ShowBiz

Kevin Jacobs mbron Kiarën, por është i bindur se Luizi fiton

Kevin Jacobs ‘opinionisti’ nga Kanadaja, kërkon nga njerëzit që të kenë respekt për të gjithë konkurentët e ‘Big Brother VIP Albania’. Fituesi i ‘BB’ në Kanada, i cili u bë i njohur në Shqipëri nga strategjia e tij që ka inspiruar lojën e Luizit, ka dhënë mendimin në lidhje me nominimin Kiara-Olta. Ai i ka kushtuar një video mesazh të gjithë personave që thonë se Kiara nuk e meriton të jetë aty. Kevin thotë se çdo njeri mund të fitojë lojën pasi strategjitë janë të ndryshme.

Por në fund, ai shton se pavarësisht çdo lloj strategjie, Luizi do e fitojë.

‘Disa njerëz thonë se Kiara nuk e meriton të jetë aty. Arsyeja pse thonë se Kiara nuk duhet të largohet është sepse thonë se ajo nuk e meriton të jetë aty për shkak të lojës së saj. Edhe nëse ka luajtur një lojë të mirë ose jo, problemin e kam me njerëzit që thonë se dikush duhet të jetë aty, nuk besoj se kjo është mënyra e duhur për asnjë show të tillë. Ka plot strategji fitoreje dhe çdo njëri mund të fitojë lojën, ndaj duke thënë se dikush e meriton të jetë aty apo jo më shqetëson. Mendoj se po shikoni më poshtë e se nuk po i respektoni siç duhet e çdo kush mund ta fitojë këtë lojë. Pavarësisht se kush shkon në shtëpi, Olta ose Kiara, Luizi e fiton lojën.

Kevin Jacobs mbron Kiarën, por është i bindur se Luizi fiton Read More »

Kiara tregon nga kush e ka marrë dhuratën dhe përballjen me momentin më të sikletshëm

Olta dhe Kiara kanë kaluar disa orë së bashku mbrëmjen e djeshme brenda suitës së improvizuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Vajzat u janë përgjigjur dhe disa pyetjeve të përgatitura nga vëllai i madh, teksa një prej tyre ka qenë nëse kanë blerë ndonjëherë lodra sek si.

Kiara ka treguar se një të tillë ja kanë blerë shoqet për ditëlindje, por më pas ia kishte gjetur mami në shtëpi. Ajo tregoi momenti ne sikletshëm që kishte kaluar.

“Mua më kanë blerë një gjë, ma kanë bërë dhuratë shoqet për ditëlindje. Ka qenë një shaka, batutë e brendshme mes nesh, edhe më erdhën për ditëlindje me një gjë. Dhe pastaj mami, duke bërë punët e shtëpisë e gjeti. E kisha fshehur diku, por ajo e gjeti.

Më ka kapur një turp, që ç’të të them. Dhe s’kisha as si e shpjegoja si kishte përfunduar aty, e kupton. Më tha mami ‘ta marr e ta hedh nga dritarja’. Ishte dhe momenti që nuk mund të thoje mos. Jo ishte shumë e sikleteshme, një nga momentet më të sikletshme që kam pasur në shtëpi.”- tregoi Kiara.

Kiara tregon nga kush e ka marrë dhuratën dhe përballjen me momentin më të sikletshëm Read More »

Luizi i tregon Kiarës çfarë do bëjë sapo të dalë jashtë

Gjëja e parë që do bëjë Luiz Ejlli sapo të dalë nga shtëpia, është të gjejë punë. Këtë ia tha sot Kiarës, teksa ishin të shtrirë në krevat, duke marrë veten pas festës së çmendur që bënë në oborr.

“Ti do rrish me mua sa të dal unë. Duhet me prit të gjej punë unë”

Më pas, ai u shpreh i bindur se do ta fitojë këtë edicion.

“Do ta fitoj, nuk rri kot unë. Duro sa ta fitoj unë”

Kujtojmë se Luizi ka zbuluar kohë më parë brenda shtëpisë se ka qenë i punësuar në Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) deri në momentin që vendosi të bëhej pjesë e emisionit.

Këngëtari tha se KESH-i nuk i ka dhënë leje me arsyen se do u prishej imazhi nga ai. Duke parë popullaritetin që Luizi ka tani, me siguri KESH është penduar për atë ç’ka bërë.

Luizi i tregon Kiarës çfarë do bëjë sapo të dalë jashtë Read More »

Kiara bën gati valixhet, Luizi shpërthen në lot

Kiara dhe Olta janë “kokë më kokë” në nominim, teksa një prej tyre pritet që të dalë mbrëmjen e sotme nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Teksa moderatorja ishte duke bërë gati valixhet, Luizi është prekur duke derdhur dhe lot. Kiara e ka pyetur pse qan por ai nuk i ka kthyer përgjigje, teksa shihte i përhumbur valixhet e saj.
Më herët Luizi deklaroi se nëse moderatorja do të linte shtëpinë, bashkë me të do të dilte dhe ai megjithatë, Kiara arriti ta bindte që të qëndronte. Kiara ndihet më e rrezikuar në këtë nominim dhe për këtë arsye Luizi ndjen se këto ishin ditët e fundit të tyre bashkë

Kiara bën gati valixhet, Luizi shpërthen në lot Read More »

Donaldi rrëfen historinë e pazakontë: ‘Ejani se jua jap unë lekët e drogës’

Emigrimi masiv, sidomos i të rinjve, është rikthyer fort pas pandemisë. Shqiptarët po largohen duke rrezikuar jetën njësoj si në luftë, dhe së fundmi edhe duke kaluar detin nga Franca në Britani me gomone.

Megjithëse nuk jemi në luftë, shqiptarët mes të cilëve edhe persona të shkolluar, mirëedukuar, me profesione të caktuara kanë zgjedhur të largohen nga vendi njësoj si në vitet para pas rrëzimit të komunizmit. Në këto kushte, a mos është kthyer të ikësh nga vendi në trend?

Gjatë një bisede në studion e “Më lër të flas”, aktivisti Adriatik Lapaj nuk bie dakord me këtë ide, duke theksuar se kushtet e sotme nuk të lejojnë të punosh dhe qëndrosh më në Shqipëri. “Si mendoni ju a mund të iki një njeri nga shtëpia e vetë… nga dielli?”- pyet ndër të tjera Lapaj panelistët, koment ky i cili u hodh poshtë teksa një prej binjakëve Veshaj mori shkurtimisht një shembull.

Sipas rrëfimit të Donaldit, të punosh për një pjesë të mirë të rinisë së sotme është tepër “e lodhshme”, ata thjesht nuk duan të punojnë.

Lapaj: Si mendoni ju a mund të iki një njeri nga shtëpia e vetë?

Xhensila Pere: Jo nuk e besoj e para njëherë është populli sepse vendi ku shkojnë nuk është shesh me lule. Do punoj edhe ai atje.

Donaldi: Po prit një sekondë, sepse unë njoh dikë që ka një biznes adeziv, dhe po më thoshte që kam çuna tek lagja që rrinë kot dhe pinë dr ogë. Iu kam thënë “ore hajdeni punoni, do paguheni, do t’jua japë unë edhe lekët e dro gës” dhe s’vijnë. Pra pyetja është “a mos është bërë të ikësh nga vendi trend?”

Donaldi rrëfen historinë e pazakontë: ‘Ejani se jua jap unë lekët e drogës’ Read More »

Luizi merr informacion nga jashtë dhe i tregojnë skenarin që po bën produksioni dhe ç’po ndodh

Një person është afruar mbrëmjen e kaluar pranë shtëpisë së Big Brother dhe i ka thënë diçka Luizit.

Në një video të publikuar në rrjet, dëgjojet se si ai i thotë Luizit se nëse do të dalë Kiara duhet ta lërë edhe ai shtëpinë e Big Brother.

Teksa bërtet me të madhe që ta dëgjojë Luizi, personi i thotë atij se nëse Kiara lë sonte shtëpinë e Big Brother nënkupton që çmimin e madh Big Brother ka vendosur që t’ia japë Oltës.

Informacion nga jashtë por jo nga banorët por nga njerëzit. Nëse ky informacion do jepej nga banorët do penalizohej e ndoshta do eliminohej, por në këtë rast produksioni nuk ka se çfarë të bëjë.

Kujtojmë që Kiara dhe Olta janë dy banoret në nominim dhe një prej tyre duhet të lërë shtëpinë e Big Brother sonte.

Luizi merr informacion nga jashtë dhe i tregojnë skenarin që po bën produksioni dhe ç’po ndodh Read More »

Plas keq mes çiftit! ‘E ndërpresim këtu lidhjen në këtë moment’

Teksa ethet e nominimit sa vinë e shtohen, duket se janë shtuar dhe përplasjet mes Kiarës dhe Luizit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Gjatë mbrëmjes së djeshme çifti ka debatuar ashpër, pasi Luizi vuri në dyshim nëse Kiara e donte. Kjo duket se e preku shumë moderatorin, e cila madje i tha se nëse ai mendon që ai nuk e do edhe pas gjithë gjërave që kanë kaluar bashkë, atëherë ta mbyllin lidhjen.

“Nëse ti mendon se pas gjithë gjërave që kemi kaluar në këto 90 ditë, unë nuk të dua, këtu e ndërpresim bashkë.”- tha Kiara.

Luizi: “Thashë a më don, jo nuk më do Kiar”

Kiara: “Edhe më shumë se ç’mendon ti”

Luizi: “Edhe ma tregon kështu? Mbas 90 ditëve, 24 orë?”

Kiara: “Si, e ke ngaqë ndenja me Oltën 2 orë?”

Plas keq mes çiftit! ‘E ndërpresim këtu lidhjen në këtë moment’ Read More »

Olta Gixhari nxjerr veten zbuluar dhe tregon se ka folur me partnerin?

Nominimi i kësaj jave mund të quhet ndër më të fortët në “Big Brother”. Olta Gixhari dhe Kiara Tito janë përballë, ku njëra prej tyre do të lërë shtëpinë.

Nominimi “kokë më kokë” ka shkaktuar debate dhe tensione mes banorëve të “Big Brother Vip”. Aktorja ka shprehur pasiguritë e saj nëse do fitojë apo jo mes këtij nominimi.
Në një video që po qarkullon në rrjet, Olta shfaqet duke biseduar me Dean, ku i thotë se ka folur më bashkëshortin e saj Dorin. Ajo dëgjohet teksa i thotë Deas që i ka thënë partnerit të saj, Dorit, që çfarëdolloj gjëje që të ndodhë në spektaklin e së shtunës, ai të gjendet pranë saj.

“Unë i thashë Dorit dje, sidoqoftë të shtunën hajde këtu”, dëgjohet të thotë Gixhari. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të përflitet se në fakt, Olta flet me bashkëshortin e saj, madje ka pasur edhe nga ata që kanë shprehur se në fakt edhe janë takuar.
Megjithatë, duhet thënë që kjo nuk është hera e parë, që përflitet mundësia e takimit të Oltës me bashkëshortin e saj. Vetëm pak javë më parë, kur Olta ishte në nominimi me Maestron dhe Kristin, në rrjet u aludua një fakt i tillë.

Olta ishte e para që i shpëtoi këtij votimi, duke u kthyer e para në shtëpi. Por duket se publikut, nuk i ka shpëtuar një detaj nga rikthimi i saj në lojë. Kur Olta, Maestro dhe Kristi shkuan në studio, ajo ishte me grim dhe krejtësisht e rregulluar.

Por kur u rikthye në shtëpi, pak minuta më pas, u vu re se ajo ishte pa grim, dhe specifikisht me buzëkuqin e larguar. Kaq mjaftoi që në rrjet të shpërthente teoria se në ato pak minuta pas skene, Olta të kishte takuar bashkëshortin dhe të ishte puthur me të.

Kujtojmë se po atë mbrëmjen në shtëpinë e “Big Brother”, si surprizë kishte ardhur edhe mamaja e aktore. Mes lotëve, ajo përqafoi të ëmën, ndërsa sapo iu hodh në qafë, i tha se donte të ikte nga shtëpia e “Big Brother” sepse po çmendej. Mamaja e saj i dha kurajë së bijës, duke i thënë se ajo është shumë mirë dhe se duhet të vazhdojë lojën.

Sakaq, mamaja e Oltës i tha aktores se edhe burri i saj e ndjek, së bashku me të birin, Amarin, ndërsa i tha se Dori është shumë i kënaqur me lojën e saj deri tani dhe se ajo duhet të vazhdojë kështu. Mes lotëve dhe mallit, aktorja nuk “harroi” ta pyeste për bashkëshortin, për Dorin se nëse është në Spanjë apo në Tiranë.

Teksa i la një porosi që nuk u kuptua mirë, por që ndërhyri Arbana dhe ku i kërkoi që të përshëndeten. Por në faqen e ndryshme të “Tik-Tok”, kanë dhënë informacion se Dori në fakt ka qenë në Tiranë dhe në ato pak sekonda është takuar me të.

Përforcimi për një takim mes dy partnerëve vjen edhe nga fakti se ajo ishte e para që shpëtoi nga televotimi, ajo ishte e dyta që u fut në shtëpi.

Fillimisht hyri Armaldo në shtëpinë, dhe vetëm pak minuta më pas, Olta u rikthye krejtësisht e lumtur në lojë, por këtë herë pa makeupin që u nis nga skena.

Deklarata e fundit e bërë nga aktorja, në rrjet është interpretuar si një favorizim që i jepet aktores në lojën e saj të Big Brother. Deri më tani, produksioni ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këto pretendime, duke lënë gjithçka si një thashethem që qarkullon në rrjet.

Olta Gixhari nxjerr veten zbuluar dhe tregon se ka folur me partnerin? Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com