ShowBiz

Nuk do ta besoni, por ky është vëllai binjak dhe i famshëm i Mandit të Nishtullës, të gjithë e njohim

Ndoshta nuk e keni ditur, por këngëtari i njohur Marsel, ka një vëlla binjak dhe ai është po aq i njohur sa ai për publikun.

Të premten në mbrëmje, në “Zonë e Lirë”, Marsel Ademi tregoi se vëllai i tij binjak është ai që të gjithë e njohim si Mandi i Nishtullës. Të dy janë fëmijë nga të njëjtët prindër.

Marseli zbuloi pas lindjes, prindërit i kanë ndarë dhe siç ndodh jo rrallë në Shqipëri, ata e  kanë falur Marselin tek daja, pasi ai dhe bashkëshortja  e tij nuk kishin fëmijë.

Nuk do ta besoni, por ky është vëllai binjak dhe i famshëm i Mandit të Nishtullës, të gjithë e njohim Read More »

E mbani mend Marielin “luani” i BB4, u zhduk prej 7 vitesh, ja ku ka përfunduar sot

Marieli është padyshim që nga personazhet e ekraneve që do të mbesë gjatë në kujtesën e publikut shqiptar.
Ai ka qenë një person shumë interesant në sytë e shqiptarëve kur shfaq për herë të parë në reality-show-n “Big Brother Albania 4”.

Shprehja që spikati në atë kohë për të ishte “Nxirre luanin Mariel”, pasi ai ishte një person shumë i ndjeshëm pavarësisht formave të tij trupore.

Dikur një wrestler që brenda shtëpisë pati një lidhje me një bukuroshe shkodrane, por prej disa vitesh ai u zhduk nga ekranet për t’u rikthyer sërish.

Sport që kishte ushtruar që në moshën 17-vjeçare për të mos e lënë kurrë më.

Pas hulumtimeve të gjata, “Xing.al” ka zbuluar se që prej 4 vjetësh ish-banori i “Big Brother Albania 4” është tërhequr nga ringu, ku të gjithë e quanin “Luani”, por jo nga sporti i Wrestling (thënë në zhargon, keçi).

Ai është trajner i brezit të ri të sportistëve në Vicenza, ku jeton me familjen. Sa i takon jetës private, pas historisë me Mirjetën, që mbaroi menjëherë pas “Big Brother”, 30-vjeçari u përpoq ta mbajë të fshehtë, por sipas informacioneve të “Xing.al”, pas një fejese gati dy-vjeçare, Marieli 1 vit më parë nisi të bashkëjetojë me partneren e tij shqiptare, bashkëjetesë e cila nuk dihet nëse vazhdon ende.

E mbani mend Marielin “luani” i BB4, u zhduk prej 7 vitesh, ja ku ka përfunduar sot Read More »

Aktori i njohur zbulon marrëdhënien me gruan më të madhe se veten: Më kërkoi …

Gent Hazizi ka treguar në “Xing me Ermalin” edhe për kohën kur shkoi në Itali, aty ku kishte njohur një vajzë, më të madhe se ai në moshë. Ajo i kishte ofruar të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë.

Aktori tregoi se nuk dinte të puthte dhe se ishte ajo vajzë e quajtur Debora që e kishte mësuar. “Ajo quhej Debora. Kur po ktheheshim nga diskoteka më pyet ‘Do vish lart në shtëpi pimë një kafe?’. ‘Jo ça kafe, në këtë orë na le pa gjumë kafeja’, i thashë.

Ajo insistoi: ‘Pimë ndonjë çaj ose një gotë verë’. Prapë refuzova. Sa tha ‘Ore do vish të bëjmë dashuri?’, pranova direkt. “Më çoi lart te dhoma e vet dhe më puthi vetë e para. Unë nuk dija. Ajo po më mësonte si ta puthja. Po më puthte dhe te veshi. Më pas u shtri në krevat.

Aty kuptova që femra është mrekullia e botës. Ajo ishte nudo në krevat kurse mua më kishte ngel çorapja e këmbës së djathtë pa hequr. Duke e hequr rashë në krevat me kokë”, tha ai.

Aktori i njohur zbulon marrëdhënien me gruan më të madhe se veten: Më kërkoi … Read More »

Ma futi për 500 mijë lekë”, Ylli Baka tregon historinë me aktorin e njohur shqiptar

Këngëtari Ylli Baka, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, foli ndër të tjera për pazaret që artistët bëjnë herë pas here në kurriz të njëri-tjetrit nëpër koncerte. Për ta konkretizuar një gjë të tillë, ai tregoi një rast kur aktori i famshëm i humorit, Cekja i Beratit, tentoi të përfitonte para nëpërmjet tij.

“Ceken e kam mik shumë të vjetër. Më do dhe e dua shumë. Por njëherë, rastësisht ma futi. Po ktheheshim nga Greqia me Ceken dhe me Bes Kallakun dhe Cekja ikën për Roskovec, ne ikim për Tiranë. I them Besit ta marrim njëherë Ceken a vajti në shtëpi apo jo dhe i them të bëjë sikur është nga Gjirokastra dhe e donte për një koncert.”-tregon Më tej ai imiton Besin i cili duke folur tamam si një gjirokastrit, i thotë Cekes se e donte për një koncert në Gjirokastër dhe donte edhe një këngëtar nga Jugu.

Cekja menjëherë kishte përmendur Yllin por ndërkohë që për vete kishte kërkuar 1000 euro, për Yllin kërkoi 1 milion lek. “U mbyll pazari dhe për tre minuta Cekja më merr mua.”-vijon më tej Baka dhe citon Ceken që i thotë për koncertin dhe i flet për pazarin

“Se kam si Ervinin tim dhe nuk të lë pa lekë. 500 mijë lekë do marrësh!”-i kishte thënë aktori Bakës. Megjithatë, pavarësisht kësaj ndodhie që kishte përfunduar me të qeshura, të dy ata vijojnë të kenë marrëdhënie shumë të mira dhe këtë e dëshmuan në një telefonatë të bërë në emision.

Ma futi për 500 mijë lekë”, Ylli Baka tregon historinë me aktorin e njohur shqiptar Read More »

I zbuluan moshën, Rudina Magjistari reagon e prekur: Mos m’i…

Një nga portalet kosovare kishte publikuar një lajm ku thuhej se moderatorja e njohur Rudina Magjistari ishte 44 vjeçe.

Por pas këtij lajmi ka reaguar vetë Magjistari e cila edhe pse nuk e ka treguar moshën, ka shkruar se ky informacion nuk është i saktë dhe se ata i kanë shtuar disa vite më shumë.

I zbuluan moshën, Rudina Magjistari reagon e prekur: Mos m’i… Read More »

Vajza më e famshme në Shqipëri prej vitesh zbulon të vërtetën e trishtë me vetullat e saj

E njohim te gjithe si Paloma e ‘Aldos’. Por ka kaluar shume kohe qe kur ne fillimet e saj, Rudina Demneri ishte e ekranin dhe frekuencat e Top Channel e Top Albania Radio.

Ajo i ka rezistuar viteve ne kete media dhe vijon te punoje edhe sot ne departamentin e Fiks Fare.

Rudina ishte e ftuara speciale në emisionin PopCulture sot, ku gjatë intervistës rrëfeu emocionet e telefonatës së parë, kur iu bë ftesa për të qenë pjesë e një prej radiove më të mëdha në Shqipëri, Top Albania Radio:

”Në moshën 13 vjecare kam punuar në një radio tjetër ndërkohë që më telefonojnë nga Top Albania Radio e më ftojnë për të qenë pjesë e tyre. E para që telefonova ishte mami, e cila realisht nuk e besonte. Fillimisht kalova pak lodhje por ka qenë emocion i jashtëzakonshëm. Top Albania Radio ishte emocion më vete, i cili për mua nisi në moshën 15-vjeçare”.

Rudina zbuloi edhe arsyen përse e thërrasin Paloma:

“Paloma ka qenë telenovela më e famshme, për të cilën gratë çmendeshin. Unë dhe Paloma ishim dy personazhet më të dashura të ekranit, e për këtë arsye më mbeti emri Paloma. Asnjëherë nuk jam identifikuar me emrin tim Rudina”.

Por gjatë intervistës së saj Paloma zbuloi edhe detaje nga jeta e saj personale:

“Bashkëshorti im më ka gjuajtur me shumë stil. Unë këtë nuk e kisha vënë re. E kam njohur në periudhën më të vështirë të jetës sime. Jam shumë e lumtur që edhe pse duhet të mendohesha mirë për zgjedhjen që kam bërë, më doli ashtu siç e kisha ëndërruar. Ndërsa Luna, vajza ime është bekimi i jetës sime. Kam qënë shumë e fiksuar gjatë përiudhës së shtatzënisë. Është gjëja më e bukur që kam në jetë”.

“Kur isha e vogël mami nuk më linte të hiqja vetullat, ndërsa unë vendosa ti hiqja me brisk, derisa përfundova ti lyeja me laps. Ndaj sot kam një këshillë për të gjitha vajzat: “Dëgjojeni mamin!”.

Por a i është nënshtruar Paloma operacioneve kirurgjikalë?

“Apslutisht jo. Skam bërë asnjë të tillë. Unë kështu jam”.

Vajza më e famshme në Shqipëri prej vitesh zbulon të vërtetën e trishtë me vetullat e saj Read More »

Ndodh ajo që se prisnim, Ledion Liço largohet nga spektakli i Top Channel

Ledion Liço nuk do të jetë më moderator i spektaklit ““The Voice”. Këtë lajm e ka bërë me dije ai vetë në mbrëmjen e sotme, në transmetimin e “The voice kids 3”. Në puntatën që do të transmetohet sonte,Top Channel shkruan se Ledioni ka deklaruar se ky është ‘The Voice’ i fundit për të.

Arsyeja e këtij vendimi ende nuk bëhet e ditur. Ledion Liço prej 8 vitesh është prezantuesi i spektaklit “The Voice”.

Ndodh ajo që se prisnim, Ledion Liço largohet nga spektakli i Top Channel Read More »

10 VIP-at shqiptare që kanë ngjashmëri të frikshme me princeshat e përrallave të animuara

Pokahontas, Borëbardha, Hirushja, Jasmine, Aurora, janë disa nga emrat e princeshave të “Disney” që me siguri nuk keni për t’i harruar kurrë sepse jo vetëm ju kanë shoqëruar në fëmijëri, por shëmbëlltyrën e tyre e gjeni edhe tek disa nga vajzat VIP shqiptare.

Buzët e plota, sytë e tërhequr e bëjnë Agnesa Vuthajn të ketë një ngjashmëri të frikshme me Pokahontas, personazhi i filmave të animuar që ishte në kërkim të shpirtit të lirë, e guximshme dhe aventuriere. 

Luana Vjollca dikur me flokët e kuqe të gjatë i ngjante shumë princeshës Ariel. Ariel ishte impulsive, aventuriere, kurioze dhe ndiqte ëndrrat, karakteristika të cilat i shohim edhe tek Luana. 

Miriami me ëmbëlsinë e saj dhe mirësinë që rrezaton me kë mund të ngjante tjetër përveçse me Hirushen? Hirushja përshkruhet si karakter i fortë, inteligjente dhe besonte shumë në gjërat që donte të arrinte.

Bjonde dhe me lëkurë të çelët, Era Istrefi është krahasuar shpesh me Elsën nga “Frozen”. Princeshë Elsa dukej e ftohtë në pamje të parë, por ishte shumë e dashur, e kujdesshme dhe me karakter të fortë.

Xhensila ka jo vetëm një ngjashmëri të madhe me Borëbardhën, me flokët e zinj dhe tiparet e bukura, por të dyja kanë edhe një zë melodioz dhe të përbashkëta në karakter: Zemërmirë, e dashur, ëndërrimtare dhe besnike.

Ndoshta jo e fjetur si Aurora, por Marina ngjan padyshim shumë me Bukuroshen e fjetur që nga tiparet e fytyrës dhe flokët bjonde.

Me siguri nuk ju kishte shkuar në mendje, por kjo foto e vërteton më së miri sa shumë ngjan Poni me Mulan, shkruan Xing.al. Flokët e zeza dhe tiparet e këngëtares shqiptare të kujtojnë menjëherë princeshën aziatike e cila shquhej për guximin dhe trimërinë.

Fillimisht Encën me Rapunzelin i bashkon fakti që kanë flokë super të gjatë, por jo vetëm kaq. Rapunzel përfaqëson vajzën moderne me një ekuilibër të vërtet të ëmbëlsisë dhe këmbënguljes, karakteristika që i shohim edhe tek Enca.

Nora është krahasuar shpeshherë me bukuritë aziatike për shkak të syve të tërhequr dhe pikërisht Jasmine është princesha të cilës këngëtarja i ngjan shumë. Jasmine me bukurinë e saj tërhiqte vëmendjen e kujtdo ashtu si edhe Nora.

E mbani mend kur Çiljeta kishte flokë të kuqe kaçurrela? Me atë pamje këngëtarja shqiptare ngjasonte shumë me princeshën Merida. Foto e mëposhtme e vërteton më së miri këtë./Xing.al

10 VIP-at shqiptare që kanë ngjashmëri të frikshme me princeshat e përrallave të animuara Read More »