Te fundit nga zona

Mëngjes plot ngjyra në Grand Hotel Tragjasi (foto)

Mengjes plot ngjyra .
Petulla te shoqeruara me mjalt Dragobie dhe Recel kumbulle te bere vet .

Pjeper dhe Dardhe nga bahcja e Fatmir Dano-s Tragjas .

Veze fshati me prodhime te punishtes se qumshtit “ATA” Tragjas , gjize me fara te zeza , djath dhie dhe kackavall .

Pas ketij mengjezi te bollshem dhe kalorik i nje kafe Ama dhe nje gote uje te ftohte!
Ju mirepresim 🤗

Mëngjes plot ngjyra në Grand Hotel Tragjasi (foto) Read More »

Rrepet shekullore-Flet profesori nga Tragjasi – “E kam adresuar para nje muaji, Urojmë që të mos jetë…

Profesor Doktor Sherif Lushaj nga Tragjasi ka reaguar nepermjet nje statusi ne facebook ne lidhje me rrezikun qe i kanoset rrepeve shekullore te Tragjasit. Ja cfare deklaron ai :

Nga Sherif Lushaj:

Sa për informacion për rrepet e Izvorit meqenëse pashë një diskutim
Para një muaj e kam adresuar për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA ( përgjegjëse për Monumentet e Natyrës në strukturën e kësaj Ministrie) ka organizuar një vëzhgim. Në muajin Gusht do të bëhet një vëzhgim tjetër për të krahasuar ndryshimet që kanë ndodhur.
Urojmë që të mos jetë sëmundja e tmerrshme e pa shërueshme kërpurdhore e përhapur në Evropë ku ka tharje të rrepeve ose të tharjes të ndodhura në pellgun e lumit Vjosë dhe Drino në Gjirokastër.
Ditë të mbarë

Rrepet shekullore-Flet profesori nga Tragjasi – “E kam adresuar para nje muaji, Urojmë që të mos jetë… Read More »

I lënduar – Demir Jazo (Dedikuar djalit)

I lënduar – Demir Jazo
================
Kalo ditë e kalo kohë
Po kalojnë vitet me radhë
Zemra ime sduron dotë
Doja të të kisha prane
====================
Te me qeshje si gjitmon
Me ate qeshjen e embel
Te mi thoshje disa fjale
Dhe un të te thosha zëmër
======================
Te gezonim qe te tere
Neper festa e sebepe
Po te ishe afer mua
Do hidhje vallen si deshe
====================
O djalo qe ste kam prane
Te të shikoja ne sy
Te te martoja nje dite
Po nuk paska qën për ty
====================
Te gezoja si te gjithe
Ta kendoja kengen labe
Te kerceje bashk me shoke
Ti bashke me nje sorkadhe
====================
Te vishje kostum per dhenderr
Me nje nuse si selvi
Mamin qe ta kishe prane
Te puthte me dashuri
=====================
Kam shum gjera te ti them
Por po me lotojne syte
Dhe pena që kam ne dorë
Po vajton per keta te rijtë
====================
O djale na ke helmuar
Aq sa ti nuk e kupton
Atje te prehesh ne paqe
Posht dheut si qendron
====================
==dj===29====2020==respekte

I lënduar – Demir Jazo (Dedikuar djalit) Read More »

I lënduar – Demir Jazo (Dedikuar djalit)

I lënduar – Demir Jazo
================
Kalo ditë e kalo kohë
Po kalojnë vitet me radhë
Zemra ime sduron dotë
Doja të të kisha prane
====================
Te me qeshje si gjitmon
Me ate qeshjen e embel
Te mi thoshje disa fjale
Dhe un të te thosha zëmër
======================
Te gezonim qe te tere
Neper festa e sebepe
Po te ishe afer mua
Do hidhje vallen si deshe
====================
O djalo qe ste kam prane
Te të shikoja ne sy
Te te martoja nje dite
Po nuk paska qën për ty
====================
Te gezoja si te gjithe
Ta kendoja kengen labe
Te kerceje bashk me shoke
Ti bashke me nje sorkadhe
====================
Te vishje kostum per dhenderr
Me nje nuse si selvi
Mamin qe ta kishe prane
Te puthte me dashuri
=====================
Kam shum gjera te ti them
Por po me lotojne syte
Dhe pena që kam ne dorë
Po vajton per keta te rijtë
====================
O djale na ke helmuar
Aq sa ti nuk e kupton
Atje te prehesh ne paqe
Posht dheut si qendron
====================
==dj===29====2020==respekte

 

Image

I lënduar – Demir Jazo (Dedikuar djalit) Read More »

Vendosa dhe unë fshatari, u nisa në orën tetë. U vesha u pispillosa, thashë do kriposem në detë :) – Nga Andrea Vangjeli

Vendosa dhe unë fshatari
U nisa në orën tetë
U vesha u pispillosa
Thash do kriposem në detë

Ja mbrita në buz të detit
Plazhin publik po kërkoja
Kur e pash plot me shezllone
Nga hutimi më ik goja

Nga që s”kisha rrug tjetër
Ika zura një shezlon
E zura fare nga cepi
Se s”doja të kesh gjiton

Kapardisur si “pasha”
Pes mij lek kisha në xhep
Pran vetes mbaja qeskën
Një domate e një qep

I kisha bër llogarit
Pes mij lekshen ta harxhoja
Tre mij lek më bë shezloni
Në fytyr më hipi boja

Rrija me sy ndiqja dallgët
Ëndërroja pije, meze
Kur shoh te shezlloni ngjitur
U shtri një “lop” hollandeze

Ah thash që nuk paskam fat
Si gjithmon më hecën ters
Bukuroshja bullafiqe
Kish me vete nip e mbes

Nisën të shqyejn shalqinin
E rrufitën që të tërë
Dhe pa pik të edukatës
Lëkurat mbuloj me rërë

Edhe ju drejtova zonjës
Mbeturinat pse mbulove
Duhet mbajt pastër ambjenti
Nip e mbes s’i edukove

Zonja me syzet mbi sy
Më tha ti o rrot e rrotës
Mos fol më se s”të duroj
Mos u mer me punë të botës

Mbylla gojën nuk e çjepa
Zonjës nuk ja kisha ngen
Kur e sho u zhyt në det
Ishte baraz me balen

Buzqesha me ironi
Gojës i vura “qefin”
Se dhe vet s”jam elegant
Barazohem me delfin

Ah thash që s”më ecën fare
Si në krah nuk pata goca!
Kur dëgjoj një zë mbi kokë
Çou se jemi Taks-Forca

Do na falësh zotëri
Po do çoesh nga shezloni
Se ky quet plazh publik
Mase s”të ka ardh kuponi

U çova e nuk bëzëjta
Veç gulçoja mu si gic
Kur i sho të gjith shezlonat
Transportuan me polic

Nga një anë më erdhi mirë
Po prap s”më pëlqeu shija
Pse çdo punë këtu tek ne
Do përdoret policia

Atë dit e s”shkova më
Më iku malli për detin
Dhe kuptova bashkiakët
Këtu ja kanë par lezetin

Vendosa dhe unë fshatari, u nisa në orën tetë. U vesha u pispillosa, thashë do kriposem në detë :) – Nga Andrea Vangjeli Read More »

Ja si mund ti shpëtojmë rrepet shekullore të Tragjasit! Flet agronomi i mirënjohur nga Tragjasi

Rrepet e Izvorit ne fshatin Tragjas jane duke u thare me nje shpejtesi te pazakonte ! Dy prej rrepeve jane thare brenda 15 ditesh totalisht ndersa rrepet e tjere kane nisur te thahen pjeserisht.

Nga banoret e zones nuk dihet ende arsyeja e tharjes se rrepeve shekullore por mendohet qe shkaku te jete ndonje semundje ose ndonje problem me sistemin rrenjesor te tyre!

Ne lidhje me kete problem agronomi i mirenjohur nga fshati Tragjas Arben Shytaj ka reaguar ne rrjetin social facebook duke u shprehur se:

“Bukurite e Tragjasit, nderkohe qe rrepet shekullore kercenohen nga nje semundje e rende, duhet nderhyrje urgjente nga ministri Blendi Klosi dhe bashkia Vlore.

Sipas agronomi Arben Shytaj, Vezir Muharremi, profesori I pyjeve ka thene eshte nje semundje kerpudhore e pasherueshme, mund te behet nderhyrje vetem me metoda agroteknike, te priten pjeset e thara, te digjen, te plehrohen mire dhe te ujiten, rigjenerimi I degeve te prera, ndodh pas gjenerates se dyte. Kete Pune duhet ta beje bashkia Vlore, nuk e ben dot njeri privatisht ne fshat.

Shpresojme qe te gjithe specialistet e fushes dhe institucionet perkatese te reagojne dhe ta parandalojne tharjen e rrepebe shekullore!

Orikuminews.

Ja si mund ti shpëtojmë rrepet shekullore të Tragjasit! Flet agronomi i mirënjohur nga Tragjasi Read More »

Llogoraja, peizazhi mahnitës që të ofron malin dhe detin!

Parku Kombëtar i Llogorasë, rreth 40 km në juglindje të Vlorës është një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga Llogoraja duke ftuar turistët vendas e të huaj ta vizitojnë në fundjavë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Llogoraja që të kujtojnë çfarë magjish ruan ky vend, Shqipëria, me malin dhe detin aty pranë, diellin dhe flladin, ju uroj një të premte të mbarë para një fundjave mbrëmjesh me muzikën e natyrës në bregdet”, – thekson Rama.

Llogoraja ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik, sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët. Për tifozët sportivë ky park ofron mundësi akomodimi në hotele luksi.

Mjedisi pyjor në Llogora, shtrihet në një sipërfaqe prej 1500 hektarësh, por vetëm 1080 prej tye janë përfshirë në territorin e Parkut Kombëtar, që mbrohet me ligj të veçantë. Mes pemëve, dominojnë pisha e zezë dhe bredhi./atsh

blob:https://www.facebook.com/4b5b24cf-831f-4ed1-a692-2af1e80aec8f

Llogoraja, peizazhi mahnitës që të ofron malin dhe detin! Read More »

Ti moj Evropa kurvë – Nga Demir Jazo

Ti moj Evropa kurvë

Pse keshtu pa shpir e ndjenja
Ti moj kurvë evropa plakë
Përdor gur ne vent te zemtres
Na ke mbyllur prak me prak

Na mbylle portat e diges
Pa pik ujë te na lije
Te thahet buze e shqiponjes
Pse keshtu Evrop rruspie

Desdemonat parrlamentit
Buzët me të kuq i lyejn
Me kte ngjakun e shqiponjës
Qe nga harta ta zhgerryejn

Jo moj ti Evropa kurvë
Nuk e thyen dot shqiptarin
Se kemi zemrën e pastër
Ne e strehuam Cezarin

Për ty moj Evropa plakë
Shqipëri nuk egziston
Rrethuar nga ujq të vjeter
Vendin duan ta zaptojn

Ti moj Evropa kurvë – Nga Demir Jazo Read More »