Turizem

Durrësi “rezervohet” këtë sezon nga Norvegjia, Finlanda, Danimarka e Suedia

Durrësi është destinacioni i turistëve nga vendet skandinave dhe Europa lindore këtë sezon turistik.
Pushuesit nga Norvegjia, Finlanda, Danimarka e Suedia janë të shumtë këto ditë buzë Adriatikut, ndërsa të tjerë pritet të vijnë.

Hotelet cilësore me katër apo pesë yje përgjatë vijës bregdetare thuajse janë të prenotuar për të gjithë muajt e sezonit.
Elidon Delilaj, është menaxher i një hoteli me 140 dhoma, të cilat i ka të rezervuara deri në fund të muajit gusht.
Infrastruktura dhe shërbimet që u ofrohen përkundrejt çmimeve që ende klasifikohen të lira, duket se i lënë të kënaqur turistët e huaj, krahas natyrës dhe mikpritjes së shqiptarëve.

“Kemi ardhur nga Finlanda, është hera e parë këtu në Shqipëri, ku do të qëndrojmë për dy javë. Njerëzit janë të këndshshëm dhe është shërbimi është i mirë. Ne po kënaqemi”.
Por nuk mungojnë as turistët që kanë ardhur pa ndërmjetësimin e agjensive, çka u lejon të qëndrojnë më gjatë në zbulim të Durrësit.
E tillë është edhe kjo turiste me rrënjë në Tetovë, por rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është hera e para në Shqipëri. Jam këtu me të fejuarin dhe është tamam ashtu siç e prisja. Jam nga Tetova por jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Duket se shkrimet pozitive në mediat ndërkombëtare, por më së shumti ndryshimet pozitive të vlerësuara nga vetë turistët, mund ta kthejnë Shqipërinë në një destinacion për pushime.

Durrësi “rezervohet” këtë sezon nga Norvegjia, Finlanda, Danimarka e Suedia Read More »

”Midhja” hap sezonin turistik në Ksamil, Blendi Klosi: Turistët të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare. Synojmë rritjen e tyre

Këtë sezon përgjatë gjithë bregdetit turistik do të ketë festa kulinarie dhe të traditës për t’u demonstruar turistëve mikpritjen shqiptare.

Nga qendra e Ksamilit, ku me Festën e Midhjes është ngritur sipari i sezonit turistik, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se festat e traditës do të shtrihen përgjatë gjithë sezonit turistik për t’u dhënë mundësi turistëve që krahas natyrës, ata të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit shtoi se shumë shpejt do të fillojë edhe projekti “Smile Albania” për t’u ofruar turistëve të huaj, 1 mijë arsye për të buzëqeshur dhe rikthyer në Shqipëri.

Ministri Klosi tha se, ky sezon do të shënojë rritje të numrit të turistëve, çfarë do të thotë më shumë përgjegjësi për institucionet, por edhe bizneset.

”Midhja” hap sezonin turistik në Ksamil, Blendi Klosi: Turistët të shijojnë kulinarinë dhe produktet shqiptare. Synojmë rritjen e tyre Read More »

Ambasadorja e BE-së Vlahutin, na zbulon mrekullitë e Shqipërisë (që shumë nga ne nuk i njohim)/Foto

“Të premten, dita e 6-të e Javës së Evropës, udhëtimi ynë përmes mrekullive kulturore dhe natyrore të Shqipërisë u ndal në bashkinë e Pogradecit për një vizitë kushtuar potencialit turistik të Shqipërisë.

Ambasadorja e BE-së Vlahutin, Ministrja e Kulturës Kumbaro dhe Ambasadori i Sllovenisë Stančič vizituan varret mbretërore ilire të Selcës së Poshtme.

Në këtë vend me bukuri të qetë dhe rëndësi të madhe për historinë evropiane, ata diskutuan se si vende të tilla pak të njohura duhet të promovohen më mirë si një burim për zhvillimin vendor.

Pas një shëtitjeje në Liqenin e Ohrit, Delegacioni i BE-së organizoi një diskutim me qytetarët e Pogradecit mbi menaxhimin e rajonit si një destinacion turistik.

Diskutimi preku menaxhimin ndërkufitar të zonës, zhvillimin e sporteve të qëndrueshme të ujit dhe ofertën e Shqipërisë për përcaktimin UNESCO të pjesës së saj të liqenit (mbështetur nga fondet e BE-së).”

Kështu thuhet në një njoftim të zyrës së BE-së në Tiranë, e cila ka postuar edhe fotot e mëposhtme, që tregojnë një pamje fantastike, nga një vend që shumë njerëz në Shqipëri nuk e njohin.

 

Ambasadorja e BE-së Vlahutin, na zbulon mrekullitë e Shqipërisë (që shumë nga ne nuk i njohim)/Foto Read More »

Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2018, e nis mbarë me një koncert madhështor

Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2018. Celja zyrtare e sezonit turistik në Vlorë ishte menduar edhe si një koncert rinor me emra të njohur të muzikës shqiptare,ndërsa fishekzjarret e shumta në qiellin e Vlorës kanë konfirmuar nisjen zyrtare të këtij sezoni turistik,me shpresën dhe besimin se Vlora do të jetë sërish epiqendra e turizimit shqiptar.

Në lungomare Vlora i ka dhënë nisjen sezonit të këtij viti,duke besuar se Vlora do të jete padyshim epiqendra e turizmit këte verë. Nje koncert me emra te njohur te muzikes si Era Rusi grupi Nrg Band apo Alban Skenderaj si Vlonjat na nderoi me ardhjen e tij ,ndërsa aktivitetet per sezonin kanë nisur ditë më parë.

Përshendetja ka ardhur edhe nga kryebashkiaku Dritan Leli ,por edhe ministrat Damian Gjiknuri e Blendi Klosi,të cilët e kanë cilesuar Vlorën si pjesa më e rëndësishme e zhvillimit të vendit mes turizimit dhe resurseve të jashtëzakonshme që ajo ka.

Koncerti rinor ka vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes,ndërsa Vlora ka startuar kështu sezonin turistik të këtij viti,për të vijuiar gjatë këtyre ditëve edhe me aktivitete te tjera të rëndesishme si Aulona Folk Festival,apo edhe kampionati i fluturimeve të lira.

Vlora çel zyrtarisht sezonin turistik 2018, e nis mbarë me një koncert madhështor Read More »

Vlore : Qytetari Arben Abazaj pastron ambjentin e plazhit . Shembull per tu marre …

Ja si shprehet qytetari i cili jep shembullin e tij ne mbajtjen paster te ambjentit publik !

”As njemilion referate mbi ambientin nuk e kane vleren e mbledhjes se nje thesi plastikash nga plazhi!
Detyre qe duhet bere, pavaresisht c’lloj debilash e administrojne qytetin!”

Te gjithe duhet te japi shembullin tone !

Fotografia e Abazaj Arben

Fotografia e Abazaj Arben

Fotografia e Abazaj Arben

Vlore : Qytetari Arben Abazaj pastron ambjentin e plazhit . Shembull per tu marre … Read More »

Prestigjiozja kanadeze , ‘Troymedia’ : Shqipëria, destinacioni turistik i përsosur !

Prestigjiozja kanadeze “Troymedia” në një shkrim të publikuar së fundmi e ka renditur Shqipërinë ndër pesë destinacionet më të lira turistike në Evropë.

“Shqipëria është një destinacion i përsosur për çdo gjë, që nga një pushim i shkurtër në qyteti në një javë relaksi në plazh”, citohet në shkrimin e prestigjozes kanadeze.

Qyteti i Tiranës, vijon më tej përshkrimi, ofron për vizitorët mjaftueshëm familjaritet.

Por, udhëtimi i medias kanadeze shkon përtej kryeqytetit, duke mbajtur hovin në brigjet e deteve që lagin vendin tonë duke e cilësuar si kartolina perfekte e Shqipërisë nëpër botë.

“Shtrirja e pacënuar e vijës bregdetare është praktikisht e paprekur”, thuhet në artikull, transmeton Atsh.

Po ashtu artikulli evidenton se çmimet si për akomodim, edhe për ushqim, janë shumë të ulëta.

“Nuk ka kurthe turistike ku mund të biesh, kështu që ju mund të rrini duarkryq dhe të relaksoheni me një buxhet të ulët prej vetëm 20 – 30 euro në ditë”, shkruan prestigjozia kanadeze.

Ndërkohë, katër shtetet e tjera evropiane të përfshira në renditje janë Polonia, Sllovakia, Kroacia dhe liqenet e Maqedonisë.

Shqipëria, kohët e fundit është vendosur në fokusin e shumë mediave evropiane për bukuritë që ofron në fushën e turizmit dhe kulinarisë, duke gjeneruar për rrjedhojë jo pak interes nga të huajt, të cilët vizitojnë vendin tonë çdo vit e më shumë./Atsh

Prestigjiozja kanadeze , ‘Troymedia’ : Shqipëria, destinacioni turistik i përsosur ! Read More »

Ju ftojmë të gjithëve në hapjen zyrtare të Sezonit Turistik “Lungomare ON Fest” (Video)

Ju ftojmë sonte me datë 11 Maj, ora 20:30 në shëtitoren përgjatë bregdetit (Lungomare)

Nën ritmet e muzikës së këngëtarëve të mirënjohur shqiptar ,me një atmosferë magjike, ju ftojmë të gjithëve në Hapjen Zyrtare të Sezonit Turistik “Lungomare ON Fest” Me datë 11 Maj,ora 20 : 30 në shëtitoren përgjatë bregdetit (Lungomare) festojmesebashku  sezonituristik vloraturistike !

Ju ftojmë të gjithëve në hapjen zyrtare të Sezonit Turistik “Lungomare ON Fest” (Video) Read More »

Sezoni turistik/ Nga 15 qershori kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme po përgatisin një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave në periudhën e sezonit veror.

Në kuadër të konsultimeve për këtë udhëzim, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me Shoqatën e Transportuesve Ndërkombëtare rrugor, Drejtuesit e Porteve Detare dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ministri Gjiknuri tha se tanimë është përcaktuar periudha e disiplinimit të lëvizjes nga 15 Qershori në 15 Shtator që përkon me sezonin turistik.

“Gjatë sezonit turistik, nisur edhe nga kushtet e disa segmenteve rrugore dhe për të krijuar lehtësi për pushuesit, sidomos në ato zona që kanë intensitet me turizmin, bazuar në legjislacionin në fuqi, sëbashku me Ministrin e Brendshëm do nxjerrim një udhëzim ku do të disiplinojmë trafikun e mjeteve të rënda. Duke vendosur nga 15 Qershori në 15 Shtator kufizim të trafikut të mjeteve të rënda në periudhat e fundjavave. Duke nisur nga e premtja përfshirë ditën e dielë trafiku i mjeteve të rënda do të ndalohet në disa segmente kryesore rrugore”, u shpreh Gjiknuri.

Gjatë diskutimit me grupet e interesit, u dakordësua periudha e disiplinimit 15 Qershor-15 Shtator ndërsa në ditët e ardhshme do të përcaktohen nga specialistët edhe oraret e kufizimit të qarkullimit në këto tre ditë të fundjavave dhe gjithashtu akset në të cilat do të zbatohet për të krijuar lehtësitë e lëvizjes, por dhe mos penguar bizneset në aktivitetin e tyre.

Udhëzimi do të ndiqet e zbatohet në terren në kordinim mes Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe agjencive tjera që rregullojnë transportin rrugor përfshirë dhe Portet dhe Doganat./lexo.al

Sezoni turistik/ Nga 15 qershori kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda Read More »