Te fundit nga zona

E rëndë! Nuk duroi dot humbjen e djalit, ndahet nga jeta banori i fshatit Tragjas!

Nje tjeter lajm i hidhur per banoret e zones. Paraditen e sotme eshte ndare nga jeta Dervish Brati banor i fshatit Tragjas. Pak dite me pare Xha Dervishi humbi djalin e tij Bako Brati, ne nje moshe shume te re dhe kjo gje e ka tronditur shume ate.

Ai ishte baba i kater djemve njeri prej te cileve (Bako) u nda nga jeta pak dite me pare ne Prato te Italise.

Ceremonia e percjelljes do behet ne date 17 Korrik ne fshatin Tragjas.

Ngushellime nene Velidese se helmuar, familjes dhe te afermve!

E rëndë! Nuk duroi dot humbjen e djalit, ndahet nga jeta banori i fshatit Tragjas! Read More »

Ishte në Sarandë me bashkëshorten, pushuesi nga Orikumi rezulton pozitiv me koronavirus

Një person nga Orikumi i Vlorës rezulton pozitiv me COVID-19 pasi vizitoi të shtunën qytetin e Sarandës.

Ai shkoi në fundjavë për të pushuar me bashkëshorten e tij në Sarandë dhe u vizitua po aty pasi nuk ndihej mirë.

Po ashtu atij iu mor tamponi i cili u dërgua në Tiranë dhe rezultoi pozitiv me koronavirus.

Por në fakt pas tamponimit, personi në fjalë u largua për në Orikum ku dhe po trajtohet aktualisht./lajmifundit

Ishte në Sarandë me bashkëshorten, pushuesi nga Orikumi rezulton pozitiv me koronavirus Read More »

Finalizohet operacioni “Tragjasi”/ Sekuestrohen 53 kg kanabis, 2 të arrestuar, 1 në kërkim. Procedohen…

Policia e Vlorës ka sekuestruar 53 kg kanabis si dhe ka asgjësuar disa bimë të mbjella në kuadër të operacionit të koduar “Tragjasi”.

Dy persona kanë përfunduar në pranga 2 shtetas dhe 1 shpallet në kërkim, ndërkohë që është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Tragjas si dhe elektriçisti i zonës.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Tragjasi”, si rezultat i të cilit janë arrestuar dhe proceduar penalisht autorët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, konkretisht:

Janë arrestuar shtetasit P. S., 37 vjeç, banues në fshatin Drashovicë dhe G. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Janë proceduar penalisht shtetasit M. R., 43 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë kryeplak i fshatit Tragjas dhe shtetasi A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Tragjas, me detyrë elektricist i zonës në fshatin Tragjas.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa në territorin e banesës së shtetasit G. B., në fshatin Tragjas.

Po ashtu, në banesën e shtetasit G. B është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 53 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit T. T. u gjetën disa fidanë narkotikë të kultivuar në një ambient të banesës, 1 armë zjarri automatike, 3 armë gjahu teke, 2 thika dhe 1 shpatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Finalizohet operacioni “Tragjasi”/ Sekuestrohen 53 kg kanabis, 2 të arrestuar, 1 në kërkim. Procedohen… Read More »

Ndahet nga jeta para kohe banori i fshatit Dukat. Ngushellime familjes

Dje ne date 10 Korrik 2020 eshte ndare nga jeta banori i fshatit Dukat Riza Kuteli.

Rizai u nda nga kjo jete ne moshen 73 vjecare per shkak te nje semundje te rende. Ai ishte babai i kater femijeve.

Ceremonia e varrimit do het sot ne date 11 Korrik 2020 ne oren 10:00 vorrezat e fshatit.

Ngushellime familjes.

Ndahet nga jeta para kohe banori i fshatit Dukat. Ngushellime familjes Read More »

Modernizim i Forcave të Armatosura/ Ambasadorja Kim në Bazën Detare të Pashalimanit në Vlorë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilluan një vizitë në Bazën Detare të Pashalimanit, në Vlorë, për të cilën bashkë me Aleancën qeveria shqiptare po vlerëson mundësinë e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s.

Më pas, një udhëtim i shkurtër në Gjirin e Vlorës u mundësua nga anija Butrinti P-134, e cila ka marrë pjesë disa herë në operacionin “Sea Guardian” të NATO-s në detin Egje duke shpëtuar me qindra emigrantë.

“Me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajmë jo vetëm misione të rëndësishme në teatrot operacionalë, por edhe qëllimin e përbashkët për modernizimin e Forcave tona të Armatosura”, tha Xhaçka./atsh

Modernizim i Forcave të Armatosura/ Ambasadorja Kim në Bazën Detare të Pashalimanit në Vlorë Read More »

“Jam Bako Brati nga Tragjasi i Vlorës, ofroj ndihmë për të prekurit…” – Krahina dhe Prato e Italisë në zi, ndahet nga jeta djaloshi human nga Tragjasi!

“Jam Bako Brati nga Tragjasi i Vlores, ofroj ndihme per te prekurit nga termeti deri ne 5 familje” – Keshtu do te deklaronte  Bako Brati nga Tragjasi ne muajin Nentor 2019 duke hapur ne menyre humane dyert per te prekurit nga termeti.

Me dhimbje ju njoftojme se eshte ndare nga jeta ne menyre te parakoheshme ne Prato, Itali banori i krahines tone, nga fshati Tragjas Bako Brati. Ai la pas dy femijet e tij, vajzen dhe djalin, bashkeshorten dhe dy prinderit e tij te moshuar dhe te goditur rende nga humbja e tij.

Dhimbja per humbjen e Bakos eshte ndier shume ne krahinen tone dhe ne Prato te Italise ku jetojne shume krahinore. Te gjithe e kujtojne si nje njeri me zemer te madhe, si djale te mire, te shkuar e te shoqerueshem me te gjithe.

Ja si shprehet nje prej bashkekrahinoreve :

Ne prato dhimbje e madhe per ndarjen nga jeta te nje djali nga Tragjasi qe nuke e besonim kurre Bako Brati. La pas Gruan me dy femijte, por me e keqeja se goditi rende ne Zemer Nenen dhe Babane ne moshen e madhe. Kushe nuke e njinte Bakon ne Prato prej 28 dite Vitesh goje embel dhe shume i shoqeruar me te gjithe. Per kete djale Tragjasi e ndiem te gjithe ne ketu ne prato. Ti rrojne femijet, Vellezerit, niper e mbesa dhe i pa harruar qofte kujtimi i tije.

I shprehim ngushellime te sinqerta familjes dhe te afermve.

“Jam Bako Brati nga Tragjasi i Vlorës, ofroj ndihmë për të prekurit…” – Krahina dhe Prato e Italisë në zi, ndahet nga jeta djaloshi human nga Tragjasi! Read More »

Përcaktohen zonat prioritare për zhvillimin e akuakulturës/ Kapaciteti rreth 10 mijë tonë peshk në vit

Shqipëria ka përcaktuar tashmë zonat prioritare për zhvillimin e akuakulturës dhe kapacitetet prodhuese pas një studimi të financuar dhe kryer nga ekspertë të Bashkimit Europian.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në Gjirin e Vlorës aty ku ushtrojnë aktivitet 7 subjekte të rritjes së kocës dhe levrekut. Duke iu referuar studimit, ministri tha se kapaciteti i Shqipërisë për zhvillimin e akuakulturës në det është 10 mijë tonë peshk.

Saranda dhe Vlora janë dy zonat prioritare për zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë blu.

“Ka pasur mangësi në një planifikim dhe strategji më të mirë të këtij sektori. Prandaj ne bashkë me ekspertët e huaj përmes fondeve të Bashkimit Europian kemi bërë studimin për të gjithë sektorin dhe kemi arritur në përfundimin që kapaciteti i Shqipërisë për akuakulturë është rreth 10 mijë ton në det. Po të fusim këtu edhe ujërat e brendshëm, pra akuakulturën nëpër liqene artificiale, dhe troftikulturën shkojmë deri në 15-20 mijë ton prodhim peshku nga akuakultura”, tha ministri Çuçi.

Studimi parashikon që koshat ku rritet peshku do të largohen nga bregu me qëllim që edhe impakti mjedisor të ulet duke rritur cilësinë dhe garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin.

Në periudhën janar – maj 2020 janë eksportuar rreth 1200 tonë prodhime shqiptare të akuakulturës drejt tregjeve të BE, si prodhime me vlerë të lartë të certifikuar sipas standardeve më të mira, deri edhe në standardin pa asnjë antibiotik, që është shumë i rrallë në Mesdhe

“Edhe pse ne kemi pranë Greqinë dhe Turqinë, që janë kampionë për sa i përket akuakulturës, produktet tona e sidomos këto të Gjirit të Vlorës, konkurrojnë denjësisht në tregjet italiane”, tha ministri Çuçi.

Aktualisht nga subjektet e akuakulturës në Gjirin e Vlorës prodhohen rreth 3200 ton peshk, ndërsa investimet e kryera në stabilimentet e prodhimit vlerësohen në rreth 25 milionë euro.

Tendenca zhvillimit të akuakulturës në botë vlerësohet me rreth 20% rritje. Edhe në Shqipëri prej vitit 2014 akuakultura është rritur me rreth 48%./atsh

Përcaktohen zonat prioritare për zhvillimin e akuakulturës/ Kapaciteti rreth 10 mijë tonë peshk në vit Read More »