ShowBiz

Bes Kallaku i ‘merr hakun’ Xhensilës,ja çfarë po ndodh në shtëpinë e çiftit

Vetëm para disa ditësh, kur çifti i njohur ndodhej me pushime në Itali kemi parë në rrjetet sociale disa video gazmore që Xhensila i ka publikuar Besit pa mendje.

Këngëtarja ka publikuar një video teksa Besi këndonte në tualet. Këtë momente gazmore kanë bërë fansat të qeshin pafund.

Krah videove Xhensila ka shkruar se nga momenti në moment mund të vinte ndonjë komshi tu trokiste në derë. Nuk vonoi shumë dhe Besi i ka marrë hakun.

‘E ndalova videon se erdhi Baho, komshiu i ra derës’ – ka shkruar Besi në videon ku shfaqet Xhensila duke kënduar.

Bes Kallaku i ‘merr hakun’ Xhensilës,ja çfarë po ndodh në shtëpinë e çiftit Read More »

Trashëgimtarja e Top Channel sjell FOTO tunduse, kaq seksi nuk e keni parë kurrë

Po thotë që po qëndron e vetme.

Lori Hoxha ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet në një plazh

E veshur me bikine të kuqe, Lori kishte nxjerrë në pah linjat trupore, të cilat e bëjnë të duket më seksi se kurrë më parë.

Me një pozë provokuese, Lori ka eksituar dhe nuk ka lënë vend për imagjinatën mashkullore.

Trashëgimtarja e Top Channel sjell FOTO tunduse, kaq seksi nuk e keni parë kurrë Read More »

Rita Ora fiton çmimin ‘Best Pop’ në ‘The Global Awards’

Është një nga evenimentete më të rëndësishme të muzikës.

E në ‘The Global Awards’ në një nga kategoritë e nominuar ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Rita ishte e nominuar në ‘Best Pop’ kategori kjo të cilën ajo e fitoi.

Në Instastory Rita ka hedhur një fotografi nga ngjarja, duke e ndarë me fansat e saj lumturinë për çmimin e fituar.

ImageImage

Rita Ora fiton çmimin ‘Best Pop’ në ‘The Global Awards’ Read More »

Pas pak Ami do të bëhet nënë për herë të dytë, hap dritaren dhe zbulon…

E ëmbël, e talentuar dhe shumë e dashur për publikun. Moderatorja Amarda Toska është një nga femrat më të famshme të showbizit shqiptar.

E kohët e fundit e gjithë vëmendja është tek ajo dhe partneri Ermal Mamaqi, pasi çifti është në pritje të fëmijës së tyre të dytë, transmeton ShkodraNews.

Ami është drejt fundit të shtatzanisë së saj.

Në rrjete sociale këtë periudhë ajo është bërë gjithnjë e më shumë aktive dhe dje ka zbuluar se moti me dëborë është i preferuari i saj.

Nga dritarja e dhomës së saj të gjumit në Tiranë, Ami ka zbuluar se sa shumë e pëlqen këtë gjendje.

Mbetet vetëm pak kohë që në jetë të vijë vajza e çiftit Toska-Mamaqi. Ata kanë edhe një djalë që quhet Joel

Pas pak Ami do të bëhet nënë për herë të dytë, hap dritaren dhe zbulon… Read More »

Ja si duket shtëpia luksoze e Blendi Fevziut, pishinë gjigande dhe…

Ai është një nga moderatorët më të njohur të ekranit shqiptar dhe emisioni i tij “Opinion” është ndoshta më i shikuari në të gjitha trevat shqiptare.

Po flasim për gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu, i cili është tepër i dashur për publikun. E kësisoj gjithçka lidhet edhe me jetën e tij private tërheq vëmendje maksimale, edhe mediatike, transmeton ShkodraNews.

Ka qenë vetë Fezviu që na ka zbuluar pjesë nga shtëpia e tij luksoze, më saktë pamje nga oborri i tij përrallor.

Në një video të publikuar nga Fevziu në faqen e tij në Instagram shfaqen pamje nga banesa e Fevziut, ku nuk mungon edhe një pishinë e madhe dhe shumë, shumë gjelbërim.

Ja si duket shtëpia luksoze e Blendi Fevziut, pishinë gjigande dhe… Read More »

“Nuk pyet nëse ke fëmijë”, Aurela Gaçe ka një thirrje rrënqethëse për dikë që ka nevojë për ndihmë

Pak ditë më parë u mësua lajmi se regjisori Bekim Lumi ka nevojë për përkrahje financiare, në mënyrë që ta vazhdojë terapinë kundër kancerit, shkruan ShkodraNews.

Për t’i ardhur në ndihmë regjisorit dhe profesorit nga Kosova një grup artistësh e miqsh të Lumit kanë nisur një fushatë në rrjete sociale përmes të cilës kërkojnë të mbledhin fondet e nevojshme për kurimin e Lumit, transmeton ShkodraNews.

Thirrje i janë bashkuar shumë njerëz, mes të cilëve edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ka bërë një postim dhe apel prekës në rrjete sociale.

Ja statusi i Gaçes në Instagram:

https://www.gofundme.com/perbekimin 😣🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏 semundja nuk pyet, as nese ke femije as nese je femije, nuk njeh as pozite…

“Nuk pyet nëse ke fëmijë”, Aurela Gaçe ka një thirrje rrënqethëse për dikë që ka nevojë për ndihmë Read More »

Rinis ‘Portokallia’, hyn në lojë dhe Rudina Magjistari që do befasojë publikun

Siç është bërë e ditur tashmë, pak ditë na ndajnë nga fillimi i spektaklit më të madh të humorit shqiptar, “Portokalli”.

Si gjithmonë pritshmëritë janë të shumta dhe këtë radhë premtojnë se veç të tjerash do të kapin “Peshkun e Madh”!

Të ftuar në “Top Show”, regjisori Altin Basha, moderatorja Xhemi Shehu dhe aktorët Renada Caci, Delinda Zhupa dhe Rezart Veleshnja zbuluan detaje.

Fillimisht, Altin Basha zbulon se Rezart Veleshnja do të vijë me personazhe femër. Aktori tregon më tej se është një prezantuese, moderatore. “Ajo nga 100 fjalë, 98 janë gafa”, thotë ai.

Më tej, Xhemi Shehu tregon se së bashku me Salsanon do të sjellin “Romeo dhe Zhuljetën”. “Do t’i sjellim në epoka të ndryshme. Do ta nisim nga epoka e Skënderbeut”, tregon Xhemi.

Ndërkohë, Delinda Zhupa thotë se do të jetë në “Portokalli” me dy personazhe. “Kam dy personazhe, historianen që kisha edhe sezonin e kaluar dhe një tjetër personazh që nuk po e zbuloj”, thotë Dalinda.

Simbolika është “peshku i madh”, por a do të ketë këtë sezon më shumë politik? Kësaj pyetjeje i dha përgjigje regjisori Altin Basha. “Humor politik ka pasur gjithmonë, pasi ai është i preferuar nga publiku. Sigurisht që do të ketë personazhe politike, por edhe mënyra se si ndikon politika në jetën e njerëzve, por nga ana tjetër ka edhe personazhe të rinj”, tregon Altin Basha, regjisor i Portokallisë.

Këto janë vetëm disa nga të rejat e këtij sezoni, i cili do t’i bëjë shqiptarët të “mbajnë barkun me dorë” dhe për të mësuar më shumë mos harroni, “Portokalli” rikthehet këtë të diel në ekranin e Top Channel, më 4 mars… /Top Channel/

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155260406886269/?t=0

Rinis ‘Portokallia’, hyn në lojë dhe Rudina Magjistari që do befasojë publikun Read More »

Landi i “West Side Family” zbulon surprizën për ditëlindjen e Dr.Florit!

Vokalisti i grupit “West Side Family” Landi lajmëroi mbrëmjen e djeshme se për ditëlindjen e të ndjerit Dr.Flori kishin përgatitur një dhuratë.

Gjatë ditës së sotme Landi e zbuloi dhuratën.

Ai ka shkruar në rrjete sociale se do të jenë video të reja të cilat do të hidhen në kanalin në YouTube të ‘West Side Family’ të shkëputura nga koncerti i tyre.

Dr. Flori ndërroi jetë disa vite më parë si pasojë e mbidozës së drogës.

ggg_1519828872-534271

Landi i “West Side Family” zbulon surprizën për ditëlindjen e Dr.Florit! Read More »