Te fundit nga zona

Ndahet nga jeta ish-deputeti, ish-minstri si dhe ish-prefekti i Vlorës

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Hasan Halili, i cili ka mbajtur disa poste të rëndësishme në politikën shqiptare.

Hasan Halili ka qenë ish-deputet i Partisë Demokratike dhe ish-ministër i Bujqësisë dhe për një vit ministër pa portofol në qeverinë Meksi në vitet 1992-1997.

“Me hi dherim te thelle njoftojme se eshte ndare nga jeta ish-deputeti, ish-minstri si dhe ish-prefekti i Vlores z. Hasan Halili.

Percjellja per banesen e fundit behet në Du kat Vlore diten e Enjte dt 22.04.2021 ora 16:00” shkruhet në njoftimin e familjes për ndarjen nga jeta.

Ndahet nga jeta ish-deputeti, ish-minstri si dhe ish-prefekti i Vlorës Read More »

BYPASSI PANORAMIK I VLORËS/ Në një “inspektim” të pa autorizuar/ Nga Sejmen Gjokoli

BYPASSI PANORAMIK I VLORËS
-Në një “inspektim” të pa autorizuar–
Me siguri do të jetë nga rrugët më panoramike, jo thjesht e vetëm të bregdetit shqiptar.
Ndoshta me pjesë të autostradës panoramike të Kroacisë duhet të konkurojë.
Është fjala për pjesën që fillon nga Kanina drejt Tragjasit, segment që ndodhet brënda 29 km të Bypass-it, prej Pusit të Mezinit deri në lumin e Dukatit.
Mirë që projektuesit kanë menduar që në çdo 1.5 km të kenë parashikuar një “xhep” ku mund të hapësh krahun e të pushosh.
Ndryshe do bllokohej rruga nga ndalesat e makinave për të bërë foto e filmime.
Të Vlorës qytet, të Detit, të Sazanit, Karaburunit…e të gjithave bashkë.
Nesër panoramë mrekullish, sot vazhdohet të “hahen” dhëmbë për dhëmbë me shkëmbinjtë, malin e Shashicës dhe përrenjtë e thellë.
Veç, kjo mrekulli që po vjen, nuk mund e as duhet të mbetet në mes…
Sot, në një “inspektim” të pa autorizuar, si relaks e si kuriozitet.

BYPASSI PANORAMIK I VLORËS/ Në një “inspektim” të pa autorizuar/ Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Lajm i fundit/ Shp ërthim me tritol pranë një banese në Orikum, detajet e para të ngjarjes së rëndë

Një sasi lënde pl asëse ka shp ërthyer jashtë banesës së një personi në Orikum të Vlorës.

Po licia thotë se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, jashtë banesës së shtetasit Artan Xhelilaj.

Nga shp ërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk dihen autorët e vendosjes së lëndës pla sëse.

Ndërkohë, Noa.al mëson se banesa është në pronësi të një personi që është dë nuar me arr est shtëpie.

Sasia, e dy shuar t ritol, ka qenë rreth 20 gram. /noa.al/

Lajm i fundit/ Shp ërthim me tritol pranë një banese në Orikum, detajet e para të ngjarjes së rëndë Read More »

Këngëtarja Maya flet për bashkëshortin: ‘Ai njeri që nuk më lë të jem Maja nuk është për mua’

Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në Shqipëri, e ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën”, Maja ka folur për projektet muzikore dhe familjen ku nuk ngurroj të tregonte se si e ka ndryshuar lindja e djalit jetën e saj.

“Ngela përsëri te nëna ime, e kam vlerësuar rolin e nënës time edhe pa u bërë nënë vetë. E kisha shumë të shenjtë, e vlerësoja shumë mundin e saj, sakrificën e saj. Unë kam qenë fëmija i fundit dhe motrat kanë qenë shumë më të mëdha dhe me fëmijët e tyre jam rritur. Mbrëmë më ka lënë djali pa gjum por sërish nuk e ndjej lodhjen.” – u shpreh këngëtarja.
Maja foli edhe për marëdhënien me bashkëshortin dhe suportin që ai i jep në karrierë.

“Nëse unë nuk do të ushtroj dot profesion tim nuk jam Maja, dhe ai njeri që nuk më lë të jem Maja nuk është për mua.

Unë e falenderoj zotin për bashkëshortin, se është kollaj të thuash nuk je për mua dhe të rrish vetëm, por është dhuratë të kesh dikë që mos të përpiqet të ndryshoj por të përshtatet, jeta familjare është kompromis.

Duhet të japim pa pritur të marrim, sigurisht është bukur edhe kur merr. Ne kemi rrugëtimin tonë të shëndetshëm. Martesa më ka ndryshuar sidomos lindja e djalit pasi merr vëmendjen tonë” – tha Maja.

Këngëtarja Maya flet për bashkëshortin: ‘Ai njeri që nuk më lë të jem Maja nuk është për mua’ Read More »

Këngëtarja Maja jep lajmin e madh dhe shumë të rëndësishëm,nuk do ta besoni…

Të gjithë përfshihemi dhe bëhemi pjesë e gënjeshtrave në formë shakaje ndaj të afërmve,miqve apo shokëve ‘Ditën e genjeshtrave 1 Prilli ‘
Nuk kanë munguar as personazhet publike në këtë ditë të thurin nga një gënjeshtër të ‘vogël’ ose të bardhë thënë ndryshe.
Një nga personazhet publik që e ka nis ditë me një ‘gënjeshtër’ të këndëshme është këngëtarja e mirënjohur Maja…Nëpërmjet një statusi në facebookun e saj ajo shkruan: ‘Do jem pjesemarrese ne Eurovision me kengen,”O Muço,o lule’
Por e gjitha kjo është një shaka nga këngëtarja për Ditën e 1 prillit./Orikuminews/
Statusi i plotë:

Ju peshendes te dashur miq,muaj te mbare🙏🏼❤️,dhe kam dhe nje lajm shume te rendesishem,:
Do jem pjesemarrese ne Eurovision me kengen,”O Muço,o lule “😂😂😂
/Orikuminews/

Këngëtarja Maja jep lajmin e madh dhe shumë të rëndësishëm,nuk do ta besoni… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com