ShowBiz

Kiara Tito publikon foton e rrallë për Luiz Ejllin

Kiara publikon edhe një tjetër fotografi me Luizin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Ende nuk kanë kaluar 48 orë që kur Kiara është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania. Moderatorja shqiptare e ftuar dje në “Fan Club” u përlot kur pa klipin me momentet më të bukura brenda shtëpisë së bashku me Luizin

Fillimisht kjo fotografi është publikuar nga tezja e Kiarës, dhe më pas kjo e fundit e ka shpërdarë në Instagramin e saj.

Kiara Tito publikon foton e rrallë për Luiz Ejllin Read More »

Lorenci i shprehet Kejsit: Isha xheloz për ty dhe Kristin

Lorenci dhe Keisi edhe njëherë folën për deklaratën që ai bëri në “Prime” e së shtunës.

Keisi i tha Lorencit se nëse ata të dy do qëndrojnë për disa kohë në shtëpi, atëherë ai ka mundësi të rregullojë gabimin e tij.

Lorenci tha se ai nuk ka vrarë njeri që të quhet si gabim dhe as gënjeu ndokënd. Ai shtoi se tha diçka të vërtetë, ndërsa shtoi se kishte të drejtë të ishte edhe xheloz. E pyetur nga Keisi nëse është ndjerë xheloz për të dhe Kristin, Lorenci tha se në fillim përpara se të futej në shtëpi po, por tani që hyri nuk ndihet i tillë.

Ai shtoi se kur hyri, Keisi dhe Kristi e kishin “prishur” marrëdhënien e tyre, prandaj nuk ishte më xheloz.

Lorenci i shprehet Kejsit: Isha xheloz për ty dhe Kristin Read More »

Luizi dhe Jori zbulojnë se njihen nga jashtë

Që në ditët e para të hyrjes së Jorit “Big Brother Vip Albania” u vu re afrimiteti i saj me Luizin. Dyshja patën një raport shumë të mirë deri në momentin që gjithçka u prish pasi Jori përmendi emrin e Butrint Imerit.

Mbrëmjen e djeshme, teksa banorët kanë qenë në oborr, një deklaratë e Luizit ka tërhequr vëmendjen. Mes të qeshurash, ai ka ngacmuar Jorin duke i thënë që t’i tregojnë të gjithë banorëve si janë njohur ata kohë më parë.

Luizi ka vazhduar ngacmimet e në përfundim ka përmendur edhe Kiarën duke i thënë që nuk duhet ta linte vetëm.

Si Jori ashtu edhe Luizi e ndërprenë aty atë temë duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.

Luizi dhe Jori zbulojnë se njihen nga jashtë Read More »

Luizi: ‘Kot bëjmë si trima ne se pa grua nuk u rrika’

Largimi i Kiarës duket se e ka lënduar shumë Luizin. Teksa ka qenë me banorët duke qëndruar në ambientet e jashtme të shtëpisë ai është shprehur se “nuk po i rrihet pa të”.

Luizi: Kot bëjmë si garipa ne, se s’u rrika pa gru për zoten. Pa gru s’po u rrika

Nita: S’po u rrika a?

Luizi: Rrihet, po s’shtyhet…

Ndërkohë në mbrëmje Luizi është parë të derdhë lot, ndërsa ka qenë i shtrirë në shtratin e tij.

Luizi: ‘Kot bëjmë si trima ne se pa grua nuk u rrika’ Read More »

Lorenci ia thotë në sy Kristit: Nëse do hyja më parë… 

Në një bisedë me Kristin, Lorenci është shprehur se e ka besuar pëlqimin e Keisit ndaj Kristit, në momentin kur ajo deklaroi që do të dilte nga shtëpia nëse do të eliminohej Kristi.

Ai tha se nëse do të kishte hyrë në shtëpi para se Kristi të dilte në atë nominim do ishte më “ngacmues” me të.

Lorenci tha se nuk do të donte të ishte në pozicionin e dikujt që hyn në mes.

Lorenci ia thotë në sy Kristit: Nëse do hyja më parë…  Read More »

Babai i Kristit reagon për deklaratën e Lorencit për Keisin: Ia bënë pas kurrizit…

Babai i Krist Dragot Aliaj, Roberti ka folur në lidhje me situatat e krijuara në Big Brother Vip 2, dhë për deklaratën e Lorencit se ka qenë i lidhur më Keisin.

Roberti tha se reagimi i Kristit ishte shumë qytetar pas gjithë atyre çfarë i bënë pas kurrizit.

“Ata të dy që ­ça nuk bënë pas kurrizit, dhe Kristi nuk reagoi aspak. Kristi nuk tregoi asnjë ndjesi në lidhje me Keisin, ai tregoi që është shumë i sjellshëm dhe elegant.

Kristi edhe është bullizuar shumë dhe i janë vënë shumë epitete. Ka pasur një presion shumë të madh, dhe askush nuk iu afrua t’i thotë që ke të drejtë.

U shit për mik i familjes dhe doli komplet tjetër. U fut për destabilizim”, tha Roberti për “Shqipëria Live”

Babai i Kristit reagon për deklaratën e Lorencit për Keisin: Ia bënë pas kurrizit… Read More »

‘Çmenduri’ në Instagram-in e Kiarës pas eliminimit nga ‘BBV’, nuk do ta besoni se çfarë ndodhi në më pak se 24 orë

Pa kaluar ende 24 orë që nga eliminimi i saj nga “Big Brother Vip”, Instagram-i i Kiara Titos ka parë një rritje të ndjeshme në ndjekës.

Në pak orë, moderatorja ka fituar më shumë se 20 mijë ndjekës.

Kiara u eliminua si pasojë e një nominimi ‘kokë më kokë’ me Olta Gixharin. Pavarësisht përpjekjeve dhe ‘kërcënimeve’ të Luizit ndaj mbështetësve të tij, Kiara nuk ia doli të mposhtë Oltën në përballje.

Pa daljes, moderatorja u shpreh se “ka fituar dashurinë”, megjithatë do të donte të shkonte edhe në finale.

“Jam shumë e emocionuar, shumë falenderuese për këtë eksperiencë kaq magjike. Kam bërë gjithçka që kam dashur. E kam ndjerë që do dilja, nuk dua të kem frikë, shoh gjëra të bukura. Jam krenare për atë që kam përcjellë te publiku. Më vjen inat që nuk jam në finale,por kam fituar dashurinë që është gjëja më e bukur në këtë jetë”-tha Kiara.

‘Çmenduri’ në Instagram-in e Kiarës pas eliminimit nga ‘BBV’, nuk do ta besoni se çfarë ndodhi në më pak se 24 orë Read More »

90 ditë brenda ‘BBV’/ Kiara Tito ndan mesazhin për ndjekësit, premtimi publik për Luizin

Kiara Tito ka ndarë një mesazh për të gjithë ndjekësit ndërkohë që nuk kanë kanë kaluar as 24 orë që ka dalë nga ‘Big Brother Vip Albania’.

Mesazhin e saj, Kiara e ka shoqëruar me foton e dasmës me Luizin, ditë të cilën ajo e cilëson si më të mirën brenda shtëpisë.
Kiara falenderon mbështetësit por nuk mohon se edhe gjuha e urrejtjes nuk ia ka bërë të thjeshtë rrugëtimin.

Ajo thekson se do t’i qëndrojë deri në fund ndjenjës së saj për Luizin.

Mesazhi i Kiarës:

Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin.

90 ditë brenda ‘BBV’/ Kiara Tito ndan mesazhin për ndjekësit, premtimi publik për Luizin Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com