Te fundit nga zona

Oriku shpartallon Elbasanin 2-0 dhe merr kreun e renditjes. Shenojne Azizaj dhe Dhrami.

Perfundon me fitoren 2 -0 per Orikumin perballja Oriku – Elbasani. Ka qene Azizaj i cili ka prekur porten ne minuten e 28-te duke e kaluar Orikun ne avantazh. Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 1-0.

Goli i dyte per Orikumin ka eshte realizuar nepermjet nje penalltie nga Dhrami ne minuten e 59 duke e thelluar rezultatin 2-0.

Oriku per shkak te golavarazhit eshte pozicionuar aktualisht ne vendin e pare te renditjes ne Kategorine e Pare Grupi B.

 

 

Oriku shpartallon Elbasanin 2-0 dhe merr kreun e renditjes. Shenojne Azizaj dhe Dhrami. Read More »

Mjeshtri i drurit Axhi Dapaj – Nga Sejmen Gjokoli (Foto punimesh fantastike)

Nga cikli : “ Mjeshtrat tanë” *

AXHIU I DAPAJVE
-me mjeshtrin e drurit Axhi Dapaj-

Ka vetëm tremëdhjetë vite që ka lënë vendlindjen, Golimbasin, dhe ka ardhë në qytet, në një nga lagjet e reja në periferi të Vlorës. Fillimet e punës me dru i ka si marangoz, madje si ndihmës në një nga zdrukthtaritë e qytetit.
Në fshat i kishte dalë nami që ç’ja shihte syri, ja bënte dora por prapë e brente meraku i përshtatjes me tregun e gjerë.
Ashtu punoi me dyer e dritare, me dhoma gjumi e sallone por më tej, brenda vehtes , e ngacmonte një pasion i fshehur për tjetër krijimtari. Sa artistike po aq edhe tradicionale.
Siç na thotë Axhi Dapaj, sa herë i delnin përpara syve ato punime apo realizime që në kohë të shkuara, ndonëse me mundësi të kufizuara mjetesh punuese, mjeshtra të punës me dru apo ustallarë të vjetër kalonin nëpër fshatra e bënin gjithfarë enësh për bulmetra apo ujë, raki e verë.

Këto mendonte kur vendosi ti futej punës me dru në një ambjent të krijuar enkas pranë banesës së tij.
E nisi punën me sende të thjeshta, me vazo për mbajtjen e luleve zbukuruese, me bastune, vocka për ujë e më tej me dybekë, buciela, fuçi e enë për ujë, pije apo bulmetra.
Axhi Dapaj dalë ngadalë arriti të krijojë një koleksin të tërë prodhimesh me dru që do ti kishin zili edhe mjeshtra e profesionistë të njohur e me experience të madhe.

Të gjitha me dru, me thika e mjete artizanale të destinuara për punë me dru. Mes punëve të Axhiut gjen jo pak realizime për dekoracione por po kështu ka edhe mjaft prej tyre që janë edhe funksionale.
Bën dybekë për të rrahur qumësht e për tu ardhur në ndihmë fermerëve që merren me përpunimin tradicional të bulmetrave por tepër prktike e funksinale janë edhe bucelat apo vockat me disa lloj volumesh.

Duke parë nga afër punimet e Axhiut e para që të vjen në mendje është syri dhe dora e tij prej artisti popullor prej të cilave druri i zakonshëm merr forma, kthehet në art, në syvenire por edhe produkte artistike të lidhura me trashëgiminë tonë kulturore. Trashëgimi që vjen nga shekujt dhe që përmes Axhiut me shokë kalon nga brezi në brez.
Ashtu si dhe Axhiu që tani ka në krahë të birin, Redonin, i cili duket se ja ka marrë zanatin.
Madje emrin ka filluar ta gdhend edhe në mjaft punime të tij.

Koha që trashëgiminë, zanatet, ti vëmë në shërbim të ekonomisë dhe natyrshëm edhe në ruajtje të traditave tona sidomos në prodhimin e zejeve përmes ushtrimit të zanateve.
Vlora si një qytet me të ardhme turistike me siguri do të shoqërohet edhe me një treg të larmishëm syvenires ku pa dyshim ato që vijnë si traditë e përmes punës artizanale përherë do të jenë të dëshiruara.
………………………………….
*ky portret, ashtu si të tjerë më parë e të tjerë në vijim, publikohet në faqen time në Fb në kuadër të 29 shtatorit, “ Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, si inisiativë e DRTK-Vlorë.

Mjeshtri i drurit Axhi Dapaj – Nga Sejmen Gjokoli (Foto punimesh fantastike) Read More »

Letra pa zarf nga banori i Orikumit – “Ikën Damjan, ikën përsëri…”

Nga Lirim Nezha:

LETER PA ZARF
I dashur Damjan!
Me ndje per keto dy gisht karte ne kete dite wikendi per ty,na i bej hallall qe kur te dalesh nga deti ,pasi te largosh nga trupi ujin e kripur e te kapesh celularin,do lexosh edhe kete letren time.

Iken Damjan,iken edhe sot,te dielen me diell. Do thuash qe nuk thashe ndonje te re? E di vella,e di qe ikja e atyre tek ne nuk edhte gje e re. Madje ketu nuk eshte gje e re as ardhja jote. Por ajo qe na ben merak eshte fakti se sikur ardhjet e tua te shpeshta kane shpeshtuar ikjet e atyre.

E di qe nuk ke faj. Nuk dihet se sa shirit dhe sa pale gershere ke harxhuar,nuk dihet sa ore te tera xhirimesh dhe kronikash televizive ke bere tek ai i famshmi nenstacion,e vetmja veper me te cilen kerkon te mburresh e nuk po mburresh dot. Po nejse. Pavaresisht te gjithave,ato iken. Mbase iken se cubat(me fal,çunat) punojne,nuk e di,po sikur te punonim dot edhe ne te tjeret mire do ishte.

Por ne nuk punojme dot Damjan.Nuk punojme dot sepse sapo ne ndezim kompjuterin,apo veme ne pune nje paisje,fap,ikin ato.Dhe pastaj vijne e ikin aq here sa i teket cubave te tu.Dhe askush nuk pergjigjet.As ti Damjan,qe le leshte duke “punuar” e duke “u lodhur” per kete popull.

Damjan i dashur,u bene 5 vite qe te kemi neper kembe,u bere orator mes nesh,mesove artin e mashtrimit,e perfeksionove aq sa njerezit i ke bere te te duartrokasin ne ato degjesat e tua publike. Jo sepse di te genjesh,por thjesht sepse mbledh rreth vetes nje auditor qe deshiron te jete i genjyer e i mashtruar prej teje dhe sojit tend.
Sepse per ty e sojin tend rilindasit jane populli.ai populli qe nuk te sjell telashe,ai populli qe nuk te bezdis,ai populli qe te degjon me gojen hapur sikur po thua gjera te mencura shume!!!

Por gjithsesi,kjo letra e sotme ka te beje me ato,dritat pra,qe nuk harruan edhe sot te ikin si perhere.
Je qe je,hidh nje sy nga Orikumi Damjan,i thuaj ndonje llaf ketyre te OSHEE-se(apo nuk te shkon llafi?) se njerez jemi edhe ne.Lidhni ndonje tel e nderroni ndonje izolator te care nga vapa e gushtit se vjeshta vjen me shira e shirat vijne me erresire.Te pakten per ne keshtu ndodh.

Ka zera qe thone se do e lesh ministrine tani ne shtator?Nejse,prape nuk eshte zgjidhje.Nuk eshte zgjidhje qe ti te leshosh qeverine.Zgjidhja eshte qe qeveria te na leshoje ne,te na i heqe thonjte nga gryka se nuk po na qeveris,po na vithis.
Kaq Damjan!
Te dua sa me do!
Tung!

Letra pa zarf nga banori i Orikumit – “Ikën Damjan, ikën përsëri…” Read More »

Orikum/ Pritet tifozeri e madhe në stadium për ndeshjen e stome Oriku – Elbasani.

Sot ne oren 16:00 do te luhen ndeshjet e javes se pare ne Kategorine e Pare Grupi B ku per here te pare do te luaje ne kete grup edhe Ekipi i Orikut. Oriku do te prese ne shtepi KF Elbasanin kunder te cilit javen e kaluar fitoi me rezultatin 0-1 per kupen ne fazen paraeleminatore.

Oriku do luaje per fitore sepse do jete para tifozerise se tij e cila pritet te jete e shumte ne numer diten e sotme.

Ekipi vendas do zbrese ne fushe kete te Diele me keta lojtare :

1-Halili
2-Hoxha
3-Kuci
4-Azizi
5-Gjinaj
6-Nurce
7-Qejvani
8-Caushi
9-Gonzales
10-Dhrami
11-Kuqi

Ndeshjet e javes se pare dt 09.09.2018 jane keto:

Java 1 – Grupi B

Pogradeci – Besa
Tomori – Lushnja
Orikumi – Elbasani
Egnatia – Bylis
Turbina – Apolonia

Orikum/ Pritet tifozeri e madhe në stadium për ndeshjen e stome Oriku – Elbasani. Read More »

Kurioziteti i shpendëve në Krahinën e Dukatit do ju lerë pa fjalë !

Mbi 225 specie shpendësh, më shumë se 2/3 e shpendëve të Shqipërisë janë shënuar deri më sot në Parkun Kombëtar Llogora, Gadishullin e Karaburunit, Lagunën e Orikumit dhe brigjet detare.

Vetëm në pak vende ndodh që në pak minuta të shkosh nga bregu i detit me lagunën e Orikumit në habitatet e larmishme malore të pyllit të pishës, bredhit, rrobullit, kullotat alpine në lartësi mbi 2000 metra

Këto ishin gjetjet e para të ekspeditës së ndërmarrë nga AOS dhe Nexhip Hysolakoj i ARZM Vlorë me mbështetjen e Projektit NaturAL: “Forcimi i kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës – përgatitja për rrjetin Natura 2000”.

Kundroni me ne disa nga habitatet dhe shpendët e vëzhguar gjatë kësaj ekspedite ku do të vecojmë Shqiponjën e malit, Shqiponjën gjarpërngrënëse, Gjeraqinën e shkurtës, Thëllëzën e malit, Fishkëllyesin e madh, Qukapiku e zi etj.

Kjo vizitë e parë do të pasohet së shpejti me vizita të tjera për shpendët shtegtarë një pjesë e të cileve do të unazohen së shpejti në një kamp të përbashket me kolegë hungareze.

Kurioziteti i shpendëve në Krahinën e Dukatit do ju lerë pa fjalë ! Read More »

Nis pastrimi i shtegut “Llogara – Qafa e Çezarit” nga punonjesit e …!

Punonjesit e administrates Rajonale te Zonave te Mbrojtura Vlore se bashku me punonjesit e Administrates se Njesise Administrative Orikum  po punojne per pastrimin dhe mirembajtjen e shtegut “Llogara – Qafa e Çezarit”.

Ata kane shkuar ne Qafen e Çezarit, vendi ku Çezari pushoi me ushtrinë e tij për të vazhduar drejt Orikut në betejën e tij kundër Pompeut dhe jane duke bere pastrime e mirembajtje te ketij shtegu.

 

 

 

Nis pastrimi i shtegut “Llogara – Qafa e Çezarit” nga punonjesit e …! Read More »

“U derëzeza …” – Si i qau me ligje banori i zonës mbylljen e tre shkolla të krahinës se Dukatit.

Mbyllja e tre shkollave te krahines se Dukatit ne vitin 2018 nuk ka lene shije te mire tek nje pjese e madhe e banoreve te kesaj krahine. Njeri prej tyre e shprehu me vargje mos dakordesine e tij  ndaj ketij veprimi te administrates shteterore.

Nga Bill Çapo :

Dukat,Tragjas e Radhimë.
U derëzeza o djem..!

3 mijë vjet kulturë e histori.
U derëzeza o djem.

Shkulen shkollat me tradhëti
U derëzeza o djem.

Ku po e cojme ket Shqiperi.
U derëzeza o djem.

“U derëzeza …” – Si i qau me ligje banori i zonës mbylljen e tre shkolla të krahinës se Dukatit. Read More »

Ndizet atmosfera, Oriku nesër luan ndeshjen e parë në Kategorinë e Parë. E nis përballjen me rivalin e vjetër.

Te Dielen ne date 09.09.2018 ora 16:00 do te luhen ndeshjet e javes se pare ne Kategorine e Pare Grupi B ku per here te pare do te luaje ne kete grup edhe Ekipi i Orikut.

Oriku do te prese ne shtepi KF Elbasanin kunder te cilit javen e kaluar fitoi me rezultatin 0-1 per kupen ne fazen paraeleminatore.

Ndeshjet e javes se pare dt 09.09.2018 jane keto:

Java 1 – Grupi B

Pogradeci – Besa
Tomori – Lushnja
Orikumi – Elbasani
Egnatia – Bylis
Turbina – Apolonia

 

 

Ndizet atmosfera, Oriku nesër luan ndeshjen e parë në Kategorinë e Parë. E nis përballjen me rivalin e vjetër. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com