Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilluan një vizitë në Bazën Detare të Pashalimanit, në Vlorë, për të cilën bashkë me Aleancën qeveria shqiptare po vlerëson mundësinë e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s.
Më pas, një udhëtim i shkurtër në Gjirin e Vlorës u mundësua nga anija Butrinti P-134, e cila ka marrë pjesë disa herë në operacionin “Sea Guardian” të NATO-s në detin Egje duke shpëtuar me qindra emigrantë.
“Me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajmë jo vetëm misione të rëndësishme në teatrot operacionalë, por edhe qëllimin e përbashkët për modernizimin e Forcave tona të Armatosura”, tha Xhaçka./atsh
“Jam Bako Brati nga Tragjasi i Vlores, ofroj ndihme per te prekurit nga termeti deri ne 5 familje” – Keshtu do te deklaronte Bako Brati nga Tragjasi ne muajin Nentor 2019 duke hapur ne menyre humane dyert per te prekurit nga termeti.
Me dhimbje ju njoftojme se eshte ndare nga jeta ne menyre te parakoheshme ne Prato, Itali banori i krahines tone, nga fshati Tragjas Bako Brati. Ai la pas dy femijet e tij, vajzen dhe djalin, bashkeshorten dhe dy prinderit e tij te moshuar dhe te goditur rende nga humbja e tij.
Dhimbja per humbjen e Bakos eshte ndier shume ne krahinen tone dhe ne Prato te Italise ku jetojne shume krahinore. Te gjithe e kujtojne si nje njeri me zemer te madhe, si djale te mire, te shkuar e te shoqerueshem me te gjithe.
Ja si shprehet nje prej bashkekrahinoreve :
Ne prato dhimbje e madhe per ndarjen nga jeta te nje djali nga Tragjasi qe nuke e besonim kurre Bako Brati. La pas Gruan me dy femijte, por me e keqeja se goditi rende ne Zemer Nenen dhe Babane ne moshen e madhe. Kushe nuke e njinte Bakon ne Prato prej 28 dite Vitesh goje embel dhe shume i shoqeruar me te gjithe. Per kete djale Tragjasi e ndiem te gjithe ne ketu ne prato. Ti rrojne femijet, Vellezerit, niper e mbesa dhe i pa harruar qofte kujtimi i tije.
I shprehim ngushellime te sinqerta familjes dhe te afermve.
Shqipëria ka përcaktuar tashmë zonat prioritare për zhvillimin e akuakulturës dhe kapacitetet prodhuese pas një studimi të financuar dhe kryer nga ekspertë të Bashkimit Europian.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Gjirin e Vlorës aty ku ushtrojnë aktivitet 7 subjekte të rritjes së kocës dhe levrekut. Duke iu referuar studimit, ministri tha se kapaciteti i Shqipërisë për zhvillimin e akuakulturës në det është 10 mijë tonë peshk.
Saranda dhe Vlora janë dy zonat prioritare për zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë blu.
“Ka pasur mangësi në një planifikim dhe strategji më të mirë të këtij sektori. Prandaj ne bashkë me ekspertët e huaj përmes fondeve të Bashkimit Europian kemi bërë studimin për të gjithë sektorin dhe kemi arritur në përfundimin që kapaciteti i Shqipërisë për akuakulturë është rreth 10 mijë ton në det. Po të fusim këtu edhe ujërat e brendshëm, pra akuakulturën nëpër liqene artificiale, dhe troftikulturën shkojmë deri në 15-20 mijë ton prodhim peshku nga akuakultura”, tha ministri Çuçi.
Studimi parashikon që koshat ku rritet peshku do të largohen nga bregu me qëllim që edhe impakti mjedisor të ulet duke rritur cilësinë dhe garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin.
Në periudhën janar – maj 2020 janë eksportuar rreth 1200 tonë prodhime shqiptare të akuakulturës drejt tregjeve të BE, si prodhime me vlerë të lartë të certifikuar sipas standardeve më të mira, deri edhe në standardin pa asnjë antibiotik, që është shumë i rrallë në Mesdhe
“Edhe pse ne kemi pranë Greqinë dhe Turqinë, që janë kampionë për sa i përket akuakulturës, produktet tona e sidomos këto të Gjirit të Vlorës, konkurrojnë denjësisht në tregjet italiane”, tha ministri Çuçi.
Aktualisht nga subjektet e akuakulturës në Gjirin e Vlorës prodhohen rreth 3200 ton peshk, ndërsa investimet e kryera në stabilimentet e prodhimit vlerësohen në rreth 25 milionë euro.
Tendenca zhvillimit të akuakulturës në botë vlerësohet me rreth 20% rritje. Edhe në Shqipëri prej vitit 2014 akuakultura është rritur me rreth 48%./atsh
Ju njoftojme se eshte ndare nga jeta bashkëkrahinorja jonë Hava Kabello. Havaja ishte bashkeshortja e Doktor Hodo Kabellos dhe nena e dy femijeve, Marselit dhe Lucianes.
Në Vlorë u zhvillua një operacion nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit.
Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është pëfshirë në operacionin për shuarjen e zjarrit, pasi zjarri ka rënë në një zonë me shkurre të dendura duke bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se sipas raportimeve të deritanishme zjarri nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit.
Në terren ndodhen mjete zjarrfikëse të Vlorës dhe Repartit të Pashalimanit, forca të MSZH, AdZM dhe forca ushtarake./atsh
– Për treshen e famshme të Dukatit; Leko Gjoleka, Bego Vangjeli e Sulo Bozhani, dekoruar me “Mjeshtër i Madh”.-
Do nisnin të bënin emër qysh kur ishin njëzet vjeçarë, atë kohë kur në FFK të Lezhës, andej nga viti ’66 i shekullit të kaluar, do këndonin këngën që hyri e mbeti gjatë në histori : “Pesqind vjet kanë kaluar, Kapedan o Skënderbe…”, me tekst të rapsodit që më von do njësohej me vet grupin e Dukatit, Dule Havari. Në fakt në skenë, jashtë fshatit e Vlorës, ishin ngjitur dy vite më parë, më 1964 kur në Elbasan do organizohej një koncert i madh për shkollën shqipe. Këto ishin dy daljet e para për tre djemtë e rinj dukatas në skena kënge, dy dalje që i prinë daljes së madhe të vitit 1968, në Kalanë e Argjirosë, aty ku nisi FFK i Gjirokastrës dhe që, prej at’here, edhe dukatasit e këngës nuk do të ktheheshin më pas. Në Festivalin e parë të Gjirokastrës u ngjitën me këngë, valle e cyla dyjare, ndërkohë që pesë vite më pas, në 1973 me të rrallën Pika Gjoleka do të trondisnin mjediset polifoni-dashëse me të pa përsëritshmen plot pathos e ritme si erë Llogarai ” O trima flini të qetë…”. E veçanta e grupit historik të Dukatit, veç këngës e valles plot shpirt e dufe, mbetet një Treshe karakteristike që ka lindur atyre anëve, është lëvruar e përsosur po aty e tjetër kund as mund të kopjohet e as mundesh ti afrohesh. Deri sot e pa ngjizur në tjetër derë. Kjo këngë, ky lloj të kënduari, pa as më të voglin dyshim djepin e ka në Dukat. Dhe ka mbi gjysëm shekulli që zot autentikë ka tre burra. Të tre të pa ndarë, të tre tok, të tre shok, të tre kokë më kok. Leko Gjoleka, Bego Vangjeli e Sulo Bozhani – tre burrat e këngës monumentale, gati proverbiale…Një pirosti e përkryer njerëzore si e prerë për këtë mënyrë të kënduari. Tre burra që të vetëm e pa asnjë tjetër e pa u kuptuar fare, ashtu me bërrylin e dorës mbështetur mbi njerën këmbë e pëllëmbën diku nën vesh e mbi faqe, harmonizojnë katër e më shumë zëra bashkë. Edhe ja marrin, edhe ja kthejnë, edhe ja hedhin e mbajnë iso por…seç nxjerrin edhe ndonjë avaz tjetër që vetëm ata mund ta realizojnë. Treshja me famë e Dukatit shënon një rekord pjesëmarrje kur mëson se është deklamuar në 8 Festivale Kombëtare Folklori nga ku në të gjitha është shpallur laureant. E kush sa ka dëgjuar ” O Dervish Aliu dole” apo “Ranë kartërat në Vlorë” apo lirikën e kadifenjtë ” Atje te lisi në brinjë, Moj Maro, moj Marinë…”. Në vitin 1989, në përbërje të Ansamblit ” Labëria” të Vlorës, treshja e famshme e Dukatit do befasonte artëdashësit francezë, ndërsa vite më pas me mrekullinë e tyre do çudisnin nga skenat e Italisë, Moldavisë e Hollandës, këtë herë në përbërje të Grupit Folklorik ” Bilbili” të Vlorës, duke treguar jo vetëm fuqinë integruese të kulturës së brezave por mbi të gjitha nevojën që ka çdo kohë e çdo shoqëri për artin e vërtetë. Për këngën që vjen nga rrënjët e nga shpirti i popullit. Urime Leko Gjoleka, Bego Vangjeli e Sulo Bozhani ! Urime miqtë e mi për vlerësimin e lartë! Me siguri edhe dekorata e akorduar ndjehet mirë me Ju, se ju jeni të admirueshëm e të pa kontestueshëm. Përmes zërit e shpirtit det, ju keni derdhur e selitur për mbi gjysëm shekulli me aq shumë mjeshtëri, pasion e dashuri këngën e rrallë. Për vëndin Tuaj, për Kombin Tuaj ! Tani Dukati ka dy kulla trashëgimie, dy monumente kulturore që duhet ti ruaj e konsiderojë si të shenjta: Në fushën materiale atë të Dervish Aliut, në atë shpirtërore këngën e tre burrave mbledhur kokë më kokë, si tre majat e maleve rrotull.
I vetmi gabim i nenes time ishte qe zbriti nje engjell nga qielli per te jetuar ne toke.
Dhe i vetmi gabim i nipit tim Jaupit 17 vjec, ishte qe ai ishte nje engjell.
Se engjejt nuk jetojne ne toke.
Rruge te mbare o engjell per atje ku u nise.
Ne boten e perhershme te parajses.