ShowBiz

“Portokalli”, Betim Spërthima i lë të gjithë me gojë hapur me deklaratën e tij

Ai eshtë i famshëm me imitimet dhe rolet e tij në spektaklin e humorit “Portokalli”.

I ftuar në Pop Culture, Rezi i Portokallisë, apo siç njihet ndryshe edhe si “Betim Spërdhima”, si një nga personazhet që luan në këtë spektakël të Top Channel, foli për dëshirën që të ketë fëmijë.

“I kam shumë qejf fëmijët. Por, për momentin…por nuk i dihet dhe mund të adoptoj një”, thotë ai.

Dëshira e tij e madhe është që të ketë katër, por…

“Kam dëshirë të kem 4 fëmijë, por me këtë ekonomi sot, është e vështirë të mbash 4 fëmijë. Varet nga gruaja tani”, shprehet Betimi.

“Portokalli”, Betim Spërthima i lë të gjithë me gojë hapur me deklaratën e tij Read More »

Arrestohet Vali Corleone, policia e dërgon në psikiatri pasi i bëri të pabesueshmen prindërve të tij

Princ Valentino Corleone nga Gjilani mbrëmë pas mesnate është arrestuar nga policia e Kosovës.
Gazeta Express nga burime të sigurta pranë familjes së Valit dhe policisë, ka mësuar se dy prindërit e Valit, R.S. dhe H.S., e kanë lajmëruar atë në polici për ngacmim dhe kanosje.

Mësohet se Vali një kohë ka bashkëjetuar me prindërit e tij e pastaj i ka përzënë nga shtëpia.

Sipas informatave, policia ka shkuar në shtëpinë e Valit për ta shoqëruar për në stacion për një bisedë, mirëpo në këtë moment Vali është bërë agresiv ndaj policëve, duke refuzuar të shkojë në stacion e duke i kërcënuar ata.

Policët janë detyruar ta arrestojnë Valin dhe, siç mëson Express, ai është dërguar edhe në psikiatri për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit – në Emergjencë.

Express mëson se Vali është ndaluar për 48 orë.

Arrestohet Vali Corleone, policia e dërgon në psikiatri pasi i bëri të pabesueshmen prindërve të tij Read More »

“Ku**at bëhen të famshme brenda ditës…”, gazetarja “i kthehet rëndë ” Elton Dedës: Ti nuk ma dhe…

Ka shkaktuar një furtunë të vërtetë një status i Elton Dedës pas koncertit recital të Alban Skënderajt. Në status Deda shprehej se media shqiptare vrapon pas personazheve pa vlerë dhe që asaj nuk i intereson kultura e vërtetë.

Ky status ka sjellë reagime të forta dhe disa gazetarë i janë përgjigjur.

Mes tyre edhe Anxhela Devole, e cila përmes një statusi në Facebook, i kujton Dedës që:

“Kur i kërkova Elton Dedës një intervistë për “3 Muskëtierët”, nuk pranoi. As Gjoka. Më foli vetëm njëri nga muskëtierët, Redon Makashi. Dhe pastaj nuk e pashë dot koncertin, se biletat ishin shitur”, shkruan gazetarja në rrjetin social., transmeton ShkodraNews

Ja statusi i Dedës pak ditë më parë:

Gjithçka ordinere qe ndodh, histori seksi ose njerez pa asnje lloj vlere qe behen te famshem brenda dites, lajme pa kurefare brendie, servilizma per perkrahje politike ose futje hundesh neper gjera private te njerezve…keto i bejne me shume qejf dhe zell. Por askush nuk foli per koncertin e 3 Musketiereve dhe as per koncertin e Albanit, per kete ere te re qe po e gezon qytetin tone. Askujt nga mediat tona nuk i intereson kultura dhe gjerat e mira qe me aq mundim i bejme. Kjo eshte vertet per te ardhur keq. /ShkodraNews

“Ku**at bëhen të famshme brenda ditës…”, gazetarja “i kthehet rëndë ” Elton Dedës: Ti nuk ma dhe… Read More »

Kanceri i gjirit, këto janë këshillat që doktoresha e Angelina Jolie këshillon për të gjitha femrat

Në kudër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një kirurge e njohur, gjithashtu edhe mjekja personale e Angelina Jolie, ka zbuluar disa nga zhvillimet e fundit në betejën kundër kancerit të gjirit, që prek pothuajse 1 në 8 femra.

Dr. Kristi Funk, themeluesja e Qendrës së Gjirit Pink Lotus, e cila u bë e njohur në vitin 2013 kur trajtoi Jolie, ka shpërndarë gjithashtu disa këshilla të rëndësishme mbi dietën dhe mënyrën e jetesës për të parandaluar kancerin e gjirit.

Zhvillime të reja në hulumtimet mbi kancerin e gjirit Rritja si në cilësi ashtu edhe efikasitet e mamografisë 3-D është një nga zhvillimet më të rëndësishme të bërë kundrejt kancerit të gjirit këtë vit.

Një studim i fundit ka zbuluar se mamografia 3-D është 34% më shumë efikase në zbulimin e kancerit të gjirit krahasuar me atë 2-D.

Kanceri fshihet gjithmonë nga indet e dendura të gjirit, mamografia 3-D ndihmon doktorët për të siguruar një pamje më të qartë se çfarë po ndodh.

Edhe pse mamografia 3-D nuk konsiderohet standarde aktualisht, ndoshta në një të ardhme mund të bëhet. Një nga idetë e gabuara më të zakonshme në lidhje me kancerin e gjirit është trashëgimia.

Nëse do të pyesni pacientët me kancer gjiri nëse një afërm i tyre ka vuajtur nga e njëjta sëmundje, 85% do të thoshin jo. Thuhet se vetëm 5-10 e grave me kancer gjiri kanë mutacione gjenetike të trashëguara.

Kjo ide e gabuar ka bërë që njerëzit të mos e kuptojnë se e kanë më shumë nën kontroll rrezikun për zhvillimin e kancerit seç mund ta mendojnë.

“Fillon me dietën”, thotë Funk, “Dieta, lëndët ushqyese, aktivitet fizik…kaq shumë gjëra që i kemi nën kontroll.

1.Konsumoni çdo ditë perime të familjes së lakrës: Këtu përfshihet lulelakra, brokoli, kale dhe lakra që janë të gjitha të jashtëzakonshme për shëndetin e gjirit.

2.Konsumoni më shumë fruta pylli të pasura në antioksidues: Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat janë të gjitha të pasura në antioksidues dhe lëndë ushqyese.

Këto fruta pylli janë shpëtuesit ndaj radikaleve të lira, prandaj, besojeni ose jo, ato mund të shkaktojnë vetëvrasje të qelizave kancerogjene.

3.Përdoreni më shumë shafranin e Indisë: Shafrani i Indisë është një “super-ushqim” për shëndetin e gjirit. Mjekja Funk rekomandon që ta shtoni atë në lëngje të ndryshme.

4.Konsumoni më shumë nga një frut indian (Gooseberry): Ky frut, që shitet së shumti si “pluhuri AMLA”, ka përmbajtjen më të lartë të antioksiduesve.

5.Konsumoni më shumë kërpudha: Kërpudhat janë gjithashtu një burim i mirë i lëndëve ushqyese kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit.

  1. Konsumoni më shumë produkte të sojës: Për vite me radhë, mjekët, përfshirë edhe Funk, u kanë kërkuar pacienteve me kancer gjiri të shmangnin sojën. Por që nga viti 2009, megjithatë, studime të reja kanë treguar përfitimet e produkteve të sojës, përfshirë tofun, qumështin e sojës etj.

Kanceri i gjirit, këto janë këshillat që doktoresha e Angelina Jolie këshillon për të gjitha femrat Read More »

Habit balerina e njohur : Albi Nako më thoshte dru i pagëdhendur, trupi jot si stekë dhe fytyra si…

Që Albi Nako është i rreptë e dinim, por që është kaq shumë jo!
Na u desh ky rrëfim i balerinës së njohur që ta merrnim vesh. Ajo prej 6 vitesh është pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, si dhe gjithashtu prezanton motin në Tv Klan. Bëhet fjalë për Alba Hoxhën e cila ka rrëfyer te “Rudina” fillimet e saj të vështira, pasi koreografi Albi Nako jo vetëm e ka demoralizuar atë, por edhe e ka “ofenduar”.

Jam futur me audicione në Klan dhe në fillimet e mia nuk kam qenë ashtu siç duhej dhe ditën e tretë pasi fillova Albi Nako ka dashur të më heqë, më thoshte: Ti je një dru i pagdhendur, tupi jot është si stekë rrënoje, fytyra jote si jastëk paje. Albi është i paparë. Në fillim u demoralizova por pastaj me ambicie dhe me punë arrita këtu ku jam”

E pyetur nga Rudina si u gjend te moti, Alba rrëfeu se ishte propozimi i Albit: “E vërteta është që lindi si ide e Albi Nakos. Ai kishte dëgjuar që po bëhej një audicion dhe më propozoi mua…”, tha Alba.

Habit balerina e njohur : Albi Nako më thoshte dru i pagëdhendur, trupi jot si stekë dhe fytyra si… Read More »

E bujshme/ Ndahet pas 20 vitesh martesë nga bashkëshortja, aktori i madh shqiptar

Lajmi i bujshëm i ndarjes së tyre ka pushtuar mediat. Ata kishin 20 vite së bashku, mirëpo duket se gjithçka ka marrë fund.

Është fjala për aktorin me origjinë shqiptare, Xhim Belushi.

Xhimi dhe Jennifer Sloan i kanë dhënë fund martesës së tyre dhe mediat e huaja bëjnë me dije se ditën e djeshme ata kanë firmosur letrat e divorcit. Ata kanë dy fëmijë së bashku, një vajzë Jamison dhe djalin Jared. Ndërsa ky është divorci i tretë për Xhimin.

Aktori ka qenë i martuar 8 vite me Sandra Devenport me të cilën ka një djalë, Robertin. Ndërsa më herët ka qenë i martuar me aktoren, Marjorie Bransfiel.

Xhimi njihet më shumë për serialin komik, “Jeta sipas Xhimit”, i transmetuar në Shqipëri disa vite më parë.

E bujshme/ Ndahet pas 20 vitesh martesë nga bashkëshortja, aktori i madh shqiptar Read More »

E tmerrshme çfarë bënë Adelina Tahiri gjatë shtatzënisë

Siç tha edhe këngëtarja, dashuria nuk njeh moshë, as fe, as nacionalitet. Pra, sipas saj, kjo nuk është “dashuri materialiste”, siç e paragjykuan disa, por është thjesht dashuri, nga ato të mëdhatë e të vërtetat. Dhe, si fryt i kësaj dashurie, tani po vjen në jetë edhe në bebe, që siç kuptojmë është djalë, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse shtatzëne, Adelina Tahiri po pi verë të bardhë. A e di që nuk bënë?

 

E tmerrshme çfarë bënë Adelina Tahiri gjatë shtatzënisë Read More »

Gëzim i madh në shtëpinë e Sali Berishës, lajme të mira nga familja e ish-kryeministrit

Blogerja e njour Armina Mevlani dhe juristi Shkëlzen Berisha janë një prej çifteve më të përfolura të showbiz-it shqiptar.

Prej vitesh ata jetojnë bashkë e pyetja që më së shumti u bëhet është se kur do të martohen. Në një intervistë për “Chic Plus”Armina ka zbuluar se në fakt dasma nuk është edhe aq larg.

“Nuk është se do presim shumë, e kemi bërë një plan thjesht po presim momentin që të ndjehemi të dy të qetë për ta bërë këtë, nuk duhet të jemi të nxituar.”,- është shprehur Mevlani duke na zbuluar kështu se shumë shpejt prej tyre do të kemi një datë.

Gëzim i madh në shtëpinë e Sali Berishës, lajme të mira nga familja e ish-kryeministrit Read More »