ShowBiz

Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri takohen jashtë shtëpisë së ‘BBV2’

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

Olta dhe Armaldo ishin dy miq të mirë në shtëpinë e “BBV2″, por duket se dhe jashtë saj janë njësoj. Teksa të dy tashmë ndodhen jashtë shtëpisë më të famshme të Shqipërisë, duket se kanë gjetur kohë për t’u takuar me njëri-tjetrin. Vetëm pak më parë ata kanë postuar një video në Instagram, ku shfaqen duke ecur së bashku, teksa fansat i ndjekin nga pas dhe kërkojnë foto me ta.

Shumë prej ish-banorëve të këtij edicioni të dytë, por edhe të edicionit të parë e personazheve të tjerë Vip gjithmonë kanë komentuar në rrjete sociale duke dhënë opinionet e tyre rreth lojës së banorëve, fjalëve dhe veprimeve të tyre gjithashtu edhe opinioneve që opinionistët e programit Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatari japin për banorët. E ditën e sotme ka qenë Arbri ai i cili ka postuar një shkrim në Instastory drejtuar gjithë ndjekësve të tij dhe të këtij programi rreth opinioneve dhe mendimeve që ai ka shprehur deri më sot në këtë format, për të cilat edhe është mbështetur, por edhe gjykuar.

Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri takohen jashtë shtëpisë së ‘BBV2’ Read More »

Hyrje të reja në ‘BBVA’/ Një ‘mik’ i pazakontë pushton shtëpinë

Ditën e djeshme, Efi dhe Kiara janë pajtuar me njëra-tjetrën.

Teksa ato u përqafuan një detaj mori vëmendje. Olti Curri e ka kapur momentin kur miu futet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

“Po topolino pas kurrizit të Efit. Na e shpifën”, ka shkruar Olti.

Pas kësaj, ai ka ironizuar me miun e futur në shtëpi.

Hyrje të reja në ‘BBVA’/ Një ‘mik’ i pazakontë pushton shtëpinë Read More »

Bledi i jep këshilla Luizit

Para se Bledi Mane të bëhej pjesë e “Big Brother VIP2” ka bërë disa deklarata mjaft të forta në lidhje me Luiz Ejllin. Gazetari e ka konsideruar këtë të fundit si ‘këngëtar të dështuar’.

“Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Djalë çapkën i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor”, tha Bledi në emisionin “E Diell”, ku i gjithë paneli iu kthye kundër kësaj deklarate të tij.

Por jo vetëm kaq, pasi gazetari vijoi me fjalët e tij mjaft të forta për Luizin.

“Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë”, tha në atë kohë Mane.

Por tani që ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Bledi i ka dhënë një këshillë këngëtarit të njohur, duke i thënë që të mos ‘zhduket nga tregu’.

“A je jurist në profesion? Shikoj gjërat me radhë e kujdes. Këshilla ime, je kundërshtari im, mos u zhduk nga tregu siç u zhduke”, i tha Mane Ejllit, i cili iu përgjigj: “Jo, nuk ja vlen. Unë tani këtu do rri”.

Ndërkohë gazetari vijon duke thënë: “Mos u zhduk se ti u çove, u çove këtu, ndoshta tregove dobësi, më fal, jeta private, puna jote. Po tani vëlla, po nuk ke dalë as tani me mend në kokë, po u zhduke, më fal që po ta them po është turpi më i madh”.

Nga ana tjetër Luizi i thotë se ka qenë i ri dhe nuk ka qenë çdo gjë në dorë të tij.

Bledi i jep këshilla Luizit Read More »

Habit banori i Big Brother: Kam bërë s*ks me të dyja gjinitë, kur isha në Londër…

Që prej rikthimit në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Bledi Mane nuk i ka kursyer ngacmimet dhe sulmet ndaj banorëve të tjerë.

Gjatë një debati me Ronaldon, ai ka zbuluar disa detaje nga jeta private, duke thënë se “ka përvojë seksuale më të dy gjinitë”.

Pjesë nga biseda:

Bledi: O Ronaldo ti ke ndonjë përvojë seks me të dyja gjinitë? Unë kam.

Ronaldo: Po nuk ka vlerë tani (ky muhabet).

Bledi: Ore unë kam, kam bërë orgji, në Londër, në Tiranë, kam kryer.

Ronaldo: Si ke kryer?

Bledi: Në grup.

Efi: Nuk të pyetëm, nuk na interesojnë këto detaje.

Habit banori i Big Brother: Kam bërë s*ks me të dyja gjinitë, kur isha në Londër… Read More »

Tjetër dron brenda shtëpisë së BBVA, ja për kë është

Luizi ka mbetur mes dy zjarreve, Kiarës dhe Efit, të cilat kanë pasur debat të ashpër gjatë prime-it të së martës.

Edhe pse u ka kërkuar të dyjave mos ta vazhdojnë më këtë debat, asnjëra nuk e ka dëgjuar.

Së fundmi në shtëpinë e BBVA është futur një dron për dyshen Luiz – Efi.

Në dron shihet fotografia e dy banorëve bashkangjitur me shkrimin “Best team ever”, që në shqip do të thotë, “ekipi më i mirë ndonjëherë”.

Tjetër dron brenda shtëpisë së BBVA, ja për kë është Read More »

Debat i ashpër mes Bledit dhe Kristit: Pse të djeg kur them trans

Një seri debatesh ka pasur mes Kristit dhe Bledit. Ka qenë Bledi që e ka quajtur Kristin një djalë dembel që s’ka punuar asnjëherë në jetë.

Kristi e ironizoi duke thënë se me këto ritme ofendimesh, nesër Bledi do thojë që ai është transgjinor.

Teksa diskutonin mes gjithë banorëve për situatat dhe debatet mes tyre Bledi u shpreh se Kristi flet ato që i ndjenë subkoshienca e tij, pasi ai kurrë nuk e quajti transgjinor.

Ronaldo ka ndërhyrë për të ballafaquar dyshen, pas asaj që Bledi shprehu dhe i’u drejtua këtij të fundit duke i thënë të mos të flasë me nënkuptime të tilla.

Kristi e ka quajtur Bledin hajdut xhepash, që nuk ka burrëri për të çuar deri në fund një bisedë.

Ai shtoi se është i sigurt për seksualitetin që ka, por është Bledi po e përdor atë gjë për të sulmuar.

Debat i ashpër mes Bledit dhe Kristit: Pse të djeg kur them trans Read More »

Modelja e njohur reagon ashpër për debatin e Kiarës me Efit: Vdiqet për b***ën e Luizit, po çfarë të bësh që ai ka sy vetëm për…

Debati i mbrëmshëm më mes të Efi, Kiarës dhe Luizit ka bërë që shumë persona edhe jashtë shtëpisë të përfshihen. Reagimet ishin nga më të ndryshmet në mesin e tyre edhe prej personazheve të famshme, një të tillë e ka bërë edhe modelja Oriola Marashi.

Modelja shqiptare ka dalur në përkrahje të çiftit duke thënë se ndonëse të tjerët po mundohen të hyjnë në mesi, Luizi ka sy vetëm për Kiarën.
“Vdiqet për b… e Luizit po çfarë të bësh që ai ka sy vetëm për dashurinë e vet, kjo është dashuri”, ka shkruar Oriola në një postim në InstaStory.

Ndërkohë, në lidhje me debatin e mbrëmshëm reagoi edhe modelja tjetër dhe ish-banorja Kejvina Kthella, e cila tha se Kiara e ka personale ndaj Efit sipas saj për shkak të xhelozisë femërore.

Ndryshe, pas spektralit të së martës, raportet në mes të Efit me çiftin Luiz dhe Kiara kanë qenë të ftohta madje duke mos komunikuar me njëri-tjetrin.

Modelja e njohur reagon ashpër për debatin e Kiarës me Efit: Vdiqet për b***ën e Luizit, po çfarë të bësh që ai ka sy vetëm për… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com