Vlore, Shesim Truall ne Tragjas. Truall me siperfaqe 3000m2 eshte i rrethuar me gardh. Ndodhet buze rruges kryesore, me dokumenta te rregullta pronesie.
Cmimi 50 Euro/m2. I negociueshem.
Vlora, for Sale Land at Tragjas. Land with surface 3000sqm is surrounded by fence, near the main road, ownership lawfully.
Price 50 Euro/sqm. Negotiable.
Vlore, Shesim Toke Are ne Orikum. Toke me siperfaqe 3700m2 ka dokumenta te rregullta pronesie.
Cmimi 75000 Euro.
——————————————————————–
Vlora, for Sale Land at Orikum. Land with surface 3700sqm has ownership lawfully.
Price 75000 Euro.
Lajme të jashtëzakonshme nga kampi i unazimit në Orikum! Mbrëmjen e 12 Tetorit 2018, në rrjetat e ngritura ra një specie e re që ngjalli debat, diskutim dhe padyshim shumë gëzim.
Studiesit e huaj hungarezë nga MME – Magyar Madártani Egyesület dhe shqiptarë nga AOS zbuluan praninë e Fishkëllyesit të murrmë (Phylloscopus fuscatus), një shpend i vogël me peshë 8.2 gr., me gjatësi krahësh 5.4 cm, gjatësi bishti 4.3 cm dhe gjatësi mesatare bisht-kokë 11-12 cm.
Fishkëllyesi i murrmë është specie e re për vendin tonë dhe e pavrojtuar asnjëherë më parë. Ai është mjaft i rrallë në Europë dhe konsiderohet si endacak. Specia është e përhapur kryesisht në Azi dhe pika më e afërt me Shqipërinë janë Himalajet ose kufiri Indi-Pakistan-Nepal siç shihet edhe në hartën e shpërndarjes.
Fishkëllyesi i murrmë folezon në Azinë juglindorë dhe pikërisht në Kinë, Mongoli, Siberi etj. Është kryesisht insektngrënës dhe shtegtar tipik. Pas sezonit të folezimit zbret në Indi, Malajzi, Vietnam, Bangladesh, Kinën jugore etj.
Identifikimi në natyrë i Fishkëllyesit të murrmë është mjaft i vështirë për shkak të ngjashmërisë së lartë me fishkëllyes të tjerë dhe sidomos me Fishkëllyesin e vogël (Phylloscopus collybita). Por shpina tek Fishkëllyesi i murrmë është më e errët dhe në ngjyrë gështenjë. Po kështu këmbët e të murrmit janë në ngjyrë të hapur.
Ky zbulim i jashtëzakonshëm na bën krenarë për kontributin tonë në njohjen më të mirë të faunës së Shqipërisë.
Në mjediset e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) u zhvillua sot një takim ku në qendër ka qenë investimi i rëndësishëm që pritet të marrë jetë në Orikum, në drejtim të rrjetit të kanalizimeve, Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura, si dhe ujësjellësit.
Të pranishëm ishin drejtori i Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Dorian Xhelili, specialistë të Ndërmarrjes, përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), si dhe të Fondit Shqipar të Zhvillimit (FSHZH).
Në fokus të diskutimeve ka qenë shërbimi i konsulencës për përgatitjen e fizibilitetit për rikonstruksionin dhe vënien në punë të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura, rrjetin e kanalizimeve por edhe rrjetin e furnizimit me ujë.
Gjatë takimit u diskutua situata aktuale dhe pikat e nxehta ku duhet të ndërhyhet duke pasur në vëmendje edhe Orikumin si zonë me impakt turistik.
Këtë puntatë Edicioni Veror ndodhet në zemër të Dukatit. Zonë denjësisht përfaqësuese e traditave të qytetit të Vlorës. Dita filloi me mikëpritjen e familjes Gjoleka, shoqëruar me raki dhe kafe. Banorët na tregojnë për historinë dhe famën e fshatit të tyre.
Vlen për tu përmendur fakti se vetë Lord Bajroni gjatë kohës që do të vizitonte Ali Pashë Tepelenën, qëndroi për 8 ditë në Dukat dhe u mahnit nga zakonet e vendasve, por edhe nga bukuritë e vendit. Provë për këtë mbetet letra që ai i dërgoi nënës së tij, por edhe referencat në veprën “Shtegtimet e Çajld Harlodit”.
Gjithashtu u diskutua dhe për polifoninë labe dhe karakteristikat e saj. U shpjegua kuptimi dhe rëndësia e “Treshes së Dukatit” dhe ndarjet e vokalistëve në polifoninë vendase: marrësi, hedhësi dhe pritësi. Dukati mbetet një vend magjik nga pikëpamja natyrore, por edhe nga pikëpamja njerëzore sepse është i vetmi fshat që laget nga dy dete. Aty gjendet një kullë unike e quajtur “Kulla e Dervishaliut”.
Profesor Ago Nezha na tregoi për impresionet që kanë pasur historikisht të huajt për Dukatin si p.sh: Eduard Liri, peisazhist anglez i shek. XIX. Prejardhja e emrit të këtij vendi thuhet të jetë për shkak se aty pushonin dukët. Pjesë e historisë mbetet dhe fakti se Jul Çezari në vitin 48 p.e.s zbriti në Palasë dhe pasi shkoi në Llogara ra në një dakortësi me banorët e zonës se nëse e linin të kalontë për në Orikum nuk do ti dëmtonte bagëtitë dhe kullotat e tyre. Nga kjo kemi dhe toponimin “Qafa e Qesarit”.
Edicioni Veror u përshëndet nga grupi polifonik i zonës me një nga këngët e tyre. Tashmë anëtarët e grupit me eksperiencë 30 vjeçare, të kryesuar nga i mirënjohuri Nazif Çela, treguan për kënaqësitë e pasionit të tyre. Gazetarja jonë pati shancin të bëhej anëtare e grupit për një performancë të shkurtër dhe emocionuese. Për të kompletuar udhëtimit në Dukat ajo u vesh dhe me rrobat tradicionale të zonës./abcnews.al
Kete vit shkollor tre shkolla te vjetra te krahines tone nuk i hapen dyert per nxenesit e tyre. Ata u detyruan te shkojne ne shkollen e Orikumit dhe Dukat Fushes.
Por cfare ka ndodhur me mesuesit e shkollave te tical u mbyllen. Burime per orikuminews bejne me dije se te gjithe mesuesit e shkolles se Tragjasit dhe Radhimes pas suprimimit te vendit te punes jane sistemuar nga DAR Vlore ne shkolla te tjera.
Deri tani nuk eshte mundesuar sistemimi ne pune i mesuesve te shkolles se Dukatit e cila u mbyll kete vit.
Sot luhen ndeshjet e Javes se Trete ne kategorine U-19 Pare B ku 19 vjecaret e Orikumit jane pozicionuar ne vendin e katert me tre pike.Ndeshja do luhet kunder Lushnjes ne oren 12:00 ne fushen stervitore flamurtari sepse fusha e stadiumit te Orikut nuk esht gati momentalisht.
Tranjer : Kleando Sheko
Formacioni:
Skema: 4-2-3-1 Portier .: Ani Fisti
Mbrojtja : Eri Kapo , Esmeraldo Kocaj Donald Banushi , Rei Binozi
Mesfusha : Hansel Mezini, Taulant Kolla, Xhejvis Hasanaliaj, Kevin Hoxhaj, Aldi Kasaj
Sulmi : Alfredo Sinaj.
Rezervat : Akildo Sinanaj, Denis Kacaj, Lirim Licaj, Kristjan Veizaj, Ariseldo Shkurtaj, Rei Mezini, Mecan Allko