Te fundit nga zona

Të sh tëna me ar më në Dukat të Vlorës

E kzekutohet një i ri. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë Dukat, në afërsi të Orikumit. Vi ktimë ka mbetur një se i riu, i cili është ek zekutuar me 8 pl umba.
Po licia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet paraprake hetimore.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa janë ngritur postblloqe në aksin Vlorë-Orikum për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po licia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në dy biznese afër zonës, të cilat mund të ndihmojne për identifikimin e autorëve.

Të sh tëna me ar më në Dukat të Vlorës Read More »

Ditë e vecantë për familjen e këngëtares Maya, djali i saj feston sot ditëlindjen: Bekimi jonë,gëzuar ditëlindjen!U bëfsh lis me dega plot gëzime!

Dite e vecante ne familjen e kengetares se mirnjohur Maya Alickaj, djali Jonas feston ditelindjet.
Maya ka postuar nje status nepermjet te cilit shpreh gezimin e madh, dashurine dhe emocionin e papershkruar per te shtrenjtin e tyre shoqeruar me foto familjere.
‘JONAS ,
GEZUAR DITLINDJEN, U BEFSH LIS ME DEGA,PLOTE GEZIME’- shkruan kengetarja
Statusi i plote:

I SHTRENJTI IM, DIELLI I ZEMRES TIME,ILACI I SHPIRTIT TIM , BEKIMI JONE DHURATE E ZOTI VOGELUSHI IM, JONAS ,
GEZUAR DITLINDJEN, U BEFSH LIS ME DEGA,PLOTE GEZIME .🙏🏼🙏🏼🙏🏼🙏🏼
UNE DHE BABI , GJITHE FAMILJA JONE E MADHE DHE ATA QE NA SHIKOJNE NGA LARTE ,DAJUA NENA,BABA,💔TE DUAN SHUME O SHPIRT, DHE GJITHE MIQESIA JONE E MIRE 🙏🏼🙏🏼🙏🏼❤️❤️❤️
Stafi i orikuminews i uron Jonas ‘Edhe 100 !Jete te lumtur’
/orikuminews

Ditë e vecantë për familjen e këngëtares Maya, djali i saj feston sot ditëlindjen: Bekimi jonë,gëzuar ditëlindjen!U bëfsh lis me dega plot gëzime! Read More »

A rrestohet nga P olicia 30-vjeçari nga Orikumi në k ërkim ndërkombëtar

Arr estohet nga Po licia një 30-vjeçar në k ërkim ndërkombëtar, me qëllim e kstradimi drejt Italisë.

O peracioni u zhvillua nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

NJOFTIMI I PLOTE
Në vijim të punës për k apjen e personave të shpallur në k ërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të P olicisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Po licisë Kriminale, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arr estimin provizor të shtetasit të shpallur në k ërkim ndërkombëtar:
G. K., 30 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në k ërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-a rrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në o rganizatë k riminale” dhe “T rafikimi i lëndëve n arkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për e kstradimin e tij drejt Italisë.

A rrestohet nga P olicia 30-vjeçari nga Orikumi në k ërkim ndërkombëtar Read More »

Xhoana, tifozja e ç mendur e ekipit Oriku!

Kush e ka ndjekur nga afer skuadren e Orikut gjate ndeshjeve qe ajo ka luajtur gjate ketyre viteve, patjeter e ka vene re se midis tifozeve te shumte meshkuj shpeshhere kane rene ne sy edhe disa tifoze shume sipmatike femra. Por njera prej ketyre tifozeve simpatike eshte Xhoana Haxhija e cila eshte nje fanse e cmendur e Orikut qysh prej themelimit te Ekipit, para gjashte vitesh.

Xhoana eshte lindur dhe rritur ne Vlore. Ajo ka kryer studimet e larta ne Tirane per Drejtesi. Qysh e vogel ajo ka qendruar prane babait te saj Albert Haxhija i cili ka luajtur futboll dhe sot eshte trajneri i Orikut. Nga babai ajo ka trasheguar dashurine e madhe qe ka per futbollin.

Ajo flet me shume pasion dhe emocion sa here qe flitet per Orikun. E ka ndjekur hap pas hapi ne cdo ndeshje Orikun, e ka komentuar, ka bere tifo si e cmendur, eshte gezuar kur ka fituar eshte merzitur kur ekipi i saj i zemres ka humbur por kurre nuk e ka braktiisur.

Ja cfare thote Xhoana pas ndeshjes me Vllaznine B ku pas barazimit 2-2 Vllaznia B fitoi me penallti-” E kam ndjek vazhdimisht Orikun por keto 2-3 vitet e fundit e ndjek me teper sepse eshte rritur si ekip dhe i ka realizuar objektivat e vendosura gjithashtu! Momentet me emocionuese jane ndeshjet kur eshte siguruar playoff vjet, si dhe ndeshja e fundit me Terbunin ku humbem per fat te keq! Por do vecoja ndeshjen me Albpetrolin qe ishte feste ne Orikum pasi u luftua deri ne ndeshjen e fundit per te siguruar playoff-in! Nerva, loje, gola dhe shume emocion ishte ndeshja me Vllaznine B . E kemi perjetuar shume dhe me vjen keq qe fati na coi tek penalltite! Mund ta kishim mbyllur me heret me rastet qe kishim! Por ky eshte futbolli ne fund te fundit”.

Xhoana, tifozja e ç mendur e ekipit Oriku! Read More »

Përmbledhje me 30 toponime të fshatit Tragjas

Kjo eshte nje permbledhje e disa toponimeve te fshatit Tragjas.

Toponime kryesore të fshatit janë vendosur me kuptimin apo prejardhjen e emërtimit përkatës. Në përzgjedhjen e zbërthimin e këtyre toponimeve është treguar kujdes për të mbuluar gjithë hapësirën që zë territori i fshatit Tragjas, por toponimet në Tragjas janë të shumta:

Stravoi – emër me prejardhje sllave, por edhe nga greqishtja, që do të thotë kryq.
Përroi i Bubuligës – emër nga fjalët “bubu e liga”.
Maja e Zhurës – nga rërë e trashë, me përmbajtje shtufi dhe zhavorri të imët.
Hauzi – nga gropë që ngjan me një kazan gjigant, me mure prej shkëmbinjsh të thepisur, por që ka hyrje dhe dalje të ujërave, kanione
Vali i Qesarit – emër që ka lidhje me Çezarin e Madh të Romës së lashtë.
Udha e italianëve – me që është ndërtuar prej okupatorëve gjatë Luftës së Parë për qëllime ushtarake në vitet 1915-1919.
Maja e Qivurit – mendohet se ka pasur shumë qivurë.
Qafa e Varreve – ndodhen disa varre të vjetër.
Maja e Viçanit – emër, me prejardhje nga fjala vit, çan rrethimin.
Fushën e Kadiut – ka mundësi të jetë quajtur e Kadiut, sepse ka qenë pronë e tij.
Sofa – prejardhjen nga fjala sofër, por mund ta ketë edhe nga emri Sofi i ndonjë gruaje, qytezë e lashtë.
Maja e Konxhules – lnga ëkundëse, kolovajs.
Erihua – emër që ka lidhje me emrin e Orikumit, që ndodhet në buzë të detit.
Tragjas – Dragjat, Tragiatas, Tragasei, që mund ta kenë prejardhjen nga fjala ilire treg Tregasi – Tragiasi – Tragjasi.
Tragasi – krahinë e Epirit
Kripa e Tragjasit – Poseidoni bërë kripore.
Tregesht – fjala ilire Treg=Tragas.
Gropa e Aliut – Alliret, kanë ikur nga Tragjasi herët.
Gropa e Sulit – E suljotëve të larguar shekuj më parë.
Qafa e Kalisë – Emër i vjetër ilir.
Mali i Qorres – Mendohet se aty janë qorruar njerëz nga vetëtimat.
Bregu i Gomares – Mundet nga Gjon Mara (njeri).
Gropa e Fikut – Ka patu mjaft fiq në këtë gropë.
Lëmi i Llukës – Dikur pa pasur një lëm, që e kish ndërtuar Lluka, por edhe vend që rritet lluka (lloj druri).
Maja e Zezë – Gjatë gjithë kohë ka qenë e zëzë, e frikshme.
Sheshet – Vend i sheshtë, ku ngriheshin stanet gjatë beharit.
Maja e Qytezës – Dikur në lashtësi ka qenë qytezë.
Përroi i Vilave – Mendohet se dikur ka pasur vila (shtëpi), por edhe hardhi rrushi.
Lugu i Drizës – Vend që ka shumë driza.
Gjiniva – Vend që dikur, para lindjes së Krishtit, ka qenë fshat me shumë shtëpi, por edhe Gjin Ivani

Historia e Tragjasit/

Përmbledhje me 30 toponime të fshatit Tragjas Read More »

‘Vend-Lindjes/ O rrënja ime e thellë, jam degë e jotja o trung prej floriri’

VEND – LINDJES
NJE LETER TE SHKRUAJ NGA DETI
KORNIZEN TA BEJ NGA PERENDIMI
O RRENJA IME E THELLE
Jam dege e jotja
O trung prej floriri
!
Ti shkruaj
nga deti ,
ngjyej penen ne naten e plot,
e ngjyej ne netet e pagjumesise
do te shkruaj neser ,
me shume se sot!!
TE SHKRUAJ
NJE LETER NGA DETI
O DUKATI IM I BUKUR ,
TE DY JEMI SI RRJESHTAT E NJE LIBRI ,
ME SHKRIN AKULLIN
E ME NGROH TE LUMTUR .!
NUK TE DUA SI TRENDAFIL ,
POR SI LULJA QE RRI E MBYLLUR BRENDA SAJ ,
TE DUA NE MENYREN TIME
TE DUA SI GJUMIN
MBI QEPALL’
DUKATI IM SHEKULLOR
EDHE TI THINJA BRENDA SHPIRTIT KE,
PER DJEMTE E NIPERIT E TU
QE NEPER BOTE NDERTOJNE FOLE.!
ATY ;
ERA ME BUZEQESH
E LUMI NUK ME BRAKTIS ,
CUDI C’ FORCE ME KE DHENE
RREZOHEM POR NGRIHEM SI LIS !!
TI
NE DARKE ME DO AQ SHUME ,
E TE NESERMEN
NGA URIA PER MUA JE PRAP ESELL ,
ME RRITE ME QUMESHT DALLANDYSHJE,
DUKAT – SI TI NUK KA TJETER !!
TE KEROJ FALJE
QE DOREN NUK
T’A ZGJATA
TI …QE AQ SHUME ME DESHE ,
ME MBESHTOLLE ME SHPIRTIN TEND
NE GEZIM ,
HALL, E DERTE!
GJITHNJE ME DEL NE ENDERR
SHIHEMI SY PER SY ,
NE HESHTE ME PYET PERMALLSHEM;
A..JE MIRE ATY ???!!!
SA ” FRENGU – PULEN ” E PAGOVA
JETEN NE KURBET ,,
KETU E HUMBA FJALEN
E TANI FJALA HESHT !!!
GENOVA 26/ 10 2020

‘Vend-Lindjes/ O rrënja ime e thellë, jam degë e jotja o trung prej floriri’ Read More »

Ka Mriz Zanash në veri por ka dhe Mriz Pishash në Dukat Nga Edlira Gjoni

Jo vetem njerzit dhe vendet e krahines tone jane te mrekullueshme por edhe ushqimi qe gatuhet ne krahinen tone eshte fantastik. Kete e thekson me se mire Edlira Gjoni e cila me kontributin e saj te gjitheanshem i ben jehone krahines tone duke e promovuar dhe reklamuar jo vetem brenda vendit por deri edhe pertej oqeanit.

Nga Edlira Gjoni:

Me Mrizi i Pishave, rruga Dukat-Llogora dhe Klasën unike 1985!

Kur më merr malli, vjen në tre forma: Njerëzit e mi (motra, babi, gjyshja). Vendet e mia (shtëpia dhe miqtë e ngushtë) dhe Ushqimi që njoh.

Po, po, ushqimi. Dmth ushqimi im, vendçe, ushqimi më i mirë në botë, në Dukat! Ai që më kujton fëmijërinë, nënën, mamin, shoqërinë e vjetër, shtëpinë ku u rrita, zonën që ma bën zemrën mal. Ndaj mezi pres që kur të kthehem, të ha pak kulaç të ngrohtë të sapo dalë nga zjarri. Të mbrujtur nga duar të vërteta, jo nga makineri.

Ta shoqëroj me pak gjalpë të sapo-rrahur deleje. Aromë e shije që nuk di të të thotë: “Epo mjaft tani”! Se edhe po e le, në pjatë vjen yshmeri, me sasinë perfekte të kripës, djathit e vezës, pjekur ngadalë e në çdo petë në zjarr, jo në furrë.

Po ka edhe mish qengji e keci që është aq i njomë, sa duket sikur sapo e kanë marrë nga tufat në stanet maleve mbi lokal. E di si e bën arapashin ky mish? Më të shijshëm sesa mund ta shpjegojë ndonjë roman i tërë. Fakti që mielli i misrit bëhet në fushë e bluhet aty, i bën edhe më të parezistueshme kombinimet.

Po ca tule të pjekura në tel, me qepë vendi po i deshët, ose me piperka e perime që i bëjnë baçat plot?

Kurse uji i malit nuk ka nevojë për koment. As gryka e Çipave. Oxhak në dimër. Freskllëk në verë. Një kafe turke, një gotë raki, një gotë verë se kemi kantina e vreshta fushave,madje nga më të shijshmet.

Shkurt, më ka marrë malli për pak shtëpi dhe ndjehem sikur ulem në tavolinën e cdo shtëpie vendase.

Nuk ka vetëm Mriz Zanash në Veri. Ka edhe Mriz Pishash në Jug.

Fiks fëmijëria që më mungonte tek ushqimi që më pret sapo fillon ngjitja për në Llogara.

E keni djathtas sapo kalon Dukat-Fushën, drejt Llogarasë. Kush shkon para meje, shijojini ato kuleçë, yshmerë, tepsi furre e verë vendi edhe për mua.

Bravo ushqimi bio dhe tradita vendase.

Ka Mriz Zanash në veri por ka dhe Mriz Pishash në Dukat Nga Edlira Gjoni Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com