ShowBiz

Këto janë 4 finalistët sipas Luizit dhe habit me emrin surprizë që përjashton

BBV-Live nga Shtëpia në Top Albania Radio nuk la pa prekur dhe një diskutim shumë interesant që nisi me nominimin e fortë ku në lojë janë emrat e të rikthyerve Kiara, Efi, Ronaldo e Bledi. Përpara Kiarës dhe Efit të cilat janë pjesë e panelit, Luizi analizoi këtë strategji të Nitës. Për të tha se është lojtare që do përballje të forta e se largimi i njërit prej katër emrave, i lehtëson rrugën për në finale.

Luizi: Në sytë e Nitës, Bledi nuk rrezikohet. Jashtë i uroj gjithë të mirat, por ai fjalët i përdor sipas qejfit. Fyen dhe vjen në prime e kërkon falje. Gjoja u çua si burrë e tha: largohem se nuk ndaj çifte dhe rikthehet. Ta quaj burrë apo burracak.

Për mendimin tim, më të rrezikuar janë Bledi e Ronaldo dhe nuk e them këtë se Kiarën dhe Efin i kam përzemër. Për Ronaldon e di që është qeshrarak në sulmet që bën, nuk ka energji, por e ka nga nominimi.

Bledi aty kapet, aty sillet. Merret vetëm me Kristin, me mua nuk merret, me Qetësorin jo, me Kiarën jo dhe Efin jo.

Duket si fushatë, por nuk është fushatë, unë them mendimin tim. Jam fiks në pozicionin që flas me sa perceptoj e hamendësoj… ai mund të jetë fitues, por mund të dalë dhe të martën.

Por, kush janë katër finalistët sipas Luizit?

Me sa kanë dhënë e duke marrë parasysh çfarë do publiku, ata do të jenë Luizi, Nita, Kristi dhe Dea. Të tre që përmenda për këtë arsye i dua jashtë, tani i shoh edhe si lojtar e si publik. Nita përfaqëson Kosovën, pati fat, por fati pjesë e lojës është. Por, edhe ka mbajtur qëndrim, e meriton.

Dea, vajza që ishte inekzistente, por pastaj përdori mënyrat e veta… Por, vajzë qytetare, simpatike, familje artistësh, shumë e ndjeshme, i shkojnë lotët direkt dhe kjo godet te publiku.

Kristi i veçantë, nuk marrim vesh si hyri e si vazhdon… Ky djalë i veçantë në modelin po a për mirë e për keq…

Luizi luajti fort. Pra, katër personazhe me mënyra të ndryshme loje dhe secili ka rrugën e vet e nuk do të kenë pas komentet e publikut për rrugëtimin deri në finale.

Efi-Luizit: Ti po thua që personat e rifutur janë të penalizuar nga njerëzit?

Luizi: Njerëzit harrojnë, programi ka ritëm. Njerëzit thonë se u rifut e po rri dhe pak ditë.

Luizi ka një këshillë për vajzat:

Forca juaj e vetme, mos krijoni debate fiktive, vetëm për momentin, ato nuk pijnë ujë. Jeni të penalizuara se jeni rifutur.

Luizi: Qëllimet tuaja i vlerësoj. Ka banorë që arritën me fat e të tjerë me meritë, por ka banorë që u larguan pa të drejtë. Kjo është loja, por rikthimi për mua është shumë i vështirë. Mendo kur është për Kiarën që ka një javë, por ju jeni më komode se keni banorë që ju mbeshtesin, mendo një që vjen nga e para. Tregoni që keni vlera e jo vetëm neve, por atyre jashtë, atyre që iu nxorën.

Këto janë 4 finalistët sipas Luizit dhe habit me emrin surprizë që përjashton Read More »

Kiara-Efi mike dhe rivale, Luizi ua thotë troç dhe ka dy fjalë për vajzat

Që prej spektaklit të kaluar, Luizi ka vënë në pikëpytje qëndrimin që ai do mbajë me Kiarën dhe Efin, pasi opinionistët thanë se vajzat ndryshuan sjellje ndaj Luizit kur panë famën e tij jashtë.

Për këtë arsye, ai i tha Kiarës dhe Efit që as nuk do i mbrojë dhe as nuk do i dalë kundër atyre, me argumentin se ai ndodhet brenda në shtëpi dhe nuk e di se çfarë bëhet jashtë.
Luizi shtoi se sa herë ato të kenë debate me Arbrin dhe Zhaklinën, nuk do reagojë më, përveç rasteve kur përmendet emri i tij.

Efi u shpreh se vendimi i tij është mëse i drejtë, ndërsa Kiara tha se ajo nuk do flasë më fare.

Kiara-Efi mike dhe rivale, Luizi ua thotë troç dhe ka dy fjalë për vajzat Read More »

‘Ta kisha ditur nuk kisha hyrë fare’/ Çfarë ndodhi papritur me Kiarën?

Teksa banorët kanë bërë ditën e sotme lidhje live me Top Albania Radio nga shtëpia më e madhe në Shqipëri, ajo e Big Brother VIP, ka qenë Luizi ai i cili ka bërë disa pyetje pikante.

Nisur edhe nga çfarë dëgjoi një natë më parë në spektaklin e madh Luizi ka hedhur hije dyshimi mbi afrimitetin e Kiarës pas rifutjes në shtëpi.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Kritikat nga jashtë keni ardhur ti rregulloni këtu brenda?

Një ndër to është edhe afrimi i krevatit të Kiars,sepse ajo ka thënë që nuk do të flinte me mua.

Kiara: Çdo veprim që unë do bëj do shihet me lupë tani. Ta kisha ditur nuk do kisha hyrë fare

‘Ta kisha ditur nuk kisha hyrë fare’/ Çfarë ndodhi papritur me Kiarën? Read More »

Instagrami i tij u bë ‘mollë sherri’, paralajmëron Luizi: Sa të dal nga këtu…

Një nga çështjet e diskutuara jashtë Bi Brother ka qenë Instagrami i Luizit.

Mos ndoshta konkurenti ka nuhatur ndonjë gjë?

Luizi në një bisedë me Jorin në ambientet e jashtëme të shtëpisë ka treguar që sa të dal do i kërkoj shoqes të tij Instagramin.

Ai ka hamendësuar që shoqja edhe mund të dojë të mos ia jap dhe do detyrohet të hap një tjetër.

“Do shkoj dhe do e takoj atë shqoqen që i kam thënë më hap instagramin Do i them ta marr. Nëse e ka hapur e dua. Ajo mund te thotë edhe nuk dua të ta jap dhe do me duhet të hap një tjetër.”- tha Luizi.

Instagrami i tij u bë ‘mollë sherri’, paralajmëron Luizi: Sa të dal nga këtu… Read More »

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt ndan videon me të bijën: ‘Kur të rritesh do të sqaroj disa gjëra që…’

Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj me anë të një postimi në Instagram ka treguar se prej një viti nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tij.

Sipas Aleksandërit vajza e tij jeton me të ëmën dhe familjen e saj të re dhe se që prej një viti nuk e ka takuar ate

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli”, ka shkruar ish-bashkëshorti i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.

Kujtojmë që Rudina Dembacaj u divorcua Aleksandër Varfaj disa vite me parë dhe është e martuar me Mark Frrokun.

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt ndan videon me të bijën: ‘Kur të rritesh do të sqaroj disa gjëra që…’ Read More »

Kriset marrëdhënia e Efit me të dashurin misterioz? Ja çfarë ndodhi me çiftin pas pushimeve ekzotike

Vetëm pak ditë më parë, Efi u rikthye në lojën e “Big Brother”. Me hyrjen e saj, dinamikat në shtëpi kanë qenë të forta, ku kanë ngulmuar me përplasjen mes saj dhe çiftit Luiz-Kiara.

Por krahas fokusit të lojës, Efi shumë e ndjekur është edhe për jetën e saj personale.

Vetëm pak ditë më parë, jashtë shtëpisë ajo festoi ditëlindjen, ku përkrah saj për herë të parë, u pa edhe i dashuri. Ndonëse vetë Efi nuk ka preferuar të ndajë asnjë foto me partnerin e saj, shkrepjet në krah të tij nuk kanë munguar.

Ndonëse jo publikisht, partneri i saj e ka shoqëruar përgjatë gjithë natës, duke i qëndruar në krah. Miqtë dhe të pranishmit në festë kanë shfaqur edhe momentin ku çifti nuk i fsheh përqafimet.

Për herë të parë, Efi foli për këtë lidhje teksa u bë pjesë e “Big Brother”, duke e përshkruar si një histori të mrekullueshme mes të dyve, ndonëse në hapat e parë të lidhjes. Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë.

Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist. Madje, në një bisedë mes të dyve, Efi u shpreh se për partnerin e saj është folur disa herë në shtëpi me emër dhe mbiemër. Me rikthimin në shtëpi, ndryshe nga hera e parë, ajo ka zgjedhur të mos flasë më për këtë raport.

E pyetur nga Luizi, se si po shkonte lidhja jashtë, ajo u mjaftua duke thënë mirë, duke mos ndarë detaje të tjera.

Ndërkaq, të shumta kanë qenë zërat në rrjet, që kanë thënë se në fakt Efi dhe partneri i saj janë duke kaluar një periudhë jo të mirë mes tyre.

Mbetet për t’u parë nëse vetë banorja do të zbulojë diçka më shumë në lidhje me këtë histori. Partneri i ri i Efit është një personalitet në fushën e ekonomisë dhe një figurë publike për ekranet shqiptare.

Duke qenë se kjo lidhje është në hapat e parë, ajo ka preferuar ta mbajë sa më diskret identitetin e tij, të paktën sa lidhja e tyre të konsolidohet. Si një natyrë hermetike, shpesh ajo ka bërë kompromis duke zbuluar se është i dashuri i ri që e përkëdhel edhe me dhurata herë pas here, duke i ofruar një jetë më të mirë.

Jeta e Efit ka ndryshuar pas kësaj lidhjeje, ku përveç famës dhe ofertave të ndryshme, tashmë ndjehet e bekuar edhe në dashuri. Kujtojmë se menjëherë pas daljes, Efi mori disa ftesa për në televizion, por edhe u bë pjesë e klipit të reperit Mozzik. Në një bisedë me Nitën dhe Luizin, Efi është shprehur se qetësia e tij e ka bërë për vete që në fillim.

Kriset marrëdhënia e Efit me të dashurin misterioz? Ja çfarë ndodhi me çiftin pas pushimeve ekzotike Read More »

Olta ‘shpërthen’ ndaj Kiarës: ‘Gërhima e Luizit i duket si melodi’

Aktorja Olta Gixhari pas daljes nga Big Brother ka komentuar lojën e banorëve të tjerë.

E ftuar në ‘Më lër të Flas, Olta tha se Kiara ka bërë gabimin më të madh që është rikyther sërish në shtëpinë e Big Brother.

Ndërkohë, ajo mbështeti edhe batutën e opinionistit Arbër Hajdari, i cili tha se Kiarës tashmë gërhima e Luizit i duket si melodi.

Olta Gixhari: Kiara ka bërë gabimin më të madh që është futur dhe perla është batuta e Arbërit që tha gërhima iu kthye në klarinetë, në melodi do thosha unë. Kjo është fantastike.

Mendon dhe ti se rikthimi i Kiarës e ka bërë pak më arrogante duke marrë vesh se gjithë situatën që është jashtë që është shtuar dashuria për Luizin tek Kiara?

Olta Gixhari: Se di tani, po mjafton që gërhima është kthyer në melodi, për mua mjafton dhe ke thënë gjithçka.

Olta ‘shpërthen’ ndaj Kiarës: ‘Gërhima e Luizit i duket si melodi’ Read More »

Nga shtëpia Luizi ka një kërkesë për Noizyn

Fansat kanë kërkuar një bashkëpunim mes Noizyt dhe Luizit dhe si duket këtë bashkëpunim e ka me qejf dhe vëtë banori i shtëpisë së Big Borther Vip.

Teksa ndodhej ditën e sotme në oborri ne shtëpisë, në sfond u dëgjua kënga e Noizyt dhe Yllit nga albumi “Alpha”.
E teksa ishte dëgjuar këngën, Luizi i kërkoi Noziyt publikisht një bashkëpunim, i cili na lejoni të themi me plot gojë dhe bindje se nëse ndodh do të jetë një super sukses.

“Me shumë gjasa Noizy do thotë se “E dua fort Luizin”. E para, unë nuk jam përzier kurrë në konfliktet që kishin këta me grupet e tjera. Po të bëj një këngë me Noizyn unë, çfarë mendoni ju? O Gels, ta bëjmë një këngë zemra? Ta hënksha zemrën! Dhe do bëhet klipi në makinë cabrio. Vetëm duke ecur!”, tha sot Luizi.

Ne dakort jemi, por të shohim në vijim se çfarë mendimi ka vetë reperi për këtë këresë të këngëtarit.

Nga shtëpia Luizi ka një kërkesë për Noizyn Read More »