Te fundit nga zona

Irma Kurti, burrit mos ia mbyll gojën, por mësoji shqipen! Nga Laureta Petoshati.

Irma Kurti, burrit mos ia mbyll gojën, por mësoji shqipen!
Nga Laureta Petoshati

Dashur pa dashur u futa në një debat që u nis nga një shkrim i poetes dhe shkrimtares Irma Kurti, të titulluar ‘Me gojën mbyllur’, botuar në disa faqe on-line. Unë jo vetëm në rastin e Irma Kurtit, të cilën e respektoj si poete, por dhe në çdo rast tjetër, për cilindo person që nuk e njoh, nuk mund ta pranoj fyerjen me fjalë banale, kur mund të përdor dhe argumentet. Unë, as e fyeva, dhe as u bëra pjesë e atyre që e bënë një gjë të tillë, por thashë hapur mendimin tim se ai shkrim nuk më pëlqeu dhe m’u turr një shpurë tjetër. Mos doni që të mbyll dhe unë gojën!

Unë bije dakord me atë që thotë Irma se ia shtuan çmimin kur mësuan se ishte i huaj. Por, ajo nuk po flet për një shumë kolosale, çmimi i taksisë ishte 2000 lekë të vjetra më shumë. Kjo gjë, mund të bëhet muhabet midis shoqeve dhe jo të ngresh një çështje të tillë duke e bërë qimen tra për një sasi të hollash, ku shoferi kërkoi më shumë dy kafe ekspres. Sepse këtu ka diçka që nuk përputhet. Për shembull, shumë të huaj që punojnë në Shqipëri i kërkojnë rrogat si në Europë dhe për ta nuk është ndonjë e madhe dhënia e ndonjë shume të tillë si bakshish. Irma nuk duhet ta pranonte faktin që ti mbyllte gojën burrit për një dymijë lekëshe të vjetër. Mbyllja e gojës ishte humbja e lirisë dhe për çfarë? Për diçka mjaft të vogël, të cilën duhet t’ia kishte dhënë vetë shoferit. Unë dhe pse nuk kam të ardhurat e Irmës se jetoj në Shqipëri duke u ushqyer me përkthimet e mija modeste, një shumë të tillë e lë vetë si bakshish, se i shikoj ata njerëz në pikë të vapës e të shiut që punojnë për mbijetesë. Nëse do të kisha të ardhurat e saj do të botoja dhe unë librat e mia që i kam në dorëshkrime. Gjithsesi është çështje këndvështrimi edhe bakshishi.

Ajo, për të cilën nuk bije dakord në gjithë atë shkrim është pjesa ku shkruan fjalë për fjalë: ‘Mos fol’ i them edhe kur jemi në autobuz në orët e vona të darkës, sepse kam merak se mos dikush, një i dehur apo i droguar mund të na ndjekë e të na kërcënojë. Apo këto janë frut i imagjinatës sime, sepse jam larg atdheut dhe i kam humbur kontaktet me realitetin? Këto dukuri ndoshta nuk ekzistojnë?

Natyrisht, je jashtë realitetit dhe nuk e kuptoj kur thua se shkruan për Shqipërinë kur nuk e njeh realitetin e saj. Unë, e dashur poete , kam parë mjaft të huaj, madje dhe gra, që ecin për shtatë palë qejfe natën dhe ditën në rrugët e Vlorës dhe më gjerë në Shqipëri dhe nuk i ka kërcënuar njeri. Njoh shumë prej tyre që punojnë prej kohësh këtu dhe nuk u bëjnë këmbët që të largohen. Njoh shumë që kanë blerë shtëpi edhe pse e kanë shtëpinë e gjyshërve në mes të Romës. Të dehurit dhe të droguarit i gjen me shumicë në çdo metropol, por ajo që nuk arrij të kuptoj unë, pse duhet të të kërcënojnë ty?!

Harrova, je shkrimtare e madhe dhe të mëdhenjtë gjithmonë i kërcënojnë nga temat që kapin për të shkruar. Ti Irma më thuaj diçka që ke shkruar të ngjashme, pakëz fare, as një përqind me ato që ka shkruar Roberto Saviano!
Nuk e kam kuptuar se çfarë doje të thoshe me këtë shkrim, cili ishte qëllimi. Tani ka filluar sezoni turistik, shkrimi yt është në gjuhën shqipe. Kam shumë mikesha italiane që jetojnë në Vlorë, të cilat e flasin shqipen më mirë se ti dhe se unë e që po tua jap këtë shkrim ta lexojnë, jam e bindur që do të thonë: ‘Thuaji burrit tënd që të mësojë shqipen se ashtu do ta kuptojë më mirë Shqipërinë dhe ato që shkruan gruaja e tij.’

Ju faleminderit!

Me poshte gjeni shkrimin e plote te Irma Kurtit botuar ne perqasje.com pak dite me pare:

Kur e çova për herë të parë burrin tim italian në Shqipëri, m’u duk sikur përkrah kisha një fëmijë që s’pushonte së bëri pyetje: “Pse ikin dritat?”, “Kur do të vijnë?”, “Pse nuk mund të bëj dush tani? Pse rrjedh pak ujë?” Pyetjet vazhdonin edhe jashtë: “Pse është kaq i rrëmujshëm trafiku?” “Pse autobuzët ecin ngadalë?”, “Si ka mundësi që shoferi ndalon autobuzin dhe njerëzit e presin derisa të mbarojë së ngrëni byrekun? Pse nuk ankohet askush?”.

Këtyre pyetjeve i përgjigjesha hera-herës me një notë të lehtë humori, por shpesh me një mllef e indinjatë që këto dukuri ekzistojnë akoma dhe më presin sa herë që kthehem në atdhe.

Pavarësisht nga këto, Biagio e do Shqipërinë, ndonjëherë më shumë se unë. Ndoshta sepse nuk jeton atje, ndoshta sepse pakënaqësitë e vogla të përditshme nuk i janë grumbulluar në shpirt ashtu si mua, derisa më detyruan të kapërcej kufirin dhe të emigroj.

I pëlqen atmosfera festive nëpër rrugët e kryeqytetit, baret dhe Taiwani i mbushur me njerëz që pinë dhe hanë në çdo orë të ditës, miqtë e vjetër e të rinj që e presin me dashuri dhe i japin të drejtë për çdo gjë që thotë. I pëlqen jashtëzakonisht gatimi, fakti që kamarierët flasin italisht, mungesa në dukje e stresit dhe vrapi kundër kohës që mbizotërojnë këtu në Itali.

Gjatë qëndrimit tonë vitin e kaluar na u desh shpesh të merrnim taksinë në kryeqytet. Një herë, kur e pyeta shoferin se sa kushton për të shkuar në rrugën “Bardhyl” m’u pergjigj: “400 lekë të reja”. Por sapo dëgjoi tim shoq që foli italisht, ndërroi mëndje dhe më tha: më fal, doja të thoja “600 lekë të reja”. Kështu na ndodhi edhe në një hotel në Durrës… çmimi i dhomës papritur u dyfishua sapo mori vesh që burri është italian.

Në ditët në vazhdim, kur i afroheshim shoferit të taksisë, unë i thoja tim shoqi: “Ti mbyll gojën dhe mos fol!”, gjë jo e lehtë për të duke ditur se sa dëshirë ka të bisedojë edhe me njerëz që i njeh pak. “Mos fol” i them edhe kur jemi në autobuz në orët e vona të darkës, sepse kam merak se mos dikush, një i dehur apo i droguar mund të na ndjekë e të na kërcënojë. Apo këto janë frut i imagjinatës sime, sepse jam larg atdheut dhe i kam humbur kontaktet me realitetin? Këto dukuri ndoshta nuk ekzistojnë?

Në një cep të shtëpisë kemi lënë valixhet që duhet të bëjmë gati për udhëtimin e radhës në Shqipëri.

“Po këtë vit”, më pyet im shoq “do të më lejosh që të flas, apo duhet ta mbaj përsëri gojën mbyllur?”.

“Kjo varet” belbëzoj unë, pa e ditur me të vërtetë se nga kush, nga unë apo nga “ata” atje.

Irma Kurti, burrit mos ia mbyll gojën, por mësoji shqipen! Nga Laureta Petoshati. Read More »

Nënstacion i ri elektrik në Orikum

Në kuadër të projektit për ndërtimin e N/stacionit të ri të Orikumit 110/35/20kV, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton se do të vendosë një shtyllë të re në datat 7 – 9 Korrik.

Për rrjedhojë, do të stakohet linja 35kV Uji i Ftohtë–Radhimë, për t’i hapur rrugë ndërhyrjes në rrjet.

Punimet do të zhvillohen gjatë intervalit kohor 04:30 deri në 05:30 të mëngjesit për të evituar sadopak impaktin e mungesës së dritave në zonat si më poshtë:

Radhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum dhe Shën Thanasi./atsh

Nënstacion i ri elektrik në Orikum Read More »

Njoftim për abonentët Rradhimë – Orikum (Rajoni Vlorë)

Njoftim për abonentët Rradhimë – Orikum (Rajoni Vlorë)

Punimet në NST e ri të Orikumit, OST stakon linjën 35kV Uji i Ftohtë – Rradhimë – Orikum: Zonat pa energji herët në mëngjes herët

Në kuadër të projektit per ndertimin e N/stacionit të ri të Orikumit 110/35/20kV, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton se do të vendose një shtylle të re në datat 7 – 9 Korrik.
Për rrjedhojë, do të stakohet linja 35kV Uji i Ftohtë–Radhimë – Orikum, për t’i hapur rrugë ndërhyrjes në rrjetin elektrik.
Punimet do të zhvillohen gjatë intervalit kohor 04:30 deri në 05:30 të mëngjesit për të evituar sadopak impaktin e mungesës së dritave në zonat si më poshtë:
Radhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum dhe Shën Thanasi.

Njoftim për abonentët Rradhimë – Orikum (Rajoni Vlorë) Read More »

Si u arratis radhimjoti dhe perfundoi ekonomist i NATO-s!

SADIK RAMO BEGOTARAJ
(1906 – 1989)

U lind në Radhimë në vitin 1906. Qysh fëmijë
mbetet jetim, prandaj edukimin dhe rritjen e tij së bashku me tre motrat e merr përsipër e ëma, nën kujdesin edhe të xhaxhait të tij Sefer Sadiku. Pas mbarimit të shkollës fillore në fshat, Sadiku vazhdon më tej në Vlorë, dëri sa përfundon shkollën tregëtare. Mbas shkolle fillon punë si nëpunës në bankën e shtetit në Vlorë, deri në vitin 1942, duke mos i shkëputur asnjë herë marrdhëniet me fshatin, pasi në Radhimë kishte nënën dhe fëmijët.

Qysh në fillim ai aktivizohet me lëvizjen antifashiste, duke u zgjedhur edhe
anëtar i këshillit të parë antifashist Nac-Çl të fshatit. Por më vonë, për arsye
personale shkëputet nga kjo lëvizje, duke u larguar nga fshati dhe fillon punë
si sekretar pranë prefektit të Vlorës. Në këtë kohë i ndikuar edhe nga i kunati,
Bego Gjonzeneli, simpatizon Ballin Kombëtar.
Në gusht 1944, rreshtohet në radhët partizane në zonën e Pogradecit, ku
pranohet edhe në radhët e PK. Pas ndjekies se gjermaneve deri ne zonen e
Shkodres, mbas çlirimit në dhjetor 1944 i inkuadruar ne forcat partizane
kthehet ne zonen e Bilishtit, Korce. …

Mbasi njihet rastesisht me urdherin qe kishte ardhur per arrestimin e tij;
ndofta per te kaluaren, se bashku me dy shoke te tjere largohet drej Greqise.
Mbas disa muajve burg, përfundon në Frankfurt, RFGJ, ku fillon punë si
ekonomist në forcat e NATO-s, duke shkëputur çdo lloj lidhje me familjen…
Ne fillim te viteve 50-te si shume shqiptare te tjere te arratisur, mobilizohet
dhe dergohet ne Bari, Itali per t’u pergatitur dhe hedhur ne momentin e
mundshem ne Shqiperi, per te permbysur Pushtetin Popullor; por pa
aktivitet…
Kështu, dy vajzat e tij, të ngelura në Shqipëri dhe të afërm të tjerë, vuajtën
gjatë gjithë jetës së tyre përndjekien politike si rezultat i largimit të Sadikut…
I plakur, në vetmi, vdes në spital në Frankfurt, në moshën 83-vjeçare,
ndersa ne Maj 2010, me interesimin e vajzave te tij, eshtrat u rivarrosen ne
Vorrezat e Radhimes !

Si u arratis radhimjoti dhe perfundoi ekonomist i NATO-s! Read More »

Banori Tragjasit hedh idenë e cuditshme për të mirën e përbashkët të fshatit ! Më mbështesni. . .!

Nja banor i fshatit Tragjas ka hedhur idene e  ndertimit te nje rezervuari te madh mbi fshat i cili sipas tij do sherbeje per vaditje dhe do te eleminoje gjithashtu mundesine e prishjes se rrugeve te fshatit.

Ai shprehet se -” Tragjasi rrezikohet seriozisht nga reshjet e jashtezakonshme qe zbresin nga malet sepse jane mbyllur te gjithe perrenjte dhe kanali vadites nga banoret qysh ne fillim te katastrofes 1992…
E vetmja zgjidhje aktuale:
Te hapet nje rezervuar( qe mund tesherbeje si lere apo per vaditje aty afer) ne krye te fshatit Prej Gjomaricave deri ne Perrejt e karkbashit e te karajanit mund te percillen edhe ne Gryke te ciflikut a ne lumin e Izvorit”- perfundon ai.

Ne nje tjeter koment ne facebook ai shprehet duke iu drejtuar nje tjeter bashkefshatari -” Jane gjithe ato shtepi e baca te reja Ketyre perrejve,o Xhafer.
Me e mira eshte te hapim nje lere te madhe ne krye te shtepive tuaja dhe ajo do te jeté nje liqen,qe do t’i nderroje faqen lagjes tuaj egjithe Tragjasit; do te keté vleren e nje Izvori tjeter ne krye te fshatit… ku
Kjo LERE ( liqen) do te VLEJE e do te perdoret edhe per vaditje nga familjet aty afer,per kultivimin e peshkut ,per rosa e pata etj etj. Dhe,kryesorja do te eleminohet cdo premise e prishjeve te rrugeve pergjithmone. Le te behemi bashke te gjith ‘ ne kete propozim qe e kam shprehur qysh para tre vjetesh… Le te bashkohemi te gjithe ne kete ide,sidomos juve dhe vilat dhe shtepit rreth e rrotull Gjomaricave e deri ne Izvuar…” – e mbyll ai.

Nuk dihet nese eshte e realizueshme kjo ide dhe nese jane banoret ne mbeshtetje te kesaj ideje !

Banori Tragjasit hedh idenë e cuditshme për të mirën e përbashkët të fshatit ! Më mbështesni. . .! Read More »

Kush ishte dëshmori i Radhimës që u v.ra në Gjorm. Fjalët e fundit të tij-“Përpara për në. . .”!

Birbil Sinani
1882 -1920

U lind më 1882 në Radhimë, në Berdodhimaj.
Qysh i vogël tek Birbili dolën në pah veti të tilla si
guximi, shkathtësia, etj. të cilat ndikuan në formimin
e tij si luftëtar trim e i guximshëm.

Ai u rrit dhe u
edukua në një familje, që kurrë nuk e pranoi
shtypjen e pushtuesit turk. Ende pa vënë brisk në
faqe, shkon nizam në Manastir dhe Selanik, duke u
kthyer në vendlindje pas 4-5 vjetësh, më 1904.

Vetë kryerja e shërbimit ushtarak në reparte turke
dhe kontakti me patriotë shqiptarë në këto qytete,
bënë atë që direkt pas kthimit në atdhe, Birbili të
aktivizohet me lëvizjen kombëtare për shpalljen e pavarësisë, bile edhe si
komit (siç quheshin atëhere) në çeta të ndryshme.

Më 1908 është pjesëtar i
çetës së Beqir Velos nga Kanina, në përbërje të së cilës merr pjesë në
takimin me Çerçiz Topullin po në këtë periudhë në Mavrovë. Deri në
shpalljen e pavarësisë Birbili u ndodh kudo ku pati tubime, mbledhje e
përpjekie luftarake. Pjesëmarrja aktive me armë në dorë në mbrojtje të
Janinës dhe Llogorasë nga pushtimet greke, bënë atë që Birbili të zgjidhet
njëzëri komandant i çetës së Radhimës në Luftën e 20-tës. Pas marrjes së
vendimeve në Beun, ku ishte edhe Birbili anëtar komisioni e pas përcjelljes
nga gjithë fshati, më 05 Qershor çeta e Radhimës nën komandën e tij mori
rrugën drejt malit të Tragjasit, ku do të bashkohej me çetat e tjera të
krahinës.

Po atë natë ata sulmuan garnizonin italian në fshatin Gjorm. Pasi
armiku po thyhej, Birbili nga të parët u hodh me gunën përmbi tela për t’u
përleshur me tá. Por një plumb armik jetën në mes i pret. Pasi pushtuesit u
shpartalluan në Gjorm, pushoi së rrahuri zemra e komandant Birbilit, duke
dhënë urdhërin e fundit:
– ‘Përpara për në Vlorë!…’
Eshtrat e tij sot prehen në vorrezat e dëshmorëve Vlorë.

Kush ishte dëshmori i Radhimës që u v.ra në Gjorm. Fjalët e fundit të tij-“Përpara për në. . .”! Read More »

Kush ishte Hasani nga Radhima, burri i humorit dhe vjershetori popullor !

Duke ju referuar te thenave te bashkefshatareve ne shek. XIX-te ne Radhime ka jetuar Hasan Bonjaku, qe kishte kusheri te pare Jorgji Cacin nga Palasa, te cilet ishin te dy njerez te humorit, te gojes e vjershetore popullore. Nje here Jorgji vjen ne nje dasem ne Radhime tek i kusheriri i tij Hasani, ku gjate ceremonise ju desh te

perconte vallen duke kenduar:

Do ja them, do ja them,
Do ja them nja kater a pese…

Por pas rreshtave te pare ai u vonua, duke i dhene mundesine te kusheririt Hasanit t’i pergjigjet me satire si me poshte:

Thuaja a mos pac pjese,
Lanet qofsh me gjithe bese,
Pocar balte i halese,
Qe m’i hedh bythet si fjese…

Sipas tregimeve te pleqve dhe te spjegimit te djalit te Hasanit, Mehmet Hasan Bonjakut, thene Hasan Pulos kur ky i fundit ishte ne moshe fare te re, kjo vjershe shkaktoi ne dasem ilaritet dhe per nje kohe te gjate kujtohej.*
Megjithese kenga nuk ka vlera historike na jep te drejten te analizojme, se familja e Jorgji Cacit mund te kete qene banor i Radhimes dhe mund te kete ikur ne Palase; nuk perjashtohet mundesia qe edhe te paret e Hasan Bonjakut te jene shperngulur nga Palasa per ne Radhime. Ka mundesi qe ne te dy rastet shperngulja te jete bere ne gjysmen e dyte te shek. XVIII-te.

Nga ky ndryshim i vone i fese spjegohet fakti qe ne Radhime si ne shumicen e fshatrave te Laberise, besimi fetar islam nuk mundi te zere rrenje te thella. Lidhjet fisnore, ekonomike dhe armiku (pushtuesi) i perbashket kane bere qe marrdheniet me fshatrat fqinje te krishtere te ishin shume me te forta se ndryshimet ideologjiko-fetare, te cilat nga banoret konsideroheshin si siper-faqesore.

Historia e Radhimes

Kush ishte Hasani nga Radhima, burri i humorit dhe vjershetori popullor ! Read More »

Njihuni me dëshmorin e Dukatit që u push.katua në Qafën e Luadhit nga fash.istet !

Jazo Isa Hasko Aliaj

(1926 – 1943)

Lindi ne Dukat me 1926 ne nje familje me tradita atdhetare. Ishte i zgjuar dhe donte te shkollohej, por nuk kishte mundesi ekonomike. Mbaroi me rezultate te mira tri klase te shkolles fillore ne fshatin e lindjes. Mesues kishte Qazim Thanasin nga Tragjasi, i cili ndikoi ne formimin e tij. Edhe pse i vogel ai u brumos me ndjenja patriotike.

Ndikim te madh ne lidhjen e tij me levizjen Nacionalclirimtare paten edhe kusherinjte e tij si Petoshatajt e Dukatit, Hasan Mucua, i kunati i tij qe ishte nga te paret ne fshat i cili ishte perfshire ne ngjarjet e kohes. Ata bene qe Jazua te merrte pjese ne grupet edukative dhe ta urrente me gjithe shpirt fash izmin qe na kishte zaptuar vendin. Ai donte te dilte partizan.

Fashi.stet italiane ne fundin e veres 1943 po merrnin goditje te fuqishme nga forcat partizane dhe mbare populli yne qe ishte ngritur i gjithe ne luf.te per clirimin e vendit.

Fashi.zmi italian, nga humbjetqe po pesonte ishte bere si ajo bisha e eger qe kur plag.oset rende, ashtu sic eshte, gjithcka qe i del perpara e ha dhe e copeton.

Dhe ja, ajo dite e zeze e 5 Gushtit 1943 erdhi. Bisha fashi.ste terbuar nga humbjet, kapi ne befasi Jazon, te vellain Haxhiun, Gani Mihaj, Maliq e Qani Kullurin te cilet pasi i pushkatoi, i hodhi ne nje varr te perbashket ne Qafen e Luadhit.

Rapsodi popullor ligjeroi :

Une ne pellg me gjak u mbyta,

E pagoi nene Vita,

Me Jazon Zemer me cika.

U shpall deshmor me vendimin nr 95, date 07.06.1980

Njihuni me dëshmorin e Dukatit që u push.katua në Qafën e Luadhit nga fash.istet ! Read More »