Problemi hyrjes ne banese dhe i vjedhjeve te shtepive eshte problem shqetesues edhe per krahinen tone. Jo pak raste raportohen here pas here ku vidhen shtepite ne fshatra te ndryshme te Njesise tone Administrative. Nje e-mail ka mberrit ne redaksine e orikuminews nga nje banor i fshatit Dukat fushe i cili pas disa vjedhjesh ka instaluar ne shtepine e tij sistem kamerash per kapjen e autoreve dhe me ne fund ai e identifikon ate.
Mesazhi i plote:
Mirembrema si je? Dua te me hedhesh kete problemin tim te orikuminews po pa e thene emrin tim. Une banoj ne fushedukat dhe me ka gjet belaja se me jan fut ne shtepi disa here dhe ma kane perlare me kane vjedh shume gjera cdo gje me ka grire ca i ka dash qejfi ma ka marre. E merrja me mend kush me vidhte se ne fshat dien hajdutet sdo shume mend qe ti gjesh po nuk kisha cte beja se nuk e akuzon dot tjetrin po spate fakte. E mire vrava mendjen dhe nje te ik e nje te pyet per te vene kamera ne vlor edhe vendosa dhe i bleva erdhen ata miqt e mi vune ne rregull, pagova leket edhe vetem prisja.
Do ti se ujku qimen e nderron po zakonin se harron erdhi miku e beri demin prape po ce do qe e kapi kamera kete here. Mora ne telefon ata miqt edhe ma nxorren ne kaset e njoh mire dhe e kam ne video hajdutin se duket nga koka te kembet kush eshte po ama nuk di car te beje tani tua nis juve ta hidhni ne internet e tja cjerr masken ta peshtyne te gjithe apo ti them te me ktheje te gjitha leket e gjerave qe me ka vjedh edhe mos ta hedh ne internet. Pyeti njeher car do thone njerzit edhe do e sho car te bej. Qofshi mire.
Ekipi i Orikut po vazhdon seancat stervitore ne kuader te kampioantit te 58-te kombetar te Kategoris se Dyte teksa java e 15-te do te ule siparin me Skaraparin nje skuader e cila ne leter dhe ne pamje te pare eshte e lehte per tu mundur,por ne fakte ekipi eshte i plote dhe e ka vlersuar maksimalisht ndeshjen .
Per trajnerin Sakaj gjithca eshte ne rregull. I gjithe grupi eshte i plote dhe ne dispozicion te ndeshjes.E vetmja mungese eshte lojtari Geri Hoxhaj i cili ka plotesuar numrin kater te kartonave por megjithate nuk perben ndonje problem shqetesues per ekipin pasi ne organiken e ekipit Oriku ka lojtare qe do ta zvendesojne.
Ne ndeshjen e radhes kunder Skraparit kete jave rikthehet edhe Azizaj nje lojar i rendesishem per te gjitha repartet.
Ne kuader te promovimit dhe mbeshtetjes se bizneseve te zones, orikuminews do publikoje here pas here per ndjekesit e saj njoftime duke reklamuar bizneset e ndryshme te zones e kryesisht bizneset e reja qe hapen ne zone.
Punishtja e qumeshtit ‘ATA’ ne Tragjas ka 10 vite qe ushtron aktivitetin e saj. Administratori dhe njekohesisht pronari i punishtes ka nje eksperience dymbedhjete vjecare ne Itali ne kete fushe e kryesisht ne perpunimin e djathrave te ndryshem si ‘mocarela stanchio’.
Kjo punishte grumbullon qumeshtin BIO nga blegtoret e fshatrave Tragjas, Dukat e Radhime. Produket e kesaj punishte jane shume cilesore dhe sigurta pasi qumeshti eshte BIO dhe ato perpunohen me nje sistem pajisjesh moderne dhe mbahen ne temperaturat e duhura.
Disa nga produktet jane :
Djath i bardhe dele
Djath kackavall dele
Transporti i gjithe produkteve behem me furgon frigorifer.
Per kete punishte sezoni konsideroet zyrtarisht ì hapur me tè gjitha nenproduktet e qumeshtit ofron 100% bio.Qumeshti cdo dite analizohet ,filtrohet ,kalon né procesin e pasterizimit me ane te kaldajave me avull per te patur produkte brenda cdo parametri e per tu konsideruar i sigurte.
Te gjithe banoret e krahines ftohen te provojne dhe te konsumojne produktet e kesaj punishte cilesore.
Numer kontakti : 0695253396
Për Çdo njoftim, problem, ankesë apo sugjerim kontaktoni orikuminews :
Pas fitores se të dielës në Sarandë, administratori i ekipit të Orikumit Gëzim Çapoj nuk është përmbajtur dot. Pas triumfit ai ka shtruar një darkë në një nga restorantet më të mira në Llogora. ‘Jemi në rrugën e duhur por duhet të vazhdojmë kështu pasi mbështetja ime nuk ju ka munguar dhe nuk do ju mungojë per asnjë çast. Vazhdoni me këto rezultate dhe besoj se në fund do arrijmë të ngrihemi në kategorinë e parë’, u tha lojtarëve administratori Capoj.
Ndërkaq autori i golit të dytë dhe të fitores për Orikumin në sfidën e së dielës në Sarandë, Aleko Capoj u shpreh: ‘ Jam shumë i kënaqur që ekipi po harmonizohet. Tashmë, kjo fitore në Sarandë tregoi punën e trajnerit Sakaj.
Megjithatë, meritë ka edhe zv.trajneri Albert Haxhija, pasi e ka ndërtuar vetë këtë ekip që po ngjit shkallët nga viti në vit’. Ndërkaq, Orikumi pret të Dielën në shtëpi Skraparin e vendit të fundit. Dje skuadra ka qenë pushim dhe sot do zbresë në fushë për të nisur përgatitjet për takimin e së dielës.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë finalizuan operacionin ‘Portokallja’
Si rezultat i një pune proaktive dhe në kuadër të një procedimi penal, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: – Shahin Zanaj, 60 vjeç, banues në Vlorë;
– Kristaq Derraj, 26 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi iu sekuestruan sasi të konsiderueshme të vajit të hashashit dhe hashash të formësuar si çokollatë dhe pluhur.
Sasitë e kapura nga policia janë:
-49.7 litra vaj hashashi;
-17.5 kg hashash në formë çokollate;
-13.4 kg hashash në formë pluhuri;
– pajisje, të cilat shërbenin për prodhimin dhe përpunimin e vajit të hashashit;
– 4 automjete.
Njëkohësisht Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale.
Në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtyre shtetasve.
Në vijim, strukturat e Policisë së bashku me ato doganore janë duke bërë inventarizimin e aseteve, për të dokumentuar plotësisht veprën penale të pastrimit të produkteve që burojnë nga aktiviteti kriminal.
Duke përfituar nga mundësia, Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër.