ShowBiz

Nga shtëpia Luizi ka një kërkesë për Noizyn

Fansat kanë kërkuar një bashkëpunim mes Noizyt dhe Luizit dhe si duket këtë bashkëpunim e ka me qejf dhe vëtë banori i shtëpisë së Big Borther Vip.

Teksa ndodhej ditën e sotme në oborri ne shtëpisë, në sfond u dëgjua kënga e Noizyt dhe Yllit nga albumi “Alpha”.
E teksa ishte dëgjuar këngën, Luizi i kërkoi Noziyt publikisht një bashkëpunim, i cili na lejoni të themi me plot gojë dhe bindje se nëse ndodh do të jetë një super sukses.

“Me shumë gjasa Noizy do thotë se “E dua fort Luizin”. E para, unë nuk jam përzier kurrë në konfliktet që kishin këta me grupet e tjera. Po të bëj një këngë me Noizyn unë, çfarë mendoni ju? O Gels, ta bëjmë një këngë zemra? Ta hënksha zemrën! Dhe do bëhet klipi në makinë cabrio. Vetëm duke ecur!”, tha sot Luizi.

Ne dakort jemi, por të shohim në vijim se çfarë mendimi ka vetë reperi për këtë këresë të këngëtarit.

Nga shtëpia Luizi ka një kërkesë për Noizyn Read More »

‘A ke fytyrë t’i dalësh Sabianit përpara?’/ Kristi debat të ashpër me Luizin, ja si përgjigjet

Luizi dhe Kristi janë përfshirë në debate të ashpra me njëri tjetrin në dy ditët e fundit.

Ditën e sotme teka qëndronin në verandë, Luizi pyeti Kristin a ka fytyrë t’i dalë Sabianit përpara duke u nisur nga ndarja e tij me Keisin brenda Big Brother Vip.

Kristi tha se është sjellë shumë korrekt me Sabianin dhe nuk ka treguar asnjë sjellje jo korrekte ndaj tij.

Luizi: A ke fytyrë t’i dalësh Sabianit përpara kur të dalësh nga këtu

Kristi: Unë me Sabianin jam sjellë shumë korrekt. Ty nuk të ka ngelur gjë për të thënë. Kam fytyrë? Ke fytyrë të dalës te prime me këtë që po bën?

‘A ke fytyrë t’i dalësh Sabianit përpara?’/ Kristi debat të ashpër me Luizin, ja si përgjigjet Read More »

Efi i del në mbrojtje Luizit dhe shpërthen keq ndaj Kristit: Je tradhtar

Debate të ashpra kanë ndodhur midis banorëve të Big Brother Vip.

Në këtë vdebat janë përfshirë trekëndëshi Efi Dhedhes, Luiz Ejlli dhe Kristi Aliaj.

Efi i është kthyer Kristit dhe ja ka përsëritur se është tradhëtar disa herë në lidhje me marrëdhënien dhe lidhjen që pati me Kejsi Mejdinin.

Ai tha se është në rregull me veten e vet dhe nuk ka tradhëtuar askënd dhe në këtë moment ka ndërhyrë Luizi duke thënë se ai ka tradhëtuar Sabianin.

Duket se Kristi nuk e ka duruar sulmin e dy banorëve dhe i është kthyer keq Luzit duke i thënë se është kokrra e vulgarit.

Efi i del në mbrojtje Luizit dhe shpërthen keq ndaj Kristit: Je tradhtar Read More »

Video që ‘theu’ rrjetin, ja kush janë 4 emrat e përfolur si finalistët e BBV

Edhe rreth 1 muaj na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother”. Tashmë brenda lojës banorët po bëjnë llogaritë e tyre, duke u përpjekur që të kenë të paktën një vend në finale.

Por teksa loja vijon me strategjitë e tyre, jashtë kanë nisur teoritë e konspiracionit. Ditët e fundit në rrjet po qarkullon një video ku thuhet se katër finalistët do të jenë: Luizi, Bledi, Dea dhe Kristi. Sipas videos, lajmi është nxjerrë nga burimet të sigurt nga brenda “Top Channel”.

Kaq ka mjaftuar që menjëherë të nisë të përhapet gjithë andej, ashtu si me çdo teori tjetër që qarkullon rreth “Big Brother”.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, me largimin e Oltës, rrjeti shpërtheu me komente se në fakt dalja e saj ishte bërë me kërkesë të bashkëshortit. Sipas videove të shpërndara në “Tik-Tok”, ka qenë bashkëshorti ai që ka kërkuar largimin e aktores nga loja, teksa e ka parë se jashtë figura më e dashur është Luizi.

Megjithatë, vetë aktorja ka konfirmuar edhe pas daljes së saj se vendimi për të lënë lojën ishte pikërisht për shkak të djalit të saj.

Janë pikërisht këto video që shkaktojnë shumë zhurmë në rrjet, që herë pas here sjellin disa indicie rreth prapaskenave të këtij formati. Krahas Luizit dhe Oltës, shumë e diskutuar ka qenë edhe Jori.

Modelja e famshme në Itali është diskutuar shpesh herë për një histori që mund të ketë pasur me Luizin. Në “Tik-Tok” kanë qarkulluar video të ndryshme, ku flitet se dyshja ka pasur një histori dashurie vite më parë. Ka mjaftuar vetëm një batutë mes dy banorëve, që jashtë të shkaktohet një ‘furtunë’.

Pak ditë më parë, Luiz Ejlli hodhi hipotezën se njihet që nga jashtë me Jori Dellin. Kjo e fundit nuk e mohoi një gjë të tillë dhe si pasojë banorët dhe publiku nisën të bëhen kuriozë se çfarë ka pasur mes tyre.

Madje, fansat e tyre kanë aluduar gjithashtu se ata mund të kenë qenë të lidhur. Por këtë kuriozitet e ka hequr personi që menaxhon profilin e “Instagram”- it zyrtar të modeles. Mikesha e Jorit, e cila merret me rrjetin social të saj, ka bërë së fundmi një pyetësor, ku ndjekësit kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet.

E një nga këto pyetje lidhet pikërisht me deklaratën që bëri këngëtari i njohur.

“A ka qenë Jori ish-e dashura e Luizit?!”, ishte pyetja që dikush ngriti. “Jo, nuk njihen. Kur thanë që njihen, e bënë për lojë për banorët”, është përgjigjja në profilin e “Instagram”-it zyrtar të Jorit.

E duket se shpeshherë miqtë dhe të afërmit e personazheve kanë zgjedhur të hedhin poshtë këto thashetheme, duke rrëfyer versionin e tyre të historive.

Ndërkohë që hipoteza me emrat e finalistëve deri më tani është shpërndarë, duke mos hasur në përgënjeshtrime. Ajo që vihet re në listën me 4 personazhe, është mungesa e emrit të Qetsorit, një ndër personazhet më të folur dhe më të komentuar.

Edhe pse ish-fituesi i “Big Brother 2” ka hyrë me qëllimin për të fituar, emri i tij nuk figuron në listën me 4 konkurrentët.

Megjithatë, finalja e spektaklit është planifikuar me 6 maj dhe me gjasa deri atëherë shumë gjëra do të ndryshojnë, me gjasa edhe lajmet për finalistët e paracaktuar.

Video që ‘theu’ rrjetin, ja kush janë 4 emrat e përfolur si finalistët e BBV Read More »

Amos Zaharia nuk kursehet, pl as skandalin për çiftin më të famshëm të momentit: ‘Luizi manipulues, ja skema e mashtrimit që po përdor me Kiarën’

Një nga personazhet më të përfolur të ‘Big Brother VIP’ këtë sezon ka qenë edhe aktori i mirënjohur Amos Zaharia.

I njohur për transparencën e tij, së fundmi Amos ka pranuar t`i përgjigjet pyetjeve të sikletshme të moderatores Ester Bylyku, në emisionin ‘Glamour Zone’.

Ndër të tjera, Amos ka përmendur edhe mosmarrëveshjet me Kiarën dhe Luizin.

Pjesë nga biseda:

Ester Bylyku: Cili nga banorët është më mashtruesi?

Amos Zaharia: Më duhet të përmend dy, Luizi dhe Maestro, sepse të dy kanë thënë gjëra të pavërteta për mua, dhe një ndër to ishin problemet me alkoolin, të cilat unë nuk i kam.

Ester Bylyku: Po banori më manipulues?

Amos Zaharia: Padyshim që Luizi.

Ester Bylyku: Ke deklaruar që Luizi ka hyrë për të fituar Big Brother dhe jo Kiarën, ndryshe nga fjalët që ai ka thënë. Luizi tha se nëse ai fiton Kiarën, ka fituar Big Brother. A i qëndron akoma këtyre fjalëve?

Amos Zaharia: Absolutisht po, dhe ai e ka treguar edhe vet që synimi i tij është të fitojë Big Brother. Është betuar kushedi sa herë që po fitova Kiarën nuk më intereson fare kjo lojë, është betuar që kur të dalë ajo, do të dalë edhe ai. Njeriu nuk është fjala, por është vepra. Njeriu kuptohet nga ajo që bën dhe jo nga ajo që thotë.

Amos Zaharia nuk kursehet, pl as skandalin për çiftin më të famshëm të momentit: ‘Luizi manipulues, ja skema e mashtrimit që po përdor me Kiarën’ Read More »

Olta rrëfen për herë të parë ndërhyrjen që ka bërë fshehur brenda shtëpisë së ‘BBVA’

Ish-banorja e Big Brother, Olta Gixhari, ka folur për herë të parë duke dhënë më tepër detaje pas daljes së saj nga shtëpia.

E pyetur nga Donaldi dhe Romeo se si është marrëdhënia e saj me bashkëshortin, Dorin, Olta tregoi se e kanë rikuperuar shumë shpejt kohën që qëndruan larg njëri-tjetrit, duke pohuar kështu se mes çiftit gjithçka shkon shumë mirë.

Gjithashtu, ajo nuk u la pa pyetur lidhur edhe me videon e bërë virale disa kohë më parë, ku Olta dëgjohej në dhomën e rrëfimit teksa thonte “pas dy javësh do shoh efektin”, frazë kjo e cila u mor nga ndjekësit si një bashkëpunim mes saj dhe produksionit.

Mirëpo, e vërteta ka qenë krejt ndryshe dhe këtë e zbuloi vetë Olta për herë të parë. Aktorja tregoi se ajo kishte bërë botoks në pjesën e ballit fshehur në shtëpi, dhe ajo frazë i është thënë doktoreshës që i bëri botoksin.

“Mua me ishte tekur që në atë program u mplaka dhe nuk doja të më shtoheshin rrudhat, dhe unë bëra botoks për ballin dhe prandaj u afrova aty dhe thashe pas dy javësh do shoh ‘efektin’”, tha ajo në emisionin “Më lër të flas”.

Olta rrëfen për herë të parë ndërhyrjen që ka bërë fshehur brenda shtëpisë së ‘BBVA’ Read More »

Olta rrëfen eksperiencën në BBV dhe ka dy fjalë për Zhaklinën: ‘Bën si feministe, po për 3 muaj dy fjalë…’

Pretendentja për fitoren e BBV, Olta Gixhari e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ka folur në lidhje me situatat e shumta në Big Brother si dhe sqaroi shumë ndodhi të shkaktuara brenda shtëpisë.

Ish-kokurrenjta komentoi dhe opinionisten Zhaklina Lekatari, ku tha se edhe pse është feministe, kurrë s’i tha një fjalë të mirë.

“Ajo Zhaku që bën si feministe, si smë tha një fjalë të mirë në 3 muaj”, tha Olta.

Donaldi dhe Romeo e pytën nëse Zhaklina kishte kontaktuar me Oltin, pas audios që qarkulloi, por Olta e mohoi.

“Dori nuk ka folur asnjëherë me të”, tha Olta.

Olta rrëfen eksperiencën në BBV dhe ka dy fjalë për Zhaklinën: ‘Bën si feministe, po për 3 muaj dy fjalë…’ Read More »

Olta ‘shp ërthen’ pas deklaratave për këngëtarin: ‘Pse s’i ngrini një…’

Olta ishte e ftuar sot në emisionin “Më lër të flas” ku për herë të parë foli për periudhën e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Në një moment për ta vënë në lojë, moderatori Romeo Veshaj, i thotë në sy “mos të të mbesi hatri, po Luizi është mbret, është më i mirë”.

Olta: Po pse nuk i keni bërë një lapidar mo, në çdo lagje bëjini një.

Romeo: Po të të vijë inat sa të duash, po Luizi është më i mirë. Dhe pranoje faktin që je një humbëse.

Olta ‘shp ërthen’ pas deklaratave për këngëtarin: ‘Pse s’i ngrini një…’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com