ShowBiz

Publikohen mesazhet e saj me Kiarën para rihyrjes në Big Brother Vip

Efi ka dalë blof mbrëmjen e djeshme gjatë diskutimit me Kiara Titon. Ato kanë diskutuar sërish në lidhje me raportin e tyre jashtë shtëpisë së BBV.

Kiara përmendi komunikimin që vajzat kanë pasur në platformën sociale Whatsapp.

Në atë momenti Efi bëri një reagim duke u shfaqur e habitur, ndërsa mohoi të ketë pasur një komunikim të tillë mes të dyjave por vetëm në telefon.

Nga ana tjetër dy javë më parë, pas diskutimit të parë mes vajzave miqtë e Efit publikuan vetë bisedën duke bërë screenshoot nga telefoni i saj.

Publikohen mesazhet e saj me Kiarën para rihyrjes në Big Brother Vip Read More »

Luizi e lë Kiarën keq në dush, ajo mërzitet

Që nga mbrëmja e së enjtes Luizi i ka mbajtur një qëndrim shumë të ftohtë Kiarës.

Këngëtari është në një mision, por moderatorja nuk e di një gjë të tillë dhe duket shumë e mërzitur.
Madje sot teksa po laheshin në dush, Luizi i tha Kiarës se ky është dushi i fundit bashkë.

“Ndjen kënaqësi kur më mërzit?”, e pyeti Kiara dhe më pas doli nga dushi e mërzitur.

Luizi iu drejtua kamerës dhe tha se po çmendet.

Luizi e lë Kiarën keq në dush, ajo mërzitet Read More »

Olta Gixhari zbulon për herë të parë portretin e partnerit, Dorit! Ja si duket

Olta Gixhari është nga personazhet më të përfolura të momentit.

Pjesëmarrja në “Big Brother VIP Albania2” e vuri në qendër të vëmendjes, por ajo ka arritur gjithmonë që jetën private ta mbajë larg medias sidomos bashkëshortin.

Ndonëse për të ka folur vazhdimisht edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, Olta portretin e Dorit e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një video teksa po kalon kohë me bashkëshortin dhe djalin e saj duke zbuluar për herë të parë portretin e tij edhe pse me një foto paksa të zbehur.

Olta Gixhari zbulon për herë të parë portretin e partnerit, Dorit! Ja si duket Read More »

Banorët zgjedhin liderin e ri të shtëpisë

Gjatë ditës së djeshme banorët e Big Brother kanë zgjedhur liderin e ri.

Ata janë ndarë në dy grupe për të votuar, djemtë në dhomën e grimit, ndërsa vajzat në living.
Me shumicë votash, Qetsor Ferruanj është shpallur lideri i kësaj jave, pavarësisht këmbënguljes së Efit, e cila kërkoi vota nga Nita dhe të tjerë banorë.

Ndërkohë pak para se të bëhej votimi për liderin, në shtëpinë e “Big Brother VIP” hyri dhe një zarf i kuq, i cili nuk duhet të hapet deri në spektaklin e sotëm. Në të shkruhej ‘Lider’, duke lënë të kuptohet se është një avantazh në lojë për liderin e ri.

Tani të gjithë janë kurioz të dinë se çfarë avantazhi do të ketë Qetsori, i cili mori votat e Luizit, Kiarës, Nitës dhe Jorit. Ai tha se ata që e mbështetën do të jenë në mbrojtjen e tij.

Banorët zgjedhin liderin e ri të shtëpisë Read More »

Rrëfehet Keisi: Nuk e dija se Kristi ishte i lidhur jashtë, u ndjeva keq kur e mësova

Keisi Medin foli mbrëmjen e djeshme për raportin që kishte me Kristin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe lidhjen e këtij të fundit jashtë shtëpisë me një vajzë të quajtur Zaza.

Ajo u shpreh se është ndjerë keq kur ka dalë dhe ka mësuar për lidhjen e tij pasi nuk ishte në dijeni, ndërsa e quan tradhti nga ana e tij.

“Tradhti nga ana e tij po, por unë jam më e mirë se sa duhet. Ai brenda ka shprehur se ka një njohje, nuk ka thënë që ka një lidhje. Jam ndjerë keq sepse ka thënë thjesht një njohje, nuk e mendova që ishte kaq serioze”, u shpreh ajo në “Më lër të flas”.

Keisi rrëfeu se një herë Kristi i ka kërkuar t’i bëjë flokët si Zaza.

“Çudia më e madhe ishte kur Kristi më tha njëherë aty brenda t’i bëja flokët e shkurtra, të zeza, se të shkojnë më shumë. Dhe kur pashë këtë gjënë jashtë… Çudi më erdhi”, tha Keisi.

Rrëfehet Keisi: Nuk e dija se Kristi ishte i lidhur jashtë, u ndjeva keq kur e mësova Read More »

Kush ‘rrëmben’ sot finalen e madhe Luizi apo Dea?

Finalisti i parë i Big Brother VIP 2, do të shpallet sonte në spektaklin që do të mbajë mbërthyer shqiptarët para ekranit.

Në dhomën e rrëfimit secili banor zgjodhi mbrëmjen e së martës dy emrat që ata dëshironin për t’i parë finalistë.

Banorët me më shumë vota kanë qenë Dea dhe Luizi, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në një televotim që u hap gjatë mbrëmjes së martës, ku do të jetë publiku ai që do të zgjedh me anë të votave finalistin e parë.

Finalisti i parë shpallet sot, i cili do të garojë më pas për çmimin e madh pas më shumë se katër muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Cilin doni ju të shihni në finale?

Kush ‘rrëmben’ sot finalen e madhe Luizi apo Dea? Read More »

Ish-e dashura e Amos Zaharias ironizon aktorin, flet për një lidhje të mundshme mes tij dhe Dea Mishel

Ish-e dashura e Amos Zaharia, këngëtarja Gigliola Haveriku, ka qenë shumë aktive në mediat sociale dhe intervista. Deklaratat e saj shpesh janë shoqëruar me polemika e kështu ka ndodhur edhe së fundmi.

Në një intervistë në Top Albania Radio ajo ka treguar se ka nisur një lidhje të re e duke krahasuar partnerin aktual me aktorin ironizoi këtë të fundit për humorin e zi për të cilin është kritikuar në “Big Brother”.

Gigliola u shpreh se i dashuri i saj ndryshon me Amosin nga profesioni, shenja e horoskopit, mosha dhe humori, duke thënë jo se nuk ka, por është i bardhë.

Më tej, e pyetur nëse Dea Mishel Hoxha do të ishte partnerja ideale e tij, ajo është shprehur:

“Pse jo?! Për dy vite mund të ketë ndryshuar shumë, kështu që pse jo. Unë kam dy vite që jam ndarë. E kam lënë para dy viteve. Përveç se u fut në Big Brother, që unë s’e prisja, ndoshta lidhet edhe me Dean.”

Amos dhe Gigliola jetuan një histori dashurie 6-vjeçare duke mos hezituar të shfaqeshin në intervista e dalje publike. Megjithatë, ata i dhanë fund lidhjes duke vendosur të ecin në rrugë të ndara.

Ish-e dashura e Amos Zaharias ironizon aktorin, flet për një lidhje të mundshme mes tij dhe Dea Mishel Read More »

Luizi s’mban dot misionin dhe ‘dorëzohet’ para kamerave me mesazhin prekës: Vdeksha unë për të…

Misioni më i ri i Luiz Ejllit ka qenë të bëjë Kiara Titon të besojë se është i mërzitur me të, duke iu sjellë ftohtë.

Mbrëmjen e djeshme Kiara i kërkoi të flisnin, por ai refuzoi duke thënë se dëshironte të flinte.

I pyetur nga Kiara nëse këtë sjellje po e bënte për lojë, apo e kishte në lidhje raportin e tyre, ai u shpreh se kishte të bënte pikërisht me raportin e tyre.

Mëngjesin e sotëm ata konsumuan kafen e mëngjesit bashkë, por nuk patën komunikim.

Më pas Kiara ka nisur të shprehë ndjenjat e saj për të dhe i kërkoi të mos dyshoj tek ajo, madje duke iu betuar që e dashuron, por tha se kjo gjendje mes tyre po e frikëson.

Pasi moderatorja u largua nga ai për të qëndruar vetëm, Luizi nisi që të fliste me kamerat dhe tha se ‘nuk e meritonte atë’.

“Po të ma kishte bërë Kiara mua këtë punë. Prandaj them unë se nuk e meritoj Kiarën, se Kiara është më e mirë se unë. Të ja ha zemrën, vdeksha unë për të”, dëgjohet të thotë këngëtari i njohur.

Luizi s’mban dot misionin dhe ‘dorëzohet’ para kamerave me mesazhin prekës: Vdeksha unë për të… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com