Te fundit nga zona

Lajm i shumepritur dhe i merituar:Tragjasi mes 100 fshatrave turistikë

Në Luginën e Dukatit, 20 km në jug të Vlorës ndodhet Tragjasi.

I shtrirë rrëzë malit të Lungarës i cili e mbron në dimër dhe e hijeshon gjatë verës është një nga perlat e turizmit shqiptarë.

Është një fshat piktoresk me monumente të Natyrës dhe të historisë.

Në Tragjas burojnë ujërat e njohura të Tragjasit ( Izvori ) me rrepet shekullore.
Këto burime pasi mblidhen në një rrjedhë, krijojnë lumin e Izvorit i cili pas një rruge rreth 3 km, derdhet në detin Adriatik.

Janë tre fshatra të radhitur bukur, Dukat-Tragjas-Radhimë që bëjnë pjesë në bashkinë e Orikumit.

Ekonomia e Tragjasit dikur bazohej te blegtoria dhe bujqësia, por së fundmi, një drejtim i ri i ekonomisë duket se është turizmi edhe për shkak të bukurive natyrore, historisë së tij, por dhe të distancës së vogël nga plazhet e Orikumit dhe Radhimës.
Fare pranë fshatit ndodhet kalaja e Gjon Boçarit që është një atraksion për turizmin historik dhe atë kulturorë.

Fshati ka një histori të lashtë sepse lidhet me qytetërimin e hershëm të Orikut.
Gjurmët e vendbanimit të lashtë janë shfaqur në qytezën e Sofës, ku janë shfaqur dhe tuma(varre) Ilire.

Akoma dhe sot pranë Tragjasit të vjetër, gjendet një vend i quajtur “maja e qytetës”. Arkeologët kanë datuar rrënojat e disa ndërtimeve qysh nga shekulli i IV-VII para Krishtit.

Ky fshat ka qenë i njohur me disa emra si: Tregas, Dragjat, Tregasaj, Dragjiates.
Në antikitet ky vendbanim bënte pjesë në qendrat e fortifikuara të gjirit të Vlorës dhe lidhej me Orikumin.

U shkatërrua disa herë nga pushtuesit Osmanë e u rindërtua në shekullin XVI, ku ngre krye dhe kalaja e Gjon Boçarit.

Ndërtimi i saj është i lidhur me fisin e Boçarëve bashkëkohës të Skënderbeut. Banorët e këtij fshati kanë marrë pjesë aktive në jetën politike dhe ushtarake të periudhës së mesjetës, në kryengritjet antiosmane dhe më pas gjatë rilindjes kombëtare.

Në ditët e shpalljes së pavarësisë në 1912, Tragjasi ka qenë një bazë dhe një mbështetje e rëndësishme për Ismail Qemalin në betejat e brëndshme politike që zhvilloheshin në Vlorë.
Ky fshat ka nxjerre burra të shquar me bëma patriotike dhe epike që kanë lënë histori edhe sot.

Vizitori apo turisti që ngjitet në Tragjas apo në krejt luginën e Dukatit, do të soditë jo vetëm natyrën e bukur me det e qiell, me burime ujore Monumente të Natyrës, por do të njihet dhe me historinë e lashtë të tij, me Boçarët dhe kështjellën e tyre, me rrënoja e murrana që tregojnë historinë e kësaj lugine që së shpejti do të futet në investimet me prioritet të 100 fshatrave turistik shqiptarë.

Lajm i shumepritur dhe i merituar:Tragjasi mes 100 fshatrave turistikë Read More »

Zbardhet zona nga debora:Llogaraja,malet e Dukatit dhe Tragjasit

Dimer i vertet.Zona gdhihet e zbardhur nga debora.

Arrin ne disa centrimetra trashesia e debores ne Llogora dhe malet e Tragjasit dhe Dukatit. Emergjencat bejne thirrrje per kujdes te gjithe personave qe e kane te detyruar te perdorin aksin rrugor Vlore-Llogora dhe anasjelltas.

Duhet patjeter te jene te paisur me zinxhire.Momentalisht ne kete aks rrugor ku trashesia e debores ka arritur 40 cm eshte e mundur levizja e automjeteve vetem me zinxhir.

Rezultate imazhesh për llogora debore fotoRezultate imazhesh për llogora debore fotoRezultate imazhesh për llogora debore fotoRezultate imazhesh për dukati me debore

 

Zbardhet zona nga debora:Llogaraja,malet e Dukatit dhe Tragjasit Read More »

Njoftimi i rendesishem nga Njesia Administrative Orikum – Kush e ka banesen . . . !

Nje njoftim per banoret e krahines eshte bere nga Njesia Administrative Orikum/Bashkia Vlore diten e djeshme. Njoftimi bente fjale per banoret e zones te cilet kane shtepite anes lumit te Izvorit.

Diten e djeshme eshte stakuar nënstacioni i Radhimës si pasojë e përmbytjes. Raportohet se janë stakuar fiderat që furnizojnë Radhimën, Tragjasin, Orikumin dhe Llogaranë.

Njoftimi i plote :

Njoftim: Njësia Administrative Orikum
Bashkia Vlorë

Në zonën e Dukat-Orikumit të gjitha familjet të cilat kanë banesat afër lumit te Izvorit, të marrin masat për largimin e bagëtive dhe largimin nga banesat pasi rreshjet do të vazhdojnë. Ju lutemi të merrni masat për çdo situat e pazakont që mund të shkaktohet nga rreshjet dhe sidomos banesat në afërsi të lumit.
Ju lutem per cdo problem njoftoni ne numrat me poshte:
069 330 5932‬
0695570922

Njoftimi i rendesishem nga Njesia Administrative Orikum – Kush e ka banesen . . . ! Read More »

‘Dita e dashurise’ – Poezia suprize nga Jeta Hamiti (Poetet e krahines)

Nga Jeta Hamiti

Kjo poezi eshte shkruar nga Jeta Hamiti enkas per diten e Dashurise.

Shenim nga poetja :

Gezuar Shen Valentin-in te gjithe zemrave te dashuruara dhe ata qe jan ne kerkim te dashuris uroj ta gjejn se shpejti

‘Dita e Dashuris’

Kaq e bukur dita sot
plot gezim dhe dashuri ,
Ne cdo zemer troket fort
ndjenje e paster DASHURI.

Trendafilat jan kudo,
buzeqeshje dhe shkelqim,
Jan dhurat per ate qe do
jan dhurat qe nuk kane cmim.

Po cfare eshte dashuria vall..?
Ka njeri qe e shpjegon dot?
Eshte dhimbje apo mall…!
Mos vall eshte gezim me lot?!

Eshte ndjenja me e bukur,
eshte thesar dhe pasuri ,
eshte ‘dicka’ e pashpjegushme
qe ka provuar cdo njeri.

Po pse valle kush me thot…
vec nje dite duhet festuar,
Shen Valentin kudo ne bote…
Vlen nje dit per tu mjaftuar?

Dashuria nuk ka date
ska ditelindje dhe as mosh,
kur dy njerez lidhen bashk
ata kurre nuk ndjehen bosh.

Mrekulli qe te pushton
eshte e bukura Dashuri,
e magjishme qe te trazon
eshte e shenjt per cdo njeri.

Eshte bekim nga Perendia
qe askush se refuzon,
zbukuron ditet e mija
dhe pa te me kot jeton.

Ndnjenje e paster dhe hyjnore
Zoti kot nuk krijoj dy,
gjithcka duket perrallore
kur Ti ke mua dhe un kam Ty.

‘Dita e dashurise’ – Poezia suprize nga Jeta Hamiti (Poetet e krahines) Read More »

Kete poezi ja dedikoj vetes time – Ja kush eshte banori i Orikumit dhe poezia e tij e trishte !

Nje banor i Orikumit ka krijuar nje poezi te cilen ja dedikon vetes se tij. Ne kete poezi ai pershkruan historine e jetes se tij.

Ja dedikoj vetes time

U bene se di as vet
Sa vjet vajta ne kurbet
Punova me dite dhe nete
Me duken si njeqind vjet

Iken jeta pa kuptuar
Vitet ikin fluturuar
Familje s’krijova o zot
Me fatin nuk merresh dot

S’eshte gjithcka pasuria
Guri i rend ne vend te tija
Thinjat mu shtuan ne koke
U treta per miq e shoke

Nje dhurat ne toke te huaj
Me ben akoma te vuaj
I mjeri more milet
Mbeta si zogu ne flet

Medet o kurbet medet
C’me beri mendja e shkret
Jeta si qiri u tret
Ilac per sherim su gjet

Lorenc Dervishaliaj

Kete poezi ja dedikoj vetes time – Ja kush eshte banori i Orikumit dhe poezia e tij e trishte ! Read More »

Rivitalizimi i Tragjasit te vjeter ! Ja kush eshte Ministria qe merr pjese neser ne promovim – Nga Igli H.Laba

Nga Igli H.Laba.

Neser ne date 13.02.2018 ne oren 18:00 ne Muzeun Historik Kombetar behet promovimi librit “Trashëgimi në Rrënoja e fshatit të braktisur Mesjetar të Tragjasit: Ruajtja dhe Rivitalizimi i së Harruarës”. nga dekani i fakultetit Profesor Doktor Florian Nepravishta, Profesor Doktor Ledita Mezini dhe nga Profesor Doktor Arta Dollani . Aktiviteti eshte vazhdimesi i projektit te Fakultetit te Arkitektures dhe urbanistikes per rivitalizimin dhe rijetezimin e fshatit Tragjas i Vjeter. Neser ne promovim do te marre pjese dhe Ministria Mirela Kumbaro e cila ka qene mbeshtetja kryesore per kete projekt . Gjate aktivitetit te neserm ne Tatrin Kombetar do te shperndahen dhe 100 libra per publikun .

Njoftimi i plote :

Promovimi i librit “Trashëgimi në Rrënoja e fshatit të braktisur Mesjetar të Tragjasit: Ruajtja dhe Rivitalizimi i së Harruarës” paraqet rezultatet e një bashkëpunimi të ngushtë e të suksesshëm midis Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) dhe IMK për evidentimin, njohjen, dhe propozimeve konkrete për rijetëzimin e Fshatit rrënojë të Tragjasit të vjetër.

Botimi “Trashëgimi në rrënoja e fshatit të braktisur mesjetar të Tragjasit: Ruajtja dhe rivitalizimi i së harruarës”, me autor Florian Nepravishta, Ledita Mezini, Arta Dollani u realizua me mbështetjen financiare të IMK-së. Ky botim paraqet punën e kryer në kuadrin e kerkimit akademik te FAU te zhvilluar me studentët e vitit të pestë (viti akademik 2015-2016) në bashkëpunim me IMK. Në të propozohet që kjo trashëgimi të mos mbetet si një relike e pashfrytëzuar por e rijetëzuar për një përdorim të dobishëm shoqëror.

Aktiviteti do të përfshijë një ekspozitë të FAU mbi projekt propozimet e realizuara nga studentët si dhe promovimin e Botimit të sipërpërmendur. Aktiviteti do të vijojë me diskutime në grupe më të ngushta interesi (specialistë dhe banorë të zonës) mbi mundësitë e zhvillimit në të ardhmen të fshatit rrënojë të Tragjasit.

Në përmbyllje të aktivitetit do të promovohen e shperndahen edhe botimet më të fundit të IMK-së të realizuara gjatë vitit 2017: Revista periodike “Monumentet” Nr. 56 si dhe “Analizë strukturore, Metoda Përforcuese dhe Teknika të Muraturave në Ndërtesat Historike” – botim i Kursit të Trajnimit me të njëjtin titull.

Rivitalizimi i Tragjasit te vjeter ! Ja kush eshte Ministria qe merr pjese neser ne promovim – Nga Igli H.Laba Read More »

Kryeministri shkruan për Gjirin e Jalës, komentuesi nga Orikumi i shkruan-‘Qafa e Llogorase . . . ‘ !

Ky ka qene komenti i sotem ne faqen e kryeministrit Edi Rama i cili ben fjale per transformimin e Gjirit te Jales.Sipas tij Gjiri i Jales por tranformohet cilesisht. Nje komentues nga Orikumi i ka shkruar kryeministrit duke i theksuar se duhet te zgjidhet problemi i rruges sidomos ajo e qafes se Llogorase dhe zgjidhja per kete mund te jete nje tunel.

Komenti i Kryeministrit.

MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë pamje nga perla joniane e gjirit të Jalës që po transformohet cilësisht, si pjesë e Programit të Rilindjes Urbane të Himarës, në prag të sezonit të ri turistik, ju uroj një fundjavë të mbarë

Komentuesi :

Mirëmëngjes e punë të mbarë z.KM,por pa u zgjidhur dhe problemi i rrugës e sidomos ajo e Qafës së Llogarasë ku një tunel që do të eleminonte këtë pjesë të vështirë të kësaj rrugë,do të bënte që këto vende kaq të bukura e që bëhen më tërheqëse me infrastrukturën e re,të bëheshin shumë më tërheqëse nga vizitorët.

 

Kryeministri shkruan për Gjirin e Jalës, komentuesi nga Orikumi i shkruan-‘Qafa e Llogorase . . . ‘ ! Read More »

Doktori i Orikumit kete radhe del te emisioni ‘STOP’, por jo per keq . . .!

Brenda nje periudhe shume te shkurter mjeku i qendres shendetesore Orikum Enrik Haxhiraj ka qene ne qender te dy prej emisioneve me te ndjekura investigative, emisionit Fiks Fare dhe se fundmi emisionit STOP.

Ne emisionin fiks fare doktor Enrik Haxhiraj pas nje denocimi nga nje banor i zones u ndoq nga gazetaret e emisionit fiks fare dhe ceshtja e tij u trajtua ne emision per abuzime me orarin zyrtar te punes. Kjo teme pati shume interes per banoret e zones te cilet u organizuan dhe e mbeshteten doktor Enrikun duke mos e bere ate me faj sic pretendonte Fiksi. Ata kerkuan fuqishem qe doktori te rikthehej ne pune dhe me ne fund doktori u rikthye ne vendin e tij te punes ku vazhdon detyren edhe sot.

Kjo ishte pjesa e hidhur e shfaqes ne nje televizion investigaviv Fiks fare per Doktor Enrikun. Por para pak ditesh do te shikonim doktor Enrikun ne nje tjeter emision investigativ, emisioni STOP ku doktori permendet per perkushtimin dhe profesionalizmin e treguar ne nje rast urgjent ku nje banor i zones eshte plagosur nga disa te panjohur me dinamit nderkohe qe ai ishte zhytur ne detr.  Doktori ka vepruar me profesionalizem dhe korrektesi. Ngjarja ka ndodhur ne mesin e vitit te kaluar.

Ja intervista e gazetarit te STOP-it me doktor Enrikun.

Gazetari i emisionit “Stop” komunikoi me Enrik Haxhirajn, mjeku që i dha ndihmën e parë Ilias, i cili tha se ky i fundit kishte mbërritur në ambulancën e Orikumit në gjendje të rëndë.

Personi është shtruar një herë tek ne. Ka qenë në gjendje koshiente, por kishte dhimbje dhe vështirësi të shumta në frymëmarrje. Gjendja ishte jo shumë e mirë, pasi nga njëri vesh kishte hemorragji. Kemi vepruar duke bërë ambulatorin për të lehtësuar frymëmarrjen dhe me ambulancë është transportuar për në Spitalin Rajonal të Vlorës”.

 

 

 

 

Doktori i Orikumit kete radhe del te emisioni ‘STOP’, por jo per keq . . .! Read More »