Te fundit nga zona

Lajm i mirë për banorët e Dukatit, reagojnë me komente banorët e Tragjasit

Lajmi se një projekt i financuar nga Banka Gjermane, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Vlorës i cili ka nisur dhe brenda dy muajve garanton furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, në gjithë Dukatin e Ri gëzon banorët e Dukati po ndodh e kundërta për banorët e fshatit tragjas të cilët të indinjuar shprehin ankesë:

‘Po ne Tragjas kur do vij uji që e kemi dhe derdhet në det?’

Ja disa nga komentet e banoreve te Tragjasit:

Xhafer Brati
Do vije dhe ne tragjas kure te hipi.gomari mbi cati

Luli Shyti
Po tragjasi ore qe uji vete ne det ?

Leonora Ferati
Ndaj u detyruan Tgjagjasi e bene puse ne shtepi qe pi ta marresh ne toral jan mijlarda lek se nuk munt te rrish tridhjet vjet pa uji gjoja prune dhe Arabet per te vjedhur fondet ka meyra te tjera qe te jete kostua simvolike se ujin na i ka dhuruar zoti ne ate fshat e uji skan.

Esmeralda Meco
Rinì s’ka më zona;shumë pak.
Edhe moshatarët po largohen pas femijeve(te shkretet),,,,të detyruar “nga kushtet/mirëqënia”(ku futen minimalja e jetesës siç janë ujë e drita).
Gjithsesi,do ngelen qentë e macet pas,,,,dita 1000 që mendoni dhe për ato të lagin buzën me ujë!(Gjallesa të pafajshme janë)!

Ilir Elmazaj
Po Tragjasi???
Qe vjen uji nje here ne dy dite nga nje ore

Lajm i mirë për banorët e Dukatit, reagojnë me komente banorët e Tragjasit Read More »

Djali i thyen xhamat e makinës të atit në Radhimë

Një sherr mes babait dhe djalit, ka përfunduar me hakmarrjen e këtij të fundit dhe prangosjen e të dyve.

Ngjarja është shënuar në Radhimë të Vlorës, ku pas konfliktit policia i ka arrestuar që të dy.

Të prangosuri janë A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë, të cilët kishin shkuar me pushime në Vlorë.

Babë e bir u arrestuan gjatë së enjtes në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar, për motive të dobëta.

Lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim. /noa.al

Djali i thyen xhamat e makinës të atit në Radhimë Read More »

Sherr në Radhimë/At e bir përfundojnë në pr anga

Babë e bir nga Tirana janë përfshirë në një sherr në Radhimë.

Policia thotë se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa djali i ka thyer të atit edhe xhamat e makinës. Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke i arrestuar të dy.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë.
Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar, për motive të dobëta./lajmifundit

Sherr në Radhimë/At e bir përfundojnë në pr anga Read More »

110 kosheret e bletëve të Vasilit në Dukat që janë kthyer në stacion turistik

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli vizitoi sot Vasilin, një bletar nga Dukati i cili kujdeset për 110 kosheret e bletëve dhe është mbështetur me fonde nga qeveria për të vijuar me sipërmarrjen e tij.

Leli thotë se 110 kosheret e tij janë kthyer në një stacion turisitik, jo vetëm sepse udhëtarët blejnë mjaltë, por edhe sepse ai të tregon kuriozitete të jetës së bletëve.

‘Është një ndalesë interesante sepse shohim nga afër procesin e mbledhjes së mjaltit që bëhet gjatë këtyre ditëve. Për Vasilin, ky ka qenë një nga vitet më të mira të prodhimit dhe me mbështetjen tonë uroj që të gjitha vitet të jenë kështu”, thotë kryetari i bashkisë.

Leli theksoi se programet e qeverisë janë në favor të ngritjes së bizneseve dhe kryesisht në favor të bujqësisë dhe fermerëve, si një shtysë për të punësuar më shumë njerëz për të rritur kapacitetet. “Jam shumë i surprizuar nga mënyra sesi ti punon dhe mund të them që kjo është një eksperiencë fantastike. Njerëzit që merren me bletët janë njerëz me pasione të veçanta”, u shpreh Leli.

Nga ana e tij, Vasili vlerësoi mbështetjen me grante që i është bërë për të vazhduar me punën e tij teksa tha se këtë punë nuk do ta linte as për një punë tjetër që mund t’i siguronte më shumë të ardhura.

“Unë mund të gjej një vend pune me më shumë të ardhura, por dua të merrem me bletët. Unë mund të rri pa bukë edhe bletët nuk i lëshoj”, u shpreh ndër të tjera Vasili./atsh

110 kosheret e bletëve të Vasilit në Dukat që janë kthyer në stacion turistik Read More »

Lajm i mirë për Dukatin/ Ja projekti që përfundon brenda 2 muajsh dhe do të përmirësoj jetën e komunitetit

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli monitoroi ecurinë e punimeve në projektin që garanton furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, në gjithë Dukatin e Ri.

Leli tha se “projekti i financuar nga Banka Gjermane, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Vlorës, do të përfundonte në shtator, por ndalesa që i bëri COVID-19 projekteve të çdo lloji, pengoi rrjedhën normale të punimeve”.

“Aktualisht, specialistët më shpjeguan se jemi në fazën e testimit të linjave të reja ndërsa projekti do të jetë i përfunduar brenda dy muajsh”, tha Leli.

Sipas tij, “punë të këtyre përmasave, që përmirësojnë jetën e një komuniteti të gjerë, do të ketë në vazhdimësi”.

Deri tani janë realizuar rreth 34.5 km linjë./atsh

Lajm i mirë për Dukatin/ Ja projekti që përfundon brenda 2 muajsh dhe do të përmirësoj jetën e komunitetit Read More »

Ka plazhe të bukura Vlora por ka dhe Orik… – Nga Sejmen Gjokoli

Sejmen Gjokoli

KA PLAZH POR, KA DHE ORIK…
Natyra i ka të gjitha, ka edhe diellin po ka edhe shiun.
Dhe, kuptohet, kur je në plazh e bie shi të duhet edhe të mërzitesh e shqetësohesh…
Por kjo nuk duhet të ndodhë kur je në Vlorë.
Se, vërtet Vlora ka plazhe të bukura por ka edhe Parqe Arkeologjike e Monumente kulture të mrekullueshme të cilat janë të favorshme për tu vizituar, sidomos në ditë të tilla.
Si po ndodh edhe sot në Parkun e Orikut ku pushues të shumtë, në pa mundësi për t’ju drejtuar detit, i janë drejtuar Parkut për ta vizituar.
Unë erdha me Sadikun, për shumë vite me radhë një nga punonjësit emblemë të këtij Parku, ndërkohë që na mrekulloi prezenca e mjaft vizitorëve, vendas por edhe të huaj.
Takuam Hysen Habilin, punonjësin aktual të parkut, dhe e uruam për një mbarëvajtje sa më të mirë edhe në këtë vit të vështirë shëndetësor i cili jo pak i ka penalizuar sitet dhe asetet e shumta të trashëgimisë kulturore.
E rëndësishme që Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë është përherë e gatshme të pres e përcjellë vizitorë dhe admirues të pasurive të trashëgimisë kulturore.

Ka plazhe të bukura Vlora por ka dhe Orik… – Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Qysh nga 1917 kullota mbi gjirin e Dafinës deri ne kreshtë të Karaburunit është pronë e Koshenajve. Larg… – Nga Lavdosh Ferruni

Nga Lavdosh Ferruni

Qysh nga 1917 kullota mbi gjirin e Dafines (ana Perendimore e Karaburunit) deri ne kreshte te Karaburunit eshte prone e Koshenajve.

Dhe keshtu i gjithe Karaburuni me kullotat e fiseve vetem te Dukatit. Lakmia e madhe ne keto 30 vjet e politikaneve dhe pasunarve te rinj ja ka dale te bllokojne hipotekimin per pronaret Dukatas, por nuk ja ka dale te rrembejne pronat.

Keto plazhe te bukura duhet te menaxhohen nga pronaret shekullor te fshatit Dukat. Larg pushtuesit nga Karaburuni.

Qysh nga 1917 kullota mbi gjirin e Dafinës deri ne kreshtë të Karaburunit është pronë e Koshenajve. Larg… – Nga Lavdosh Ferruni Read More »

Trafik Vlorë-Orikum? I punon mendja, ja si i transporton punonjësit ky biznes i zonës …

Hoteli “Paradise Beach Hotel” ka gjetur nje zgjidhje interesante per te transportuar punonjesit e hotelit gjate sezonit veror 2020. Nisur nga trafiku qe krijohet kryesisht ne sezonin e veres administratoret e ketij hoteli kane menduar te bejne tranportin e punonjesve nepermjet lundrimit ne det.

Me anen e nje gomone ata transportojne punonjesit e tyre ne linjen Skele – Paradise Beach Hotel – Skele. Ne kete menyre ata evitojne trafikun qe krijohet zakonisht ne kete linje urbane. 

https://www.facebook.com/100007140615716/videos/2743716255876368

Trafik Vlorë-Orikum? I punon mendja, ja si i transporton punonjësit ky biznes i zonës … Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com