Te fundit nga zona

Dimër në Orikum!/ Poezi nga Laureta Petoshati

Dimër në Orikum
Poezi nga Laureta Petoshati
Është dimër në Orikum. I ftohtë janari.
Trëndafili i erërave shpalos retë
mbi det, gadishull e çdo qafë mali,
legjendat kanë ngrirë me erën që të pret.
Buzë rrugës ca trëndafila të bardhë,
ikur aroma, me shkëlqim si pas xhamash
fustane nusesh varur një kohë të gjatë,
presin e presin në ëndrra vajzash.
Në Orikum trëndafilat s’presin askënd
as t’i ujisë, as t’i këpusë, as për buqetë,
i shpalosin diellit largimin që u dhëmb,
me tokën, me rrënjët janë lidhur përjetë.
Fryn era dhe deti vjell kripë e dallgë
trëndafilat e bardhë janë egërsuar
me dinjitet kalorësiak durojnë çdo plagë
që u hapet dhe i vdes sa bora të ketë shtruar.
Rruzull i shumëfishtë trëndafilash Orikumi,
vjen vargmal në det lumi duke zbritur,
rrjepur brinjët era, dergjet Karaburuni,
Joni ngadhënjimtar në këmbë krejt i ngritur.
© Vlorë 16 janar 2016

Dimër në Orikum!/ Poezi nga Laureta Petoshati Read More »

Tragjas – Shitet vilë rezidenciale luksoze 280 mijë Euro!

Në Tragjas, Vlorë, shitet super vilë rezidenciale e ndërtuar dhe e mobiluar në mënyrë luksoze.

Vila përbëhet nga kat nëntokë dhe dy kate banim me sipërfaqe totale banimi rreth 350 m2. Organizimi i brendshëm i vilës është ideal dhe ambjentet e brendshme kanë planimetri të rregullt. Vila ka gjithashtu oborr të gjelbëruar dhe pishinë. Prona dhe trualli disponojnë çertifikatë pronësie.

Çmimi i shitjes – 280,000 Euro

Për informacione të mëtejshme ose vizitë në pronë kontaktoni në 069 225 8711, në adresën [email protected]

Tragjas – Shitet vilë rezidenciale luksoze 280 mijë Euro! Read More »

Njihuni me mjeshtrin e fustanellave në Dukat të Vlorës! (Video)

Ne fshatin Dukat te Vlores, prej 35 vitesh Musa Ferruni, pasionin per kostumet popullore e vazhdon ende. Musai eshte 58 vjec dhe jeten e tij ai ja ka kushtuar veshjeve popullore. Musain e njohin te gjithe jo vetem ne fshatin e tij Dukatin por edhe jashte kufijve te vendit per veshjet tradicionale qe ai krijon.

Nje dhome te shtepise se tij ne Dukat Musai e ka kthyer ne punishte me dy makina qepese dhjetra vjecare. Musai tregon se profesionin e ka te trasheguar nga gjyshja dhe nena e tij por sot eshte i vetmi qe vijon te beje kostume popullore per grupet polifonike.

“Per fatin e mire kam tre vajza dhe te treja kane qepur dhe qendisur njesoj si une” – shprehet Musai. Per me shume ndiqni videon:

Njihuni me mjeshtrin e fustanellave në Dukat të Vlorës! (Video) Read More »

Prefekti Mamaj: Në aksin Dukat-Llogora ka filluar hedhja e kripës

Llogoraja prej mbrëmjes së djeshme është mbuluar nga dëbora, ndërsa reshjet nuk kanë krijuar asnjë problem në qarkullimin e automjeteve në segmentin rrugor që përshkon këtë rrugë, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë. Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha sot për ATSH-në se “situata ka qenë në kontroll që në momentet e para të uljes së temperaturave dhe reshjeve të dëborës”.
Sipas tij, kontraktori ka marrë masa për të përballuar reshjet e borës dhe ngricat. “Në aksin Dukat-Llogora ka filluar hedhja e kripës, gjë që krijon parametrat e duhur për lëvizjen e mjeteve dhe shmangien e rrez ikut të rr ëshqitjes”, theksoi Mamaj.

“P olicia po monitoron trafikun në këtë aks rrugor për të shmangur aksiendetet e mundshme duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në qarkullim e të përdorin mjetet e nevojshme”, – shtoi Mamaj.

Prania e borës në mjediset e Parkut Kombëtar të Llogorasë, e bën më tërheqës këtë mjedis pyjor malor edhe për të apasionuarit pas turizmit të bardhë. Qafa e Llogorasë ka rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

Prefekti Mamaj: Në aksin Dukat-Llogora ka filluar hedhja e kripës Read More »

D igjet trajleri në fshatin Tragjas, p olicia po punon për zbardhjen e rrethanave

Njoftim i P olicisë
Më datë 14.01.2021, rreth orës 06:35, në fshatin Tragjas, Vlorë, ka rënë zj arr dhe është dj egur pjesërisht traileri i markës “Man”, në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në Tragjas.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen rrethanave.

D igjet trajleri në fshatin Tragjas, p olicia po punon për zbardhjen e rrethanave Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com