ShowBiz

Dikur bënte jetë luksi me të dashurin trafikant, Viola Spiro ankohet se nuk i del rroga

Tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit publik shqiptar pasi i dashuri i saj trafikant u arrestua nga policia.
Megjithatë e ftuar në një intervistë së fundmi, Viola Spiro tregoi se nuk i del rroga e saj dhe se i merr borxh të motrës.

Kujtojmë se pak kohë më parë moderatorja shfaqej në udhëtime luksoze dhe vishej gjithnjë me markat e fundit por duket se gjërat kanë ndryshuar pas arrestimit të të dashurit, i cili u kap me drogë.

Madje ai përflitej se ishte dhe sponsorizuesi i udhëtimeve të saj.

E ftuar në “Lart e poshtë”, Viola ka folur mbi shopping dhe mbi blerjet e shtrenjta.

Bukuroshja u shpreh se:

Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë.
Edhe unë kam kursyer. Madje kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra.”

Dikur bënte jetë luksi me të dashurin trafikant, Viola Spiro ankohet se nuk i del rroga Read More »

Bëhen prindër për herë të dytë, Ermali publikon foton nga spitali të Amit me vajzën e vogël

Çifti i njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë bërë prindër për herë të dytë.

Dyshja janë bekuar mëngjesin e sotëm me një vogëlushe.

Ka qenë vetë komediani Mamaqi që i cili ka publikuar një foto të shkrepur nga ky moment i veçantë.

‘Zoti na bekoi përsëri, kësaj radhë me një vajzë.’, ka shkruar ai , në foton ky shfaqen së bashku me vajzën e sapolindur.

 

Bëhen prindër për herë të dytë, Ermali publikon foton nga spitali të Amit me vajzën e vogël Read More »

Xhensila është 5-muajshe shtatzënë, zbulohet edhe gjinia e bebit

Ata të dy janë përfolur prej disa kohësh se do të bëhen prindër, por as Xhensila Myrtezaj dhe as Bes Kallaku nuk janë prononcuar publikisht lidhur me këto lajme.

Ama dikush duket se ka zbuluar sekretin e tyre, pasi burime të sigurta pranë çiftit kanë treguar se Xhensila është disa muajshe shtatëzënë.

Xhensila dhe aktori i humorit, Bes Kallaku, celebruan dashurinë e tyre në martesë më 1 shtator të vitit të kaluar, ndërsa ndodheshin prej vitesh në një lidhje.

Tanimë Xhensila Myrtezaj duket se do të bëhet nënë dhe pret fëmijën e saj të parë me aktorin.

Burimet tregojnë për “Iconstyle.al” se bukuroshja ndodhet në muajin e pestë të shtatzënisë.

Sakaq është zbuluar edhe gjinia e foshnjës: Xhensila dhe Besi janë në pritje të një vajze.

Xhensila është 5-muajshe shtatzënë, zbulohet edhe gjinia e bebit Read More »

Rudina Magjistari : “Thoni ç’të doni, por unë kam qenë gjithmonë në majë!”

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari është vënë në fokus të mediave rozë, për shkak të gafave që ajo bën gjatë emisionit të saj. Ama duket se ajo është fyer tej mase, aq sa këtë herë ka zgjedhur që të reagojë me anë të një statusi në Instagram.

Dhe këtë të premte, Rudina Magjistari kishte të ftuar në programin e saj të pasdites, Genta Gjalpin, një prej banoreve të “Big Brother”, e cila është bërë personazh i rrjeteve sociale edhe shumë vite pas pjesëmarrjes.

E veshur me fustan të shkurtër dhe me një dekolte të theksuar, Genta ia doli të tërhiqte vëmendjen. Por këtë herë, Rudina nuk e ka lënë me kaq, por i është vënë në mbrojtje Gentës, pas komenteve fyese.

Rudina shkruan ndër të tjera se jetojmë në një botë të lirë dhe se programi i saj është për të rritur dhe nuk është emision i përrallave. Ajo hedh kunjën e radhës, duke cituar se në çdo program ajo ka qënë në majë.

 

https://instagram.com/p/BgL7bpHlRDO/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_profile_upsell_control

Rudina Magjistari : “Thoni ç’të doni, por unë kam qenë gjithmonë në majë!” Read More »

I degjeneruan të ftuarën për veshjen ekstravagante, shpërthen keq Rudina Magjistari: Çfarë llumi…

Mesa duket se një intervistë me ish-banoren e “Big Brother” Genta Gjalpin ka ngjallur debat të fortë mes Rudina Magjistarit dhe komentuesve në faqen e saj të Instagramit.

Rudina kishte postuar një foto të Gentës, duke e [prezantuar e duke shkruar se ishte e ftuara e saj.

Ama mbi 200 komente ishin mbledhur në këtë foto të cilat e ofendonin dhe e shanin Gentën për pamjen e saj dhe veshjen me të cilën ishte zgjedhur që të dilte në ekran, duke treguar dekoltenë dhe këmbët.

Mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Rudinës, e cila i ka dalë në krah Gentës, duke iu kundërvënë të gjithëve atyre që e ofenduan.

“Pupupu çfarë llumi komentesh. Mbi 200 komente ofenduese, denigruese, hipokrito-moraliste, për një vajzë që quhet Genta e qe e keni pare dhe mbeshtetur me votat tuaja kur konkurronte në televizion. Tani jeton jetën e vetë pa asnje lidhje me ju. Gjatë intervistës foli gjithçka korrekt dhe çiltër, si zakonisht ajo flet kur ftohet në panele televizive. U vesh me minifund dhe dekolte të bollshme në program? Po ashtu mendoi dhe ashtu bëri. Jetojmë në një botë të lirë more bashkëqytetarë. E për fat në mes të Europës. Ju të rriturit që u shqetësuat, më vjen keq por s’kam asnjë detyrë të kuroj frustacionet tuaja. Ju prindërit që shkruani se u shqetësuat për fëmijën tuaj, ju lutem herë tjetër bëni prindin duke i bërë shpjegimet përkatëse fëmijës suaj mbi gjithçka sheh dhe dëgjon në ekran”, ka shkruar Rudina.

I degjeneruan të ftuarën për veshjen ekstravagante, shpërthen keq Rudina Magjistari: Çfarë llumi… Read More »

Këngëtarja shqiptare shokon fansat: Do paralizohem, jam në gradën e fundit

Një nga këngëtaret më energjike shqiptare vuan nga probleme të rënda shëndetësore.

Këngëtarja Fifi ka rrëfyer së fundmi se pesha e tepër i ka shkaktuar probleme të mëdha shëndetësore dhe se mund të paralizohet.

Ajo duke folur në një interviste për “Prive”, ka treguar se tani i duhet të dobësohet, jo për sytë e të tjerëve, por sepse i është shfaqur një problem i madh në shtyllën kurrizore.

Në një rrëfim të papritur, ajo ka deklaruar se: Më ka dal një problem në shtyllë kurrizore dhe më duhet urgjent të dobësohem se jam në gradën e fundit, për të mbetur në paralizë.

Nuk po e bëj për njerëzit, as për dikë konkretisht, as për nënën e babain tim, po e bëj për shëndetin tim”

Këngëtarja shqiptare shokon fansat: Do paralizohem, jam në gradën e fundit Read More »

Kush është këngëtarja shqiptare që vesh çizme floriri me cmim marramendës?

Kanë qenë bashkëpunimet por edhe këngët solo ato që i kanë sjellë suksesin Encës. Fitimet nga muzika nuk janë të pakta, por duket se në të njëjtin nivel janë edhe shpenzimet që e reja bën për veshjet.

Kohët e fundit Enca u përfol për blerjen e një palë çizmeve me çmim marramendës, por edhe këtë herë, edhe pse dimri duket sikur po ikën, ajo nuk u ndahet çizmeve.

Enca ka zgjedhur të mbajë veshur një palë çizme ngjyrë floriri, të cilat i ka ekspozuar edhe në Instagram. Nuk thuhet gjë për vlerën e tyre, ama duken lehtësisht se janë të shtrenjta si dhe figurante.

Kush është këngëtarja shqiptare që vesh çizme floriri me cmim marramendës? Read More »

Flet shoqja që i dhuroi veshkën Selena Gomez: Ajo rrezikoi të vdiste

Dalin detaje të reja lidhur me operacionin që i shpëtoi jetën Selena Gomez, disa muaj më parë, ku shoqja e saj e ngushtë, i dhuroi veshkën.

“Sapo isha zgjuar pas ndërhyrjes, kur Selena më shkroi se kishte frikë. Veshka ime nuk kishte probleme, por kur ajo u kthye në krevat, dëmtoi njërën venë dhe e operuan sërish me urgjencë”, tregoi mikja e saj e zemrës Francia Raisa, për revistën “W Magazine”.

Francia, një aktore 29-vjeçare shtoi se, e operuan me urgjencë dhe rrezikoi jetën, madje i morën një venë nga këmba, për të mbajtur veshkën e transplantuar në vendin e saj, “Rrezikoi që të vdiste”.

Pas thuajse dhjetë vitesh miqësi, dy vajzat vendosën që të jetonin bashkë dhe pikërisht gjatë bashkëjetesës së tyre ndodhi dhe komplikimi shëndetësor.

Imazh i ngjashëm

Flet shoqja që i dhuroi veshkën Selena Gomez: Ajo rrezikoi të vdiste Read More »