Turizem

Projekti madhor i radhës, rivitalizimi i qendrës historike të Vlorës

Përveç detit dhe bukurive natyrore që tërheq një numër të madh turistësh në Vlorë, qyteti po përgatitet për atraksione të reja të turizmit kulturor dhe historik. Kështu, projektet e financiara nga Qeveria shqiptare do të vijojnë plotësimin e mozaikut të infrastrukturës moderne me rikaulifikin urban të qendrës historike.

“Asnjë qyteti europian nuk i mungon qendra historike dhe tani është radha e këtij investimi shumë të të rëndësishëm për qytetin e Vlorës të kapë ritme të shpejta”, – u shpreh drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci gjatë prezantimit të projekteve të qeverisë shqiptare për qarkun e Vlorës.

Projekti për rikualifikimin urban të qendrës historike të Vlorës ruan gjurmën e fundit të Mesjetës kur filloi të ndërtohej kjo qendër, por që me kalimin e kohës shumë ndërtesa janë degraduar dhe janë lënë pas dore. Një pjesë e mirë e tyre kanë rëndësi historike e vlera kulturore, pasi janë banesa të patriotëve të shquar shqiptarë. Kjo qendër me rrugë të ngushta e ndërtime karakteristike 2-3 katëshe, ka rëndësi historike”, – u shpreh Beci.

Projekti për rikualifikimin urban është finalizuar falë investimit të qeverisë shqiptare dhe pas konsultimit me ministritë përkatëse, atë të Kulturës, Institutin e Monumenteve dhe partnerët financiarë, pjesë të projektit./atsh

Projekti madhor i radhës, rivitalizimi i qendrës historike të Vlorës Read More »

Rama: Himara, potencial për zhvillimin e ekonomisë kombëtare

Himara ka një potencial të madh zhvillimi jo vetëm të ekonomive familjare, por edhe ekonomisë kombëtare, ndaj qeveria është e përqendruar me projekte e investime konkrete.

Në vijim të turit të llogaridhënies publike, Kryeministri Edi Rama, u ndal sot në Himarë, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës.

Bashkëqeverisja me qytetarët, sipas Ramës, është një sfidë e madhe për ta kthyer në çdo hap, në një koalicion real të qeverisës së Partisë Socialiste me njerëzit e zakonshëm për Shqipërinë që duam.

“Më vjen shumë mirë që kemi mundësinë të komunikojmë drejtpërdrejtë në një fushatë llogaridhënie, e para si eksperiencë e një partie qeverisëse që takohet me njerëzit në këtë format, jo për arsye zgjedhjesh apo votash, por për të ndarë çfarë kemi bërë dhe duhet të bëjmë”, – tha Rama.

Rama theksoi se “nuk ka njeri që nuk e sheh ndryshimin e madh në të gjithë bregun e Jonit dhe çfarë ndryshimi ka filluar të materializohet në gjithë bashkinë e Himarës”.

“Himara nuk i takon vetëm himarjotëve, por të gjithë vendit, për shkak të një potenciali të madh zhvillimi dhe kontributi të madh jo vetëm për ekonomitë familjare, por edhe në ekonominë kombëtare”, – tha Rama.

Investimet, sipas tij, shkojnë në drejtim të nxitjes ekonomike. “Këtu kemi investime private duke filluar nga investimet e vogla të atyre që mund t’i transformojnë shtëpitë në bujtina mikpritje, deri në investimet e mëdha për infrastrukturë e standarde”, – tha Rama./lexo.al

Rama: Himara, potencial për zhvillimin e ekonomisë kombëtare Read More »

Ftese / Ju ftojmë në panairin e promovimit të vlerave dhe produkteve të zonës së Llogarasë

Llogara On Fest

Ju ftojmë në panairin e promovimit të vlerave dhe produkteve të zonës së Llogarasë

Nën shoqërinë e Trupës së Operës dhe Baletit,muzikës dhe aktiviteteve të ndryshme

Ditën e Premte,22 Qeshor ora 19 : 00

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Ftese / Ju ftojmë në panairin e promovimit të vlerave dhe produkteve të zonës së Llogarasë Read More »

Ngrihet në Vlorë Taske Force, do të monitorojë situatën për sezoni turistik

Sezoni turistik në Vlorë do të monitorohet për herë të parë nga një Taske Force. Kjo u vendos gjatë një takimi midis 13 institucioneve që do të marrin përgjegjësitë përkatëse. Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Xhovalin Loka tha se prioritetet në sezonin turistik do të jetë mbrojtja e jetës së pushuesit.

Duke iu referuar ngjarjeve të rënda viteve të kaluara, Loka tha që për mjetet e ujit do kenë një vend të posaçëm dhe do të jenë të gjitha nën vëzhgimin e policisë. Në këtë takim u fol edhe për ndotjen akustike nga lokalet e natës si dhe për ndotjen në plazh. Për të gjitha çfarë u diskutua është hartuar një plan masash me detyrat për çdo institucion shtetëror. /abcnews.al

Ngrihet në Vlorë Taske Force, do të monitorojë situatën për sezoni turistik Read More »

Kanionet e Osumit, BE do mbështesë industrinë e turizmit në Shqipëri

Berati është një nga 4 rajonet pilote ku BE-ja do të mbështesë një ofertë turistike të bazuar në asetet kulturore dhe natyrore.

Ambasadorja Romana Vlahutin dhe ekipi i delegacionit të BE-së kanë eksploruar kanionin e Osumit,  një nga vendndodhjet natyrore më të mahnitshme që Shqipëria ka për të ofruar.

BE-ja është e përkushtuar që të mbështesë një industri turizmi që respekton mjedisin dhe ofron mundësi ekonomike në të gjitha stinët dhe në të gjithë vendin.

Një punë fantastike është bërë nga Albania Rafting Group, duke filluar nga dashuria për natyrën dhe ndërtimin e një kompanie për aktivitete në natyrë që i ka sjellë mrekullitë e rajonit të Beratit turistëve të panumërt shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Kanionet e Osumit, si shumë vendndodhje të tjera të jashtëzakonshme natyrore në Shqipëri, duhet mbrojtur dhe promovuar si burim unik për zhvillimin ekonomik vendor.

Kanionet e Osumit, kanë një gjatësi prej 26 km dhe ndodhen 450 m mbi nivelin e detit. Mendohet se ato janë formuar 2-3 milionë vite më parë nga erozioni i ujit që depërton thellë në tokë. Përgjatë gjithë grykës ka mjaft kalime nëntokësore dhe shpella të paeksploruara.

Pamja që të ofrojnë  kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste përsa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj dhe BE ka zgjedhur një në katër rajonet, kanionet e Osumit për të zhvilluar turizmin.

 

Kanionet e Osumit, BE do mbështesë industrinë e turizmit në Shqipëri Read More »

Gazeta e njohur britanike “Metro”: 7 arsye përse duhet të vizitojmë Shqipërinë

Gazeta e njohur britanike “Metro” ka renditur 7 arsye përse duhet të vizitojmë Shqipërinë, dhe sigurisht një ndër arsyet e mëdha është dhe kryeqyeti i Shqipërisë, Tirana.

Tirana është një qytet energjik që të ofron shumë gjëra për të parë e bërë, nga baret trendy dhe restorantet e mira, arkiktetura intriguese deri te muzuemet e komunizmit.

Përjetoni të shkuarën e errët të komunizmit në Shqipëri

Në panoramën e bukur të Shqipërisë do të shihni vende-vende bunkere atomike të ndërtuara në periudhën e komunzimit me urdhër të ish-diktatorit Enver Hoxha. Një ndër bunkeret e mëdha dhe është kthyer në muze, Bunk’Art 1, një muze i mbushur me të dhëna dhe sekrete të regjimit komunist i hapur në vitin 2014. Ndërsa në vitin 2016, u hap Bunk’Art 2 në qendër të qytetit. Ju mund të vizitoni dhe Muzeun e Gjetheve, një vilë e mbuluar me pemë të harlisura në kryeqytetin e Tiranës që dikur ishte selia e shërbimit sekret shqiptar dhe tani është i hapur si Muzeu i Mbikqyrjes sekrete.

Koktejle fantastike në Tiranën shumëngjyrëshe

Kryeqyteti po merr gjithnjë e më shumë pamje metropolitane, kultura e kafesë dhe artit është në rritje dhe për të parë më mirë këtë shkoni në Bllok. Dikur një zonë e elitës komuniste, tashmë një nga lagjet më të bukura të Tiranës me baret dhe restorantet e saj.

Provoni gatimet e shijshme shqiptare me një prekje moderne

Klima mesdhetare e Shqipërisë do të thotë se është e bekuar me produkte të shumta të natyrës, prandaj prisni të shijoni kebab me shije, sallata tmerrësisht të shijshme dhe ushqim deti të freskëta. Një revolucion gastronomik është duke u zhvilluar në Tiranë, Shqipëri.

Mund të dilni në male të larta dhe liqene të thella

Në veri, Alpet shqiptare posedojnë një lloj bukurie të egër. Historia e rajonit është e mbyllur në gjakmarrjet e lashta dhe folklorin, dhe jeta bujqësore mbetet e pandryshuar prej shekujsh – mos u habitni kur shihni fermerët që lërojnë me kaun dhe zgjedhën. Në lindje të vendit, ujërat kristalizuese të Liqenit të Ohrit janë si diçka nga parajsa. Poshtë në jug, shumica e turistëve shkojnë në anën maqedonase për arkitekturën osmane dhe kishat bizantine, por nuk e humbasin qytetin e Pogradecit për një shije të jetës lokale në det./Shqiptarja.com

Gazeta e njohur britanike “Metro”: 7 arsye përse duhet të vizitojmë Shqipërinë Read More »

Turi i llogaridhënies, Gjiknuri: Botet e naftës do të lëvizin në hekurudhën Fier-Vlorë

Në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë,Damian Gjiknuri bashkë me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj zhvilluan një takim me banorë të Fierit.

Ministri Gjiknuri foli për investimet që janë kryer dhe ato në proces në këtë qark sa i takon infrastrukturës.

Ai premtoi edhe zhvendosjen e trafikut të boteve të naftës nga aksi rrugor Fier-Vlorë përmes kalimit në transportin hekurudhor, ndërsa njoftoi se shumë shpejt do ndërtohet një stacion i ri energjitik.

Gjiknuri: Shumë shpejt do të hyjë në funksionim edhe segmenti hekurudhor Fier-Vlorë për të shmangur plotësisht autobotet nga rrugët. Pra, brenda këtij viti në momentin që përfundon gjithë investimi që po bëhet në hekurudhë, nuk do të shihni më autobote nafte që shkojnë në drejtim të Vlorës dhe që kthehen në një shqetësim për qytetarët.

Kreu i Financave, Arben Ahmetaj njohu nga afër qytetarët me propozime të reja që synojnë të ulin taksat duke lehtësuar biznesin. dhe Ekonomisë ju referua përfitimeve direkte që kanë sot qytetarët në sajë të reformave ekonomike të ndërmarra nga qeveria.

Ahmetaj: Çfarë po bëjmë tani, kalon javën tjetër në qeveri? Nga 8 milionë deri në 14 milionë, e ngremë tavanin e deklarimit për tatim fitimin 5 %, dhe fusim dhe gati 10 mijë biznese të tjera.

Një tjetër projekt i rëndësishëm që është realizuar në këtë qytet, sipas ministrave, lidhet edhe me Ujësjellës Kanalizimet. Kufiri ka marrë një nga investimet më të mëdha, ndërsa pritet që të nisë dhe faza e dytë e projektit./oranews

Turi i llogaridhënies, Gjiknuri: Botet e naftës do të lëvizin në hekurudhën Fier-Vlorë Read More »