Te fundit nga zona

Orikum/Proçedohet në gjendje të lirë 68 vjeçari , ja arsyeja…

Vlorë Policia ka proçeduar në gjendje të lirë shtetasin L.Gj, 68 vjeç, banues në Orikum.

Proçedimi penal ndaj tij filloi për shkak se më datë 26.09.2018, në pronën e tij pranë vendit të quajtur “Bashamato” Orikum, ky shtetas i ka vënë zjarrin disa barishteve por për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe prej 32 m2.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” neni 151 i Kodit Penal

Orikum/Proçedohet në gjendje të lirë 68 vjeçari , ja arsyeja… Read More »

Parku i Orikut, thesar i çmuar i zbulimeve arkeologjike atraksion për brezin e ri/Foto

Qyteti antik i Orikut, i ndodhur pranë qytetit të sotëm të Orikumit, në Vlorë, i themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve për shkak të vlerës historike dhe thesareve arkeologjike që fsheh.

Nxënësit e shkollës së mesme “Hasan Pulo”, Orikum, vizituan ditën e sotme parkun arkeologjik të Orikut, ku u njohën nga afër me zbulimet më të fundit arkeologjike nga projekti shqiptaro-zviceran. Prezantimi i të dhënave më të reja arkeologjike u krye nga vetë arkeologët e këtij projekti të cilët janë në përfundim të kësaj fushate gërmimi.

Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për “Ditët Europiane të Trashëgimisë” dhe “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”.

Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r., si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.

Në shekullin Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.

Sot, qyteti i Orikumit mbetet një destinacion turistik tepër i preferuar për natyrën detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore./atsh

Parku i Orikut, thesar i çmuar i zbulimeve arkeologjike atraksion për brezin e ri/Foto Read More »

Të vegjël, të dobët dhe të përçarë. Nga Servet Xhelili

Nga Servet Xhelili

TE VEGJEL,TE DOBET, DHE TE PERCARE

Vendi im i vogel shume,
Mes kesaj bote te madhe,
Me marifete te futne,
Ne grindje e ne perçarje.

Bota shume paskej studjuar,
Kokat tona per te njohur,
Gjithshka kish planifikuar,
Shqipetaret per ti ftohur,

Per ti ftohur dhe perçare,
Per ti hedhur mbi shoshoq,
Bota kish shekuj me radhe,
Dhe me shekuj u perpoq.

Teoria e pluralizmit,
Funksionoi per bukuri,
Ku Shqiprin e komunizmit,
E shperben ne shum parti.

Qe shqiptaret,te mos ishin,
Kurr me bashk e te bashkuar,
Por si copa buke misri,
Neper parti te grupuar,

Se ne keto parti do flitej,
Veç me gjuhe interesash,
Keshtu tensioni do rritej,
Permes shume ngaterresash.

Kemi pare me syte tane,
Parti palaçosh si klika,
Ato veç prodhuar kane,
Sherre me arm e me thika.

Keta kopuker partish,
Qe njerzit manipulojne,
Me lloj lloj paudhesish,
Edhe ne sherre i çojne.

Keta veç shqiptare s’jane,
Por vetem mbetje te pista,
Harram buka kur e hane,
Mallekim paçin per dita.

Per te ndenjurat e tyre,
Dhe per kolltuqet e but,
Kta horra pa pike fytyre,
I hedhin njerzit ne lufte.

Pra keshtu filloi loja,
Me Shqiprin e me shqiptare,
Si nje pluralizem gjoja,
Si liri qe s’ish me pare.

Dhe kjo si te mos mjaftonte,
Do hidhej nje ide tjeter,
Me pronat do te provonte
Evropa kjo shtrig e vjeter.

Me kete Ide te mbrapsht,
Shqipetarete i vrane,
I futene ne telash,
I ndane dhe i perçane.

Na i prishne vllezerite,
Na i çane u nitetin,
Duke mbjell armiqesite,
E duke vrare njeritjetrin.

Hall i madh po edhe dert,
Nuk po behemi me bashke,
Nuk po bejme dot as shtet,
Se ka dale llumi larte.

Duket planet s’kane te sosur,
Te Evropes hileqare,
Kan ndermend per ta shfarosur,
çeshtjen tone kombetare.

E din qe jemi te forte,
Dhe i njohin kokat tona,
Ndaj per nje zhdukje te plote,
Po investojne miljona.

Po na rrembejne te rinjte,
Gjoja per pun e per shprese,
Keshtu te ikin te gjithe,
Vendi te plaket ,te vdese.

Maskarenj te politikes,
Kujt po i sherbeni ju,
Evropes dhe Amerikes,
Apo popullit ketu.

Ahet e Atdheut tuaj,
Dhe renkimet e atij,
Ubefshin si mish i huaj,
Ne trup tuaj,faqezinj.

Te pa bes,po dhe te shitur,
Ardhte nje e zeze dite,
Ashtu dhe fare papritur,
Ju te jepni llogarite.

SERVET XHELILI

Të vegjël, të dobët dhe të përçarë. Nga Servet Xhelili Read More »

Njoftim: Të Enjten në 20 Shtator në Orikum përpara Sheshit të Bashkisë do shfaqet projekt filmi “Misteret e Orikumit”.

Njoftim i Njesise Administrative Orikum:

Ju mirëpresim, të gjithë sëbashku për të parë dokumentarin mbi gadishullin e Karaburunit, pasurit detare dhe ato arkeologjike, duke zbuluar historikun e qytetin antik të Orikut.

Filmi është projektuar për të nxjerr në dritë bukurit natyrore dhe materiale të Shqiperisë së Jugut.
Gjatë projektimit të filmit do të jenë të pranishëm arkeologet që kanë zhvilluar gërmimet në Parkun arkeologjik të Orikut për çdo pyetje dhe kuriozitet që mund të dali…

Shihemi të Enjten më datën 20 Shtator 2018 ora 18:00 sheshi përpara godinës së Njësisë Administrative Orikum!

Njoftim: Të Enjten në 20 Shtator në Orikum përpara Sheshit të Bashkisë do shfaqet projekt filmi “Misteret e Orikumit”. Read More »

Tring zilja, tring zilja, zilja tringëllon. Nis viti i ri shkollor në Shkollën Balil Pelari” Orikum (Foto+video)

Ditet e pushimeve mbaruan! E hena e 17 shtatorit shenoi fillimin e vitit te ri shkollor ne shkollen 9-vjecare”Balil Pelari”Orikum ashtu si ne te gjitha institucionet e arsimit parauniversitar ne Shqiperi.

Tashme nje vit me te rritur mbi 400 nxenes i jane drejtuar kesaj shkolle sot,e cila nuk ka qene vetem nje dite e mirefillte mesimi ,por edhe nje takim me mesuesit shoket …

Akoma me emocionuese ishte kjo dite sot per vogelushet e klasave te para,te cilet me tufa lulesh ne dore dhe te shoqeruar nga prinderit nuk i kursyen fotot per t’bere pjese e albumeve te tyre ne familje.

Sigurisht qe kishte edhe nga ata vogelushe per te cilet ndarja nga prinderit ishte i veshtire,me lote,emocione.

SUKSESE PER KETE VIT SHKOLLOR!

Shkolla Balil Pelari Orikum

Tring zilja, tring zilja, zilja tringëllon. Nis viti i ri shkollor në Shkollën Balil Pelari” Orikum (Foto+video) Read More »

Deputetja e Vlorës flet nga Radhima- Eshtë fshat i braktisur dhe pa . . . !

Deputeja e Partise Demokratike Nada Mecorapaj ka shkuar ne Radhime dhe ka vizituar Shkollen e Radhimes e cila nuk i hapi dyert per femijet kete vit shkollor. Kjo shkolle pati fatin e shkolles se Dukat Fshatit dhe Tragjasit te cilat gjithashtu nuk i hapen dyert per te pritur nxenesit keti vit te ri shkollor.

“Eshte nje shkolle me histori e cila i ka dhene shume gjithe treves. Eshte nje fshat i braktisur, pa qender shendetesore. Per tu theksuar eshte fakti qe banoret jane duke braktisur fshatin. Kjo shkolle sot duhet te ishte e hapur por rilindja ka vendosur ta mbylle” – eshte shprehur deputetja e opozites para dyerve te shkolles se Radhimes e cila ishte e mbyllur tashme me dryn.

Statusi i deputetes Nada Mecorapaj ne lidhje me shkollat e Njesise Administrative Orikum:

DITA E PARE E MBYLLJES SE SHKOLLAVE
Vetem ne njesine administrative Orikum u mbyllen tri shkolla: e Dukatit, Radhimes, Tragjasit. Fotot me poshte u perkasin ish-shkollave te Radhimes dhe Mifolit. Dryni dhe rrjeta e hekurit izolojne heshtjen e njeres, ndersa tjetres nuk i ka mbetur me as nami dhe as nishani i nje shkolle.
Femijet qe i banonin dikur jane duke mesuar rruget e fshatrave te tjera dhe duke u familjarizuar me shoke, shoqe dhe mesues te rinj.
Kjo eshte Vlora dhe Shqiperia e Dites se Pare te Shkolles.

 

Deputetja e Vlorës flet nga Radhima- Eshtë fshat i braktisur dhe pa . . . ! Read More »

Fushë Dukat/ Ngordh lopa në mes të tokës, asnje institucion nuk reagon. I zoti i lopës apel institucioneve.

Prej tre ditesh nje lope ka ngordhur ne Fushe Dukat dhe qendron e shtrire ne mes te ares. Lopa e ngordhur ishte e banorit te Fushe Dukatit Zotit S.J.

Ata kane pritur qe dikush nga institucionet te shkoje dhe te marre masat e duhura per lopen e ngordhur ne mes te ares por edhe pse kane kaluar tre dite asnje punonjes institucioni shteteror nuk eshte interesuar dhe lopa vazhdon te qendroje e shtrire ne mes te tokes duke rrezikuar per perhapjen e semundjeve te ndryshme per banoret qe jetojne ne afersi.

“Ka dy dite qe presim ne arej qe te vije nje mjet nga komuna i nga forumet perkatse qe i perkasin blektoris por asnje nuk ka ardhur ” – Shprehet i zoti i lopes se ngordhur.

Fushë Dukat/ Ngordh lopa në mes të tokës, asnje institucion nuk reagon. I zoti i lopës apel institucioneve. Read More »