Fshati Dukat eshte nje nga fshatrat me te medhenj te Shqiperis per nga siperfaqja,ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasen,në veri-perendim laget nga deti Adriatik e ne jug/ perendim nga deti Jon. Ky fshat piktoresk është i vendosur ne këmbët e maleve Paliske e Qore, ne një gryke te thelle e te thyer, me perrenj te shumte. Ai ngelet ne shekuj keshtjelle e pathyeshme natyrore.Gjith gadishulli i Karaburunit eshte pjes e Dukatit.Edhe Dukati I Ri eshte ndertuar po ne territorin e Dukatit,kjo per efekt te rritjes se popullsis,qeveria e asaj kohe(PPSH)vendosi te ndertohej nje fshat i ri,ne menyre te mos prishej aktuali.Llogaraja eshte prone e Dukatit.Qe ku fillon Gadishulli i Karaburunit,nga bishti i gjuhes,perball Sazanit,e deri thuajse afer plazhit te Palases jane territore te Dukatit.
Maja e Çikës me një lartësi mbidetare 2,044 metra (6,706 ft) mbi nivelin e detit është maja më e lartë e Maleve të Kanalit Keraune.[1] Kanali shtrihet rreth 100 kilometra (62 mi) përgjatë Rivierës shqiptare në një drejtim verilindor nga Saranda për te Gadishullit Karaburun. Me një lartësi 1,563 metra (5,128 ft), Maja e Çikës është në vendin e 85 të majave më të larta të maleve në Evropë.[2]
Klima është mesdhetare, me verë të nxehtë dhe në përgjithësi të ngrohtë dhe dimër të ftohtë e thatë. Për më tepër, mali bie brenda rajonit të ashtuquajtur Pyje Gjetherënëse Ilire si një ekoregjion tokësor palearktik i pyjeve të përziera. Mali i Çikës është edhe pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, i njohur për biodiversitetin e tij të pasur dhe vegjetacionit të zhvilluar. Pjesa perëndimore e malit është populluar me bimësi nga specie të tilla si bredhi bullgar, pisha austriake, pisha boshnjake dhe pisha maqedonase.[1]
Në lartësinë e disa kodrave që dominojnë fushën e Dukatit, rreth 25 km. larg qytetit të Vlorës, shtrihet Tragjasi i Vjetër, një nga ngulimet më të hershme në këtë rreth. Sipas historianëve, ky vendbanim është ndërtuar në fund të shekullit XIV dhe fillim të shekullit XV, nga Gjergj Arianiti, babai i Donika Kastriotit. Tragjasi i Vjetër ka një histori të pasur që nis prej lashtësisë. Mendohet se zanafilla e kësaj qendre të banuar daton diku në shekullin VI para Krishtit, por është konkretizuar në fund të shekullit XV. Gjatë udhëtimeve të tij, piktori i famshëm Eduard Lir u ndal dhe në Tragjasin e Vjetër, ku ka qëndruar një natë. Sipas historianëve, ai ishte mrekulluar nga natyra dhe pozicioni gjeografik i fshatit. Mendohet që ai të ketë qëndruar diku, në veri të fshatit, pranë shkollës së dikurshme dhe prej andej ka krijuar një nga tablotë e tij më të njohura. Gjithsesi, histori të tilla me personazhe realë, mund të ndeshësh shumë për fshatin e Tragjasit të Vjetër dhe banorët e tij. Djem të tij janë të njohur në çeljen e shkollave të para shqipe në Vlorë, në fillimin e shekullit të kaluar. Përmendet këtu Ibrahim Efendiu, i cili në 26 shtator të vitit 1908 hapi shkollën e parë shqipe në këtë fshat, drejtor i së cilës ishte Tahsin Hoxha. Tragjasi i Vjetër u braktis në pragfundin e Luftës së Dytë Botërore. Fshati me histori shekullore u dogj dy herë nga pushtuesit, për shkak të angazhimit të banorëve të tij në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në muajin gusht të vitit 1943 shënohet dhe djegia e fundit e fshatit, gjë që përkon me braktisjen përfundimtare të tij nga banorët, që u zhvendosën më poshtë në luginë. Ata ndërtuan shtëpi, atje ku ndodhet sot fshati.
Ajo që ka mbetur nga historia shekullore
Nga Tragjasi i Vjetër tashmë kanë mbetur vetëm gërmadhat e banesave te ngritura shekuj më parë. Në to reflektohet një traditë mjaft e pasur në ndërtime. 280 ngrehina karakteristike prej guri, në pjesën më të madhe dykatëshe, janë shpërndarë në disa çuka kodrash, që dikur formonin 5 lagjet e këtij fshati. Dallohen qartë duart e mjeshtërve të punimit në gur, të cilët nuk janë kursyer në gdhendjen e elementëve artistikë. Mbi një majë shkëmbi, në krye të kodrës që qarkon fshatin, nga ana jugore, ngrihen gërmadhat e një ndërtese mjaft të veçantë. Historiani Halo Sinani, thotë se ajo është ndërtuar prej Zeqir Ismailit, që kishte emigruar në fillim të shekullit të kaluar në Amerikë, ku edhe ishte shkolluar. Ismaili, njihet si autor i konstruksionit të dekovilit të parë shqiptar, që lidhte Vlorën me Selenicën. Në ndërtimin e banesës janë përdorur dendur elementë të arkitekturës amerikane, që spikasnin veçanërisht në mënyrën e realizimit të çative, të ndara këto për çdo dhomë. Banorët e dikurshëm të këtij fshati tregojnë edhe për Mustafa Selim Muço Tragjasin, i arsimuar për ekonomist në Stamboll, në një grup me Mustafa Qemal Ataturkun. Ai ka shërbyer si kryefinancier në qeverinë e Ismail Qemalit dhe më pas, në atë të Fan Nolit. Në vitin 1944 u kap nga gjermanët dhe u dërgua në kampin famëkeq të Mat hauzenit, ku vdiq në moshën 76 vjeçare. Megjithëse nuk banohet prej 60 vjetësh, brenda kontureve të fshatit spikasin qartë elementët përbërës të tij, një rruginë kryesore që e përshkon në të gjithë gjatësinë, nga lindja në perëndim dhe rrugica që zbresin, apo ngjiten drejt saj, nga veriu në jug dhe anasjelltas. Në qendrën e dikurshme ndodhen dy kroje, ai i njerëzve dhe i kafshëve. Ata janë pranë njëri- tjetrit dhe uji i pastër si kristali dhe i ftohtë si akulli, gurgullon pa mbarim në to. Kroi i kafshëve dikur mbulohej nga një kupolë, që ngrihej mbi gjashtë kolonada. Ndërsa, ai i njerëzve ka një fasadë harkore. Edhe në to nuk mungojnë elementët artistikë të gdhendur me mjaft kujdes.
Në Tragjasin e Vjetër edhe varr monumental
Në hapësirën e fshatit ndesh jo rrallë edhe mjaft varre. Ato gjenden brenda kontureve te tij. Duket sikur jeta dhe vdekja, këtu qëndronin pranë njëra- tjetrës. Në një kodrinë dominuese ndodhet njëri prej tyre. Eshtë një varr monumental që i ka qëndruar mjaft mirë kohës. Kolonat mbajtëse të kupolës lidhen me njëra- tjetrën me harqe të ndërtuar me gurë. Mbi to lartësohet një kolonë guri e latuar. Në kulmin e kolonës spikat kësula, që përdorej rëndom nga besimtarët myslimanë. Është varri i Ali Mehmetit, babait të Alem Mehmetit, një personazh mjaft i njohur në jug të vendit, për kontributin e tij në kryengritjet kundër pushtuesve turq. Çeta që udhëhiqej prej Alemit ishte më e madhja në jug të Shqipërisë, në kryengritjen e viteve 1910-1911, në prag të shpalljes së Pavarësisë. Në shenjë mirënjohjeje, kur ai vdiq, në vitin 1925, bashkëfshatarët i ngritën këtë varr.
Me këte poezi do doja të ‘ngushëlloja’ të gjitha ato zemra që kanë provuar vetminë si pasojë e një dashurie te humbur apo nje personi qe eshte larguar dhe ju ka lenë zbrazëtinë si kujtim.
Kaq e hidhur është vetmia,
kaq mizore e pashpirt
Godet fort ndjenjat e mia
ështe e keqe, është e ligë.
Mjerë njeriu që e provon,
ështe trishtim që ska fund,
Asnjë zemër nuk gëzon
vjen e të pushton si luftë.
Ah… vetmi e hidhur je
zure vend ne jetët tona,
Te shum zemra bëre strehë
largohu ti dhe gëzimin lejona.
Sa shum zemra ke plagosur,
sa shum zemra i ke vrar,
dhimbja jo nuk ka te sosur,
krahasohesh me një varr.
As armikut si urohet
një mallkim sikundër ti,
Nga cdo gjë që të privohet,
e për asgjë të mos ket sy.
Sa shum dhimbje qe sjell ti,
sa shum brenga dhe pendime,
Vallë me thoni kush njeri
meriton te tilla dhimbje…?
Eshte nje burg qe ska mbarim,
ështe ‘ndeshkimi’ me i hidhur,
ështe e tmerrshme, eshte mjerim.
Zemër-vrarë e të plagosur,
shpirti më jo nuk ka jet,
Sa shumë zemra mban prangosur,
vjen nje kohë që lehtë të vret.
Jeta më nuk ka kuptim,
deri sot ti ke jetuar,
Oor kur vetmia gjen strehim
Eshtë e kotë për te vazhduar.
Fitorja e Orikut kunder Butrintit e cila e garanton Orikun ne vendin e dyte te renditjes ne Kategorin e Dyte, Grupi B, i ka gezuar dhe entuziazmuar shume banoret e krahines dhe sidomos tifozet e Orikut.
Ne nje prej artikujve te postuar ne faqen zyrtare te orikuminews nje prej banoreve e ka percjelle gezimin e tij me nje koment ne facebook duke u shprehur ndoshta edhe me pak ironi -‘ Mase na ben ndonje çik buk Gezimi…’!
Patjeter qe komentuesi ben fjale per Presidentin e ekipit Oriku Zotin Gezim Capoj i cili ka qene me pare Kryetar i Bashkise Orikum dhe eshte gjithashtu nje prej biznesmeneve te krahines tone.
Apartamente, Garazhde, Njësi Tregëtare.
Të gjitha me Hipotekë.
Të gjitha hapësirat ndodhen buzë bulevardit kryesor një Njësisë Administrative Orikum -Vlorë dhe me dalje në rrugët anësore.
Zonë me perspektivë zhvëllimore, ideale për kë dëshiron një pronë në zonë të vogël urbane dhe fare pranë zonave turistike më të bukura. (Vlore vetem 17 minuta me makine, Radhime vetem 7 minuta , Llogora 25 minuta)
Plazhi i Orikumit vetem 5 minuta larg.
Ndertimet ne qendren e njesise Administrative te rrethuara nga nje sere sherbimesh.
Vendodhja: Bulevardi “Princesha Rugjinë”
#Apartament 1+1 dhe 2+1
#Vëndparkim 21mt/2 dhe 40mt/3
#Dyqane
Apartamente me sipërfaqe të ndryshme.
Ashensor, me punime cilësore dhe të disponueshëm.
Cmimi 450€/m2
I diskutueshëm.
Pranohen edhe propozime për ndërrime me banesa në Tiranë. (Brënda Unazës së Madhe)
Pas publikimit ne orikuminews te nje artikulli ku behej fjale per kenget e Grupit te vjeter te Tragjasit te publikuara ne youtube kane ardhe disa reagime nga banoret. Njeri prej tyre shprehet se Tragjasi ka patur kengetare te rralle sidmos brezi i Gjon Likos qe ka kenduar kengen e shtruar tragjasjoce.Sipas tij ky variant kenge ka qene i vecante dhe aktualisht eshte abandonuar por edhe eshte i paarritshem nga brezat e rinj.
Komenti i plote:
E bukur kenga edhe grupi i mire.Tragjasi ka patur kengetare te rralle,sidomos brezi i Gjon Likos qe kendonte kengen e shtruar tragjasjoce(e vecante thuajse e abandonuar apo dhe e pa arriteshme nga pasardhesit ?). Me motivet e kenges se viteve ’70 ka shume yje Tragjaso,por emigracioni ka larguar nga aktivitetet artistike sikurse talenti Tartar Avduli ,qe i pergjigjet cdo varianti te polifonis labe.Tartari jeton ne Itali dhe ka mundesi te jete prezent ne konkurimet e grupit etj…Personalisht kam debolese motivin e vjeter te kenges dge desheroj te kendohet nga brezi i sotem. Per kete variant profesor te mire jane me te moshuarit,Nuro Ferati sidomos si hedhes i rralle ne kenge