nëse jeni duke udhëtuar vetëm, ju mund të gjeni shokë të tjerë që janë të interesuar për këtë shteg përpara se të shkoni në Theth.

Është mirë që të kontrolloni me kujdes motin, pasi kjo ngjitje do të ishte shumë e rrezikshme në një stuhi, pasi do të ecni në majat më të larta në Shqipëri. Është mirë të bësh një kontroll të detajuar. Nuk rekomandohet të ecet në të dy rrugët respektive, prandaj është më mirë të planifikoni udhëtimin tuaj duke filluar nga Valbona në Theth.

Rruga më popullore është të marrësh një makinë në Fierzë për të kapur anijen përgjatë Liqenit të Komanit. Ndoshta është e mundur të shkoni me  një autobus në Gjakovë në Kosovë. Ju mund ta organizoni me lehtësi udhëtimin tuaj nga Valbona duke diskutuar planet tuaja me pronarët e vendit ku strehoheni.”- shpjegohet më tej në artikull.

Autori i jep një këshille të gjithë të apasionuarve pas një ecje të tillë: Gabimi im  më i madh që kam bërë gjatë ecjes në Theth dhe Valbonë, dhe që ju kërkoj që të mos e bëni ju: Jo çanta të rënda!

“Megjithëse kjo nuk mund të jetë problem për dikë që është një udhëtar më me përvojë, është e panevojshme të bartni pesha në shpinën tuaj gjatë rrugës së plotë Valbonë-Theth.

Unë do të rekomandoja mbajtjen e një çante me gjërat më të domosdoshme- dhe duke përdorur atë për udhëtim. Unë isha me fat që kisha miq të mirë që më ndihmuan me çantën time, por ecja me të gjitha pajisjet nuk është e lehtë nëse nuk e keni bërë më parë.”- thotë më tej autori.

Çfarë duhet të merrni për udhëtimin tuaj nga Thethi në Valbonë:

Aparati juaj fotografik

Një palë atlete për hiking

Krem dielli pasi ju do të keni diellin drejtpërdrejtë në fytyrë për shumicën e rrugës

Veshje të lehta

Një shishe uji

Fruta të thata

Para mjaftueshëm për katër ditë për të mbuluar strehimin, ushqimin dhe transportin (130 euro është një kosto e sigurt për dy persona)./Monitor

Nga Thethi në Valbonë, Amerikanët: Çfarë duhet të dini rreth shëtitjes në shtegun më të bukur të Shqipërisë Read More »

Projekti Holandezë , për të shndërruar Nivicën në një fshat turistik

Një ekip holandez i përbërë nga arkitektë të peizazheve, urbanistë, muzeologë dhe botanistë nga universitete të Amsterdamit dhe Groningenit janë duke hartuar një plan urbanistik të fshatit Nivicë në Kurvelesh, për ta shndërruar atë në një prej fshatrave të parë me një plan turistik. Këtij ekipi i janë bashkuar edhe disa studentë shqiptarë, të cilët po kontribuojnë në mbledhjen e të dhënave në terren si dhe historinë e arkitekturës lokale.

Kjo ekspeditë ka si qëllim identifikimin në terren të të gjithë itinerarit turistik nga zona bregdetare në ato malore Borsh-Kuç-Nivicë-Zagorie dhe krijimin e një plani urbanistik për fshatin Nivicë. Ky plan do të përcaktojë të ardhmen e zhvillimeve turistike në zonë, mbrojtjen e peizazheve natyrore dhe historike, si dhe modele të tipologjisë së arkitekturës lokale.
Ky plan pasi të hartohet do t’u paraqitet autoriteteve lokale, së bashku me një seri modelesh të godinave turistike, bazuar në arkitekturën lokale, të cilat do të jenë të detyrueshme për t’u zbatuar për çdo ndërtim të ri në zonë.

Po kështu po përcaktohen modelet më të mira të shtigjeve që do të promovohen për turistët që kërkojnë të eksplorojnë këtë zonë, si dhe modele të agro-turizmit, duke i dhënë përparësi ruajtjes së traditës baritore të banorëve lokalë.

Grupi i arkitektëve udhëhiqet nga arkitekti holandez Martin Sobota, nga firma Cityforster, i njohur për një seri projektesh me fokus zhvillimin e komuniteteve rurale./ATSH

Projekti Holandezë , për të shndërruar Nivicën në një fshat turistik Read More »

Sarandë : Celet zyrtarisht sezoni turistik verë- 2018

Saranda çeli sot zyrtarisht sezonin turistik verë- 2018. Qindra turistë sot kanë zbarkuar në portin e Sarandës për të vizituar resurset turistike të perlës së bregdetit shqiptar.

Në kuadër të çeljes së sezonit, Bashkia e Sarandës ka organizuar festime të ndryshme me këngë dhe valle popullore. Ndërkohë, një kroçere me 3 mijë turistë të huaj është ankoruar në afërsi të portit, dhe turistët që ndodhen në të po shijojnë festimet e çeljes së sezonit.

Por përtej pasqyrës së bukur që i ka ofruar natyra Sarandës, mirëmbajtja e këtij qyteti nga pushteti lokal vijon të jetë problematike, pasi koshat me mbeturina qëndrojnë të pa zbrazur për ditë të tëra./javanews

Sarandë : Celet zyrtarisht sezoni turistik verë- 2018 Read More »

Shqipëria, e parë bukur nga media e Zvicrës !

TIRANE, 15 Prill/ATSH/- “Gjiri i Vlorës në jug të Shqipërisë, vetëm disa kilometra nga Greqia, aty arkeologët kanë lënë që të takohen. Atje ku gurët që rrihen nga dielli ruajnë me xhelozi sekretin e tyre të varrosur”, përshkruhet ndër të tjera në dokumentarin e realizuar nga Radio Televizioni Zvicerian për zonën arkeologjike të Orikumit.

Dokumentari pasqyron udhëtimin e arkeologëve të Universitetit të Gjenevës në Shqipëri, por edhe misionin e tyre të veçantë në bashkëpunim me homologë të tyre nga Tirana.

E ftuar për të komentuar këtë reportazh në Radio Televizionin Zvicerian, për udhëtimin e arkeologëve, të cilët janë angazhuar të bëjnë gurët të flasin, ato të zonës së Orikumit, në jug të Shqipërisë dhe përpiqen gjithashtu të zbulojnë enigmën e historisë së rrënjëve tona,  ishte Albana Krasniqi, drejtoreshë e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë.

E pyetur se cili është qëllimi i institucionit që drejton prej 10 vitesh, Krasniqi shprehet se “qëllimi kryesor është integrimi i popullsive të huaja që vijnë në Zvicër, në fillim ishte për popullsitë ballkanike që vinin nga Ballkani në periudhën e luftës”.

“Por, aktualisht, pas gati 20 vitesh eksperiencë, kemi vënë në dispozicion të personave me leje qëndrimi dhe të migrantëve të tjerë, eksperiencën dhe ekspertizën tonë dhe aktualisht kemi më shumë se 45 kombësi të ndryshme që frekuentojnë kurset dhe mësimet tona”, thekson Albana Krasniqi.

Më tej reportazhi prej mëse 1 orë, pasqyron gjurmët e udhëtimit të arkeologëve nga Gjeneva në Jug të Shqipërisë.

“Guri është jeta, mbi të gjitha për arkeologët, sepse ne i bëjmë gurët të flasin dhe qëllimi i arkeologjisë është që të transmetojë njohurinë tek njerëzit, pra arkeologjia nuk është një punë në izolim. Është e vërtetë që na jep kënaqësi, përpiqemi të kuptojmë atë që zbulojmë. Por më e rëndësishmja në jetën e një arkeologu, ose të paktën në jetën time, është që të ndajë njohuritë, zbulimet me publikun”, shprehen ata.

“Zona arkeologjike e Orikumit është pjesë e një bashkësie gjërash. Laguna, malet dhe më pas të gjitha së bashku deri këtu tek Kisha e Marmiroit, që është një kishë e vogël bizantine e rrethuar nga një gjelbërim i jashtëzakonshëm, insekte, zogj, ka një paqe… personalisht e pëlqej shumë këtë vend. Ideja për të kombinuar historinë dhe mjedisin, ka lindur mjaftueshëm shpejt dhe mjafton të shëtisësh këtu për ta kuptuar përse. Kjo godinë është ndërtuar me materiale të marra nga qyteti i vjetër i Orikumit. Qoftë metalet, gurët e ndërtimit, kërkohet ajo që jep territori dhe atje gurë të prerë ka shumë. Ekziston gjithashtu kërcënimi që të vijnë buldozerët dhe betoni që mund të shkatërrojnë këtë parajsë të dytë”, shprehen përshkruhet në dokumentar.

Duke treguar për gërmimet e tyre, ata shprehen se “në fillim punuam mbi një teatër, pastaj në një burim, ndërsa tani flasim për fortifikime byzantine. Në fakt, Orikumi është një zonë shumë e pasur. Është një vend i vogël por me një trashëgimi shumë të pasur, jo vetëm materiale, por edhe jomateriale. Kemi ilirët, grekët, romakët, bizantinët, osmanët, venecianët, e gjithë kjo duhet të shihet si një pasuri dhe duhet të drejtohemi në të ardhmen me gjithë trashëgiminë tonë të së kaluarës.”

Një tjetër arkeologe rrëfen në këtë reportazh edhe për vizitën e tyre në fshatin Dukat të Vlorës.

“Po shkojmë të shohim fshatin e Dukatit. Në fakt kjo është për mua edhe një mundësi që të shikoj fshatin e origjinës së punëtorëve. Janë 4-5 që vijnë çdo ditë të bëjnë këtë rrugë mes maleve, për të ardhur të gërmojnë me ne në zonën e Orikumit. Jam arkeologe, kam përfunduar masterin tim për arkeologji në Universitetin e Gjenevës. Vij nga Friburgu, por jam me origjinë shqiptare nga Maqedonia”, tregon ajo.

Orikumi është një zonë shumë e veçantë, me detin në njërën anë dhe lagunën në anën tjetër, me kafshët, zogjtë, peshqit që ajo ruan. Ndodhet një bazë ushtarake shumë e rëndësishme për Shqipërinë, sot një bazë e NATO-s. Pra është një zonë që përfaqëson shumë gjëra.

Përktheu: Gent Sinani /a.g/

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1280922568708712/?t=0

Shqipëria, e parë bukur nga media e Zvicrës ! Read More »

Gazetarja e njohur italiane, e mahnitur me Shqipërinë!Ja c’thotë për Vlorën …

Gloria Aura Bortolini është gazetare italiane. Ajo ka një emision të sajin në kanalin televiziv RAI 3 në Itali ku drejton një program me titull “Kilimanxharo”. Fokusi i këtij programi janë udhëtimet.

Në fillim të këtij viti, Bortolini e klasifikoi Shqipërinë në vendin e parë, si një destinacion që duhet të vizitohet për vitin 2018.

Në reportazhin e publikuar në RAi 3, u renditën disa statistika ku tregojnë vendet ku italianët kanë regjistruar më shumë prenotime.

Tre muaj më vonë, pas këtij lajmi që bëri xhiron e portaleve shqiptare, Bortolini ka ardhur në Shqipëri për të parë nga afër këtë vend dhe ka dhënë një intervistë për gazetaren e DITA-s, Entela Resuli.

“Kjo është hera e parë që vij në Shqipëri. Nuk kisha krijuar një perceptim pozitiv për këtë vend, duke patur parasysh se nuk ka një “nam” të mirë dhe kisha nguruar ta vizitoja. Vitin e kaluar ishin prindërit e mi ata që erdhën për disa ditë këtu dhe kur u kthyen në Itali, me thanë: Gloria, ishte super vend. Duhet të shkosh!

Pas reportazhit në programin “Kilimanxharo” në RAI 3, ku Shqipëria u rendit si destinacioni numër NJË që duhet patjetër të vizitohet gjatë vitit 2018, ishte Zamo, Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting i cili gjithashtu më sugjeroi që të vija dhe të shihja nga afër bukurit e këtij vendi. Përfitova nga momenti që kisha katër ditë pushim në këtë periudhë dhe erdha”, tregon Gloria.

“Në Itali është ai perceptimi që Shqipëria është një vend i varfër, i rrezikshëm, me rrugë të vështira, por kur vjen këtu përballesh me një surprizë pozitive. Çdo gjë është ndryshe dhe nuk ka asgjë të ngjashme më atë që ke dëgjuar”, shprehet Gloria, e cila ka udhëtuar jo pak në karrierën e saj.

“Jam ndier shumë mirë këtu. Një gjë tjetër që e konsideroi si vlerë në vendin tuaj është mikpritja. Mund të shkosh në vendin më të bukur të botës, por po nuk të trajtuan mirë, po nuk të mikpritën atëherë, nuk ka se si të lërë shije të mirë vizita. Ju të hapni dyert dhe zemrën, ndaj këtu çdo gjë duket e bukur dhe e dashur. Unë do të largohem sot (dje) pasdite dhe mezi pres të kthehem sërish në tetor…”

-Dhe pas disa ditësh qëndrimi në Shqipëri, ke vizituar, Tiranën, Vlorën, Beratin…ke diçka për të na thënë?

“Keni një super vend, më besoni! Ndërsa ne italianët, Shqipërinë e kemi shumë afër shtëpisë dhe duhet ta frekuentojmë më tepër. Më pëlqen bashkëjetesa mes religjioneve dhe ajo mes historisë dhe modernitetit. Është vlerë që në një territor kaq të vogël i keni të gjitha, detin dhe malin, ndryshimet klimaterike dhe shumëllojshmërinë e kulinarisë. Gatuani në mënyrë fantastike prodhimet e detit dhe keni marrëdhënie shumë të mirë me mishin”.

-Gloria, një ndalesë e keni patur edhe në qytetin e Vlorës, çfarë pe në atë qytet?

“Vlora ishte fantastike. Është bukur të shohësh se si ndryshon një vend pasi Vlora është shembulli i një transformimi të shpejt dhe modeli i një qyteti të jetueshëm.

Rikonstruktimi i qendrës historike, krijimi i hapësirave pedonale i japin një vlerë të rëndësishme qytetit, gjë kjo që po humbet në vendet e tjera ku ka një zhvillim të adaptuar nga një model amerikan, ku çdo gjë është e përqendruar të qendrat tregtare dhe qendrat historike janë duke “vdekur”.

Ndërsa në vendin tuaj shoh një model ndryshe në kulturë dhe në stil jete, afërsisht si ai italian. Shqipëria është një vend i veçantë dhe i tillë duhet të mbes, nëse do të tentoni të konkurroni vendet me turizëm luksoz, ndoshta do të gaboni. Përqendrohuni te vlerat tuaja, historike dhe kulturore, te bukurit natyrore dhe keni për të qenë destinacion shumë i lakmuar për turistët në të ardhmen”.

-Për t’u kthyer te Vlora…?

“Po, vizitova qytetin, ishullin e Sazanit, Karaburunit…Në një moment i thashë vetes: dua të jetoj këtu! Kryetari i Bashkisë së Vlorës ishte një njeri i cili ishte i dashuruar me qytetin e tij dhe po bënte diçka që po e ndryshonte atë vend. Faktet e tregonin këtë, Vlora kishte ndryshuar”.

-Megjithatë, na thuaj diçka që nuk të ka pëlqyer, se nuk besoj se jemi kaq perfektë?

“Nuk ka diçka që nuk më pëlqeu. Shpresoj shumë që të përfitoni nga mundësitë që keni si vend. Për shembull, pashë që kalaja e Beratit ishte bosh, pa aktivitete. Aty mund të organizohen projekte të ndryshme të cilat e ndihmojnë këtë qytet në thithjen e turistëve. Që të huajt mos të vijnë të shohin vetëm kalanë, por edhe të vizitojnë një galeri, të shohin një film, të ketë më shumë art, festivale dhe aktivitete. Një event mund të kthehet në një justifikim që të shkosh në një vend dhe ta njohësh më tepër atë”.

-Ke vizituar tre qytete, tani jemi në Tiranë, çfarë të pëlqeu më shumë nga ky qytet?

“Tirana më duket një qytet i pastër, i ri… Më duket sikur jam në Zvicër dhe jo në kryeqytetin shqiptar. Më pëlqen shumë këtu. Ka gjallëri si qytet…”

Po në Vlorë?

“Në Vlorë më pëlqeu shumë Lungomare. Qyteti kishte pësuar një ndryshim shumë të madh me ndërtimin e saj dhe kryebashkiaku Dritan Leli ishte shumë entuziast për këtë fillim sezoni veror. Ndërkohë Sazani dhe Karaburuni ishin fantastikë…”

Në Berat?

“Kanionet. Kur u futa për të bërë rafting m’u duk sikur u largova në një botë tjetër. Kishte një natyrë të pabesueshme dhe përjetova një aventurë të bukur. Më pas Berati vetë është i magjishëm. Rrugicat me kalldrëm, shtëpitë e bardha, historia e atij qyteti…“

-Pjata më e mirë që konsumove?

“Mes mishit dhe peshkut, unë preferoj peshkun dhe në Vlorë konsumova një drekë shumë të mirë. Habitem se sa mirë i gatuani pastat, jeni shumë të mirë në këtë pikë”.

– Kemi mësuar nga ju…

“Dhe e keni bërë në mënyrë të përkryer”.

-Kur vjen si turiste dhe rri pak ditë, çdo gjë e bukur të duket, por nëse vendos të jetosh këtu, atëherë jeta nuk është kaq me ngjyra sa e përshkruani ju..

“E di, por kjo është normale. Edhe Italia kështu mund t’i duket shumë turistëve, por edhe atje ka shumë probleme. Nuk po them që këtu është parajsë, por është një vend me mundësi, sidomos përsa i përket turizmit. Jeni ende në tranzicion dhe nëse ndryshon diçka në këtë vend, bie në sy. Ju duhet të shfrytëzoni mundësitë që ju jep terreni i vendit tuaj, natyra dhe pasuritë e mëdha që keni… Mos shkatërroni, por ndërtoni”./njekomb

Gazetarja e njohur italiane, e mahnitur me Shqipërinë!Ja c’thotë për Vlorën … Read More »

TË SHTUNËN ORA 19:30 KONCERTI I ORKESTRËS RINORE SHQIPTARE, Hap Siparin e Aktiviteteve Kulturore të Sezonit Turistik 2018 të Bashkisë Vlorë

TË SHTUNËN ORA 19:30 KONCERTI I ORKESTRËS RINORE SHQIPTARE, Hap Siparin e Aktiviteteve Kulturore të Sezonit Turistik 2018 të Bashkisë Vlorë.
Rreth 60 instrumentistë të rinj nga Shqipëria dhe Italia ( nga Konservatori i Firences), do të luajnë një repertor klasik dhe modern. Koncerti është programuar të zhvillohet në sheshin e njohur “3 Racat” përballë Teatrit “Petro Marko”
Por duke parë parashikimet e motit të cilat nuk premtojnë koncerti mund të zhvillohet në një vend të mbyllur!
Ky Koncert zhvillohet në kuadrin e Javës së Europës dhe Çeljes së sezonit turistik Vlorë 2018.
Aktivitete të shumta do të pasojnë gjatë gjithë muajit Maj në të gjitha pikat turistike dhe sheshet e qytetit bregdetar të Vlorës!

Fotografia e Aulon Naçi

TË SHTUNËN ORA 19:30 KONCERTI I ORKESTRËS RINORE SHQIPTARE, Hap Siparin e Aktiviteteve Kulturore të Sezonit Turistik 2018 të Bashkisë Vlorë Read More »

Vlorë : Çelja e Sezonit Turistik vjen me një larmishmëri aktivitetesh

Çelja e Sezonit Turistik vjen me një larmishmëri aktivitetesh në Vlorë .

Muzikë me këngëtarët më të mirënjohur Shqipëtar. Alban Skenderaj, Dj Olti, DJ Aldo, NRG BAND, Era Rusi etj

Aktivitete sportive:Beach Volley, Basketboll, Neymar Five, Dita e Shahut

Summer Dance, Latern Fest

Aktivitete me fëmijët e shkollave 9-vjecare ‘Jump to Europe ‘

Aktivitete në teatrin ‘Petro Marko ‘

Çdo ditë e mbushur me aktivitete për t’i dhënë mireseardhjen turistëve të huaj dhe vendas.

Vlorë : Çelja e Sezonit Turistik vjen me një larmishmëri aktivitetesh Read More »

Pista Olimpike e Fluturimeve në Llogara ,për të gjithë të apasionuarit e sportit (Foto)

Pista Olimpike e Fluturimeve për të gjithë të apasionuarit e sportit të aventurës së fluturimeve të lira, në Llogara.

“Mediterranean Heart”, ndër investimet e fundit të qeverisë shqiptare në midis aksit rrugor Llogara – Himarë, vjen përmes kësaj pamje edhe si atraksioni më i ri turistik .

Fotografia e ONETV VLORA

“Ballkoni” i bukur i Rivierës Shqiptare, për të marrë menjëherë statusin e Pistes Botërore Olimpike të Fluturimeve të Lira.

Fotografia e ONETV VLORA

Pista Olimpike e Fluturimeve në Llogara ,për të gjithë të apasionuarit e sportit (Foto) Read More »