Te fundit nga zona

Ndërtimi i nënstacionit 110 kv Orikum dhe Himarë, qeveria vendos kompensimin e pronarëve

Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i nënstacionit 110 kv Orikum dhe nënstacionit 110 kv Himarë”.

Qeveria vendosi që pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, për sipërfaqen 1 884.37 (një mijë e tetëqind e tetëdhjetë e katër pikë tridhjetë e shtatë) m² tokë arë, me shumën e përgjithshme 384 412 (treqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e dymbëdhjetë) lekë.”.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST, sh.a.), Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria Vendore Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./atsh

Ndërtimi i nënstacionit 110 kv Orikum dhe Himarë, qeveria vendos kompensimin e pronarëve Read More »

Orikum/ Shoferi humb kontrollin, kamioni përfundon në det

Një kamion, që po transportonte ushqim për vaskat e peshkut, ka rënë në det në gadishullin e Karaburunit.

Mjeti ka qenë duke ecur në një rrugë të ngushtë kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe pas disa saltrove ka rënë në det.

Kanë qenë punonjësit e vaskave ata që i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit duke e transportuar në spital. Aktualisht drejtuesit i mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet, ndodhet në reanimacion, jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër kompania nisi nga puna për nxjerrjen e kamionit, ku në një operacion të pa realizuar më parë, mjeti u transportua nëpërmjet disa balonave me ajër për disa milje, nga Karaburuni në Orikum. Po ashtu mësohet se mjeti është dëmtuar totalisht dhe sipas burimeve nga kompania demet janë të konsiderueshme.

Orikum/ Shoferi humb kontrollin, kamioni përfundon në det Read More »

Radhimë/Sekuestrohet toka me vlerë 2.3 milion euro, dyshohet se u përfitua me falsifikim dokumentesh

Një sipërfaqeje toke 23 000 m2, të mbjellë me pemë në zonën e Radhimës , që kap vlerën 2. 3 milionë euro, iu vendos sekuestro preventive nga Policia e Vlorës, në kuadër të goditjeve dhe sekuestrimeve të njëpasnjëshme të kryera ndaj krimit të organizuar dhe pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Sipas policisë, ky sekuestrim pasuror u bë në kuadër të hetimit ndaj shtetasit A. L., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet ta ketë përfituar këtë sipërfaqe pemëtore me anë të falsifikimit të dokumenteve.

Veprimet e mëtejshme ndiqen nga ana e Prokurorisë./atsh

Radhimë/Sekuestrohet toka me vlerë 2.3 milion euro, dyshohet se u përfitua me falsifikim dokumentesh Read More »

“Mall nënë” – Poezi që përlot nga Zhaneta Braho

Mall Nene
Mall ..dashuri e endje,,
U shkriva ne zjarr si dru lisi,
Ndersa pija ne sisen tende,,,
M’u njomen buzet e thara e shpirti!!!
Sy perlotur shoh nga porta,
me duket se hyj aty tek tii,
O ky mall qe me djeg si pika gurin,,…
Hyj ne endrra e puth pragun
…tek e dashura shtepi!!!
..vezullimi yt i syve,,,.
si ashkla drush me hyn ne cdo qelize,
Puth guret e pragut , sofateve te luleve,
ku ..duartet e tua lyenin me llaven e zemres ….
Cdo gure …gjithe avlline!!!
Vrapoj ne mjegullen e dimrit,,,
Me shfaqet perpara shamia e bardhe,
Me duket vetja si sardele e ngrire nga akulli,,,
…e ti qe me nxierr nga deti e me mbeshtiell si vale!!!
Me fal Nene
Qe trokita shpejt e
shpirtin ta zgjova,,
por doja te te beja nje peshqesh,,,
me yjet ne qiell nje shall per ty ndertova,,,
nuk m’u desh pak ,,,,
por ..dyzet vjet!!!
Desha te te mbuloj krahet,,,
dhe me yjet desha te vallezoj,,
Ashtu si dielli i mengjezit cel syrin,,,.
edhe une si pika e veses
..mbi gjethe lotoj!!!
Sa shume u argetova me endrren e dashur,
Faqet nga djersa pikuan nettare trendafili,,
shpirti im u ndricua nga yjet,,,,
E aty afer filloi kengen edhe Birbili!!!
U zgjova nene ….
Perqafime nga bija,,, biri!!! Zh.M
4 dhjetor 2019

“Mall nënë” – Poezi që përlot nga Zhaneta Braho Read More »

Lekundje zhvendosen ne Vlore, termet 3.5 Rihter ne Radhime

Aktiviteti sizmik ne Shqiperi duket se po vazhdon.

Paraditen e sotme eshte shenuar nje termet i radhes ne zonen e Radhimes ne Vlore. Nderkohe me heret ka pasur termete me te vogla ne zonen e Durresit ndersa me i madhi 4.4 ka qene ai ne oret e mengjesit ne Durres.

Te dhenat e IGJEUM:
Data: 03/12/2019
Ora: 09:51:54
M=3.5
Place: Radhime, 10 Km J Vlore
40.38° N, 19.53° E
Thellësia: 30 KM

Data: 03/12/2019
Ora: 08:23:57
M=1.9
Place: Lalez , Durres
41.53° N, 19.58° E
Thellësia: 15 KM

Data: 03/12/2019
Ora: 07:35:08
M=2.6
Place: Bize, Kepi i Rodonit
41.56° N, 19.55° E
Thellësia: 27 KM

Lekundje zhvendosen ne Vlore, termet 3.5 Rihter ne Radhime Read More »

Hotel “Tragjasi” hapi dyert për banorët e prekur nga tërmeti por ka një thirrje urgjente për banorët e zonës

Hotel “Tragjasi” hapi dyert për banorët e prekur nga tërmeti por ka një thirrje urgjente për banorët !

Nga Hotel Tragjasi:

Te dashur miq, banore te fshatit Tragjas, Orikum dhe Dukat. Duke qene se hoteli yne ne keto dite te veshtira ka strehuar nje pjese te banoreve te prekur nga termeti ne Zonen e Durresit dhe Thumanes kerkojme sensibilizimin nga ana juaj per veshmbathje, ushqime dhe cfaredo gjeje qe mund te ndihmoni. Ndihmat mund ti dorezoni prane ambjenteve tona .

Nje pjese e ketyre ndihmave do te shkojne dhe per bazen e Emergjences Civile ne Vlore qe te bejne shperndarjen ne te gjithe hotelet e akomoduara.
Faleminderit per mirekuptimin.
/Hotel Tragjasi.

Hotel “Tragjasi” hapi dyert për banorët e prekur nga tërmeti por ka një thirrje urgjente për banorët e zonës Read More »

Tragjedi a gjec belanë.Shumë e rëndë këtë radhë. Për të mjerët shqipetarë. Kurrë hallet s’na u ndanë.

TRAGJEDI
Tragjedi a gjec belane
Shumè e rende kete radhe
Per te mjeret shqipetare.
Kurre hallet s’na u ndane.

Kur na erdhi socializmi
Per ne na erdhi GEZIMI
Me shkolla e me spitale
Tham : -S’kemi me halle

Pak nga pak e pa kuptuar
Na mbet tolloni ne duar
Se di si kemi jetuar
Ane e mbane te izoluar
Burgjet te mbi populluar

Lumturia nuk vonon
Me njehere na harron

Na erdhi demokracia
U ngrit gjithe njerezia
Dhe na u hapen dhe syt
Nata na u bè DITE.

FILLON DHE EMIGRIMI
Na shtua dhe gezimi

JO MOR JO SE NE S’GEZOJME
prap Tragjedi provojme

Ne Vitin 97,si ne qytet e fshat
Firmat na Moren parat
Moren armet neper duar
Njeri tjetrin e lenduam
SHTETI NUK KA EGZISTUAR.

SHQIPETARI ndrihet prap
Ne kurbet i ben parat
Ben shtepi edhe biznese
Her me ligje Her pa ligje
Pushtetaret bejne HILE

Katrahura u mbush xhepat
Ne s’i dinin te vertetat
Na genjyen na mashtruan
Edhe prap ne è pesuam

Dhe na thone e c’nuk na thone.
O POPULL PERSE GABONI
SE MBRAPA U VJEN FADRONI

PO TERMETI ME NE C’PATI
PSE NUK NA U NDA LUGATI ??
SHQIPETARE O TE URUAR
KURRE NUK KINI GEZUAR
PRANDAJ PO NA IKIJN DJEMTE
SHKUAN JETEN NE KURBET
SE S’KEMI AS FAT AS SHTET

ME THONI NJEREZ ME NEND
VALLE DO BEHET KY VÈND ???? Naile Lameborshi

Tragjedi a gjec belanë.Shumë e rëndë këtë radhë. Për të mjerët shqipetarë. Kurrë hallet s’na u ndanë. Read More »