Te fundit nga zona

Ndërtonte pa leje në hotelin e tij, e pëson keq biznesmeni i njohur në Vlorë

Biznesmeni Vasil Bedinaj, njëheresh kreu i shoqatës së Operatorëve Turistikë në Vlorë është proceduar penalisht pasi po ndërtonte një kat shtesë pa leje në godinën në pronësi të tij në Radhimë – Orikum.

Policia bën me dije se po punohet për arrestimin e Altin Karalliu me detyrë drejtues i punimeve në një firmë, pasi gjatë kontrollit në terren është konstatuar se firma e Karalliut po ndërtonte pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. K., banues në Vlorë, me detyrë drejtues i punimeve në një firmë, pasi gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me IVMT Vlorë kanë konstatuar se në një objekt që po ndërtohej nga kjo firmë, punimet po kryheshin jashtë lejes së miratuar nga organet kompetente. Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., 51 vjeç, investitor në ndërtimin e këtij objekti”, thuhet në njoftimin e policisë./Shqiperiaime

Ndërtonte pa leje në hotelin e tij, e pëson keq biznesmeni i njohur në Vlorë Read More »

Njoftim/ Shitet apartament ne orikum. Cmimi 50.000 Euro.

SHITET APARTAMENT ORIKUM
Orikum, Bashkia Vlorë, Vlorë County, Southern Albania, 9426, Albania
€50.000
Pershkrimi
Apartamenti organizohet ne:
1 Dhoma gjumi
1 Sallon+Kuzhin
1 Tualet
1 Ballkon
Siperfaqja : 63 M2 m2
Cmimi : 50.000 Euro
AGENT : MIGUEL SHEHU
📞 : +355699230533
Per me shume info ose 1 vizite ne prone me kontaktoni !

Njoftim/ Shitet apartament ne orikum. Cmimi 50.000 Euro. Read More »

Qeveria ‘HAP THESIN’ per rrugen Orikum-Dukat dhe ndërtimimin e Tunelit të Llogarasë. Miratohet buxheti.

Kuvendi ka miratuar ditën e sotme në parim me 73 vota projektbuxhetin për vitin 2024 që konsiderohet si projektbuxheti më i madh publik me 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara.

Sipas skenarit bazë për vitin e ardhshëm, rritja ekonomike parashikohet të jetë 3.8% me një rritje mesatare vjetore prej rreth 4% për periudhën afatmesme në vijim.

Pas miratimit në parim, projektbuxheti do të kthehet për diskutime nen për nen në komisionet parlamentare dhe më pas miratohet në seancë plenare.

Sipas prezantimit të bërë nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Meta, të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, për periudhën 2024-2026 parashikohen të rriten në vlerën mesatare prej 27.8% të PBB, nga 27% që kanë rezultuar përgjatë periudhës 2019-2022.

Kjo rritje, sipas Minstrisë së Financave dhe Ekonomisë, bazohet kryesisht në përmirësimin e administrimit fiskal, duke zgjeruar bazën e tatimit me synim minimizimin e informalitetit dhe shmangies tatimore.

Projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Gjithashtu kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje, duke zbuluar se nga rritja e pagave në sektorin publik do përfitojnë mbi 14 mijë infermierë dhe 30 mijë mësues.

Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin. Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit.

Investimet Publike për vitin 2024 janë planifikuar në masën 5.3% e PBB ose 128.5 miliardë lekë, rreth 4.6 miliardë lekë më shumë se plani fillestar i vitit 2023. Shumica e shpenzimeve kapitale për vitin 2024 shkon për financimin e projekteve në vazhdim si: Unaza e madhe e Tiranës, Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, Rruga e Arbrit, Segmenti Orikum-Dukat, apo projektet e nisura në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve që kapin vlerën totale prej 11 miliardë lekë, si dhe projektet e zhvillimit urban të implementuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të financuara me 16.6 miliardë lekë. Gjithashtu, vijon financimi i rindërtimit me 7 miliardë lekë, duke lënë gjithashtu të hapur mundësinë e rialokimeve me qëllim përshpejtimin e mëtejshëm të këtij procesi.

Buxheti i vitit 2024 shoqërohet me një Paketë Fiskale, e cila synon qëndrueshmëri të legjislacionit dhe politikës fiskale, duke mos ndërmarrë masa të ndjeshme fiskale, por duke vendosur theksin te mirëadministrimi.

B.V/Shqiptarja.com

Qeveria ‘HAP THESIN’ per rrugen Orikum-Dukat dhe ndërtimimin e Tunelit të Llogarasë. Miratohet buxheti. Read More »

Banori i Orikumit ka nje ‘THIRRJE’per te gjithe krahinoret qe jetojne jashte shtetit…!

I irrituar nga problematika e nderpretjes se energjise elektrike ne Njesine Administrative Orikum nje prej banoreve te kesaj zone ka reaguar me nje status ironizues drejtuar gjithe krahinoreve qe jetojne jashte Shqiperise. Ja cfare shkruan ai:

Për të gjithë krahinorët që janë jashtë shtetit, mos të kenë merak për familjarët në Orikum! Thjesht ska energji elektrike prej 5 orësh.. por do të vijnë së shpejti!

Banori i Orikumit ka nje ‘THIRRJE’per te gjithe krahinoret qe jetojne jashte shtetit…! Read More »

Lajm i fundit/ Bllokohet rruga Orikum-Himarë, ja çfarë ka ndodhur në Llogara

Aksi Orikum-Himarë raportohet të jetë i bllokuar prej disa orësh, duke krijuar një trafik tejet të rënduar.

Shkak i këtij trafiku është bërë një kamionë i tonazhit të rëndë, i cili ka ngecur në kthesat e Llogarasë.

Besohet se kamioni ka ngecur për shkak te manovrimit të gabuar dhe kthesave të forta, si rrjedhojë automjetet e bllokuara po devijojnë duke kaluar nga rruga e lumit të Vlorës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për orientimin e automjeteve të bllokuara.

Lajm i fundit/ Bllokohet rruga Orikum-Himarë, ja çfarë ka ndodhur në Llogara Read More »

Thirrja e Ledjan Ferrunaj për babanë e tij, kontriboni në GoFundMe: ‘Me ndihmoni që trupi i babait të kthehet në Dukat -Vlorë’

Përshëndetje të gjithëve,
Unë quhem Ledjan Ferrunaj, dhe ju shkruaj sot si biri i një baba të dashur, që kohët e fundit humbi betejën kundër Necrotizing Fasciitis. Familja jonë është shkatërruar nga kjo tragjedi e papritur, dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj për të pëmbushur dëshirën e tij të fundit.
Historia:
Në Tetor, prindërit e mi erdhën për të më vizituar këtu në Boston, dhe pritej të ishte një kohë gëzimi dhe kujtimesh të paharrueshme për ne. Fatkeqësisht, në ditën e tretë të vizitës së tyre, babai im u sëmurë rëndë. E dërguam me urgjencë në spital, ku u diagnostikua me Necrotizing Fasciitis, një infeksion bakterial i rrallë dhe agresiv qe te ha mishin e trupit. Ishte një betejë e dhimbshme dhe agresive për të, për ne, qe zgjati për 20 ditë të gjata.
E pash babanë tim, një njeri i fortë dhe i dashur, qe luftoi me të gjithë fuqinë e tij, por fatkeqësisht, më 23 Tetor, ai humbi betejën. Në momentet e fundit, dëshira e tij ishte e qartë: ai dëshironte të pushonte në vendin e tij të lindjes, Shqipërinë me sakt ne Dukat. Dukati ka qenë gjithmonë afër zemrës së tij, një vend me kujtimet e dashura, lidhjet familjare dhe një ndjenjë të thellë të përkatësisë.
Kerkesa per ndihme:
Për të nderuar dëshirën e babait tim, tani përballemi me sfidën emocionale dhe financiare të dërgimit të trupit të tij në Shqipëri për një lamtumirë të denjë. Kostua e ruges dhe shërbimit per ne Shqiperi për një varrim të duhur në Shqipëri janë një barrë e madhe financiare për familjen tonë gjatë kësaj kohe të vështirë. Dëshirojmë t’i japim babait tonë lamtumirën që ai meriton, dhe kështu kemi vendosur të drejtohemi te ju, miq, familjarë dhe individë me zemër të mirë.
Si Mund Të Më Ndihmoni:
Kemi hapur këtë fushatë GoFundMe për të kërkuar mbështetjen tuaj. Kontributet tuaja të mëdha ose të vogla do të shkojnë për të mbuluar kostot e transportimit të trupit të babait tim në Shqipëri, shpenzimet e nevojshme të varrimit. Çdo shumë do të ketë një ndikim të madh dhe do të na ndihmojë të arrijmë qëllimin tonë.
Ndikimi:
Kontributet tuaja nuk do të ndihmojnë vetëm në nderimin e dëshirës së babait tim, por gjithashtu do të sigurojnë që familja jonë të permbylli detyre per te respektuar nje njeri dinjtoze dhe ti falim nepermejt ketij akti te fundit dashurinë qe ai na dha kur ishte gjalle. Ta dergojme trupin ne Shqipëri dhe të japim një lamtumirë dinjitoze në Shqipëri qe per ne kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme.
Fjala e Fundit
Babai im nuk ishte vetëm një anëtar i dashur i familjes, por gjithashtu një mik, një mentor, dhe një burim dashurie dhe frymëzimi për shumë njerëz. Ai preku jetët e shumë njerëzve me mirësjelljen dhe ngrohtësinë e tij. Mbështetja juaj do të sigurojë që ai të marrë lamtumirën që ai meriton dhe do të lehtësojë barrën në familjen tonë.
Ne kuptojmë se kohët janë të vështira për të gjithë, dhe kemi mirënjohje për çdo mbështetje që mund të ofroni. Ju lutemi ndani këtë fushatë me miqtë tuaj, familjen tuaj, dhe çdo person që mund të jetë gati të na ndihmojë për të përmbushur dëshirën e fundit të babait tim.
Faleminderit prej thellësisë së zemrës për të qenë pjesë e udhetimit tonë gjatë kësaj kohe të vështirë.
Me mirënjohje,
Ledjan Ferrunaj
********English********
Help Send My Beloved Father Back to Albania
Hello, everyone,
My name is Ledjon Ferrunaj, and I am writing to you today as the son of a loving father who recently lost his battle to Necrotizing Fasciitis. My family is devastated by this unexpected tragedy, and we need your help to fulfill his final wish.
The Story
In October, my parents came to visit me here in Boston, and it was supposed to be a joyful and memorable time for us. Unfortunately, on the third day of their visit, my father fell severely ill. We rushed him to the hospital, where he was diagnosed with Necrotizing Fasciitis, a rare and aggressive bacterial infection. It was a painful and relentless battle for him, for us, for 20 long days.
We watched my father, a strong and loving man, fight with all his might, but unfortunately, on October 23rd, he lost the battle. In his final moments, his wish was clear: he wanted to be laid to rest in his homeland, Albania. Albania was always close to his heart, a place filled with cherished memories, family ties, and a deep sense of belonging.
The Need
To honor my father’s wishes, we are now faced with the emotional and financial challenge of sending his body back to Albania for a proper farewell. The cost of repatriation and a dignified funeral service in Albania is a significant burden for our family during this already difficult time. We want to give our father the farewell he deserves, and that’s why we are reaching out to you, our friends, family, and compassionate individuals.
How You Can Help
We have set up this GoFundMe campaign to ask for your support. Your generous donations will go towards covering the costs of transporting my father’s body to Albania, the necessary funeral expenses, and other related costs. Any amount, no matter how small, will make a significant difference and help us reach our goal.
The Impact
Your contributions will not only help fulfill my father’s final wish but will also provide our family with the closure and comfort we desperately need during this difficult time. Saying our goodbyes and giving him a proper farewell in Albania means the world to us.
Final Thoughts
My father was not only a beloved family member but also a friend, a mentor, and a source of love and inspiration to many. He touched the lives of countless people with his kindness and warmth. Your support will ensure that he gets the farewell he deserves, and it will ease the burden on our family.
We understand that times are tough for everyone, and we appreciate any support you can provide. Please share this campaign with your friends, family, and anyone who may be willing to help us in fulfilling my father’s final wish.
Thank you from the bottom of our hearts for being a part of our journey during this challenging time.
With gratitude, Ledjon Ferrunaj
https://www.gofundme.com/f/me-ndihmoni-qe-trupi-babait-te-kthehet-ne-shqipri?utm_campaign=p_cp+share-sheet&utm_medium=social&utm_source=facebook

Thirrja e Ledjan Ferrunaj për babanë e tij, kontriboni në GoFundMe: ‘Me ndihmoni që trupi i babait të kthehet në Dukat -Vlorë’ Read More »

La emigrimin për vendlindjen, i riu prodhon mjaltë në Dukat

50 bletërritësve të zonës së fshatit Dukat të Vlorës iu shtua dhe një 28 vjeçar, i cili la emigrimin në Itali për të punuar pranë familjarëve të tij.

“Nuk mund të jetoja në Itali pasi jetesa atje ishte shumë e vështirë. Emigrimi është shumë i vështirë, pasi mungojnë miqtë, familjarët mungojnë shumë gjëra. Ndërsa këtu je afër me familjen dhe punon së bashku me ta”, shprehet bletërritësi, Edison Qesargjoni.

Qesargjoni ndodhet në zonën poshtë malit të Karaburunit, aty ku kujdesej për kosheret e bletëve me tymuesen në dorë.

“Unë këtu primare kam bletarinë që e kam trashëguar nga babai dhe shkoj çdo ditë në zonën ku ndodhen kosheret, po ashtu dhe punë të tjera që ka familja me bujqësinë. Kemi rreth 240 koshere me bletë si familje, në Karaburun dhe në zonën e fshatit të Dhërmiut, por kemi dhe probleme”, shprehet 28-vjeçari, “mungesën e tregut të shitjes së mjaltit apo dhe prodhimeve të tjera bujqësore, po ashtu mungesa e subvecioneve”, thotë ai.

Edisoni ka nisur dhe universitetin. Ai u bën thirrje dhe bashkëmoshatarëve të tij që nëse u jepet mundësia të kthehen në vendlindje.

La emigrimin për vendlindjen, i riu prodhon mjaltë në Dukat Read More »