Te fundit nga zona

Termeti “Shkund” Orikumin dhe fshatrat Dukat, Tragjas e Radhime!

Pak minuta me pare, rreth ores 20:14 nje termet me magnitude 4.8 ka lekundur Orikumin.

Tërmeti u regjistrua në orën 20:14 minuta me epiqendër 17 km nga Orikumi dhe 24 km nga Vlora.

Lëkundjet raportohet se janë ndjerë edhe në Gjirokastër, Tepelenë dhe Memalia.

Nuk raportohen deme ne materiale dhe njerez.

Ky eshte termeti i trete i rregjistruar ne Vlore brenda nje harku kohor te shkurter.

 

 

Termeti “Shkund” Orikumin dhe fshatrat Dukat, Tragjas e Radhime! Read More »

Shkuam ne Tragjas për të siguruar kanabis bashkë me “Bashkepunëtorin X” ! Deklarat e gazetarit investigativ.

Partia Demokratike ka publikuar dëshminë e gazetarit Jetmir Olldashi, i cili është ai që ka intervistuar Albert Veliun. Ka qenë vetë Basha që ka publikuar dëshminë e gazetarit.

Midis te tjerash gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar se me qellim per te siguruar nje sasi kanabisi se bashku me “Bashkepunetorin X” ka udhetuar drejt fshatit Tragjas. Nuk dihet ende nese gazetari investigativ Jetmir Olldashi ka shkuar ne fshatin Tragjas dhe nese ka arrit te siguroje sasi kanabisi sic ka deklaruar.

Deshmia e plote e gazetarit investigativ:

Më lejoni ta nis me prezantimin tim për ata që nuk më njohin, Unë jam Jetmir Olldashi dhe punoj prej 16 vitesh në media si gazetar investigativ.
Pas publikimit ne media te emrit tim per intervisten me Albert Veliun, i njohur ndryshe si deshmitari X, jam sot para jush per t’ju informuar ju dhe përmes jush mbarë opinionin se intervista me deshmitarin x, është pjesë e një investigimi gazetaresk të kryer nga unë mbi drogen dhe trafikantet e droges ne qytetin e Vlores gjatë muajve të fundit!
Historia e ketij investigimi fillon pasi u telefonova nga një burim i cili më tha se donte të më njihte me një person që kishte të dhëna lidhur me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Burimi më dërgoi një numër telefoni.
E kam telefonuar personin të cilin ju tashmë e njihni me emrin Albert Veliu. Kam dëgjuar rrefimet e tij mbi situatën e drogës në Vlorë, dhe pas disa takimesh vendosa të shkoja në terren.
Njoftova emisionin dhe televizionin në të cilin punoja dhe shkova në Vlorë me Albert Veliun. Gjatë këtij udhëtimi shkuam në lokalin e Agron Xhafajt. Alberti pyeti disa herë stafin e lokalit per të, çka më la të kuptoja se kishte njohje të vjetër, ishte i afert dhe injohur per njerezit aty ne lokal! Agron Xhafaj nuk ishte ne lokal ne ato momente.
Pas kësaj, kur u larguam nga lokali, Albert Veliu telefonoi në praninë time numrin 0672014472 për të cilin më tha se është Agron Xhafaj të cilin e thërriste Pasha. Numrin e verifikova në True Caller dhe rezultoi qe ishte i regjistruar me emrin Goni Xhafaj!
Pas bisedes telefonike Albert Veliu u kthye ne lokal, nderkohe qe unë qëndrova në lokalin përballë. Theksoj se në të gjitha takimet i kisha dhënë një pajisje regjistruese Albert Veliut.
Alberti erdhi menjëherë pas takimit me Agron Xhafaj (Gonin) dhe unë i mora pajisjen e regjistrimit të bisedës që i kisha dhënë.
Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Velliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë.
Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshte Habilajve.
Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për ta siguruar sasinë e kanabisit.
Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se jane goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit dhe të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal.
Më pas jemi kthyer në Tiranë.
Në këto kushte duke patur parasysh se flitej për vëllan e Ministrit të Brendshëm në detyrë, çështja ishte tepër sensitive dhe me shume rrisk. Vlerësova se siguria fizike e burimit tim dhe e imja ishte në rrezik.
Brenda asaj kohe ndodhi dhe largimi im nga emisioni në të cilin bëja pjesë.
Pas disa kohësh, duke mos patur mundësi transmetimi të materialit, dhe pa asnjë mbështetje në lidhje me këtë investigim që kisha kryer, vendosa të kontaktoj me Partinë Demokratike, për interesin që ky institucion ka patur gjatë gjithë kohës për të denoncuar trafikun e drogës.
Në Partinë Demokratike kontaktova me deputetin Ervin Salianji, një nga deputetët që ka denoncuar trafikun e drogës dhe kanabizimin nga parcelat e hashashit.

E informova në detaje për investigimin dhe rezultatet e tij, si garanci për sigurinë e burimit tim dhe sigurinë time personale.

Për gjithe investigimin e kryer si gazetar kam përgatitur një material.

Një pjesë është transmetuar nga media pas publikimit që bëri Partia Demokratike ditën e hënë. Një pjesë tjetër do të transmetohet këto ditë.
E di që pas kësaj deklarate unë do të jem në epiqendër të presioneve dhe sulmeve të padrejta, për shkak se kjo cështje tashmë është në qendër të debatit publik dhe politik.

Unë i kam bërë ballë këtyre presioneve dhe sulmeve që kanë nisur prej ditëesh.

Unë kërkoj mbështetjen e kolegëve dhe qytetarëve të këtij vendi, që besojnë se gazetaria investigative është shërbim i madh për interesin publik.

Ju ftoj ju kolege gazetare ti qëndroni presioneve që do të nisin sapo të largoheni nga kjo zyrë, nga shumë drejtime, për të goditur punën time dhe mua nëpërmjet shpifjeve, fyerjeve dhe të pavërtetave.

Në profesionin tonë të gazetarit, rëndësi ka vetëm e vërteta.

Shkuam ne Tragjas për të siguruar kanabis bashkë me “Bashkepunëtorin X” ! Deklarat e gazetarit investigativ. Read More »

Gjimnazisti nga Tragjasi fiton vendin e tretë në Split të Kroacisë! Ja kush është djaloshi simpatik!

Luciano Daupaj eshte nje gjimnazist nga Tragjasi. Ai eshte ne vitin e trete ne Shkollen Tregetare Vlore. 

Luciano ka marre pjese ne konkursin qe u zhvillua ne Split te Kroacise ne fushen e kuzhines. Ne kete konkurs moren pjese perfaqesues nga te gjitha vendet e Ballkanit.

Luciano zuri vendin e trete ne kete konkurs ku u vleresua me certifikaten dhe medaljen perkatese.

 

Gjimnazisti nga Tragjasi fiton vendin e tretë në Split të Kroacisë! Ja kush është djaloshi simpatik! Read More »

Gazetaret “e vogla” te gjesteve te medha! – Nga Lirim Nezha

Nga Lirim Nezha.

Gazetaret “e vogla” te gjesteve te medha!

Besoj ju kujtohet se si ne dalje te parlamentit,diten qe u kerkua leja per arrestimin e Sajmir Tahirit,nje gazetare e re e terrenit,nje vajze e guximshme e quajtur Esiona Konomi,pas lumit te fyerjeve qe adresoi per gazetaret Kryeministri Edi Ramai i heq mikrofonin ketij te fundit duke ju drejtuar perafersisht me keto fjale:
-Faleminderit,nuk duam me fyerje te tjera!

Nje tjeter gazetare sot e vuri me shpatulla pas murit kryeministrin dhe e detyroi te braktise konferencen per shtyp.

Ishte Ambrozia Meta,nje vajze e re ,e pregatitur dhe e pa intimiduar prej statujes gjigande te kryeministrit .Ajo i beri kryeministrit pyetjen asgjesuese qe e nervozoi deri ne ikje.

-Si ndiheni kur dy personat që i keni besuar ministrinë më të rëndësishme, i pari është në arrest shtëpie për trafik droge dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllanë. A nuk ka në PS përfaqësues që nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?

E pra,jane keto pyetje dhe gjeste te guximshem te cilat as nuk guxojne t’i bejne moderatoret e studiove televizive kur e kane perballe kryeministrin e kur detyrohen te zhgrryhen bashke me te ne llucen e fyerjeve pafund .Sepse Rama ka luksin t’i quaje kazan e te rrije 24 ore ne 24 ne kazan per ta perdorur ate si nje mekanizem lavazhi per trurin e shqiptareve duke treguar qartazi qe ai eshte pagatori i tyre!

Gazetaret “e vogla” te gjesteve te medha! – Nga Lirim Nezha Read More »

Qendra Shëndetësore Orikum në terren, vaksinon fëmijët rom dhe egjiptianë !

Personlei mjekesor i Qendres Shendetesore Orikum ka dale ne terren diten Marte dhe ka bere identifikimim dhe vaksinimin e femijeve te komunitetit Rom dhe Egjiptiane te pavaksinuar me pare.

Ndaj ketij komuniteti Qendra Shendetesore Orikum ka ofruar kujdes shendetesor.

Ky eshte postimi i Qendres Shendetesore Orikum ne faqen perkatese ne facebook :

Një ditë pune në terren për identifikimin, vaksinimin e femijeve Rom dhe Egjiptjan të pa vaksinuar dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor ndaj tyre.

Qendra Shëndetësore Orikum në terren, vaksinon fëmijët rom dhe egjiptianë ! Read More »

Ndahet nga jeta “Xha Abili”. Ngushellime familjarëve dhe të afërmve !

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta te Abil Xhebroj nga Dukati i Vlores.

I njohur nga te gjithe si “Xha Abili”, ai ishte burre tradite dhe nje njeri i respektuar dhe i nderuar i krahines tone.

Per detajet e ceremonise se percjelljes do ju informojme ne vazhdim !

Redaksia e orikuminews i shpreh ngushellime te sinqerta familjes dhe te afermve.

 

Ndahet nga jeta “Xha Abili”. Ngushellime familjarëve dhe të afërmve ! Read More »

Protestoi, bashkë me qytetarë të Orikumit , thirret në prokurori kreu i FRPD-së së Vlorës

Protesta për ujë e drita në Orikum, thirret në prokurori kreu i FRPD-së së Vlorës.

Deputetja demokrate e Vlorës Nada Mecorapaj e cila shkruan në rrjete sociale se “Agim Shehaj është thirrur në Prokurori dhe ndaj tij është ngritur padi, sepse protestoi, bashkë me qytetarë të Orikumit.

Ja shënimi i plotë në facebook i deputetes demokrate:

Nga Vlora sapo me njoftuan se kryetari i Forumit Rinor te PD, Agim Shehaj eshte thirrur ne Prokurori dhe ndaj tij eshte ngritur padi. Perse? Sepse protestoi, bashke me qytetare te Orikumit per kushtet barbare te jetes ne qytet! Sepse, nuk eshte hera e pare qe Orikumi ngrihet gjate ketyre javeve.

Per mungesen e dritave, ujit, rrugeve e te tjera.
I them Agim Shehajt dhe qytetareve te Orikumit te mbahen! Eshte pushteti qe ka frike dhe prandaj dergon hafijet dhe zaptijet per te trembur opoziten dhe qytetaret!
Ne do te protestojme serish, per Agimin dhe te gjithe agimet e protestave! Derisa ta shporrim pushtetin e klikes qe u ze pusi qytetareve te vet. Nga Kukesi deri ne Orikum!

Protestoi, bashkë me qytetarë të Orikumit , thirret në prokurori kreu i FRPD-së së Vlorës Read More »

Dalin në botim shkrimet e Xhelo Petoshatit – Misionet Anglo- Amerikane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore (Pjesa e parë)

Nga Xhelo Petoshati

Misioni anglo-amerikan, anëtarët dhe veprimtaria në zonën e Gjirit të Dukatit gjatë Luftës së Dytë Botërore

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në zonën e Karaburunit dhe konkretisht në Gjongjilekë, më pas në Gramë u vendos dhe vazhdoi aktivitetin e tij një mision anglo-amerikan, i cili përfshinte tre grupe zbulimi M16, SOE dhe OSS. Të tria këto organizata ushtarake të zbulimit, ndonëse ishin të vendosura së bashku në një shpellë për shkak të vështirësive të furnizimit me materiale për luftë dhe jetesë, secila prej tyre kishte detyrat e saj të veçanta. Ky mision, mbante lidhje të vazhdueshme me Komandën Aleate të Mesdheut, me qendër në Kajro të Egjiptit dhe më pas në Bari të Italisë. Në krye të zyrës së misionit shqiptar të OSS ishte civili Harry Fultz, me emrin e koduar “Gates” ose “Plaku”. Ai konsiderohej si ekspert për Shqipërinë, sepse prej vitit 1922 deri në vitin 1933 kishte punuar në Tiranë me detyrën e drejtorit të Shkollës Teknike Amerikane. Harry Fultz u rekrutua nga OSS në fillim të vitit 1943. Ardhja e personelit të këtij misioni është bërë me intervale kohore të ndryshme, me grupe të vogla prej dy deri tre vetash duke lëvizur natën nëpërmjet detit me anije peshkimi ose barka të pajisura me motor. Kjo mënyrë lëvizjeje bëhej me qëllim për t’iu shmangur zbulimit të anijeve apo avionëve të forcave gjermane. Orientimi për të zbritur në breg është bërë me anën e elektrikut të dorës ose me ndezjen e zjarrit nga pritësit.

Misioni i parë anglez që u vendos në Karaburun, erdhi nga Korça në muajin shtator të vitit 1943. Ky mision kryesohej nga majori Gerry Field dhe së bashku me të ishte edhe rreshteri Gimmi Cran me detyrën e operatorit si dhe Sendi Glin (Sandy Glen) një komandant i forcave detare M16. Grupi u strehua në Gjongjilekë, në një shpellë të thellë, rrafsh me detin, e cila ishte e maskuar mjaft mirë dhe shumë e vështirë për tu gjetur. Kësaj shpelle anglezët do ti vinin emrin e koduar Sea View (Syri i Detit) që për lehtësi në versionin shqip do të quhej Panorama. Në përbërje të këtij grupi do të përfshihej si përkthyes dhe koordinator dukatasi Xhelil Çeloaliaj, i cili do të merrej dhe me sigurimin e misionit me roje nga banorët e Dukatit. Majori Gerry Field gjatë kohës së qëndrimit në krye të këtij misioni bëri disa takime me përfaqësuesit e krahinës së Dukatit për problemet e bashkëpunimit midis tyre gjatë luftës. Mori pjesë gjithashtu në çarmatosjen e garnizonit të ushtrisë italiane në Qafën e Përrallit më 11 shtator të vitit 1943. Majori do të largohej nga Panorama në fund të muajit dhjetor të vitit 1943 sepse u plagos me dinamit gjatë gjuajtjes së peshkut. Misioni i dytë i aleatëve zbriti në Panorama më 18 nëntor 1943. Ky grup kryesohej nga Dejl Mekadu ( Dale McAdoo), me emrin e koduar Tanku, i cili do të konsiderohej si misioni i parë i shërbimit sekret amerikan. Bashkë me të ishte edhe amerikani tjetër Don Orhard, i cili kryente detyrën e radio-operatorit. Që të dy këta shoqëroheshin nga një shqiptar nga Tirana, Ismail Karapici si udhërrëfyes dhe përkthyes i disa gjuhëve të huaja. Ky i fundit kishte qenë i burgosur në Itali me jetë burg për shkak të një komploti që kishte pasur si synim vrasjen e diktatorit Benito Mussolini. Pas disa viteve burg, në moshën dyzet vjeçare u lirua nga forcat aleate duke iu bashkuar vullnetarisht këtij misioni. Dejl Mekadu dhe Ismail Karapici u lidhën ngushtë me njëri-tjetrin duke krijuar një sistem efektiv zbulimi.

Misioni i tretë i aleatëve do të vinte në Panorama në fund të muajit dhjetor të vitit 1943. Ky grup kryesohej nga majori Antoni Kueil (Anthony Quayle), i cili ishte një aktor i shquar britanik. Këtu ai zëvendësoi majorin tjetër Gerry Field. Në të njëjtën anije që solli atë ishte dhe serbo-amerikani Nik Kukiç, i njohur me pseudonimin “Galba”, i cili në Panorama do të kryente detyrën e radio-operatorit, madje dhe me fotografimin e gjithçkaje, si dhe me rekrutimin e agjentëve për llogari të shërbimit amerikan. Majori anglez Antoni Kueil gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në Panorama nuk do të kishte marrëdhënie të mira me të, por në përgjithësi marrëdhëniet e anglezëve me amerikanët gjatë gjithë kohës së luftës në Shqipëri kanë qenë idhnake. Këto dobësi të këtyre aleatëve, Enver Hoxha i shfrytëzonte me mjeshtëri për interesa të veta, duke e shtyrë njërin grup kundrejt tjetrit. Ai deri diku i toleronte amerikanët, ndërsa anglezët i urrente.

Mbas pak kohësh majori Antoni Kueil u detyrua të zhvendoste bazën në një vend tjetër për shkak të hapësirës dhe të sigurisë dhe një nga këto vende që atij iu gjet nga Xhelil Çeloaliaj ishte Gjiri i Gramës, një gji, i cili ishte i mbrojtur mjaft mirë. Hyrja në këtë gji ishte tre herë më e madhe se në shpellë, ndërsa thellësia e detit ishte gjer në breg. Kjo lehtësonte shumë shkarkimin dhe ngarkimin e anijeve me ushqime dhe municion, si dhe hipjen e njerëzve në to. Kjo lëvizje e detyroi atë edhe për shkak të shtimit të numrit të ushtarëve italianë të mbetur mbas kapitullimit fashist, të cilët ishin të detyruar që me ndihmën e aleatëve të ktheheshin në vendin e tyre. Me këta ushtarë ishte dhe gjenerali Adolfo Infante, ish komandant i divizionit “Pinerelli”. Majori Antoni Kueil në punën e tij do të ndihmohej mjaft nga një njeri me aftësi të mëdha intelektuale siç ishte Xhelil Çeloaliaj dhe me ndihmën e tij do të merrte një takim me kryepleqësinë dhe me intelektualët e paktë që kishte në atë kohë në krahinën e Dukatit, pa ndihmën e të cilëve nuk do të mund të kryente detyrat në këtë vend të vështirë dhe të panjohur për të.

Ai do të merrte takime me udhëheqës kryesorë të Brigadës V Sulmuese më se dy herë në fshatin Brataj dhe Gumenicë nga ku do të dëgjonte mendimet dhe kërkesat e tyre ndaj aleatëve. Po ashtu ai do të shkonte edhe në fshatin Vuno. Ishte pikërisht Antoni Kueil që më 25 mars 1944 do të takonte personalisht avokatin Skënder Muço me kërkesën e këtij të fundit. Por problemet që ngriti avokati nuk përputheshin plotësisht me detyrat që i ishin ngarkuar majorit për luftën kundër pushtuesit gjerman. Avokati ishte për një luftë me sa më pak gjakderdhje dhe prishje prone të shqiptarëve, ndërsa aleatët nuk e kishin parasysh këtë gjë. Këtu dua të qëndroj pak te figura e Xhelil Çeloaliaj, një njeri human i shkallës së lartë, patriot shqiptar, pro luftës së aleatëve dhe në shërbim të tyre dhe të saj. Ai i ndihmoi anglo-amerikanët në mënyra të shumta në të gjitha drejtimet duke iu afruar atyre jo vetëm shtëpinë për strehë e ushqim pa asnjë shpërblim, por ai vuri në lëvizje gjithë njerëzit e tij dhe njohjet familjare në shërbim të tyre duke rrezikuar shumë. Ai mblidhte dhe përzgjidhte të gjitha informacionet për zonën e Vlorës, etj. Të gjithë këtë kontribut për aleatët, siç shkruante edhe Fultz, “ai e ka dhënë pa pritur që të shpërblehej as nga ne dhe as nga anglezët.” Por i gjithë ky kontribut i tij nuk u shpërblye nga asnjëra anë sepse ai u vra nga një dorë kriminale antishqiptare në Itali, në Romë fill mbas luftës.

Misioni i katërt do të zbarkonte në Panorama më 20 mars të vitit 1944 me një anije që drejtohej nga një kapiten serb. Ky mision udhëhiqej nga togeri 26 vjeçar Xhejm Hadsën (James Hudson) me emrin e koduar “Bill”. Në këtë mision ai shoqërohej nga togeri shqiptaro-amerikan Tom Stefan me emrin e koduar “Art” dhe nënoficeri shqiptaro-amerikan (minoritar grek) Kosta Ruci. Detyra e Tom Stefanit ishte që pasi të mbërrinte në Panorama, të largohej prej andej dhe të lidhej me Enver Hoxhën, që në atë kohë ndodhej me shtabin e tij në fshatin Odriçan.
Objektivat e misioneve aleate

Vendosja e misioneve të aleatëve në këtë zonë strategjike jo vetëm në rajonin e Adriatikut, por edhe në Mesdhe kishte marrë përsipër të realizonte këto objektiva kryesore:
Së pari, të arrihej nxitja e forcave partizane që me anën e sulmeve të vazhdueshme të bënin të mundur gozhdimin e forcave gjermane, që ishin dislokuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në tërë rajonin e Ballkanit. Pra, në këtë mënyrë, forcave armike nuk do tu jepej mundësia që të shkonin si përforcim i trupave të tyre që në atë kohë ishin duke luftuar me forcat aleate në jug të Italisë.
Së dyti, duke mbajtur këto forca të armikut nën zjarrin e vazhdueshëm të luftëtarëve partizanë aleatëve do tu lihej shteg i hapur në mundësinë e ndonjë zbarkimi që ata mund të ndërmerrnin në rast nevoje në brigjet shqiptare, por edhe në rajonin e Ballkanit.

Së treti, t’u krijohej gjithashtu mundësia forcave aleate për të shpëtuar pilotët e avionëve të tyre, në rast se ata do të hidheshin me parashutë për shkak të dëmtimeve që atyre mund t’u ndodhnin gjatë sulmeve dhe bombardimeve që kryenin gjatë vajtjes dhe kthimit nga zonat naftëmbajtëse të Rumanisë dhe të gjithë zonën e Ballkanit. Një rast i tillë konkret në Shqipëri ishte shpëtimi i 26 infermiereve amerikane dhe ekuipazhi prej katër vetësh, avioni i të cilëve për shkak të një defekti teknik, më 8 nëntor 1943 u detyrua të ulej në afërsi të Belshit të Elbasanit. Pas tre muaj peripecish duke lëvizur dhe strehuar në Berat e gjetkë, u bë e mundur që me anën e këtij misioni nëpërmjet Dukatit të kalonin në Gjirin e Gramës dhe, prej andej me anë të anijeve në Bari të Italisë. Edhe këtu një ndihmë të jashtëzakonshme ka dhënë Xhelil Çeloaliaj, i cili personelin e avionit e strehoi në shtëpinë e tij.

Së katërti, ky mision kishte si detyrë tjetër kryesore që të ndihmonte dhe përkrahte të gjitha ato forca, të cilat ishin të gatshme që të luftonin fashistët italianë dhe nazistët gjermanë pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme politike. Në këtë rast ndihma iu dha forcave partizane sepse ato ishin të angazhuara për një luftë të tillë dhe propaganda për ndryshime shoqërore ishte më e madhe nga ana e partisë komuniste që ndihmohej nga emisarët jugosllavë.

Dalin në botim shkrimet e Xhelo Petoshatit – Misionet Anglo- Amerikane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore (Pjesa e parë) Read More »