Turizem

Rritet fluksi turistik/Turizmi ka pasur rritje të madhe. Sezoni ka nisur shumë mirë

Turizmi ka pasur rritje të madhe. Sezoni ka nisur shumë mirë, madje kemi turistë që kthehen deri në dy herë në vit, ndërsa qëndrimi ka kapur dhe shifrën e 28 netëve

Lajmi bëhet me dije nga për Agjencinë Telegrafike Shqiptare nga Ilda Kasa, Administratore e “Happy Tours”, një nga operatorët turistik në vendin tonë.

“Turizmi ka një rritje të ndjeshme. Turistët kanë shtuar netët e qëndrimit, duke mbërritur dhe në 28 net. Sezoni ka nisur që herët, që më 11 maj, kur dhe filluar të vijnë edhe çarterat e parë. Është operacion relativisht i gjatë, që ka çuar dhe në zgjatjen e sezonit, që të mendosh që ne nisëm me 63 netë , vijuam me 84 dhe sot që flasim jemi te 150 netë turizëm. Flasim një operacion që nis në 11 maji deri në mesin e tetori”, tha Kasa.

“Turistët nisin turet e tyre nga Saranda deri në Shëngjin. Polakët janë numër një, dhe janë pionerët e këtij lloj turizmi.  Pastaj janë nordikët, kemi treg të larmishëm nga Ukranina, Rusia, te Republika Çeke, Hungaria, por dhe nga Izraeli. Kemi rezervime dhe për turistë që kthehen, kemi turistë nordik që qëndrojnë deri në 28 ditë, minimum është 7 netë, ndërsa duhet thënë se ka dhe nga ata që vijnë në maj,  qëndrojnë disa ditë dhe ri-kthehen edhe në shtator. Këto turistë vijnë kryesisht për plazh, por ka dhe paketa mikse, që lidhen më pas dhe me të tjera forma turistike, kulturore, historike, aventurë…etj”, tha Kasa./atsh

https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/1343824939085141/?t=0

Rritet fluksi turistik/Turizmi ka pasur rritje të madhe. Sezoni ka nisur shumë mirë Read More »

Kalaja e Rozafës mirëpret 43690 vizitorë

Monumentet e kulturës si vende atraksion dhe historike po presin çdo ditë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Fillimi i sezonit të ri turistik duket premtues pasi këto vende janë ”magnet” për turistët e huaj sepse kanë brenda tyre histori, kulturë dhe detaje mistike që ngjall jo pak kuriozitet tek vizitorët.

E lashta kalaja e Rozafës, në Shkodër vizitohet çdo ditë e më tepër nga të gjitha moshat, vend atraktiv ku historia, arkitektura, peizazhi fantastik ndërthuren në mënyrë të përkryer. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.

 

 

 

Kalaja e Shkodrës në periudhën janar-qershor 2018 në total ka tërhequr 43690 vizitorë, nga të cilët 6623 është numri i atyre që kanë përfituar hyrje falas gjatë festave zyrtare, ditëve të shënuara të Trashëgimisë dhe të dielave të fundit të çdo muaji.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik.

Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).

E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

Objekte të tjera me vlera të mëdha kulturore e që tregojnë shumë për historitë e kaluara të popullit tonë janë ,cisternat e ujit të shek XV, katedralja e shek XIII, e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës, i cili shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë./atsh

Kalaja e Rozafës mirëpret 43690 vizitorë Read More »

Porti i Durrësit, fluks pasagjerësh në 5 ditët e para të korrikut

Shtatë tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim gjatë 5 ditëve të para të muajit korrik kanë transportuar 10.674 udhëtarë dhe 2.039 autovetura gjithsej.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave, në periudhën 1-5 korrik të këtij viti, tragetet janë shfrytëzuar nga 6997 udhëtarë me 1485 autovetura, që kanë mbërritur në Durrës.
Ndërkaq nga Durrësi janë nisur më pak udhëtarë dhe automjete, përkatësisht 3677, me 554 autovetura gjithsej.

Këto ditë ka nisur të aplikohen shtesa në lundrimet e trageteve për shkak të rritjes së pritshme të fluksit të udhëtarëve, kryesisht turistë dhe bashkëatdhetarë që mbërrijnë për pushime pranë famijeve të tyre në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni.

Porti i Durrësit, fluks pasagjerësh në 5 ditët e para të korrikut Read More »

Travel Planet për Shqipërinë turistike, Rama publikon videon

Nga bregdeti i mrekullueshëm, tek trashëgimia kulturore dhe bota nënujore, Travel Planet promovon potencialet turistike të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjeis ndjekësit në faccebook duke publikuar videon rreth tre minuta të Travel Planet.

“MIRËMËNGJES , dhe me këtë prezantim të bukur të Shqipërisë publikuar nga agjencia ndërkombëtare e turizmit, Travel Planet, ju uroj një fundjavë të qetë “, shkruan Rama.

2018 mund të cilësohet si viti i turizmit shqiptar. Ky vit ka nisur me një shifër rekord të rritjes së numrit të turistëve.

Shqipëria turistike ka tërhequr vëmëndjen e medias ndërkombëtare. Si një destinacion i ri turistik dhe i pazbuluar dhe duke mos ofruar më vetëm rërë dhe det por gjithashtu tendenca të reja të industrisë së turizmit, sikurse është ai turizmit të aventurës, Shqipëria është futur bindshëm në listën e vendeve që duhen vizituar. Nëpërmjet shkrimeve të shumta nga agjenci lajmesh, blogje të specializuara për turizmin apo edhe me vizitën së fundmi të National Geografic, Lonely Planet, The Wall Street Journal, etje, jehona e këtij sektori në zhvillim e sipër në vendin tonë të arrijë deri aty sa prestigjiozia Yahoo Travel të pyes ndjekësit e saj: A është Shqipëria, Kroacia e re???/atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155938709286523/?t=0

Travel Planet për Shqipërinë turistike, Rama publikon videon Read More »

Media austriake artikull për Shqipërinë: Vend eksplorimi, bregdet i gjerë, det i kaltër dhe shtëpi me gurë të bardhë

Si destinacion i preferuar për familjarët është Bullgaria, ndërsa për eksplorim kërkohet të vizitohet Shqipëria dhe Rumania.

Kështu e cilëson media austriake Noen.at, tradicionalisht e dedikuar turizmit dhe sporteve.

Në një artikull të publikuar disa ditë më parë, austriakët shkruajnë se Kroacia po tejkalon Italinë për kërkesat për të pushuar në plazhet e bukura; Turqia është kthyer si destinacion pushimi, pas viteve të fundit që ishte hequr nga lista për shkak të sulmeve të mundshme terroriste; Spanja preferohet sepse konsiderohet si një hit i festave etj.

“Për ata që duan të zbulojnë vende interesante në Evropë, këtë vit do të shkojnë në Shqipëri ose Rumani, siç raporton Claudia Panhauser për Pfleger Reisen. “Një destinacion i nxehtë është edhe Islanda”, sugjerojnë profesionistët e udhëtimit të Kneissl.

Bregdet i gjerë, det të kaltër, shtëpi me gurë të bardhë dhe ishull përrallor – kështu kërkesa kanë shumica e turistëve të St. Pöltner në Austri. Dhe automatikisht nga përshkrimet mendja ju shkon për ishujt grekë Rhodos. Greqia është kthyer në destinacionin kryesor të vendeve perëndimore pas Pranverës Arabe.

“Turistët austriakë shmangin akoma Egjiptin dhe në shumë raste edhe Turqinë, ndonëse këtë vit janë kthyer sërish në hartën e destinacioneve të kërkuara”.

Kërkesa interesante ka edhe nga Spanja. “Spanja është e mirë për familjet dhe çiftet,” shkruan portali austriak noen.at. Si destinacion i preferuar për familjarët është edhe Bullgaria. Kroacia ka arritur t’i marrë tregun Italisë pasi ofron çmime më të lira dhe cilësi më të mira, sipas portalit.

Sa u takon udhëtimeve të largëta shumica e turistëve të qytetit austriak preferojnë Indonezinë dhe Amerikën Perëndimore.

Media austriake artikull për Shqipërinë: Vend eksplorimi, bregdet i gjerë, det i kaltër dhe shtëpi me gurë të bardhë Read More »

Botanistët eksplorojnë zonat e Vlorës, ja arsyeja

Ata kanë udhëtuar nga Italia dhe Franca për t’u njohur nga afër me pasuritë natyrorë të Shqipërisë, kryesisht të Karaburunit, Llogarasë e malit të Çikës. Bashkë me botanistët shqiptarë, këtë të diel zgjodhën të eksplorojnë malin e Qores në gadishullin e Karaburunit dhe malin e Çikës, të identifikuara si zona potenciale dhe me interes ndërkombëtar, për t’i bërë pjesë të rrjetit Natyra 2000.

“Qëllimi është ruajtja dhe identifikimi i këtyre resurseve që ofron kjo zonë”, shprehet Nexhip Hysolakoj, agjencia rajonale e zonave të mbrojtura Vlorë.

Natyra 2000 është një projekt i Bashkimit Europian, që përfshin mbrojtjen e hapësirave tokësore dhe ujore, me specie dhe habitate më të vyera dhe të rrezikuara. Botanistët e huaj, të mrekulluar pas pasurive natyrore që ofron vendi ynë, kanë nisur kërkimet shkencore jo vetëm të bimësisë së rrallë por edhe për speciet në zhdukje të kësaj zone./lexo.al

Botanistët eksplorojnë zonat e Vlorës, ja arsyeja Read More »

Në plazhin e Shëngjinit çadrat janë të pahapura, në Vlorë trafik i dendur

Temperaturat e ulëta në Qershor bënë që shumë pushues ta ndërprisnin plazhin. Por në ditën e parë të korrikut duket sikur situata ka ndryshuar në Vlorë dhe në Durrës. Megjithatë në Shëngjin shumë çadra nuk janë hapur akoma.

Çadra të pahapura dhe pak pushues. Moti i keq ka ndikur në sezonin turistik të verës në bregdetin e Shëngjinit.

Plazhi nisi herët në Shëngjin, por muaji qershor riktheu temperaturat e ulëta dhe mot me shi. Java e fundit solli ndërprerjen e pushimeve për shumë vizitorë të Shëngjinit.

Kjo e dielë me diell po ju duket fat. Më parë janë informuar për motin. Pastaj u nisën drejt Durrësit.

Pas më shumë se një jave braktisje, dita e parë e korrikut shihet mjaft e përshtatshme për të kaluar fundjavën në bregdet.

Korriku ka nisur ndryshe në Vlorë. Trafiku tregon për dyndje të pushuesve në Jon.

Plazhet janë të populluara dhe italianët kanë mbërritur. Të tjerë janë vendas, por dhe pushues të shumtë nga Kosova.

Në Vlorë kanë nisur dhe dasmat. Një çift para se të ulet me miqtë e nisi ditën me një shëtitje breg detit. /abcnews.al

Në plazhin e Shëngjinit çadrat janë të pahapura, në Vlorë trafik i dendur Read More »

Revista zvicerane / Shqipëria, vendi i lirë që të kujton Karaibet !

Revista zvicerane “TravelNews” që i dedikohet turizmit profesional dhe gjithë të apasionuarve pas udhëtimeve rendit Shqipërnië në kalendarin e saj të vendeve që duhen vizituar.

Duke renditur disa prej vendeve më të veçanta të planetit me muajt më të përshtatshëm për t’i vizituar “TravelNews” e lidh Shqipërinë me muajin qershor në një artikull që i dedikohet udhëtimeve për vitin 2018.

Shqipëria, vendi që kufizohet me detin Adriatik në perëndim është mi e lirë se sa Kroacia dhe pret më pak turistë se sa Mali i Zi.

Ajo ofron verietet mbreslënës vargmalesh dhe zonash arkeologjike në të cilat koha nuk ka ndryshuar.

Përveç florës dhe faunës shumë të pasur, Shqipëria është gjithashtu shtëpia e shumë parqeve kombëtare.

Çmimet e hoteleve janë jashtëzakonisht të lira, plazhet nuk janë të mbytura me turistë dhe yjërat e kristaltë janë njësoj si vendet që ëndërron të vizitosh në Karaibe.

Nga ana tjetër 300 ditë diell flasin vetë, atëherë përse të mos udhëtosh për në Shqipëri?

 

Revista zvicerane / Shqipëria, vendi i lirë që të kujton Karaibet ! Read More »