Moderatorja e njohur Floriana Garo, është bërë nënë për herë të parë. Përmes një postimi në instagram, Garo ndan lajmin e bukur se vogëlushja e tyre Adia ka adhur në jetë.
”Adia jonë e shtrenjtë erdhi në jetë më 12.03.2018! E bekoftë Zoti përgjithmonë dhe u rritë e fortë, e shëndetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!”,-shkruan Garo.
Floriana prej kohësh jeton me bashkëshortin e saj Enis Daci në Gjenevë ku janë celebruar dhe pritet që të bëjnë dasëm pas disa kohësh. Së bashku me partnerin e saj Floriana është duke u fokusuar në fushën e menaxhimit.
Do të kemi dasmë! Blogerja e njohur Armina Mevlani sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan zbuloi detaje nga ajo qe po ndodh mes saj dhe Shkëlzen Berishës, djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Lidhja e tyre ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe ka ngjallur interes. Por çifti duket se ka vendosur të ndërmarrë të tjerë hapa në marrëdhënien e tyre.
“Zeni ka angazhimet e veta. Unë i lutem që të vijë dhe të më shoqërojë në “Javët e Modës”, por nuk mundet të qëndrojë gjatë gjithë kohës. Ai gjithmonë ka qenë me mua, unë sa herë kthehem në hotel e marr në telefon, ka filluar të informohet mbi detajet e modës. Më vjen mirë se kemi krijuar besim tek njëri-tjetri edhe për udhëtimet. Madje unë kur kthehesha në hotel, që flisja me të, i thoja që isha shumë e lodhur dhe se nuk kisha fuqi të bëja më asgjë, por ai më shtynte që të dilja duke më thënë se mund të ndërroj kartëvizita me njerëz. Dua të them që më ndihmon dhe më mbështet”, tha Mevlani.
Lidhur me planet për martesë, Mevlani tha se ata kanë diskutuar për dasmën dhe kanë menduar për vendin ku do ta organizojnë.
“Pas 3 vitesh është shumë larg. Ne e kemi diskutuar dhe kemi filluar të hedhim planet në letër lidhur me vendin, si e duam dhe gjithçka tjetër. Unë do doja shumë që edhe për fustanin të bashkëpunoja me një nga firmat e njohura. Kam filluar kontaktet që edhe kjo gjë të jetë në funksion. Ne nuk kemi bërë një festë kur jemi fejuar, donim të ishte personale midis prindërve tanë sepse nuk kemi qenë aq tradicionalë për këtë festë. Ne kemi bërë një darkë, por nuk ka qenë e madhe. Njerëzit duan ta dëgjojnë këtë gjë dhe ne do ta bëjmë si hap përpara martesës. Nuk dua të vendos një datë përpara se të vë gjërat në vijë. Do jetë sërish një festë private, sepse nuk i kam qejf t’i bëj gjërat të mëdha, sepse kam vite që bashkëjetoj. Por është diçka që e kanë qejf të gjithë, edhe miqtë edhe të afërmit. Nuk kemi planifikuar ende data, sepse duam t’i bëjmë gjërat avash. Kjo mund të jetë vitin tjetër, por ende nuk është përcaktuar”, tha Mevlani./tvklan
Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj ka një surprizë për fansat e saj.
Atë do ta shohin më shpesh në ekran dhe në një version të pa provuar më parë.
Emisioni më i ri që do të fillojë në Klan, “Në kurthin e Piter Pan” , me zor po pritet jo vetëm nga fëmijët por edhe nga të rriturit.
Sakaq prezantuesja e këtij emisioni, Alkea Vejsiu, zbuloi dy prej personazheve që do të jënë të ftuar, Ermal Mamaqi dhe Xhensila Myrtezaj.
Ndërsa moderatorët e emisionit të mëngjesit “Chaud Patate” në “Energy Radio” zbuluan një tjetër surprizë që po përgatitet për këtë emision.
Përpos të ftuarëve që do të ndryshohen çdo të hënë, spektakli do të ketë dhe personazhe të njëjtë çdo javë, të cilët do të ndihmojnë fëmijët për të ngacmuar personazhet e famshëm.
Një ndër këto personazhe do të jetë aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj, e cila do të sjellë shumë personazhe që ka interpretuar, por edhe të rinjë.
E pra përgatituni që pas datës 19 mars, përveç Alketës dhe fëmijëve, do të shihni dhe Rudinën çdo të hënë në Klan.
E gjitha bota foli për Bleonën pak ditë më parë kur u shfaq në festën e Oscar me një fustan rrjetë dhe komplet topless. Këngëtarja shqiptare i la të gjithë gojë hapur dhe mediat e huaja e komentuan shumë.
Fotot e videot e Bleonës nga ajo natë bënë xhiron e rrjetit, por nuk keni parë ende si do shfaqet në videoklipin e ri.
Prej disa ditësh Bleona ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Wicked love” që është pëlqyer tej mase.
Sot këngëtarja ka postuar disa foto ku shfaqet sërish topless, por këtë herë vëmendjen e ka marrë edhe pjesa e poshtme pasi Bleona ka veshur vetëm një palë mbathje tyli.
Fotot janë pëlqyer nga mijëra fansa dhe këngëtarja ka marrë shumë komplimenta teksa shumë komentues i shkruajnë se mezi po presin videoklipin e këngës së re.
Kushdo që e ndjek këngëtaren Daniela Kamberi – Fifi në rrjete sociale mund ta kujtojë në një periudhë jo fort të largët kur ajo bëri publik të dashurin e saj.
Lidhja përfundoi shpejt dhe nga ajo periudhë më s’dëgjuam gjë mbi statusin e këngëtares.
Por, Fibi duket të mos ketë vonuar shumë për të gjetur dashurinë. Ajo tash e një kohë është në një lidhje me një model portugez.
Prive.al mëson se djaloshi në fjalë quhet Fabio dhe është mjaft i famshëm në Portugali, por edhe në vendet frankofone për shkak të aktivitetit të tij si model dhe pjesëmarrës në një prej spektakleve parallel të Big Brother në Francë.
Çifti kanë një kohë që janë bashkë teksa Fabio ka ardhur disa herë edhe në Kosovë për t’iu gjendur pranë të dashurës së tij.
Më poshtë disa fotografi të modelit që i ka marrë zemrën Fibit, krahas fotos së përbashkët të shkrepur këtë Shën Valentin në Prishtinë të cilën e pamë më lartë.
Vazhdon mos marrëveshja mes reperëve Mozzik dhe Getinjo me ish menaxherine tyre, Met Elshani.
Dy reperët prej kohësh kanë telashe me koncerte dhe në aspektin muzikor.
Dhe, krejt kjo po ndodh për shkak të mosmarrëveshjeve të të dyja palëve, që tash ka kaluar edhe në aspektin ligjor.
Ishte Met Elshani që fillimisht kërkoi një dëmshpërblim prej 1.4 milionë eurosh nga vëllezërit që thyen marrëveshjen e tyre me dikur kompaninë që përfaqësuan.
Vet Met Elshani publikoi fotografi nga momenti i paraqitjes në gjykatë ku ai u shfaq shumë i qetë.
Nuk dihet nëse edhe dyshja Mozzik dhe Getinjo janë paraqitur po ashtu në këtë seancë e cila po vazhdon në kuadër të konfliktit.
Në anën tjetër vazhdojnë në YouTube të mos shfaqen projektet muzikore që reperët i kanë punuar në On Records.
Përfliten prej kohësh se janë në një lidhje, por as deputeti Klevis Balliu e as moderatorja Ilda Bejleri, nuk janë prononcuar publikisht.
Bukuroshja e sportit duket se nuk e ka pranuar këtë lidhje, por as e ka mohuar duke lënë në dilemë opinionin publik.
Por një përgjigje më e prerë duket se ka ardhur ditën e sotme.
I ftuar në “Ora News” Klevisi është shprehur se lajmet për lidhjen me Ildën janë të rreme, duke shtuar se ata janë miq shumë të ngushtë dhe njihen prej shumë vitesh.
Deputeti ka sqaruar mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësia.
Ai u shpreh se:
Unë me Ildën jem miq, njihemi prej kohësh. Ato janë lajme të rreme.
E kam shumë shoqe, është super gocë, super gazetare, ka thyer dy-tre tabu në televizion, por nuk është ajo që raportohet”.
Cifti i njohur i aktorit Rita Lati dhe Behar Mera kanë bërë shfaqje të ndryshme së bashku dhe kanë fituar admirimin e shumë shqiptarëve, megjithatë shpesh herë marrëdhënia e tyre artistike ka krijuar dhe një imazh të gabuar tek publiku
Gjatë një interviste për emisionin ‘Ëhy Not’ nga Roza Lati, Rita sqaroi dhe njëherë për publikun se Beharin e konsideron vëlla dhe për familjen e tij ka respekt të madh.
Ajo rrëfeu një histori ku bashkëshortja e Beharit ishte prezente dhe organizatorët e një shfaqje ku do merrnin pjesë po i konsideronte si çift.
“Behar Mera dhe Cekja janë artistë të mëdhenj. Behari është shok, ne nga Vlora themi vëllai që ka familje të mrekullueshme. Është bërë gjysh nga të dyja, dhe Iva dhe Edra. Jam shumë e lumtur për atë familje që më ka mbështetur, për Besën, zonjën e Beharit. Falë saj ka funksionuar dyshja jonë. Kemi qenë në La Spezia në Itali dhe Besa vinte shpesh me ne në koncerte, ashtu siç unë merrja shokun tim.
Ishin të hapura gjërat mes nesh, përtej njerëzve që na shihnin. Shoku im, dobësi të madhe ka Beharin. Nejse, këto janë gjëra mes nesh. Na presin ata të shoqatës, ne artistët. Mbrapa ishte Besa, gruaja e Beharit. Ua Rita, ua Behari! Aman çfarë çifti jeni, sa të mirë jeni, ziheni ndonjëherë? Unë i them Besa është gruaja e Beharit. Ata ua sa të mirë, vdeksha, sa fëmijë keni? E zeza. Ai shoku im ma bënte që mos e çaj kokën. Besa qeshte, mos u shqetëso”, tregoi Rita
Gjithashtu përball intervistën me të bijën, Rita ka rrëfyer disa nga momentet e saj më të vështira në jetë, për ndarjen me ish-bashkëshortin dhe vdekjen e tij.
“Mbrojta diplomën në Vlorë, punova në Vlorë dhe doja një burrë që ta donte artin. Më donte një në Vlorë që të më fuste në bibliotekë. Prindërit e mi ëndërronin që unë të bëhesha artiste edhe nuk doli një që ta donte skenën, të paktën mua. Babai yt kishte një njeri që shkonte çdo ditë në Ministri dhe thonte që duhej dhe Rita në estradë të shtetit ndërkohë që ato i thonin se Rita e ka kërkuar vendin në estradën e shtetit. Kështu që bravo për babin që më donte edhe mua dhe mua si artiste.”, tha Rita.
Më tej aktorja tha se vendimin për ndarjen e mori kur pa se sa të vështirë e kishte edhe vetë Roza, ndërsa shton se edhe në momentet e tij të fundit të jetës, i ati e kishte kërkuar Rozën ta kishte pranë.
“Unë jetova 12 vjet me të dhe kur pashë se ti e kishe të pamundur, atëherë vendosëm që të iknim.
Si do që të ishin punët, mes meje dhe babait tënd, ai ishte babai yt. Babi ishte i domosdoshëm për gjithçka sepse thjeshtë kur hyn, hyn babi në shtëpi dhe mami e donte komunikimin që ai kishte me ty. Një baba mjaft i devollshëm për ty. Edhe pse kishte krijuar një jetë tjetër, bëra të pamundurën që babi të ikte jashtë, sa më thanë në Ministri se a duhet ta fusim brenda, të ka kërcënuar dhe unë thashë: Aman shpëtoni babain e Rozës. Operimi bëhej në Turqi. Ai nuk e kishte të gjatë. Unë u përpoqa si një mama, përtej asaj artiste. Si një mama që duhej të ishte në pjesën tënde babi jot.
Kishte 9 ditë që e kishte të pamundur të ikte. Pa ardhur ti nuk thoshte Roza por artikulonte që të kërkonte. Erdha të mora dhe i thashë ja ku e ke Rozën, foli Rozës. Folët bashkë dhe pas pak ndërroj jetë.
Kur u ndava me babain tënd mora vetëm një çantë dore. E nisa nga zero. Ishte një kohë e artë e lekëve për ne artistët. Merrnin 90 % të skenës. Kështu që thashë asnjë gjë asnjë gjë. Ja kisha bërë hallall të tëra. Thesarin (Rozën) e kisha me vete dhe kaq mjaftonte për mua.”, e mbyll Rita tregimin e saj të dhimbshëm.
Rita thotë se pavarësisht gjendjes jo shumë të mirë që po kalon, ajo arrin ta kamuflojë dhe nuk ua tregon njerëzve për shkak se sipas saj, askush nuk ka pse ti dijë hallet që po kalon.