Kam marr penen
per te shkruar
po duart sme
shkruajn me Kemi ardhur ne Itali
mendien e kemi aty
kemi Fenen veteme
Bab qysh ma
pate hallin
gjunjet tu keputene
qysh mi mbylle
ata sy
qysh duron
per Ferine
per djale
te veteme
cte te shkruaj
un me pare
halle te tua me radh
sot e 20 vjet me pare
e vure merak ti
e vure piken ne ije
per djale te Bratete
me lendove plagete
Babe xhani zemere
un ste qaj moshene
po te qaj halline
erdha e ste gjeta me
mendova se ishe shaka
po ajo ishte hata
Bab na helmove rend
jo vetem femijene
po gjithe krahinen
Dy dite me pare gazetarja e mirenjohur nga Dukati Esiona Konomi e cila punon per report TV eshte nxjerre jashte Komisionit te Ekonomise nga Kryetari i Komisionit Zoti Erion Brace pasi sipas tij gazetarja ka qeshur. Ne lidhje me kete veprim pati shume reagime.
Ti thjesht tregove edhe një herë se kush janë fisnikët në këtë tragji-komedinë tonë të madhe. Të admiroj për maturinë që tregove duke dalë, edhe pse me lëmshin në grykë.
Më shumë të them “E fortë, që e mposhte instiktin legjitim për të reaguar”.
Se mua akoma nuk më ka kaluar poshtë fytit toni i kryetarit të komisionit që i drejtohet një zonje në detyrë: “Ti me syze…”!!!!!
Fyerje, arrogancë, përcaktim, thirrje që nuk i falet as një 3-vjeçari. Bulizëm i disafishtë në një fjali të vetme: “Ti me syze” dhe “Dil jashtë”
Nuk ka asnjë rëndësi emri që e ushtroi autoritetin me bulizëm e pa e vrarë mendjen se fjalia që thotë është e papranueshme ngado që ta kapësh. Madje gjynah që i rastisi Braçes ta thotë. Ama vrasëse është e vërteta që shumëkush me pak pushtet, majtas e djathtas, e ka kthyer këtë sjellje intimiduese në normë. E iu duket se kanë të drejtë e madje legjitime: të drejtohen me terma bulizmi!
Mes tyre dhe çdo rasti kur i ke sfiduar, qoftë edhe me mirësjelljen tënde stoike, zgjedh ty, Esiona!
Asnjë lot për arrogancën! Vetëm për mjerimin ku kemi rënë, po!
Një aksident i rëndë ndodhi sot në mesditë rreth orës 12 në rrugën nacionale Orikum Dukat fshat, ku një automjet tip benc është futur në korsinë tjetër kundravajtje duke u përplasur me autobusin e linjës Vlorë Dukat
.Përplasja ka qenë shumë e fortë.
Autobusi i cili ishte i mbushur me pasagjerë përfundoj në kanal, pasagjeret fatmirësisht morën lendime të lehta pa pasoja për jetën.
Nga ky aksident mbeti e plagosur edhe vajza e drejtuesit te automjetit tip benc që shkaktoj aksidentin në këtë rrugë nacionale dhe shumë të frekuentuar.
Sic ishte paralajmeruar, sonte ne emisionin “Ajsberg” nga Artur Cani eshte publikuar sonte nje pjese tjeter e papublikuar me pare e audiopergjimit te gazetarit Jetmir Olldashi qe tregojne se si mund te gjendet lehtesisht droge dhe te besh pazare per te ne Vlore e Tragjas.
“Deri këtu ne pamë Babalen që punonte për Jetmirin”, tha gazetari.
Edhe që that ju ishin mledh tre shok na vënde të ndrishme dhe me besim fetar të ndrishëm dhe po bisetonin se kush ishte feja më e mirë.
Hidhe i Krishteri dhe u thot.
Lere hidhet Mislimani Dëgjoni mua u thot.Isha në Saharë dhe po e çaja majë Devesë nga njëra anë në tjetër i funizuar njër më dhëmbë me ujë.Ati ku gjithçka shkonte siç e doja kur çtu them o shok.Fillon një stuhi rëre që ctu them o miq.Me aq shpejtsi që kokrrat e kumit të çponin mishin.Ati ku ish gati stuhia të më përpinte ulem më gjunjë e i lutem të madhit Allahu akbar.E të shini ju rreeeeth e rrotull stuhi e tmerr ,ati ku jesh u me.devenë slëvis as qimja e flokut.
Dëgjoni këtu u thot i treti.Besimtar i Jehovait.
Kesh dal një të shtunë dhe po shijoja diellin ulur në një park.Më vjen një fëmër o miq u thot po çtu dëftoj.Po kuje fare.Ato lesht e gjata njëra më vithe ,ai siri jeshil,po trupi si njal.Më ulet pran u thot e filloi të më ngacmon.Jesh bër si lejmoni dill i verdh e më keshën muluar ca djer të ftota që çtu them.E keqja ishte u thot se ishte ditë e Shtunë dhe feja jonë i ndalon aktet seksuale të shtunë të diel.Smu durua o miq u thot dhe u luta më zot.
E që that ju çtu dëftoj.Rreeeeth e rrotull ishte e shtunë e diel dhe ati ku shtipja unë ish e xhuma
Zoti Vullnet Mato eshte nje shkrimtar i cili ka kontribuar pa asnje interes duke i dhuruar Shoqates Shqiperia libra te ndryshem artistike. Keto libra nepermjet nje filozofie bashkepunimi u jane dhuruar bibliotekave te shume shkollave ne Shqiperi .
Rruga Orikum-Himarë është projekti i radhës që do të ndërtohet nga paketa ‘1 miliard’, e qeverisë shqiptare. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, prezantoi projektin dje nga Vlora, gjatë turit “Puna për Shqipërinë që duam, llogaridhënia publike e qeverisë”, ndërsa bëri me dije dhe investimet e tjera, që pritet të zbatohen në këtë qark. “Vlora ka perspektivë zhvillimi nëse ka investime të këtij karakteri që unë po ju them. Ne jemi duke punuar për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare edhe problemit të mbetjeve në Vlorë, një investim që do të fillojë shumë shpejt nga qeveria shqiptare. Gjithashtu, bashkia ka sjellë një projekt për trajtimin e ujërave të zeza. Shumë shpejt do të lidhet kontrata për lotin e dytë të rrugës së Lumit të Vlorës dhe do pasohet me kontratën e tretë për të lidhur Selenicën me pjesën Levan-Tepelenë por dhe Qeparoin me pjesën e Kuçit”, u shpreh Gjiknuri.
Në Njësinë Administrative të Orikumit, Gjiknuri ju përgjigj interesimit të qytetarëve për çështjet që kishin të bënin me investimet në energjetike dhe në infrastrukturë. “Mbaruam linjën 110 kilovolt, mbaruam dhe nënstacionin. Po shikojmë për disa fonde edhe nga OSHEE që brenda një viti ky problem të zgjidhet për gjithë zonën tuaj. Siç zgjidhëm atë të madhen ku janë 3 milionë euro të investuara, po bëjmë edhe një projekt për pjesën e Shëtitores, pra pjesa e Radhimës përfshirë dhe rrugën e re drejt Llogarasë”, theksoi Gjiknuri. Ndërkaq, në takimin me banorë të Novoselës, ministri Gjiknuri foli edhe për aeroportin e Vlorës si një vepër e cila do të nxisë ekonominë dhe punësimin në zonë. Gjiknuri paralajmëroi se shumë shpejt pritet të përfundojë kontrata që i hap rrugë ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Sipas tij, ky projekt përveç rritjes së punësimit do të sjellë edhe investime të tjera infrastrukturore për zonën. “Po avancojmë edhe me Aeroportin e Vlorës që siç ju e dini do të ndërtohet në Akërni. Shpresoj që për disa muaj ne ta përfundojmë edhe kontratën dhe pastaj ne të fillojmë procesin e lejeve dhe ndërtimin e aeroportit. Ky investim do të sjellë shumë zhvillim dhe jo vetëm punësim për njerëzit këtu pasi do të ketë shumë shërbime. Do të ketë edhe një rrugë të re që të ketë një lidhje më të mirë të aeroportit me autostradën. Ne jemi duke punuar për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare edhe problemit të mbetjeve në Vlorë, një investim që do të fillojë shumë shpejt nga qeveria shqiptare”, u shpreh Gjiknuri.
Klosi optimist për turizmin
I pranishëm në takimet e zhvilluar në Vlorë ishte edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili u shpreh optimist që këtë sezon turistik Vlora do të mirëpresë më shumë vizitorë. Ai tha se falë disa ndërhyrjeve që janë bërë në prag të sezonit turistik, pritet një numër më i lartë vizitorësh.“Ajo që kemi bërë gjatë gjithë këtyre kohëve është përgatitja për sezonin turistik. Janë disa arritje në këtë fushë dhe pot ë krahasohet me numrin e turistëve gjithnjë e më tepër shtohet numri. Sot në darkë mbërrin charteri i parë nga Finlanda. Është një arritje në fushën e turizmit në Shqipëri, janë 30 mijë turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Duhet që këtë vit sezoni turistik të jetë i mirëmenaxhuar”, nënvizoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.