ShowBiz

Më e bukur se kurrë. Kush është misi shqiptar që vazhdon të shkëlqejë

Edhe pse kanë kaluar disa vite që kur ajo mor titull ‘Miss Albania’, ajo mbetet sërish femra më e bukur shqiptare, dhe po të konkurronte edhe njëherë, sërish ajo do të fitonte titullin e bukurisë.

Nuk ka nevojë për shumë fjalë apo përshkrim, mjafton të themi Agnes Vuthaj, dhe menjëherë të gjithë do të biem dakord se ajo është femra më e bukur shqiptare.

Por shihni sa ëmbël ka pozuar Agnesa së fundmi, FOTOT që të lë pa fjalë:

Image

Më e bukur se kurrë. Kush është misi shqiptar që vazhdon të shkëlqejë Read More »

Ja disa ide për të krijuar super FOTO për Instagram

Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli janë ndër personazhet më të famshëm në botën e showbiz-it latin.

Dyshja tashmë janë bashkë dhe po shijojnë pushimet së bashku dhe shihen mjaft të lumtur. Nëse bejmë një xhiro në llogaritë personale të dyshes do i shohim sikur të ishin blogerë të vërtetë.

Vera po afron dhe më poshtë do mund të shihni dhe mësoni disa ide për të krijuar foto super për Instagram. Me siguri edhe ju e pëlqeni këtë çift po aq sa pëlqehet nga latinët.

Ja disa ide për të krijuar super FOTO për Instagram Read More »

Rudina Xhunga flet pa doreza për Ilva Taren e Sonila Meçon

Rudina Xhunga ishte e ftuar në programin “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi.  Rudina iu bashkua një prej lojrave të programit, duke përzgjedhur rastësisht dy emra për të komentuar, teksa në mesin e tyre zgjodhi Ilva Taren dhe Sonila Meçon.

A ka pasur luftë të ftohtë mes tyre? Si kanë qënë dhe si janë sot raportet mes 3 zonjave të suksesshme të ekranit?

”Ilvën e kam mikeshë. Tani takohemi edhe prej gocave. Ilvën e pëlqej, është e vetmja, më e mira, e pa krahasueshme në lajme. Bën shumë punë, bo boo si ja bën o goce (qesh)”,-tha Rudina.

Nga Ilva Tare tek Sonila Meço, Rudina tregon një histori shumë të bukur me të.

“Kur bëra librin nuk dija ta botoja ose jo. Ja tregova 3 gocave në Top, Sonila më shkruajti natën, më shkruajti ‘një libër’ tjetër se i kishte pëlqyer. Më shtyu ta botoja. Sonila? E jashtezakonshmë. I mungon ekranit pafund”.

Rudina Xhunga flet pa doreza për Ilva Taren e Sonila Meçon Read More »

Festa e Pashkëve, Veliaj dhe Eli Fara drekë për të moshuarit

Dita e sotme ishte shumë e veçantë për të gjithë të moshuarit dhe personat në nevojë që frekuentojnë mensën sociale të Kombinatit. Ashtu siç edhe është bërë traditë në ditë festash, Bashkia e Tiranës me rastin e festës së Pashkës, ofroi një drekë të ngrohtë për familjet dhe personat në nevojë të kësaj mense, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës u kujdes për t’i surprizuar ata edhe me praninë e një prej këngëtareve më të dashura të muzikës popullore qytetare, Eli Fara, si dhe me një prej mjeshtrave më të mirë të kuzhinës, Renato Mekolli.

Pasi kanë shërbyer për të pranishmit drekën, kryetari i Bashkisë së Tiranës përcolli urimin e tij për festën e Pashkës dhe theksoi se mensat sociale janë kthyer në vatra shprese për këdo që është në pamundësi ekonomike.

“Kjo është një nga 5 qendrat tona sociale ku ne shërbejmë. Më shumë se shërbimi i një vakti çdo ditë, ky është një vend ku kalojmë kohën, ku ndërtojmë komunitet, ku pavarësisht halleve, problemeve, secili gjen një vesh që ta dëgjojë. Pavarësisht sfidave të jetës, pavarësisht emigracionit apo të qenurit larg vendeve nga ku vjen secili, këtu është krijuar një çerdhe, një hapësirë shumë e ngrohtë, një atmosferë ku të gjithë mbështesim njëri tjetrin, por edhe kalojmë kohë me njëri tjetrin, po sidomos në ditët speciale të festave jemi gjithmonë e më pranë. Kështu që, e vlerësoj shumë praninë tuaj sot”, tha Veliaj.

Ai shtoi se festa të tilla duhet të jenë momente reflektimi edhe për të menduar se si mund ta bëjmë vendin tonë më të mirë, ndërsa falënderoi dy të ftuarit për praninë e tyre, duke dhënë shembullin se kur ka vullnet dhe dëshirë çdokush mund të kontribuojë për qytetin dhe ata që kanë nevojë.

Veliaj shprehu mirënjohjen e tij edhe për të gjithë ata që shërbejnë çdo ditë në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës, duke u kujdesur që t’i japin pak ngrohtësi çdokujt që ndihet i vetmuar apo është në pamundësi ekonomike. “Ne ndoshta vijmë njëherë kur ka festa, por ata janë përditë këtu, kaluan një situatë shumë të vështirë me emergjencat civile, por fakti që përveç atyre që ishin në terren, si zjarrfikës, si punonjës të emergjencave, kemi patur gjithmonë një strehë të tillë edhe për të ndihmuar ata që në raste të emergjencave civile kanë patur nevojë që të strehohen sidomos ditët e ftohta dhe me shi”, tha Veliaj.

Këngëtarja Eli Fara ka kënduar bashkë me të pranishmit disa nga këngët e repertorit të saj, ndërsa ka sjellë momente vërtetë festive. “Kënaqësi që ndodhem sot këtu. Pata emocione në fakt dhe e bëra me shumë qejf sepse kush më shumë se mosha e tretë ka nevojë për dashuri dhe për njerëz. Është kënaqësi e madhe për mua, por edhe për të gjithë që t’u bëj të buzëqeshni, t’u ndihmoj me sa mundem të gjithëve. Kështu që faleminderit, urime Bashkisë që ka hapur qendra të tilla sociale. Uroj që të shtohen sa më shumë në vendin tonë, jo vetëm në Tiranë”, tha këngëtarja Eli Fara.

Ndërsa Renato Mekolli pasi uroi festën e Pashkëve falenderoi Bashkinë e Tiranës që kujdeset për të pamundurit. “Dua t’i falenderoj të gjithë ata që janë këtu, që punojnë nga mëngjesi deri në darkë, janë shumë njerëz, i pashë që sherbejne me përkushtim dhe shumë dashuri. Falenderoj kryebashkiakun tonë, që përveç kësaj gjësë kaq të bukur që bën gjithmonë, bën edhe shumë gjëra më të bukura, që janë akoma edhe më të mëdha, por edhe këto këtu janë shumë të rëndësishme sepse njerëzit në nevojë kanë nevojë për ne”, tha Mekolli.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi gjithashtu të gjithë besimtarët e krishterë që festojnë sot Pashkën. Ai vizitoi selinë e Kishës Katolike dhe atë të Vëllazërisë Ungjillore ku mori pjesë në pritjet e dhëna me këtë rast.

Festa e Pashkëve, Veliaj dhe Eli Fara drekë për të moshuarit Read More »

Operacione plastike? Fotot fëlliqin sërish Luana Vjollcën.Foto/

Eshtë akuzuar dhe përfolur pa fund për operacione plastike, por Luana Vjollca ka kundërshtuar kategorikisht ndërhyrjet plastike.

Tani është një ndër femrat më provokuese dhe seksi të ekranit dhe njihet sidomos për format bombastike trupore, të cilat nuk ngurron t’i ekspozojë në rrjete sociale.

Por duke e krahasuar me atë që ka qenë dikur dhe ajo që është sot, Luana merr shpesh kritika për ndërhyrje si në fytyrë ashtu edhe në trup.

E fundit që ka risjellë në vëmendje këto thashetheme, ka qenë  “Vipat e Bllokut”.

Faqja e njohur ka postuar një fotografi e Luanës para dhe pas këtyre ndërhyrjeve. Se sa shumë ndryshon Luana në fotografinë e shkrepur vite më parë dhe atë të fundit, vlerësojeni vetë…

Operacione plastike? Fotot fëlliqin sërish Luana Vjollcën.Foto/ Read More »

Homoseksuali kundër LGBTI: Duhet të jenë më të pjekur, njerëzit…

Në emisionin ”Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, në një debat për nismën e komunitetit LGBTI në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për të zhvilluar disa takime mes komunitetit dhe fëmijëve në shkolla me temë kundër bullizmit, sipërmarrësi Elton Ilirjani deklaroi se ishte kundër kësaj nisme.

Në një debat me dy aktivistet e të drejtave të njeriut, Ilirjani i cili pushtoi portalet me deklaratën se është homoseksual, kundërshtoi thënien e tyre se ai merr guximin ta pranojë prirjen e tij publikisht sepse është i pasur, por shumë të margjinalizuar në rrethinat e Tiranës e Shqipërisë.

”Kjo gjë nuk merret me kaq nxitim sa e kanë marrë Xheni dhe shoqja e saj. Unë e kam deklaruar prirjen time homoseksuale që kur kam qenë.

Ne nuk duhet të jemi agresivë, ne duhet t’ua thjeshtësojmë jetën të tjerëve jo t’i vendosim në pozita armiqësie. Nuk duhet t’i mendojë pjesën tjetër të shoqërisë si armiq, ne duhet t’i mendojmë prirjet e tyre po aq natyrale sa prirjet tona.

Kjo çështje duhet marrë më me pjekuri sepse kështu duhet ua bëjmë më të lehtë jetën edhe atyre që nuk jetojnë në qendër të Tiranës por në zona rurale. Nuk ka lidhje të qenit i pasur me mundësinë për ta deklruar publikisht prirjen seksuale. Unë e kam deklaruar edhe kur isha i varfër”,-u shpreh Ilirjani.

Homoseksuali kundër LGBTI: Duhet të jenë më të pjekur, njerëzit… Read More »

A e mbani mend shahisten e vogël tek filmi “Dy herë mat”? Ja si duket ajo pas kaq shumë vitesh!

Ndonëse nuk e vazhdon më aktrimin, Rudinën tek filmi “Dy herë mat” me siguri të gjithë e mbani mend.

Dhe nëse nuk ju kujtohet, por ju risjellim shprehjen që u bë hit nga kyfilm: “Dua edhe akullore, edhe çokollatë”.

Por si duket “Rudina” pas kaq shumë vitesh? Aktorja Manjola Begolli mbaroi studimet për ekonomik dhe sot është një biznesmene.

Ajo  u rikthyer sërish në ekran, kur u bë pjesë e emisionit ‘Shiko kush luan’.

A e mbani mend shahisten e vogël tek filmi “Dy herë mat”? Ja si duket ajo pas kaq shumë vitesh! Read More »

Vetëm 4 muaj, ja martesa më e shkurtër e showbiz-it shqiptar

Martesat e personazheve VIP sigurisht që janë ndër lajmet më të bujshme për të cilat njerëzit mezi presin të mësojnë sa më shumë detaje.

Por edhe më të bujshme se martesat, janë ndarjet e personazheve të showbiz-it, veçanërisht kur ndodhin vetëm pak pas martesës.

Siç ka mësuar Xing.al, e tillë ka qenë martesa e dytë e kantautorit të famshëm shqiptar Kastro Zizo, që rezulton të jetë martesa më e shkurtër në historinë e showbiz-it shqiptar (kjo sigurisht nëse ndonjë personazh nuk ka ndonjë martesë e divorc të fshehtë për të rrëfyer).

Sipas raportimeve të asaj kohe, Kastro dhe prezantuesja nga Kosova janë martuar në fshehtësi të plotë në prill të 2012-s dhe janë ndarë vetëm 4 muaj më pas, në korrik të 2012-s.Ndarja e tyre e hidhur erdhi as 2 muaj pas lindjes së vajzës së tyre të quajtur Nia. Kastro dhe Erleta asokohe akuzonin njëri-tjetrin në intervista, por tashmë duket se gjakrat janë qetësuar dhe ata i kanë përmirësuar marrëdhëniet për hir të vajzës.

Sakaq, martesa e dytë më e shkurtër e showbiz-it shqiptar, është ajo e këngëtares Tuna me bashkëshortin e saj të parë, Rilindin.

Dyshja lidhi kurorë në një dasmë gjigante në prill të 2010-s, për t’u ndarë pak më shumë se një vit më pas, në maj të 2011-ës.

Vetëm 4 muaj, ja martesa më e shkurtër e showbiz-it shqiptar Read More »