Turizem

Bregdeti i Dhërmiut, pret për herë të parë “Kala Festival”

Për herë të parë, bregdeti me bukuri mahnitëse i Dhërmiut, do të presë Festivalin e Parë Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike në Shqipëri i quajtur “Kala”, nga 20-27 qershor.

Ky festival, përveç atmosferës që do të krijojë për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë.

Përgjatë tetë ditëve në festival do të jenë të pranishëm DJ të famshëm anglezë, si Tom Misch, Roy Ayers, Todd Terje, The Black Madonna, Moodymann dhe shumë të tjerë.

Organizatorët e këtij festivali të muzikës elektronike kanë paralajmëruar shumë surpriza dhe e kanë përshkruar bregdetin e Shqipërisë në faqen zyrtare të festivalit, si një zonë të mahnitshme që duhet vizituar patjetër.

“Plazhe me rërë, ujëra kristal të qartë, mikpritje e madhe, ushqim i shkëlqyer dhe disa nga plazhet më të mira të Mesdheut”, thuhet në faqen zyrtare të festivalit.

Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij do të zhvillohen ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës Shqiptare.

Në ditët e fundit të festivalit do të ketë ekskursione të tilla si, rafting në Kanionet e Osumit. Organizatorët shpresojnë që të ftuarit të përjetojnë me të vërtetë bukurinë e vendit.

Në këtë festival pritet të marrin pjesë të rinj nga të gjitha vendet e rajonit, duke filluar nga Shqipëria, si vend mikpritës, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi./atsh

Bregdeti i Dhërmiut, pret për herë të parë “Kala Festival” Read More »

Shqipëria e Kosova, në 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar në Europë

Shqipëria e Kosova janë në 10 destinancionet më të mira për t’u vizituar në 2018-ën, sipas Lonely Planet, një prej agjencive më të mëdha në botë të guidave turistike.

Vendin e parë në renditje e mban rajoni i Emilia-Romanias, sipas guidës prestigjioze botërore të udhëtimeve.

Kosova me ndërtimet e vjetra otomane, vjen e katërta në sugjerimet e Lonely Planet.

Pjesë e sugjerimeve është edhe Shqipëria, ose më saktë kryeqyteti i vendit tonë, Tirana.

Lonely Planet vlerëson Tiranën për ndërtimet si të periudhës otomane, por edhe arkitekturën sovjetike.

Image

Image

Image

Image

Image

ImageImage

Image

Image

Image

Shqipëria e Kosova, në 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar në Europë Read More »

Borshi, mes mrekullisë së natyrës dhe turizmit familjar

Sapo kapërcen Qafën e Thanasit në Melqinja, befas të shfaqet një pamje magjike me një det të pafund, Borshi.

Para se të shfaqet deti dhe bukuria e tij, në fillim shfaqet fshati me shtëpitë e bukura por edhe disa rrënoja kujtime të një kohe të shkuar.

Kur isha i ri kam bërë dy aksione në vitet 70-të në këtë zonë dhe pikërisht në këtë fshat. Isha student në Akademinë e Arteve në atë kohë dhe aksionet i bënim në ato vende që kishte nevojë për punë.

Fshatrat që shtrihen në këtë vijë të Jonit, janë vërtet të bukur dhe të lakmuar për turistët ditorë edhe në periudhë dimri. Në Borsh qëndroj patjetër, pi një kafe te lokali në anë të rrugës me shatërvanin e ujit që qetë zbret poshtë këmbëve tona dhe përballë shtrihet deti, shtëpitë, sigurisht dhe rrënojat e kapanoneve ku flinin dhe jetonin aksionistët.

Vetëm brezaret me ullinj e portokalle janë dëmtuar e lënë në mëshir të fatit. Të vjen keq për këtë pasi vërtetë ka qenë një mrekulli në natyrë. Oresti, një miku im, tashmë një burr i pjekur dhe që e njeh shumë mirë historinë e fshatit të tij, fillon të më rrëfejë për historinë e Borshit.

Fakte konkrete historike për këtë fshat nuk ka ende por një dokumentim i tërthorte flet për Ndoni Borshin i cili përmendet më 1478 në një dokument të seminarit ortodoks të Palermos në Siçili, si një arhond i jugut që kishte emigruar si pasojë e pushtimit të pronave të tij nga osmanët.

Fshati u braktis pas shkatërrimit barbar që i bëri ushtria greke në vitin 1914. Fshati mund të ketë pasur mbi 600 shtëpi në atë kohë.

Nën kështjellën e Sopotit nën këmbët e malit të Picakut shihet lumi që del fshehurazi nga pylli dhe ndalon në deltën në buzë të detit.

Bregu i detit i Borshit, të fton qoftë edhe për një ditë të çlodhesh pranë ujërave të kaltra, në rërën e ngrohtë apo nën hijen e tendave ekzotike të ngritura nga banorët vendas të cilat harmonizohen bukur me natyrën.

Vija e bardhë bregdetare duket e pafundme, me kilometra të tëra deri ku arrin syri. Male, fushë dhe det ! Si një oaz i pakrahasueshëm klimatik dhe njëkohësisht origjinal. Më poshtë shtrihen dhe disa plazhe të tjera që shtrihen deri në Bunec, një tjetër pikë turistike e lakmuar nga turistët për natyrën e bukur por dhe për historikun e tij.

Aty ka dhe një kishë që e bën dhe më interesant këtë lugin të vogël të bonecit.
Në Borsh nuk gjen hotele të mëdha dhe ndoshta kjo përbën një përparësi.

Por në Borsh mund të gjesh bujtina-shtëpi me një komoditet mjaftë të mirë, ku mund të pushosh disa ditë. Mikpritja është një tjetër anë pozitive e borshjotëve.

Turisti apo kalimtari gjen një komunikim të ngrohtë dhe të kulturuar. Kulinaria specifike është një tjetër ftesë që të bën të qëndrosh qoftë edhe për disa orë në Borshin e bukur.

Borshi nuk ka vetëm natyrën e bukur, detin, qiellin, gjelbërimin por edhe shumë objekte kulturore dhe historike që tregojnë për hershmërinë e banorëve të kësaj zone.

Kështjella e Sopotit është një nga objektet kulturore të Borshit që gjendet në majën e kodrës së quajtur Kala. Pozicioni i kodrës, lejon lundrimin pa pengesa të një pamjeje të pakufizuar dhe njëkohësisht kontrollin e kalimeve Sarandë-Kuç-Vlorë. Pozicioni i përshtatshëm gjeografik me ujërat e shumta ka favorizuar banimin e kësaj treve që nga lashtësia. Kalaja e famshme përmendet nga burimet bizantine dhe venedikase. Ajo përbën në fakt, një pikëmburojë të epokës helenistike dhe bizantine në një lartësi 250 m dhe distancë nga deti rreth 3 km.

Në pjesën perëndimore të kodrës së Kalasë, në pjesën e brendshme që konsiderohet si vend-ndodhja e një qyteti antik, ruhen pjesë të një muri rrethues prehistorik. Në pjesën e brendshme të themeleve u gjenden mbetje trupore njerëzish (eshtra) që datohen se i takojnë epokës së vonë të bakrit.

Sipas gërmimeve dhe studimeve arkeologjike gjetjet arkeologjike, kocka dhe enë qeramike i takojnë shekulli të IV-III para Krishtit. Arkeologu i njohur Jano Koçi, duke u bazuar tek autorët antike Plini dhe Straboni si dhe vendvendosjen e mureve dhe rrënojave të një qëndre të banuar në një sipërfaqe rreth 50 hektarë dhe lumin që e gjarpëron atë (një shpjegim greqisht i fjalës meandria) ka hedhur hipotezën se pikërisht këtu ishte ngritur qyteti i vjetër grek i quajtur Meandria.

Një vendbanim i lashtë është gjetur gjithashtu në vendin e quajtur Musga.
Pra, në Borsh udhëtari do gjeje atë që kërkon: legjenda, histori, natyë dhe privatizëm për atë që është i lodhur nga zonat e zhurmëshme urbane dhe ka vendosur të harrojë për pak kohë ekzistencën e pjesës tjetër të botës.

Sezoni turistik është në prag dhe ato punë që kanë mbetur akoma pa u kryer si mirëmbajtja e rrugëve, shtrimi dhe rregullimi i tyre, kanalizimet, pastrimi i plazheve publike dhe private duhet të fillojnë menjëherë nga institucionet përkatëse. Koha ecën shpejtë dhe pushuesit kërkojnë një një ambient dhe kulturë shërbimi bashkëkohore.

Ky është Borshi që të detyron të ndalesh të paktën për një kafe nën rrepet shekullorë që gurgullojnë nga ujrat që rrjedhin nën këmbët e tyre.

Përgatitjet për sezonin verorë ndiheshin edhe në Borsh, sistemime rrugësh, shtëpishë dhe ambiente të tjera akomodimi.

Destinacioni për atë ditë ishte Saranda, mbretëresha e turizmit shqiptarë dhe nuk doja të vonohesha më shumë drejt saj.

Por nga Borshi në Sarandë, ka dhe shumë plazhe dhe vende të tjera turistike që presin për tu vizituar.

Rezultate imazhesh për borshi fotoRezultate imazhesh për borshi fotoRezultate imazhesh për borshi foto

Borshi, mes mrekullisë së natyrës dhe turizmit familjar Read More »

Himarës i rikthehet shkëlqimi i humbur prej një dekade të tërë

Një tjetër destinacioni super të preferuar në Himarë i rikthehet shkëlqimi i humbur prej një dekade të tërë e nis statusin e tij në rrjetet sociale Jorgo Goro .

Ja statusi i plotë:

Një tjetër destinacioni super të preferuar në Himarë i rikthehet shkëlqimi i humbur prej një dekade të tërë. Ndërtuam një Shetitore tjetër model në Jal, aty ku arkitektët tanë të afirmuar dizenjuan suksesin e rradhës në Bashkinë e Himarës. Eshtë Qeveria Shqiptare e cila meriton duartjokitje dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbështetesit financiar të projekteve të tilla të transformimit në Himarën tonë. Vazhdojmë punën në Dhërmi e Palasë për të parë të njëjtat drita shprese për turizmin në Shqipëri dhe zhvillimin ekonomik të Himarës sonë te dashur dhe të bukur sa më s’ka.

Himarës i rikthehet shkëlqimi i humbur prej një dekade të tërë Read More »

Eshte e veshtire te ruash ekuilibrin dhe te mos dashurohesh me kete vend( gjirin e Vlores)

Ato qe sheh ne kete vend, ( gjirin e Vlores), duken si nje enderr, dicka njeheresh, mes poezise, muzikes, pasionit dhe ceremonise frymore te natyres.

Here luan dielli rolin kryesor, here deti, here zogjt, here dora e njeriut.

Eshte e veshtire te ruash ekuilibrin dhe te mos dashurohesh me kete vend. Arben Abazaj

Fotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj Arben

Fotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj ArbenFotografia e Abazaj Arben

Fotografia e Abazaj Arben

Eshte e veshtire te ruash ekuilibrin dhe te mos dashurohesh me kete vend( gjirin e Vlores) Read More »

Treporti i Vlores ishte qyteti me pozicion ndërmjetës e ndërlidhës midis zonave të brendshme dhe bregut

Treporti ishte qyteti me pozicion ndërmjetës e ndërlidhës midis zonave të brendshme dhe bregut. Emërtimi i sotëm për qytetin Treport është :Kalaja e Treportit dhe muri antik në det.

Frymëmarrja e fundit e këtij qyteti nuk është regjistruar në memorien shekullore, por gjykohet se nga shekulli i III pas Krishtit të ketë ndalur “ora “e këtij qyteti dhe ekzistenca e vet, qytetit.

Trandje historike megjithë gjatësinë e shekujve të tyre kanë datime. Shekujt e IV-V si në të gjitha qytete antike,që ka Vlora si Olympia,Cerja dhe Triporti të ketë si bazë zhvillimin e jetës pikërisht në këta shekuj si dhe të ketë dominuar në të gjitha zhvillimet historike, qytetare,ekonomike,në zonën e vet.

Mjegullinat megjithë cirnosjen e tyre kanë si epilog harresën. Në të vërtetë Triporti u gjet vonë. Muret e tij mbetën nën errësirrën e kohës dhe nën valëzimin e ujërave të detit. AKT

Treporti i Vlores ishte qyteti me pozicion ndërmjetës e ndërlidhës midis zonave të brendshme dhe bregut Read More »

Shqipëria është Perla e fundit e pazbuluar e Mesdheut

Kur vjen puna për të udhëtuar, mund të argumentohet se pak ‘gurë’ kanë mbetur të pa lëvizura në Evropë, por një prej tyre është padyshim Shqipëria. Në shumë aspekte, Shqipëria është pjesa e munguar e ‘misterit’ të turizmit të Mesdheut.

Ky vlerësim vjen nga raporti më i fundit i Horwath Ltd, lider botëror në fushën e hotelerisë, turizmit dhe konsultave. Ata shkruajnë se Shqipëria është në gjendje të zhvillojë shpejt turizmin, në mënyrë që të kuptojë mundësitë e tregut global dhe të eci në të njëjtën rruge me bashkëmoshatarët e saj mesdhetarë. Ekziston gjithashtu një interes në rritje i zhvilluesve ndërkombëtarë për projekte mbizotëruese në bregdetin shqiptar, shkruan raporti.

Për më tepër, Shqipëria do të ketë nevojë për turizëm si një nxitës për rritje dhe punësim, si dhe një treg për bujqësinë e pasur shqiptare, industritë në zhvillim dhe ofruesit e shërbimeve të ndryshme. Shqipëria, sipas raportit, është në një proces të shpejtë modernizimi, ku turizmi mund të kontribuojë ndjeshëm në krijimin e një imazhi të ri dhe tërheqës të një vendi miqësor dhe të hapur.Pse Shqipëria është ende ‘e pazbuluar’?

Për 50 vjet apo më shumë, Shqipëria ishte nën një regjim shtypës komunist, që e izolonte vendin dhe e përjashtoi atë nga turizmi ndërkombëtar. Ndërkohë që tranzicioni nga një ekonomi e planifikuar qendrore e ‘bllokut lindor’, në një ekonomi moderne të tregut, Shqipëria ka luftuar me imazhin e saj dhe e ka pasur të vështirë arritjen e një pozicionimi tërheqës të tregut, citon raporti.Megjithatë, duhet të merren hapa konkretë për këtë, sugjerojnë liderët botërore të fushës së turizmit. “ Rritja e turizmit ndërkombëtar, veçanërisht zhvillimi i zonave bregdetare kroate dhe malazeze ka treguar potencialin që ka tregu shqiptar. Qeveria filloi zbatimin e masave aktive të politikave për të stimuluar sektorin. Më të fundit janë ndryshimet në ligjin e turizmit deri në dhjetor 2017 (Ligji nr. 114/2017) duke mundësuar një sërë incentivash fiskale për objektet e reja të akomodimit me 4 dhe 5 yje. Në një gjendje përfundimtare të adoptimit, ekziston edhe një strategji e re e zhvillimit të turizmit për 5 vitet e ardhshme. Kjo masë, së bashku me iniciativa të tjera, duket të rrisë sektorin dhe të nxisë investimet.”- thuhet në raport.

Turizmi i Shqipërisë sot
Që nga sot, turizmi shqiptar karakterizohet nga shtresa të ndërlikuara të kornizës administrative dhe legjislative, mungesa e koordinimit të instancave të shtetit dhe të dhëna të dobëta statistikore. Secila nga këto çështje është sfiduese, por të kombinuara paraqesin pengesa reale për rritjen potenciale.

“Ministria e sapo formuar e Turizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, si dhe Organizata Kombëtare e Turizmit tregojnë qartë se Qeveria është e vendosur të zhvillojë profesionalisht turizmin dhe të krijojë një rrugë të qartë për investime dhe rritje.  Me gjithë mungesën e të dhënave të besueshme dhe menaxhimit profesional deri më sot, duket se Shqipëria tashmë ka krijuar organikisht një biznes të rëndësishëm turistik, i cili aktualisht po ushqehet për tregjet rajonale vendore dhe ato të afërta.”- thuhet në raport.Sipas WTTC, në vitin 2017, kontributi i drejtpërdrejtë i turizmit në PBB vlerësohet në 971 milion euro, ose rreth 8.8% të pjesëmarrjes direk. Është vlerësuar se investimet kapitale arritën në 228 milionë euro në vitin 2017 dhe do të vazhdojnë të rriten.Në vitin 2016, udhëtimet dhe turizmi në Shqipëri krijuan 85.500 vende pune (7.7% të totalit të punësimit), ndërsa shpenzimet e përgjithshme të turizmit, të huaj dhe vendas, arritën 1.861 milionë euro, nga të cilat 73.7% ishin shpenzimet e huaja turistike dhe 26.3% të shpenzimeve të brendshme turistike.

Raporti: Pse Shqipëria tani?
Pozicioni strategjik gjeografik
I ndodhur në mes të Malit të Zi dhe Greqisë, në vendin e takimit të Detit Adriatik dhe Jon, Shqipëria është më pak se 100 km larg Italisë dhe lehtësisht e arritshme nga Europa. Me 29 fluturime direkte, kryeqyteti, Tirana, është më pak se 2-3 orë larg qendrave më të rëndësishme të Evropës.Infrastruktura në zhvillim e sipër
Sistemi rrugor shqiptar është mjaft i pazhvilluar, por nën një modernizim thelbësor. Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe të tjerë, po ndërmarrin iniciativa të ndryshme ndërkombëtare për të përmirësuar dhe zhvilluar sistemin e transportit të Shqipërisë. Aktualisht, projektet e investimeve që synojnë përmirësimin e aksesit të vendit përfshijnë ndërtimin e autostradave dhe korridoreve që do të lidhin Malin e Zi me Greqinë, rehabilitimin e rrjetit hekurudhor, si dhe zhvillimin e transportit ajror.Bukuri natyrore e paprekur
Vendi ka një total prej 28,748 kilometra katrorë dhe një vijë bregdetare me gjatësi 362 km me ujë të pacënuar dhe plazhet me rërë. Nga ana tjetër, 2/3 e sipërfaqes së vendit janë male dhe disa prej tyre janë më të larta se 2000 m, duke ofruar pamje spektakolare dhe mundësi për turizmin malor. Brenda pak minutash vizitorët mund të lënë malet dhe të shkojnë në det ose në një shumëllojshmëri resursesh ujore si liqene, lumenj etj.Trashëgimia kulturore e pasur
Shqipëria ka një histori të pasur të lashtë, nga ilirët, grekët dhe romakët, nëpërmjet qytetërimit bizantin, venecian dhe osman, të cilat mund të përjetohen nëpërmjet monumenteve dhe gërmadhave të lashta, parqeve arkeologjike, kështjellave, monumenteve fetare si dhe tre vendeve të mbrojtura nga UNESCO: Butrinti, Berati dhe Gjirokastra.Kushtet e favorshme klimatike për biznesin gjatë gjithë vitit
Kushtet e mira klimatike, me temperaturë më të larta ajri dhe deti krahasuar me ato në Kroaci ose Mal të Zi, mundësojnë aktivitete turistike në bregdet nga prilli deri në tetor, të cilat u zëvendësohen më pas me periudhën e dimrit në male. Të gjitha bashkë ofrojnë mundësi për biznesin gjatë gjithë vitit.Shpenzimet operative relativisht të ulëta
Me 19% të popullsisë së përgjithshme, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të moshave 15-24 vjeç në Evropë. Kjo strukturë e favorshme demografike, e krahasuar me nivelet e pagave në mënyrë të konsiderueshme më të ulët se ato në Evropën Perëndimore, krijon një potencial të konsiderueshëm në rritje për investime.Iniciativa atraktive gjithëpërfshirëse dhe sektoriale për investime
Qeveria shqiptare njeh përfitimet ekonomike të sektorit të turizmit dhe potencialin e saj për zhvillimin e biznesit dhe krijimin e vendeve të punës, ata kanë miratuar një paketë fiskale që është zbatuar për investime strategjike në sektorin e turizmit që nga 1 janari 2018. Me këtë nxitje fiskale, të gjitha hotelet e reja me katër yje dhe ato me pesë yje që do të ndërtohen do të përfitojnë nga përjashtimet nga tatimi mbi fitimet për dhjetë vjet. Për më tepër, ata nuk do të paguajnë taksën e infrastrukturës, ndërsa Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) do të reduktohet në gjashtë për qind.Integrimi i vazhdueshëm ndërkombëtar
Republika e Shqipërisë u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s në 2009 dhe ka qenë kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) që nga qershori 2014. Ata, së bashku me anëtarësimin në OKB, sigurojnë stabilitet afatgjatë dhe dëshmojnë aspiratat e orientuara nga perëndimi.Institucionet e donatorëve që tashmë e mbështesin shumë Shqipërinë
Ekzistojnë projekte të ndryshme në vazhdim në Shqipëri që financohen nga donatorë ndërkombëtarë, disa prej të cilëve janë Banka Botërore, Bashkëpunimi Italian për Zhvillim, BERZH dhe Komisioni Europian. Projektet aktuale në vazhdim dhe të planifikuara synojnë zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e burimeve njerëzore brenda sektorëve kryesorë, duke përfshirë turizmin. /Monitor

https://youtu.be/H7hsGxv-kK8

Shqipëria është Perla e fundit e pazbuluar e Mesdheut Read More »