ShowBiz

Efi acarohet me Nitën: Më vjen keq për kofidencën që u jap njerëzve

Efi dhe Nita, kanë patur një diskutim me tone të larta, në të cilin nuk mungon as emri i Luizit. Efi i kërkon Nitës të mos ia keqinterpretojë fjalët, ndërkohë Nita i thotë që kjo sjellje prej saj është e dobët, sakaq i tregon që fjalët që i ka thënë Efit më parë, nuk kanë patur tendencë të keqe. Sa për Luzin, i cili tërthorazi është shkak i kësaj bisede, Efi ka thënë se ai është më i afti në lojë dhe kjo është e padiskutueshme.

Efi: Më the mua ndërhyve te pjesa e Luizit, të thashë, Nita nuk ka lidhje fare të ndërhysh. Është aftësi e çdokujt ta bëjë. Merri gjërat me radhë, mos më ha fjalët.

Nita: Dëgjo çfarë jam duke folur, nuk është kështu.

Efi: Mos ma përmend më Prime-n, më vjen keq për kofidencën që u jap njerëzve.

Nita: A u çove, ike, shumë mirë.

Efi: Nuk merrem me njerëz që më hanë fjalët.

Nita: Po tregohesh e dobët që po e përdor. Nuk e bëra me të keq.

Efi: Nuk të thashë që e bëre me të keq. Diskutimi ishte në vend tjetër, ti e çove ku doje.

Nita: Ku e çova?

Efi: Unë sa fola, ti the ndërhyve te pjesa e Luizit. Luizi është më i afti në lojë dhe kjo është fakt.

Efi acarohet me Nitën: Më vjen keq për kofidencën që u jap njerëzve Read More »

Rudina Dembacaj reagon për herë të parë pas deklaratave të ish-bashkëshortit

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e bëra nga ish-bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj, i cili tha se ka një vit që nuk e ka puthur vajzën, Viktorian.

E pyetur në emisionin “E Diell”, në rubrikën “S’e luan as topi”, Rudina la të kuptohet se emri i saj po përdoret nga ish-bashkëshorti që ky i fundit të tërheqë vëmendjen e mediave.
“Zemra ime kur një person meriton të bëhet lajm nuk duhet të citohet emri i Rudina Dembacaj që lajmi të lexohet, nëse dikush është personazh publik dhe prodhon lajme le ti prodhojë”, i tha ajo gazetarit.

Më herët, Aleksandër Varfaj tha se nuk ka kontakt me vajzën e tj, Viktorian dhe se ka një vit që nuk e ka takuar.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,” shkruante ai krah një fotoje me të voglën.

Rudina Dembacaj reagon për herë të parë pas deklaratave të ish-bashkëshortit Read More »

Do të shpallet më shpejt se mendoni, ja çfarë përmbante zarfi i bardhë në Big Brother Vip Albania

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme ka mbërritur në shtëpi një tjetër zarf i bardhë dhe këtë herë kishte lidhje me finalen e madhe. Visi ishte ai që e lexoi përmbajtjen e tij, ku thuhej se finalisti i parë i këtij edicioni të dytë do të shpallet më shpejt se sa mendojmë, ndoshta mund të shpallet edhe këtë të martë.

Do të shpallet më shpejt se mendoni, ja çfarë përmbante zarfi i bardhë në Big Brother Vip Albania Read More »

Çfarë ndodhi me Instagramin e Luiz Ejllit, flet CEO i Acromax dhe tregon të pathënat e historisë

Mbyllja e Instagramit të Luizit ka qenë një nga temat që ka ngritur shumë diskutime në rrjet. Së fundmi në studion e Fan Club është hedhur më shumë dtitë mbi këtë çeshtje.

CEO i Acromax ka qenë i ftuar në një lidhje direkte.

Ai ka treguar më shumë se si funksionojnë të drejtat autoriale në Instagram dhe rastet ku vetë platforma procedon me mbyllje. ‘Vetëm platforma në këtë rast Instagrami ka të drejtën të vendosë kur do të mbyllet një profil. Ajo çfarë Top Channel ka kërkuar ka qenë vetëm nbrojtja e të drejtave të tyre intelektuale ku përfshihet xhirimi i krijuar me kamerat e tyre, u shpreh CEO i accromax.’
Aldor Nini po ashtu u ndal tek të drejtat e palëvë në platformën e Instagramit.
‘Në rast se ti përdor një video të xhiruar nga kamerat e Topit dhe do përfshihet një imazh nga ajo video atëherë të drejtat i përkasin televizionit.

Nëse dikush të xhiron fshehurazi nga dikush në një zyrë apo ambjent privat të televizionit ti ke të drejtën ta bllokosh videon sepse të shkelen të drejtat e privatësisë por nuk mund ta përdorësh sepse autor mbetet ai që e ka berë videon, -shprehet Aldor Nini.

Për sa i përket mbylljes së Instagramit të Luizit, Ceo i Acromax theksoi se nuk ka informacion por nga eksperienca me personazhe të ndryshme kur njerëzit nuk janë shumë të sigurtë për të drejtat që ato kanë për të publikuar materjale disa herë tentojnë të mbyllin profilin përkohësisht. Sipas Ninit e njejta gjë mund të ketë ndodhur dhe me profilin e Luizit.

Çfarë ndodhi me Instagramin e Luiz Ejllit, flet CEO i Acromax dhe tregon të pathënat e historisë Read More »

Plas sherri mes Bledit dhe Qetsorit: Je manipuluar prej…

Bledi dhe Qetsori janë përfshirë në një debat ku shkak është bërë mënyra e lojës së Luizit.

Qetsori ka thënë se ai i ka ‘ulur hundën’ Luizit që në momentin kur hyri në shtëpi.

Ai u shpreh se Luizi ndaloi së bëri konlikte të kota me të madje edhe me banorët e tjerë, pasi ai ja ndaloi këtë gjë, e ndërsa për Kristin ai tha se ishte i manipuluar nga Luizi.

Bledi ka thënë se nuk është bërë kurrë ushtar i Luizit dhe nuk e ka ndryshuar kurrë lojën e tij, për këtë aryse Luizi e do jashtë shtëpisë.

Plas sherri mes Bledit dhe Qetsorit: Je manipuluar prej… Read More »

Çfarë ndodhi mes çiftit? Kiara ‘sfidon’ Luizin: Aq kam, sa s’ta merr mendja

Teksa po afrohet finalja e 6 majit, çifti i Big Brother Vip, Kiara dhe Luizi duket se po i shikojnë këto ditë qëndrimi në shtëpi, ndërsa duket se i kanë lënë pas sherret e tyre të mëparshme.

Në një moment të qëndrimit të tyre në shtëpi, dëgjohet se ata bisedonin me njëri-tjetrin, ndërsa Luizi i pohon se moderatorja nuk ka by**ë që të merret me të.

Advertisements

E mes të qeshurave dhe batutave, Kiara pohoi se ajo ka, madje shumë.

BISEDA
Luizi: Dua të bëj një tatuazh këtu (tregon krahun)
Kiara: Ahh, këto gjëra nuk i kam qejf unë

Luizi: As unë nuk i kam qejf. As xhinset, as xhuboksin
Kiara: Je mësuar ti tatuazh sipër tatuazhit ehh?!
Luizi: Fillove ti duke luajtur me porta të vogla. Po bën si lojtare tani? T’i fiki dritat, llambat unë. Do luash ti me mua?

Kiara: Fort
Luizi: Ok hajde hajde luaj, o luaj mendsh
Kiara: S’kam pra
Luizi: S’ke by**ë me u marr me mua
Kiara: Aq kam sa nuk ta pret mendja

Çfarë ndodhi mes çiftit? Kiara ‘sfidon’ Luizin: Aq kam, sa s’ta merr mendja Read More »

Plas keq në emision Ronaldo ‘përplaset’ me Beniadën: E kemi parë si shan njerëzit, shko lëpihu llafazan

Në rubrikën “Në Trotuar” në E diell në Top Channel këtë të diel ka pasur një përballje mes Ronaldos dhe Beniadës.

Ka qenë një koment i gazetarit që nuk i ka pëlqyer Beniadës dhe prandaj u vendosën në përballje.

“Nuk e kuptova pse të paska mbetur hatri kaq shumë me një koment,” tha Ronaldo.

Beniada: Ti zemra vogël të erdhi inat që nuk ece në Big Brother dhe nuk bëre asgjë aty

Ronaldo: Ti mund të kesh arritur në finale të BBVip, por unë të paktën e kam një karrierë gazetareske jashtë, ndryshe nga ti që s’di të flasësh dhe i ke zënë vendin të tjerëve

Beniada: Ik more, e kemi parë si shan njerëzit, shko lëpihu te Luizi, llapazan

Plas keq në emision Ronaldo ‘përplaset’ me Beniadën: E kemi parë si shan njerëzit, shko lëpihu llafazan Read More »

‘Nëna e Luizit është shumë sëmurë’, kunati i këngëtarit zbulon se çfarë po ndodh

Banori i shtëpisë së Big Brother Vip, Luiz Ejlli, u vendos në dijeni nga Vëllai i Madh me atë çfarë është duke ndodhur me Instagramin e tij jashtë shtëpisë si dhe me “GoFoundMe” të hapur nga familjarët e tij.

Pasi banori në mënyrë kategorike u shpreh kundër hapjes së kësaj faqeje për të mbledhur fonde për të si dhe për menaxhimin e Instagramit nga familjarët e tij, ka qenë kunati i tij ai i cili ka zbuluar se nëna e këngëtarit është shumë sëmurë.

Moderatorja e “Fun Club”, Megi Pojani, ditën e sotme në emision publikoi një bisedë të kryer nga produksioni me kunatin e banorit. Produksioni i tha kunatit të Luizit se mund të marrin llogarinë e këngëtarit në rrjetet sociale, por me një kusht, që në çdo foto të publikuar të këngëtarit brenda shtëpisë të citohet se autorësia i takon “Top Channel”.

Mirëpo, Sokoli, tha se ndodhet në Amerikë dhe se gjatë kësaj kohe nuk është marrë fare me asnjë çështje që ka lidhje me Luizin, pasi nëna e tij është shumë sëmurë.

“Përshëndetje. Kam një javë që jam në Amerikë dhe nuk po merrem fare me asnjë punë në lidhje me Luizin, por po merrem me nënën e tij sepe është shumë e sëmurë. Kur të dalë do i zgjidhë vetë ai, në lidhje me Instagramin do të flas me motrën e tij dhe është ajo që vendos”, shkruante Sokoli në mesazhin e tij.

‘Nëna e Luizit është shumë sëmurë’, kunati i këngëtarit zbulon se çfarë po ndodh Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com