Te fundit nga zona

Krijuesi nga Tragjasi boton librin e tij të trete. Përurimi bëhet në datë 7 Shtator në Vlorë.

Krijuesi me origjine nga fshati Tragjas lajmeron gjithe miqte dhe dashamiresit se diten e Shtune ne daten 7 Shtator 2019 ne bibloteken “Shefqet Musaraj”, Vlore behet perurimi i librit te tij te trete. Ai fton te gjithe miqte dhe dashamiresit e artit letrat te marrin pjese.

Njoftimi i plote ne profilin e tij ne facebook:https://www.facebook.com/simbad.marinari

NJOFTIM!
KAM NDERIN DHE KËNAQËSINË T’I NJOFTOJ TË GJITHË MIQTË E MI, SE NË DT. 7 SHTATOR, ORA 11 00 , NË SALLËN E BIBLIOTEKËS “SHEFQET MUSARAJ” NË VLORË, BËHET PËRURIMI I LIBRIT TIM TË TRETË ME TITULL: ” ZEMËRIMI I DIELLIT”, LIBËR KY, I CILI VJEN MBAS DY VËLLIMEVE TË PARA “NGJYRAT E KOSOVËS” DHE VËLLIMI TJETËR” LOT MBI ALFABET”.
TË GJITHË MIQTË E DASHAMIRSIT E ARTIT LETRAR, SIPAS MUNDËSIVE REALE JANË TË MIRËPRITUR !

Krijuesi nga Tragjasi boton librin e tij të trete. Përurimi bëhet në datë 7 Shtator në Vlorë. Read More »

Tragjasi i pamposhtur !

Nga Sherif Lushaj

Një fshat i vetëm, por me një histori të madhe. Një fshat që mban mbi vete një histori të lavdishme të shkruar me gjakun e dëshmorëve dhe dijet shekullore, ku shënon një kontribut të vecantë në të gjitha periudhat kur është vendosur fati vendit. Një fshat me shkollë shqipe qysh në vitin 1908 dhe që deri në vitet e çlirimit kishte të arsimuar me shkollë të lartë jashtë vendit, me shumë se sa qyteti i Vlorës. Komiteti i fshatit mblidhte të holla dhe dërgonte me studime në perëndim djemtë e fshatit.

Tragjasi, i vendosur aty karshi Karaburunit, 3 km në lindje të qytetit të Orikumit, si një kështjelle me kokë në shpatullat e malit dhe me këmbë në det flet shumë, flet për një histori që jo të gjiithë e njohin. Jo të gjithë e dinë që 5 km larg Tragjasit të sotëm gjendet një tjetër fshat me të njëjtin emër të vendosur karshi njëri-tjetrit. Eshtë Tragjasi i vjetër, fshati që ka bërë histori përtej historisë të një fshati. I kthyer i tëri në një rrënojë historike në formën e një amfiteatri si një dëshmi e gjallë e historisë të këtij fshati dhe asaj që ndodhi në luftën me pushtuesit. Ne vitin 1943 në periudhën 4-7 gusht, pas disa inspektimeve, fshati u sulmua nga mijëra forca ushtarake italiane, të mbështetur me avionë bombardues, nga kryqëzori në gjirin e Vlorës, me mortaja të vendosura në kodrat përreth dhe me mjete të tjera luftarake. Është ndoshta një shembull i veçantë i kontributit të Tragjasit në Luftën Nacional-Çlirimtare. Kur ka përpara një ngjarje historike të tille, që shënon rezistencën e madhe ndaj pushtuesit. Me 5 gusht 1943, fashistët nisën mijëra ushtarë, artileri dhe mbështetje nga ajri për ta zhdukur këtë fshat “rebel”. Por për 48 orë rresht nuk e mposhtën dot as me artilerinë dhe as me avionët që nuk e pushonin zjarrin për asnjë çast. Rezistenca e fshatit, çetave partizane dhe formacioneve luftarake që e mbeshtetën, ishte historike.

Tragjasi u dogj, por nuk u mposht.

Sot, bukuria e Tragjasit po rritet. Ai do të bëhet edhe më i bukur. Atë e zbukurojnë njerëzit me dije e kulturë, dashuria për njëri-tjetrin, atdhedashuria. Atë e zbukuron natyra, peizazhi, mali dhe fusha, deti dhe monumentet e kultures dhe natyrës. Por edhe Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës duhet ta thonë fjalën e tyre. Nuk mjafton një status që i është dhënë fshatit, po ai status po kufizon iniciativen e njerëzve për të mos e parë vetëm si një monument, por të mbushet me turistë nëse bëhen ca shtigje e lidhje të lagjeve të fshatit të rrënuar, lidhje me qendrat e tjera të trashëgimisë kulturore përreth tij. Kontributi i Tragjasit flet se meriton të vlerësohet më shumë.

Tragjasi i pamposhtur ! Read More »

“Pa gjumë!Bëj të fle, gjumi s’ më zë” – Nga Zhaneta Braho

Pa gjume!bej te fle,
Gjumi s’ me ze,
Cula bie embele!! Ma. gezonte zemrene !!!
Poshte penxheres ora nje!
U afrova buze penxheres,
Lehte – lehte pa bere zhurme,
I fola nen- ze cobanit,
Ik more djale
Se me prish gjume!!!
Ik more Birbil gjyzari,
Ik e mo ma shto zevalin,
Te me kendosh tek varri,.atje te ma
Sherosh xhanin!!!
Do Sherosh ;
Mua,,
Udhetarin e shkretetirave,
Ngarkuar me mall e rere,
Me lotet qe rrukullisen faqeve,,
QE PO i rrekellej …Te tere !!!

“Pa gjumë!Bëj të fle, gjumi s’ më zë” – Nga Zhaneta Braho Read More »

“Po sodis gurët e portës,Skalitur nga të parët tanë.Në ata gurë sodis gjithë brezat .Stërgjysh, gjyshin dhe babanë” – Nga Musa Alicka

Po sodis guret e portes
Skalitur nga te paret tan
Ne ata gur sodis gjith brezat
Stergjysh gjyshin dhe baban

Brez pas brezi amanet
Te mos bjer guri I portes
s ka te cmuar guri I babes
Tretet leht guri I botes

Porta qe kaluan. breza
cdo gur shpre nje amanet
Ka kaluar shume furtuna
Se rrezoi asnje termet

Port e gedhendur me breza
Femijrin ku kalova
Ngado ku vajta e ku shkova
Asnjeher nuk te harrova

Musa Alicka

“Po sodis gurët e portës,Skalitur nga të parët tanë.Në ata gurë sodis gjithë brezat .Stërgjysh, gjyshin dhe babanë” – Nga Musa Alicka Read More »

Festohet në Dukat “Takim mes brezash”

Festohet në Dukat-Fshat me iniciatvën e Shoqatës Atdhetare-Kulturore ‘Dukati’ ‘Takimi mes Brezash’, festë kjo që zhvillohet çdo vit në muajin gusht.

Mbrëmja kaloi shumë bukur mes të ftuar dhe miqsh të ardhur nga çdo anë ku ata jetojnë e punojnë.

Mbrëmjen e zbukuroi edhe kënga labe e vallja popullore ku u përfshinë gjithë pjesëmarrësit, të rritur e fëmijë.

Me këtë rast Shoqata Atdhetare-Kulturore ‘Dukati’ nderoi edhe zotin Sofo Kuteli me titullin ‘Mirënjohje e Labërisë’ për përçimin e vlerave më të mira të zonës dhe mikpritjen e tij në punën 56-vjeçare si kuzhinier.

Falenderojmë gjithë pjesëmarrësit në festën tonë dhe i ftojmë të vijnë çdo vit me qëllim që gjithë krahinorët, të vjetër e të rinj, të njohin njëri-tjetrin dhe kontribuojnë në vazhdimin e traditave të mira të fshatit tonë.

Miqësisht,
Kryetari i Shoqatës Atdhetare-Kulturore ‘Dukati’
Selim Haskocelaj

Festohet në Dukat “Takim mes brezash” Read More »

Festohet në Dukat “Takim mes Brezash”

Festohet në Dukat-Fshat me inisiatvën e Shoqatës Atdhetare-Kulturore ‘Dukati’ ‘Takimi mes Brezash’, festë kjo që zhvillohet çdo vit në muajin gusht.

Mbrëmja kaloi shumë bukur mes të ftuar dhe miqsh të ardhur nga çdo anë ku ata jetojnë e punojnë.

Mbrëmjen e zbukuroi edhe kënga labe e vallja popullore ku u përfshinë gjithë pjesëmarrësit, të rritur e fëmijë.

Me këtë rast Shoqata Atdhetare-Kulturore ‘Dukati’ nderoi edhe zotin Sofo Kuteli me titullin ‘Mirënjohje e Labërisë’ për përçimin e vlerave më të mira të zonës dhe mikpritjen e tij në punën 56-vjeçare si kuzhinier.

Falenderojmë gjithë pjesëmarrësit në festën tonë dhe i ftojmë të vijnë çdo vit me qëllim që gjithë krahinorët, të vjetër e të rinj, të njohin njëri-tjetrin dhe kontribuojnë në vazhdimin e traditave të mira të fshatit tonë.

Miqësisht,
Kryetari i Shoqatës Atdhetare-Kulturore ‘Dukati’
Selim Haskocelaj

Festohet në Dukat “Takim mes Brezash” Read More »

Largohet nga jeta banorja e zonës Fatime Sheme Dervishaliaj!

Largohet nga jeta ne moshen 53 vjece mbas nje semundje te gjate dhe te rende Fatime Sheme Dervishaliaj

Lindur ne Dukat banuese ne orikum.

Fatimja la pas 3 vajza,babane,6 motra dhe 2 vellezer.

Percjellja per ne banesen e fundit behet sot ne oren 4 ne Dukat.

U prehsh e qete dhe zoti te lehtesofte shpirtin nga dhimbjet.

Lamtumire motra jone!

Largohet nga jeta banorja e zonës Fatime Sheme Dervishaliaj! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com