ShowBiz

Luizi bën plane me Kristin dhe e këshillon: Mos bjer pre e Bledit!

Luiz Ejlli ka këshilluar Krist Aliajn që të mos bie pre e Bledi Manes, pasi sipas tij, ai po përpiqet të krijojë sulme kundrejt të gjithë banorëve.

Këngëtari shtoi se gazetari nuk po e bezdis, thjesht po bën Oltën e dikurshme.

Luizi tha se edhe nëse ai sulmon Kiara Titon, nuk ka kohë të merret me të.

Ndërkohë Kristi u shpreh se e kupton lojën e Bledit, ndaj nuk ka asnjë interes të debatoj me të.

Për të, Bledi do të krijojë sa më shumë situata dhe nuk ka skrupuj.

Luizi bën plane me Kristin dhe e këshillon: Mos bjer pre e Bledit! Read More »

U njohën në Big Brother Vip, çifti i njohur i showbiz-it do të bëhen prindër për herë të parë

Një lajm i bukur vjen nga një prej çifteve që u njohen në Big Brother Vip Kosova. Bëhet fjalë për Getin dhe Vivien të cilët do të bëhen prindër për herë të parë.

Burime për Revistën Who bëjnë të ditur se Vivien është në pritje të ëmbël dhe se çifti momentalisht nuk dëshirojnë që këtë lajm ta ndajnë me publikun duke e shijuar në privatësi këtë periudhë të ëmbël.

Kujtojmë që Vivien dhe Getinjo nisën një nga lidhjet më të bukura të dashurisë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, që vazhdoi edhe pas daljes së tyre duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale.

U njohën në Big Brother Vip, çifti i njohur i showbiz-it do të bëhen prindër për herë të parë Read More »

P las keq sherri mes Dea Michelle dhe Bledi Manes: Je skuthe 100 karatshe, e cekët…

Bledi Mane dhe Dea Mishel janë përfshirë ditën e sotme në një debat me tone të ashpër me njëri-tjetrit, ku ka pëfunduar në ofendime.

Gazetari ka akuzuar blogeren se ka arritur deri në këtë pikë të lojës në BBV, si “kërmill, duke u jargavitur dhe zvarritur”.

Këto komente të kolegut të saj nuk i kanë pëlqyer aspak Dea Michele e cila iu është drejtuar duke i thënë “je i pafytyrë“.

Pjesë nga debati i ashpër:

Bledi: Kërmill, ka ardhur deri këtu prej fatit dhe skuthlliqeve

Dea: Je njeriu më i pafytyrë. Më thua kërmill, por si guxon të më thuash mua kërmill.

Bledi: E ke kompliment, të jesh krenare

Dea: Nuk është kompliment. Më the që jargavitesh e zvarritesh ndaj ke arritur deri këtu.

Bledi: Deri këtu ke arritur vetë, herë si kërmill, herë si tigër.

Dea: Mos bëj krahasime

Bledi: Nuk po të fyej, ti më fyeve, the je i pafytyrë. Të më thuash kërmill e marr për kompliment. Them faleminderit nga ty

Dea: Erdhe të bësh debat, të trazosh gjakrat

Bledi: Më thua ke ardhur për debat, por pse kam ardhur të bie në dashuri me ty.

Dea: Më lër të flas

Bledi: Kur flet budallëqe është e dëmshme. Injoranca e budallëku dëmtojnë shoqërinë.

P las keq sherri mes Dea Michelle dhe Bledi Manes: Je skuthe 100 karatshe, e cekët… Read More »

Kiara ‘pranon gënjeshtrat’, i bën kërkesën e papritur Efit

Pas 72 orësh sherr dhe të mërzitura me njëra-tjetrën Kiara dhe Efi janë ulur ditën e sotme dhe kanë biseduar bashkë.

Ka qenë Kiara ajo e cila e përulur i ka kërkuar Efit ta lënë këtë bisedë të sjellë nga jashtë për ta diskutuar po jashtë, ndërkohë që të vazhdojnë lojën.

Kiara: E lëmë atë që ka ndodhur jashtë dhe e sqarojmë jashtë, këtu vazhdojmë. Unë kam dëgjuar shumë gjëra kur dola…

Efi: Unë e kam problem se ti nuk më ke besuar. Unë kam dëgjuar shumë gjëra dhe ty nuk të kam hedhur poshtë, ti e bëre…

Kiara: Ashtu siç kam kërkuar çdo ditë të Zotit që ne të pijmë një kafe jashtë kësaj shtëpie, kështu po e kërkoj dhe tani që t’i sqarojmë të gjitha gjërat.

Kujtojmë se këto ditë Efi ka patur një mbështjete të madhe nga e gjithë shtëpia, ndërkohë që edhe mesazhet e ardhur nga aplikacioni ‘Big Love’ kanë qenë thuajse të gjithë në mbështetje të Efit.

Kiara ‘pranon gënjeshtrat’, i bën kërkesën e papritur Efit Read More »

Ish-konkurenti i ‘Përputhen’ shpallet kampion në Bodybuilding

Ish-konkurenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi, i cili u bë i njohur pas lidhjes me Tea Trifonin ka vendosur të tërhiqet nga bota e ekranit. Edhe pse është aktiv në rrjetet sociale, ai prej kohësh ka qënë i fokusuar në një fushë që lidhet me fitnessin.

Bearti është bërë kampion në nivel vendi në garat e Federatës së Bodybuilding.

Në kategorinë e fitnesit “Men’s Physique 1.83”, Bearti mori vendin e parë i parë, i cili falë performances, u shpall edhe fitues i vendit të dytë në kategorinë “Absolute Champion Men’s Physique”.

Kujtojmë se pasioni për fitnessin e ka shoqëruar prej vitesh Beartin e mesa duket ka vendosur ta çojë pasionin në një stad tjetër.

Në jetën personale, Bearti prej kohësh është në një lidhje të re dashurie.

Ish-konkurenti i ‘Përputhen’ shpallet kampion në Bodybuilding Read More »

Babai i Kiara Titos zbulon prapaskenat e veprimeve të moderatores dhe tregon se çfarë bëri pas daljes nga BBV

Arben Tito, babai i Kiarës, në një intervistë televizitve, ku ka folur për rrugëtimi ne moderatores në BBVIP.

Ai ka zbuluar se Kiara pas daljes ka kaluar 3 ditë duke qarë dhe ishte shumë e ngarkuar nga komentet e njerëzve.

Kiara ka qarë për 3 ditë pas daljes. Ka qenë shumë e rezervuar për të folur. Më tha që ka mundësi për tu futur prapë se do bëhet një votim. Vetëm qante, më thoshte nuk e dija çfarë të bëja. Unë i thashë analizo çfarë gabimesh ke bërë, në fund del që nuk ka bërë asgjë.

Nuk ka ngacmuar njeri, nuk i ka vënë njeriu shkopinj nën rrota. Ajo ishte shumë e ngarkuar. Kiara me njerëzit që nuk i do thejsht i injoron. Aty brenda nuk ka mundësi. Unë i them të gjithëve ta mendojnë sikur e kanë vajzën e tyre. Lërini ta shijojnë atë Big Brother aty brenda.”- tha ai.

Babai i Kiara Titos zbulon prapaskenat e veprimeve të moderatores dhe tregon se çfarë bëri pas daljes nga BBV Read More »

Tan Brahimi bën deklaratën ‘epike’ për Kiara Titon: E keni parë sa është burrëruar, si gruaja e pronarit

Edhe pse nuk qëndroi gjatë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe vendosi që të largohej vetë nga aty, Tan Brahimi, arriti që të fitonte zemrat e publikut.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, sidomos në “TikTok” ku poston video të ndryshme. Tani nuk ka lënë pas postimet për “Big Brother VIP2”.

Së fundmi ai ka bërë një video ku bën ironi me Kiara Titon, partneren e mikut të tij, Luiz Ejlli.

“Miq e keni parë sa është burrëruar Kiara me këtë hyrjen e dytë. Ka filluar me luajtur fort. A di si më duket Kiara në Big Brother, si gruaja e pronarit”, dëgjohet të thotë Tani në një video të postuar në rrjetet sociale.

Tan Brahimi bën deklaratën ‘epike’ për Kiara Titon: E keni parë sa është burrëruar, si gruaja e pronarit Read More »

Dalin bisedat e Jurgenës dhe Kiarës para se të rikthehej në shtëpi

A ishte e planifikuar rikthimi i ish-banorëve të Big Brother Vip në shtëpi? Epo, nga kjo bisedë e cila është duke qarkulluar në rrjet, tregon se po ka qenë e planifikuar dhe banorët të cilët u futën sërish në shtëpi kanë qenë në dijeni.

E mbani mend Jurgenën, vajzën e cila menaxhonte Instagramin e Luizit? Sigurisht që po. Epo në rrjet po bën xhiro një video ku tregon bisedën e kësaj të fundit me Kiara Titon.

Ka qënë Kiara ajo që i ka shkruar e para ku i ka kërkuar të konsumojnë një kafe bashkë dhe më pas një tjetër bisedë e vajzave tregon se dalja e Oltës, hyrja e Bledit, Efit Ronaldos dhe Kiarës ka qenë e planifikuar që më herët.

Kiara:Gena si je çfarë bën?

Gena:Çkemi Kiara,mirë po ti?

Kiara:Mirë edhe unë.Do doja të pija një kafe me ty.

Gena:Po sigurisht,ku dhe kur do takohemi?

Kiara:Takohemi nesër në x vend ora 3?

Gena:Do hysh prap të shtunën?

Kiara:Po Gena

Gena:Ke folur me Lorin ose Arbanën?Apo akoma jo

Kiara:Po kam folur dhe të shtunën do firmos një kontratë zemër për pagesën që do më bëjnë.

Gena:Më bën çudi që duan të nxjerrin Oltën,e ka diçka këtu.Mos po kurdisin ndonjë gjë për ti prishur Luizit lojën aty brenda

Kiara:Se di nuk mundem të jap më shumë informacione.Dhe Efi do marrë pjesë sërisht në BB,do futet të shtunën se kam folur.

Gena:Epo mirë shpresoj të bëhet më e mira dhe qëndroj pranë Luizit mos le produksionin për ta mposhtur.

Dalin bisedat e Jurgenës dhe Kiarës para se të rikthehej në shtëpi Read More »